"Filozofia polike dhe nacionale e Dr.Ibrahim Rugovës" me autor z. Enver Bytyqi

Enver Bytyçi na  dhuron të plotë figurën e  Ibrahim Rugovës dhe se njerëz si  akedemik Ibrahim Rugova fatkeqësisht lindin rrallë, por fatmirësisht nuk vdesin kurrë.Libri "Filozofia polike dhe nacionale e Dr.Ibrahim Rugovës" i publicistit  Enver Bytyçi është një hulumtim i thuktë i veprës së Akademik prof.dr.Ibrahim Rugovës. Autori në veprën e tij i shërben kujtesës historike.

SDR@ SHQIPTARET SERBET DHE GREKET ENVER BYTYÇI
Autori  Bytyçi në 291 faqe, sa i ka libri, na jep një pikëpamje të filozofisë, të cilat afirmuan vlerat më sublime të popullit të Kosovës. Nga shqyrtimi i librit konstatojmë se ai paraqet interes të veçantë për opinionin.Autori  Enver Bytyçi është njeri ndër  njohësit  e shkëlqyer të historisë nacionale shqiptare. Në  librin "Filozofia polike dhe nacionale e Dr.Ibrahim Rugovës"  autori  Bytyç i konstaton se kurrë ndonjëherë më parë nuk ishte konstruktuar një vizion i qartë e me një profil aq dinamik sikur ai që kishte dizajnuar Ibrahim  Rugova për vendin e tij. Libri jep shumë përgjigje për shumë pyetje dhe jep analizë të thuktë...



Enver Bytyqi është autor edhe i tre librave të tjerë: “Shqipëria peng i një diplomacie të manipuluar”,  “Shqiptarët, serbët dhe grekët”, “E drejta e vetëvendosjes, rasti i Kosovës” dhe libri “Rikthimi i Marti Ahtisaarit”. (Koha Ditore)


/Flori Bruqi/


 

FTESË
Në promovimin e librit :  "Filozofia polike dhe nacionale e Dr.Ibrahim Rugovës" me autor z. Enver Bytyqi


Miq të nderuar

Sektori për arsim dhe Kulturë pranë Degës së LDK-së në Zvicër organizon cermoninë e promovimit të Librit:

"Filozofia polike dhe nacionale e Dr.Ibrahim Rugovës" me autor z. Enver Bytyqi

« Kur ndëgjoj që vdes në botë,
Një njeri i Vendit Tim,
Jam në zemër i piklluar,
Vdes një copë e shpirtit tim. »

Ibrahim Rugova

Andaj kemi kënaqësinë  t`ju ftojmë të merrni pjesë në promovimin e kësaj ngjarje kulturore:

Promovimi i librit do të mbahet të dielen, më 23 tetor 2011,Fillon në ora 15.30.
 Adresa : Dägersteinstrasse 1
 6210 Sursee/LU

Programi:

Fjalë hyrëse, Haki Latifi
Mesazh përshëndetës nga Enver Bytyqi
Referues për librin, poeti dhe kritiku z. Shefqet Dibrani
Biografia e autorit - Xhafer Leci
Seancë bashkëbisedimi
Pika muzikore/ këndojnë vëllezërit Mushkolaj

Gjatë promovimit, pjesëmarrësit do të mund ta blejnë librin.

Përshëndetje miqësore


Për kryesinë e Degës së LDK-së në Zvicër



Haki Latifi, Kryetar

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri