“ ALIDA! NA SILL SA MË SHUMË CICËRIMA PËR KOPËSHTIN TONË”


 
Kjo është SMS që e ka zgjuar nga gjumi në agimin e natës së dytë të Festivalit Kombëtar në Radio Televizion, këngëtaren tonë të njohur Alida Hisku.
SMS e dërgonte numuri i saj më i dashur i celularit – ai i bashkëshortit të saj gjerman, mjek I njohur okulist, Thomas Keune.
Alida Hisku , si ka marrë ftesën zyrtare nga organizatorët e festivalit tonë të pesëdhjetë; si e ka marrë atë përmes telefonit nga muzikanti I shquar Shpëtim Saraçi që ia kishte dhënë miku i të dyve, I njohuri dhe që bëri skup të veçantë në performancën e  tij të natës së parë, Bashkim Alibali, është sulur të siguronte biletën e linjës Frankfurt – Rinas.
Në skenarin e festivalit, shkrojtur nga Pandi Laço, është parashikuar që të këndohen që të gjitha këngët fituese të çmimeve të para gjatë të të pesëdhjetë festivaleve të organizuar deri tani në vëndin tonë. Dhe, njëra nga këngëtaret fitueset dhe e vetmja që ka udhëtuar qënga larg atdheut, është pikërisht Alida. Ajo në festivalin e 13 ka fituar vëndin e  parë me këngën e Enver Shëngjergjit dhe lirikën e Xhuliana Jorganxhiut “ Vajzat e fshatit tim”. Besoj që u kujtohet në masë që të gjithë ndjekësve të panumurt të festivaleve tona dhe të muzikës sonë të lehtë në përgjithësi, zëri “pushkë”, I pastërt si ujët e një katarakti, gjith freski dhe dashuri për vrullet e jetës i Alidës Kushedi se sa djem e bënë atë këngë sinjal takimesh me të dashurat e veta; ishte shumë e asimilueshme dhe, sidomos, e freskët, pafundësisht e freskët dhe  zbukuruar nga zëri pranveror I vajzës së re.
Alida Hisku ka provuar, si askush, të këndojë në një festival kombëtar në moshën 13 vjeçe, në klasën e shtatë dhe pat fituar çmimin e dytë me këngën “Portret heroine” dhe, që atë kohë e deri sa rrodhi drama e saj e njohur, ajo ka të regjstruara në Radio Tirana një numur prej 74 këngësh.
Edhe në Gjermani, ku ka ngritur folenë e saj, ajo ka vazhduar t’I mbajë të shënjta lidhjet me atdheun e saj. Para disa kohësh, ajo ka përuruar një CD me këngë të saja të titulluar “Kthimi”, ka shkruar një roman biografik që është përkthyer me shumë sukses edhe në gjuhën gjermane, por, edhe ka ngritur një grup të vogël që këndon dhe jep koncerte të suksesëshme nëpër Gjermani. Kompleksi muzikor i ideuar nga Alida jonë quhet “Melodi Rain” ( Melodia e ylberit) dhe ka 5 femra që këndojnë dhe u bien vetë instrumentave. Secila nga artistet, përfaqëson një continent – ka , pra, nga Kina, Brazili, Afrika, Portugalia dhe Albania. Alida në të gjitha rastet kur japin koncerte,dhe koncertet zakonisht I japin në prezencën e 400 – 500 spektatorëve gjermanë, këndon vetëm këngë shqip; këngë të repertorit të saj, por edhe ata të reportorit të idhullit të saj, Vaçe Zelës si, “Lemza”, “Moj e bukura More”, “Këngët e vëndit tim”.
Pyetjes sonë, se si e kanë pritur lajmin e gëzuar se ajo ishte e ftuar të këndonte në të njëjtën skenë ku ka kënduar në moshën 13 vjeçare; si e kanë pritur  njerëzit e saj më të afërt, ajo iu përgjigj kështu:
“ Antaret e ansamblit u gëzuan shumë se dikush nga grupi I tyre do të këndojë në një jubile kombëtare. Vajza, Alina, 16 vjeçare më tha “Maaa, na ndero si 30 vjet më parë”. Djali, këngëtar shumë I mirë, hahahah, si unë, Albani 27 vjeçar m’u angazhua se do t’i bënte ai që të gjitha punët e shtëpisë derisa të kthehem unë. Kurse Thomi? Hahahahah….Me puthje të çmëndura…Dhe me këtë SMS…ja ku e kam!”
     Alidën e takuam në kafenenë e Radio Tiranës. Ajo fluturonte , qeshte me të gjithë, I puthte ngado që vinin ta takonin, betohej për “shpirtin e ” se do të paguante të gjitha kafetë vetëm ajo dhe, në tërësinë e saj, I ngjante një trofte që e kanë lëshuar në ujrat e saja ku është rritur
 
     RIZA LAHI

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri