Manipulimet me filma shqiptar


“Fije që priten” është manipulimi i filmit shqiptar me të njëjtin titull nga regjisori Muharrem Fejzo, në përpjekje për të krijuar trajlerin e filmit. Si kolonë zanore për këtë video është përdorur një nga hitet e “Nick Cave and the Bad Seeds”, “The Curse of Millhaven”, marrë nga albumi “Murder Ballads”.
Filmat “e manipuluar” shqiptarë në Bogota





























Janë manipulime filmash shqiptarë, të prezantuar në formën e videove. Artisti Fani Zguro e ka konceptuar në këtë mënyrë ekspozitën e tij të radhës, të cilën e ka quajtur “Goca, viktima, spiunë, policë, gestapo, ushtarë, burra”. 

Ekspozita personale e tij do të çelet më 10 shtator në galerinë “Valenzuele & Klenner” në Bogota, për të qëndruar e hapur deri në fund të muajit, më 31 shtator.

“Fije që priten” është manipulimi i filmit shqiptar me të njëjtin titull nga regjisori Muharrem Fejzo, në përpjekje për të krijuar trajlerin e filmit. Si kolonë zanore për këtë video është përdorur një nga hitet e “Nick Cave and the Bad Seeds”, “The Curse of Millhaven”, marrë nga albumi “Murder Ballads”. 

“Ky projekt kërkon të ironizojë fenomenin e krimit dhe revolucionit, i cili e ka zanafillën në periudhën e hershme, kur jezuitët e refuzuar konspironin kundër atyre në pushtet”, - shpjegon Zguro. Motoja “atje ku mbaron puna jote fillon puna ime” duket se është në kontekst me qëllimin e kësaj videoje. 

Struktura e saj vijon si një trajler i mirëfilltë, duke i bashkëngjitur seleksionimit të filmit “Fije që priten” kolonën zanore “The Curse of Millhaven”, e cila, ndonëse në periudhë dhe kohë të ndryshme nga filmi, krijon më së miri komunikimin me të.

“Kalimtarë” është videoja tjetër që konsiston në manipulimin e filmit shqiptar “Nusja dhe shtetrrethimi” të regjisorëve Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro. 

“Kjo video zgjat 20 sekonda dhe përsëritet në ‘loop’, duke krjiuar kështu edhe performancën në video, në të cilën vihen re pesë ushtarë gjermanë të Luftës së Dytë Botërore, të cilët janë duke ecur në një rrugë të zbrazët shoqëruar nga zhurma e lehtë e shiut”, - vijon artisti. 

Ky është dhe fillimi i filmit shqiptar, i cili trajton ngjarje të kohës së Luftës II Botërore gjatë periudhës së pushtimit të Shqipërisë nga nazistët. 

E veçanta në video konsiston në faktin se ushtarët nuk arrijnë të përfundojnë performancën e tyre falë ndërhyrjes në montazh dhe përsëritjes në ‘loop’. Duket sikur ata shkojnë gjithmonë deri në gjysmën e rrugës dhe kështu nisin marshimin përsëri nga e para.

Videoja pasardhëse “Ti kthehesh” është një lloj versioni i ri i filmit me të njëjtin titull “U Turn” të regjisorit amerikan Oliver Stone. Në këtë përballje midis artistit dhe personazhit të vetëm në video kemi të bëjmë me një intervistë, e cila ngjason më tepër me shkëmbim batutash. 

Intervista merr një karakter cinik, që shndërrohet në një test negativ inteligjence. “Ti kthehesh” fillon si një regjistrim turistik, për t’u shndërruar mandej në një situatë ku e kaluara dhe e tashmja e personazhit të videos marrin një karakter grotesk.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri