Libri është i pari i këtij lloji për publiçistin vlonjat Agim Muçaj

Publiçisti vlonjat Agim Muçaj prezantohet përpara lexuesit me librin e tij “Ura e djallit”, një përmbledhje shkrimesh publiçistike, i pari botim i këtij lloji për publicistin vlonjat, ku përmes gjuhës së sarkazmës dhe humorit, ai trajton problemet me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare.

Si protagonist dhe kritik i këtyre dukurive, Muçaj nuk qëndron në rolin e soditësit dhe të konstatuesit të tyre, por është aktiv dhe thumbues. Grotesku i tij, i ndërthurrur me një përshkrim të saktë të anëve negative, evidenton njëkohësisht edhe vlerat e krijuara në shoqërinë e sotme, të cilat janë e ardhmja e saj.

Libri, është mirëpritur nga lexuesit vlonjatë, ndërkohë që studiues të ndryshëm në qytetin bregdetar vlerësojnë cilësinë e gjykimit dhe pasqyrimit të problematikës aktuale në të.

Duke u përqëndruar tek problemet e kohës, me të gjitha të mirat dhe vështirësitë e vërejtura, pasioni për publicistikën e ka shtyrë publicistin vlonjat të krijojë në vazhdimësi dhe në të ardhmen Agim Muçaj do të prezantohet edhe me botime të tjera.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri