Nga Përparim Hysi :Mozaik (nga blloku i poetit)


Leksioni

Në një auditor plot me intelektualë
Injoranca po mbante leksion.
Dhe zunë e duartrokisnin lektorin
Se "ligjërata e tij qe e rrallë?!!!"
Gojëhapur la auditorin?!!!
Dhe qeshnin... kishin harruar për të qarë.


Zonja me cigar

Një zonjë e bukur po tymos cigar
Dhe cigarja digjet... digjet
Po unë ç'kam, vallë?
Pse diçka tek unë po digjet?!....


Mësuesi i (ç) merituar?!!!

Dhe çudia...ja që ndodhi:
Atë e bën Mësues të merituar?!!!
Epo këmbët, tutje- thu kot nuk i lodhi
Vet shefin me çdo gjë për ta furnizuar.

Nuk dinte ç'ish metodika
Asnjë libër kurrë s'pati lexuar.
Për shefin? Sa s'i binte pika.
Titullin... sikur ia kishin"vonuar"

Kot nuk qe drejtues "shëmbullor"
Për shefin? Në këmbë: furnitor!


Çast

Nga trotuari unë ndjek me sy
Makinat që lëvizin në disa korsi.
Nxitojnë ato korsive
Si me shpejtësi vetëtime.

Kur shoh që një shofer frenoi rëndë
Se një rosak,me rosën hijerëndë
I ka prerë rrugën si pasha
Dhe me kafshë e shpendë s'ka shaka.

Eh,- them të qe kjo gjë në Shqipëri
Ta shihnin ato shpëndët, tani.
Por amerikanët kafshë e shpëndë respektojnë
Ndaj dhe shoferi, fort frenoi.


Shpirti im

Shpirti imë është bërë vullkan
Sa është gati të shpërthej
Se nga malli jam duman
Tërë llavën dua të krrej.

Të nxjerrë llavën e mërzitjes
E gjëkundi ta vërvis
Të shpëtoj prej mërzitjes
Dhe kurbetin unë ta mbys.


Peizazhe që më "vrasin" sytë

Arras- pa arra
Borsh-pa portokaj
Drithas-pa drithë.
Fikas-pa fiq
Kallm- pa kallama.
Liqenas-pa liqen.
Memalliaj- pa qymyr
Pëllumbas-pa pëllumba
Pishë- pa pisha.
Shegas-pa shegë.
Ujishte-pa ujë.
Fushë- me gjëmbacë
Guras-me gurë
Rrugë-me gropa
Pyll- pa drurë.

2001-20011

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri