Këshilli Inicues i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Suedi, Komunikatë për opinion:...





     Nr. 2011/005 Protokolli
 
Në Förslöv të Suedisë, mbahet Kuvendi Themeltar i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Suedi.

Në Förslöv të Suedisë, më 26 nëntor 2011, mbahet Kuvendi Themeltar i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Suedi (SHSHAKSHS). Kuvendin e fton Këshilli Inicues i SHSHAKSHS-së i themeluar në Förslöv të Suedisë më
07 korrik 2011, me këtë përbërje : Sadulla Zendeli - Daja, Osman Ahmetgjekaj, Afërdita (Avdyli) Dolovac, Rizah Sheqiri, Prof. dr. Bedri Paci, Rrahman Rrahmani, Yllka Sheqiri, Avdyl Uka, Florije Bajraktari, Mursel Shkupolli, Fetah Bahtiri, Hamit Gurguri, Halim Hoti – Sponsor gjeneral, Naser Zeqiri dhe Hysen Ibrahimi koordinator. Kuvendi do të mbahet në adresen: Bokesliden 20, 269 71 Förslöv, lokali i shkollës ”Förslöv skola” (përballë Statoilit), me fillim në ora 11:00
Për herë të parë formohet ky asociacion i shqiptarëve në Suedi pra Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Suedi . Me rastin e Kuvendit Themelues do të prezentohen të gjithë librat e shkrimtarëve, punimet e krijuesëve dhe artistëve shqiptarë të Suedisë.
Pritet që në këtë Kuvend të marrin pjesë të gjithë shkrimtarët, krijuesit dhe artistët, më në fund për të patur një adresë të përbashkët, për të punuar edhe në mënyrë koletktive (përveç asaj individuale). Përveç botimit të librave të cilat planifikohen të botohen, të mbahen tubime për të promovuar vepra të botuara ato individuale, kolektive dhe nga shkrimtarë të njohur të botës shqiptare dhe të huaj.
Për nderë të këtij Kuvendi Themelues, grupi i valltarëve me në krye koreografin e shkëlqyer z. Ahmet Ahmeti, në kuadër të Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Nëna Terezë” në Ängelholm, do të prezanton me disa valle burimore shqiptare.
Sponsor gjeneral i këtij Kuvendi dhe botimin e librit të parë i cili do të botohet në kuadër të SHSHAKSHS-së, për pasqyrimin e kontributit të mërgimtarëve shqiptarë dhe përkrahjen e popullit Suedez, është z. Halim Hoti, biznismen i dalluar në Suedi, drejtor gjeneral i firmës “Systemputs murning bygg i Tvååker” AB – Suedi. Prandaj, ftohen të gjithë shkrimtarët, artistët dhe krijuesit që të marrin pjesë. Për më hollësisht, mund të kontaktoni në tel. ++46 737663756 ose e-mail adresë debat@hotmail.se

           
Në emër të Këshillit Inicues të SHSHAKSHS-së:
z. Hysen Ibrahimi, koordinator.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri