2011-11-15

Vrasja e Kadri Zekës dhe brengosja e familje së tij



 
Edhepse kanë kaluar 29 vjet nga ekzekutimi makabër i Kadriut me shokë, ndjesitë e dhembjes janë gjithnjë e më të freskëta.
Gjatë pushimeve verore, në fillim të gushtit 2011, bashkë me vëllain e madh të Kadri Zekës z. Shaip Zeka dhe mr. Bislim Pireva vizituam shtëpinë e lindjes së deroit Kadri Zeka. Edhepse kanë kaluar 29 vjet nga ekzekutimi makabër i Kadriut me shokë, ndjesitë e dhembjes janë gjithnjë e më të freskëta dhe tema e këtij ekzekutimi vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite aktuale. E kam njohur shumë mirë heroin Kadri Zeka dhe ndjenja e madhe e lirisë ka qenë e përbashkët, prandaj dhembja ime për kadriun ka përmasat e njeriut të afërtë. Dhe, kjo përmasë ka një ndjeshmëri të veçantë kur sot gjendesh në Shtëpinë Muze të tij. Domosdo edhe shoqëruesit e mi të nderuar vëllai i Heroit të Kosovës Kadri Zeka, Shaipi dhe studiusi Bislim Pireva, këtë përjetim kanë. Dhe, kjo dëshmohet në fytyrat tona, në heshtjen tonë të rastit.
Gjatë udhtimit nga Gjilani deri në fshatin Poliçkë të Dardanës, ish- Kamenicë, ka përafërsisht nja 100 km, vajtje – ardhje. Gjatë gjithë kohës biseduam për shumëçka e më së shumti rreth vrasjes të vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe të Kadri Zekës. Shaip Zeka beson se vrasjen e këtyre tre Pishtarëve të Lirisë e ka projektuar dhe kryer UDB-a serbo jugosllave. Por, dyshon se mund të kishte edhe shqipfolës të implikuar në këtë mizori, të cilët kanë shpijunuar dhe ndihmuar UDB-ën për vrasjen e tyre. Dyshimi shtohet ende më shumë kur dihet se gjatë dhe pas luftës të Kosovës janë vrarë në pusi dhe prapa shpine qindra aktivistë shqiptarë pikërisht nga shqipfolësit.
Zotit Shaip Zeka i shpjegova si i kam njohur këta tre Heronj dhe se kam marrë pjesë në demonstrata dhe në ceremoninë e varrimit të tyre. I fola gjithashtu edhe për qëndresën e fortë të nënës Ajshe të vëllezërve Gërvalla dhe babës të Kadrisë, Pajazitit, të cilët gjatë ceremonisë të varrimit në Varrezat e Bad Canstsdt-Stuttgart të Gjermanisë, nëna Ajshe dhe baca Pajazit-Ziti, qendronin dhe nuk lëshonin asnjë lotë. Ndërkohë që ne, disa pjesëmarrës, qanim, prindërit e Heronjëve na ngushëllonin, duka na thënë: E kuptojmë dhimbjen tuaj, i keni pasur shokë, por duhet të mbaheni të fortë, mos u mërzitni…! Edhe pse Shaipi e dinte megjithëatë e informova për themelimin e SHKSH“Kadri Zeka“ në Nürtingen të Gjermanisë, në vitin 1992. Atëherë, me iniciativen e autorit të ktyre rreshtave u thirr një Kuvend zgjedhor për themelimi i Shoqatës “Kadri Zeka”. gjthëçka shkojë në rregull, dhe hasi në përkrahje të shumë të madhe tek bashkatdhetarët Ndër të tjera z.Shaip e informova se, në kuadër të kësaj shoqate jane zhvilluar shumë aktivitete dhe janë arritur shumë rezultate, si në fushën e sportit, kulturës, manifestimeve të shumta etj. e sidomos rezultate të mëdha janë realizuar në mdihma humanitare, duke i dërguar ato në Kosovë dhe Shqipëri.
Kur arritëm tek Shtëpia Muze, aty gjetëm z.Imer Shurdhanin, i cili kujdesej për mirëmbajtjen e shtëpisë, të oborrit dhe bënte pritjen e përcjelljen e vizitorëve të herëpashershëm. Më pas erdhi edhe z. Hetem Rudaku, arsimtarë dhe kultivues i bletëve në fshatin Poliçkë. Shaip Zeka më foli edhe për axhën tim Zukë Leci, i cili kishte pasur miqësi me gjyshin dhe babën e Shaipit dhe se kishte marë pjesë në dasmën e Shaipit… Shaipi rrëfen se në atë kohë, kur jam martuar kam pasur 300 krushqi, kanë qenë pak shtëpi në vitet e 1960-ta kanë pasur mundësi të kenë aq shumë krushqi, por,kemi qenë shtëpi bukur e madhe dhe kemi bërë një jetë normale… Edhe Hasan Malaj i vëllai i heroit Rexhep Malaj me një rasn në një demonstrat në Zvicër më pati thënë, baci Zukë vinte tek neve shpesh dhe bisedonte me babën tim Mehmet Malajn. Zukë Leci, 1900-1987, ka qenë një kaçak, luftëtar, i burgosur shumë vjeçar dhe pleçnar
U largova nga Shtëpia Muze e Heroit Kadri Zeka dhe nga Poliçka e tij e dashur, me ndjenjen e dhimbjes dhe të krenarisë të ligjshme. Njëherësh, bëra urimin e madh për të gjithë ata që ndihmuan në ndërtim-rinovimin e kësaj Shtëpie Muze. Kam bindjen se urime dhe falenderime për kontribuesit fisnikë e dorëlirë do të bëjnë, kur të mësojnë për këtë Shtëpi Muze, jo vetëm shokët e Kadriz Zekës, por të gjithë njerëzit liridashës të Kosovës tonë.
Shkruan:Xhafer Leci

No comments:

Post a Comment

E po ku jemi Edi Rama ?!

                  A është normal Edi Rama ?  Doktoreshë Mira Rakacolli është mjekja që fsheh kartelën e psikopatisë së Ramës. Kartela e ...