Sot ishte dita "D" për NATO-n



E mërkura dita D

Afati i caktuar nga forcat paqeruajtëse në përbërje të KFOR-it për largimin e barrikadave në veri të Kosovës ka skaduar dje  në mesnatë. Por, deri më tash situata në veri mbetet e pandryshueshme.

 Erhard Drews, komandant i KFOR-it, pati kërkuar nga përgjegjësit e serbëve në veri që deri në përfundimin e ditës së hënë të hapin korridorin e lëvizjes për transportin e ushtarëve të KFOR-it në dy pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë - Jarinjë e Bërnjak. Por të martën ka marrë përgjigje negative. Vetë komandanti i KFOR-it, Drews, e ka pranuar se dy konvoje të paqeruajtësve, të nisura të martën për në këto dy pika kufitare janë ndaluar nga serbët në barrikada dhe kjo e bën atë të zhgënjyer me serbët e atjeshëm. “Sot (të martën) kam nisur dy konvoje në dy pikat kufitare dhe nga informacionet e para që kam, të dy ato janë ndaluar. Nuk kanë kaluar dhe në këtë aspekt mund të them se tani jam shumë i zhgënjyer. Qytetarët në veri nuk e kaluan testin”, ka thënë ai, teksa ka qëndruar në Lipjan të njëjtën ditë dhe është takuar me kreun e kësaj komune, Shukri Buja.
Sipas asaj që deklaroi Drews në Lipjan, KFOR-i e ka shtyrë sërish afatin e heqjes së barrikadave dhe vetëm deri të mërkurën mbrëma. Pas përfundimit të këtij afati KFOR-i nuk do të japë më kohë, është thënë.

Pas paralajmërimeve të KFOR-it se të martën do të fillojë aksionin për largimin e barrikadave të vëna nga serbët në veri të vendit, kjo nuk do të ndodh, pasi gjatë një takimi të mbajtur gjatë natës që shkoi në mes përfaqësuesëve të KFOR-it dhe serbëve të veriut, serbët kanë pranuar që të lejojnë qarkullimin e lirë të KFOR-it në veri të vendit, dhe si shenjë e vullnetit të mirë, KFOR-i u ka dhënë edhe një mundësi serbëve që t’i heqin vet barrikadat deri të dielën.
“ Barrikadat vazhdojnë të qëndrojë në rrugë. I vetmi ndryshim është që pranë këtyre barrikadave, në veçanti në këtë barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe në barrikadën në fshatin Zupq të komunës së Zubin Potokut, janë tubuar qindra persona të të gjitha kategorive, përfshirë këtu edhe fëmijë e gra të moshave të ndryshme”.
KFOR-i kishte paralajëmruar se të martën do të fillojë kasionin për largimin e të gjitha barrikadave të vëna nga serbët në vëri të vendit, ndërsa aksioni ishte planifikuar të fillonte në ora 10.00, kur nga fshati Maxhunaj do të nisej makineria e KFOR-it, e cila është dedikuar për hejqen e barrikadave.
Sipas këtyre burimeve, gjatë takimit të mbajtur në veri të Kosovës, mes përfaqësuesëve të KFOR-it dhe përfaqësuesëve të serbëve të veriut, serbët kanë pranuar që të lejojnë qarkullimin e lirë të KFOR-it në veri të vendit, por jo të Policisë së Kosoëvs dhe Policisë së EULEX-it. Pas arritjessë kësja marrëveshje, në shenjë të vullnetit të mirë, KFOR-i u ka dhënë edhe një mundësi serbëve që t’i heqin vet barrikadat deri të dielën.
Me “zor ose me hatër” KFOR-i largon barrikadat në Veri të vendit
15 kamionë të KFOR-it pritet që sot të përdorin rrugët tokësore për të furnizuar trupat e tyre në dy pikat kufitare në Jarinë dhe në Bërnjak. Rrugës pritet të gjejnë serbët e barrikaduar aty ku janë tash e një kohë të gjatë.
Ndonëse KFOR-i kishte paralajmëruar për të hënën fillimin e heqjes së barrikadave në veri, me vendimin e Komandantit të KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Drews ky afat është shtyrë për të martën. Ndërkohë edhe përkundër paralajmërimeve të KFOR-it, për heqjen e barrikadave, rrugët në këtë pjesë të vendit vazhdojnë të jenë të bllokuara. Këto barrikada të vendosura nga serbet lokal dhe strukturat ilegale në Veri, pas 25 korrikut kur Qeverisa e Republikës së Kosovës mori vendimin për të rivendosur rendin dhe ligjin në pikat doganore 1 dhe 31, vazhdojnë të qëndrojnë dhe madje edhe të shtohen. Ndërkaq, një ditë para se të nisë heqjen e paralajmëruar të barrikadave, KFOR-i shpreson për bashkëpunim paqësor, ndërkaq nga Beogradi kanë ardhur qëndrime të ndryshme. Një pjesë e zyrtarëve qeveritarë serbë kanë pohuar se nuk do të duhej konfrontuar me KFOR-in, ndërsa një pjesë tjetër kanë deklaruar se nuk pritet që KFOR-i të arrijë të heqë barrikadat.
Madje, serbët po përdorin fëmijtë dhe gratë për të bllokuar rrugën me shpresë për një reagim që do të linte KFOR-in fajtor.

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë zhvilluar aksionin për heqjen e barrikadave në veri të vendit dhe lirimin e rrugëve që çojnë drejt vendkalimit kufitar në Bërnjak.
Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, i tha REL-it se aksioni i forcave paqeruajtëse në veri të vendit deri më tash është zhvilluar me sukses.
“Ajo që mund të them është se operacioni ynë, deri më tash, ishte i suksesshëm. Kemi kontroll të plotë në luginën e epërme të Ibrit dhe kemi kontroll të plotë në rrugët që janë përdorur për kontrabandë”, tha Novicki.
Ai konfirmoi se KFOR-i ka vënë kontroll të plotë në pikat kufitare dhe se kontrollon të gjitha kalimet në kufirin me Serbinë.
“Ne i kemi hequr pjesërisht barrikadat. Çdo gjë ka kaluar në mënyrë të qetë dhe jemi përpjekur të evitojmë çdo dhunë, por deri tash popullata ka qenë shumë, shumë e qetë dhe bashkëpunuese”, tha zëdhënësi i KFOR-it, Novicki.
Zyrtarët e Policisë së Kosovës e vlerësuan si të qetë situatën dhe pa incidente që rrezikojnë aspektin e përgjithshëm të sigurisë.
Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, tha se, megjithatë, gjatë aksionit të forcave të KFOR-it, një grup serbësh lokalë të fshatit Jagnjenicë ka hedhur gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it.
“KFOR-i ka filluar operacionin e tij për largimin e barrikadave në Zupç, përkatësisht në afërsi të fshati Qabër, të cilin e ka bërë me sukses. Pastaj, ka bërë largimin e një kamioni, i cili i kishte bllokuar rrugën në fshatin Jagnjenicë dhe në këtë aspekt, kemi pasur reagim të disa banorëve serbë, kryesisht të protestuesve pranë barrikadës, të cilët kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të KFOR-it, me qëllim të parandalimit të veprimeve për largimin e këtyre barrikadave”.
“Por, kjo situatë është vënë shumë shpejt nën kontroll nga forcat e KFOR-it, të cilat kanë qenë krejtësisht të përgatitura për situata të tilla”, tha Hoti.
Ndryshe, zyra për informim e KFOR-it ka bërë të ditur se në fshatin Jagnjenicë janë lënduar lehtë 8 ushtarë të KFOR-it.
"Njëri nga ushtarët është lënduar nga gazi lotsjellës, një tjetër nga tymi i madh, ndërsa gjashtë të tjerët nga mjetet për shuarjen e zjarrit", thuhet nga Zyra për Informim e KFOR-it, ku potencohet se te gjithë ushtarë kanë marrë lëndime të lehta.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i serbëve në Leposaviq, Branko Niniq, i tha Radios Evropa e Lirë se për dallim nga ajo që ka ndodhur gjatë orëve të fundit në komunën e Zubin Potokut, KFOR-i nuk ka ndërmarrë ndonjë aksion për heqjen e barrikadave në komunën e Leposaviqit.
“Situata momentale në komunën e Leposaviqit është e qetë, por ekzistojnë tensione pas tentimeve të mbrëmshme të KFOR-it që të heqë barrikadat në komunën e Zubin Potokut. Ne presim që gjendja të ruhet e qetë”.
“Qytetarët janë mbledhur në një numër të madh dhe janë të vendosur të qëndrojnë dhe, para së gjithash, t’i tregojnë KFOR-it dhe bashkësisë ndërkombëtare se janë për një zgjidhje të qetë të problemit dhe se KFOR-i vetëm përmes marrëveshjeve mund t’i realizojë qëllimet e veta”, tha Niniq.
Ai theksoi se serbët në veri kanë pranuar që të sigurohen kushtet që KFOR-i të lëvizë lirshëm për furnizimin e bazave të veta, por nuk kanë pranuar që këto kushte të vlejnë edhe për EULEX-in.
Kjo thuhet të jetë edhe arsyeja pse bisedimet e djeshme të KFOR-it me përfaqësuesit serbë në veri rezultuan të pasuksesshme.
Kfor-i merr kontrollin
Situata në veri në këto momente kur po raportojmë vazhdon të jetë e qetë, por me potencial të tensionimit në çdo moment.
Burime të agjenscive kanë bërë të ditur se rreth mesditës ushtarët e KFOR-it kanë tërhequr telat gjemborë mes rrugës Jagnenicë-Çabër, duke krijuar në këtë mënyrë një pikëkontroll të tyre në këtë vend.
Sipas këtyre burimeve, rreth 50 qytetarë serbë, të cilët në një moment ishin përleshur me KFOR-in kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Zubin Potok.
Ndërkaq, kryetari paralel i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq ka bërë thirje që popullata të qëndrojë e qetë dhe e bashkuar, si dhe të mos bie pre e provokimeve të ndryshme.
“Dy autobusë përplot me qytetarë kanë arritur nga veriu i Mitrovicës në përkrahje të banorëve të Kollashinit, duke përfshirë kryesisht gra dhe fëmijë”, kanë thënë burimet.
Burimet më tej kanë shtuar se në komunën e Leposaviqit vërehet numër i shtuar i ushtarëve të KFOR-it, të cilë po transportohen përmes helikopterëve, ndërkohë që në kampin ushtarak “Nothing Hill”, është e gatshme e gjithë makineria dhe automjetet e blinduara të dedikuara për largimin e barrikadave, që nënkupton se një aksion i largimit të barrikadave nga ana e KFOR-it mund të fillojë çdo moment edhe nga kjo anë.
“Qytetarët po detyrohen nga krerët e strukturave paralele të dalin domosdoshmërisht në numër sa më të madh nëpër barrikada afër Leposaviqit, duke përfshirë këtu edhe të gjithë punëtorët e institucioneve të ndryshme në veri”, bëjnë të ditur burimet.
Lëndohen 25 serbë
Gjatë aksionit të sotëm të KFOR-it dhe EULEX-it në veri të vendit, 22 qytetarë serbë janë lënduar lehtrë, ndërkaq, 3 të tjerë rëndë, njoftuan përfaqësuesit e serbëve në veri të Mitrovicës.
"Ata janë kuruar në shtëpinë e shëndetit në Zubin Potok", ia konfirmoi Radios Evropa e Lirë Borivoje Jakshiq, drejtor i kësaj shtëpije të shëndetit.
"Gjendja e të lënduarve është stabile. Ata kanë pësuar kryesisht lëndime të lehta trupore, të shkaktuara nga lotësjellësit dhe mburojat e ushtarëve. Lëndime të lehta kanë marrë kryesisht femrat, për shkak se kanë qenë në afërsi të ushtarëve të KFOR-it”, tha Jakshiq.
Lëndohen 10 ushtarë të KFOR-it
10 ushtarë të KFOR-it janë lënduar gjatë konfrontimit me serbët në njërën nga barrikadat e vendosura në Jagnjenicë. KFOR ka intervenuar edhe në pikën 31, me ç’ rast ka bastisur një shtëpi e lokale, raporton "ARTA TV".
KFOR-i nis heqjen e barrikadave
Heqja e barrikadave në veri të vendit dhe lirimi i rrugëve për në pikat kufitare 1 dhe 31, sipas KFOR-it, deri më tani kanë rezultuar me sukses.
“Ajo që mund të them është se operacioni ynë deri tash ishte i suksesshëm. Kemi kontroll të plotë në luginën e epërme të Ibrit dhe kemi kontroll të plotë në rrugët që janë përdorur për kontrabandë”, i tha zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki.
Ai konfirmoi se KFOR-i ka kontroll të plotë në pikat kufitare dhe se kontrollon të gjitha kalimet në kufirin me Serbinë.
“Ne i kemi hequr pjesërisht barrikadat”, tha Novicki, duke mos dhënë detaje se në cilat vende janë hequr ato.
“Çdo gjë ka kaluar në mënyrë të qetë dhe jemi përpjekur që të evitojmë çdo dhunë, por deri tash popullata ka qenë shumë, shumë e qetë dhe bashkëpunuese”, tha Novicki.
Ai tha se që nga e shtuna, KFOR-i ka bërë të qartë se dëshiron liri të lëvizjes dhe “kjo është ajo që po arrihet sot”.
* * * * * *
Forcat e KFOR-it kanë filluar të enjten rreth orës 05:30 të mëngjesit operacionin e heqjes së barrikadave në drejtim të pikës kufitare Bërnjak.
Aksioni i KFOR-it po mbështetet edhe nga helikopterë ushtarak të cilët po vëzhgojnë situatën nga ajri, ndërkohë që shtë larguar barrikada afët Zupçit dhe në Jagenicë.
Sipas këtyre burimeve, ushtarët e KFOR-it i kanë larguar kamionët e vendosur në rrugë nga ana e ektremistëve serbë, duke i hedhur ato në ara.
Diku 150 serbë thuhet se tentuan të parandalojnë ushtarët e KFOR-it në largimin e barrikadave në një nga rrugët kryesore që çon në pikën kufitare në Bërnjak.
Ata u shpërndanë pas lirimit të gazit lotsjellës.
Bisedimet ndërmjet përfaqësuesve të serbëve të veriut dhe atyre të misionit të NATO-s lidhur me heqjen e barrikadave rezultuan të pasuksesshme të mërkurën.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, përmes një deklarate për media u kërkoi serbëve kosovarë të mbesin të qetë, ndërsa NATO-s t’i shmanget përdorimit të dhunës.
“Liderët e serbëve lokalë do të duhej të punonin vetëm në interesin e njerzve dhe jo nën ndikimin e disa partive politike serbe”, theksoi Tadiq.
>


