2011-11-18

MPJ nuk e do Vetëvendosjen në konferencën për Kosovën


http://www.botasot.info/img/18vetv_181111440.jpg

Edhe pse Albin Kurti udhëheq me Komisionin për Politikë të Jashtme në Kuvend, as ai e as ndonjë deputet tjetër i Vetëvendosjes nuk mund të jenë pjesë e Konferencës për politikë të jashtme të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Kryetari i Grupit Parlamentar të VV-së, Visar Ymeri në një letër proteste ka thënë se kjo sjellje është e papranueshme dhe se nuk mund të heshtet zëri i Vetëvendosjes.
“Nga lista e pjesëmarrësve kuptuam se në të janë ftuar dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe deputetë të caktuar të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Më saktësisht në të janë ftuar deputetë nga Grupi Parlamentar i PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Unë nuk e di nëse Grupet tjera Parlamentare kanë qenë të ftuara dhe nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Por e di një gjë për të sigurtë: se asnjë deputetë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka pranuar ftesë për këtë konferencë. Dhe kjo është e papranueshme”, shkruan në këtë letër, e cila është e nënshkruar nga deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, transmeton Indeskonline.
“Pavarësisht bindjeve partiake dhe personale të Ministrit dhe/ose Zëvendës Ministrit, organizimet që bëhen nën logon e institucioneve politike të Republikës sonë dhe me paratë publike të qytetarëve të Kosovës, nuk guxojnë ta anashkalojnë asnjë subjekt politik të vendit. Kjo konferencë nuk është private dhe nuk i lejohet askujt ta trajtojë si të tillë, pra ta privatizojë atë, siç keni bërë me vendimin për atë se kush do të ftohet në të”.
Vetëvendosje pret përgjigje nga MPJ për këtë.

No comments:

Post a Comment

E po ku jemi Edi Rama ?!

                  A është normal Edi Rama ?  Doktoreshë Mira Rakacolli është mjekja që fsheh kartelën e psikopatisë së Ramës. Kartela e ...