Zyra e presidentes së Republikës së Kosovës mbështet aksionin e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, të KFOR-it dhe EULEX-it, për zhbllokimin e rrugëve, për heqjen e barrikadave dhe për krijimin e mundësive për qarkullim dhe lëvizje të lirë të njerëzve dhe të mallrave në gjithë territorin e vendit.

Në një komunikatë për media, Zyra e Presidentes thekson se veprimet e strukturave ekstremiste për bllokimin e rrugëve janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjet e vendit dhe me standardet ndërkombëtare për lirinë e lëvizjes, të qarkullimit dhe komunikimit të lirshëm ndërmjet njerëzve.
“Aksionet e KFOR-it dhe EULEX-it janë në kuadër të mandatit të tyre për të siguruar paqe dhe stabilitet dhe për të aplikuar sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, si veprim konkret për të mos lejuar anarkinë në tri komunat në veri të territorit të Kosovës dhe për të mos lejuar që strukturat ilegale të mbështetura nga grupet kriminale ta bëjnë ligjin në këto komuna”, thuhet në komunikatë.
Presidenca vlerëson se kthimi në gjendjen normale në komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, mundëson që njerëzit lirshëm dhe me mbështetjen e institucioneve t'i kryejnë të gjitha punët dhe aktivitetet e veta, që është në interesin e vet qytetarëve dhe që i heq ata nga të mbajturit peng prej strukturave ilegale, që mundohen t'i shfrytëzojnë problemet reale të qytetarëve për qëllime të veta.
“Veprimi institucional, legal dhe legjitim është e vetmja zgjidhje që realizon interesat e të gjithë qytetarëve pa dallim dhe me këtë pamundësohen dhe parandalohen grupet ekstremiste që dëshirojnë ta tensionojnë gjendjen”, përfundon komunikata.


KFOR-i në orët hershme të mëngjesit ka nisur aksionin për largimin e barrikadave në veri të Kosovës, të cilat janë vendosur nga serbët e rebeluar. Aksioni për largimin e këtyre barrikadave vjen pasi përfundimit të pasuksesshëm të negociatave mes KFOR-it dhe strukturave paralele serbe në veri, të cilat kanë kundërshtuar heqjen e tyre.

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit