Dashuria për atdheun, lufta dhe roli i ushtarakut në luftë ishin filozofi kombëtare për kolonel Tahir Zemaj


Vështrim rreth librit “Madhështitë e Kolonelit”, të autorit Miftar Dragidella

 
                   FILOZOFIA E KOLONELIT!...

          (Ose: "Dashuria për atdheun, lufta dhe roli i ushtarakut në luftë ishin filozofi kombëtare për kolonel Tahir Zemaj"
 

          Ka kohë që në Kosovë, po shkruhet një histori e re dhe se, atje për një kohë të shkurtër janë botuar libra të shumtë. Një pjesë e këtyre librave për tematikë, gjithsesi kanë luftën e fundit, me personazhe e personalitete të UÇK-së.

          Tani më, në libraritë publike dhe nëpër bibliotekat e lexuesve shqiptar kohën e fundit ka zënë vend, edhe një libër i kësaj natyre, me autor gazetarin e njohur Myftar Dragidella, ”MADHËSHTITË E KOLONELIT” ose: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”, botoi Shtëpia Botuese "SIPRINT", Prishtinë 2011.
          Duke e lexuar me kujdes, dhe mbase edhe me ëndje, sëpari dorëshkrimin që ma dha autori, mendoj se ky libër e plotëson dukshëm një zbrazëtirë që ka mbetur pas vrasjes qyqare të kolonel Tahir Zemajt. 
E them këtë, sepse autori qëmton mendime, fakte se koloneli ishte i dashur për shumicën e popullit të Kosovës në veçanti dhe, në përgjithësi, për gjithë shqiptarët. Dhe, duke punuar me përkushtim, me zell, me pasion dhe dashuri për kolonelin, autori ia ka dalë mbanë, ka arritur të tregoj se edhe pas vrasjes qyqare, kolonel Tahir Zemaj ishte dhe mbeti ndër figurat më të respektuara të luftës së fundit në Kosovë.
          Mirëpo, libri, është fryt i shumë autorëve që së bashku e ndajnë suksesin, pasi e gjithë bota imagjinare e universit të të gjithëve, lexohet përmes rrëfimeve, përmes kualitetit artistik, përmes saktësisë së ngjarjeve, përmes sinqeritetit që ata kanë ndje ndaj heroit Tahir Zemaj, ndaj filozofisë se tij ushtarake, kombëtare dhe ndaj sinqeritetit të tij që kishte për luftën dhe popullin e Kosovës brenda kësaj lufte. 

Prandaj, duke e lexuar këtë libër, lexuesi përballët më potencialin intelektual të ushtarakut që ai nuk e thotë në veten e parë, me vetëlavdërim, por e thonë të tjerët: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”. Kjo është veçanta e librit, është të thuash, nga të rrallët libra të shkruara kështu.
          
Heroi, kolonel Tahir Zemaj, edhe tani nuk hesht, por flet. Ndryshe, flasin të tjerët për Te dhe, ai ndjehet i gjallë. Ai nuk hesht ngase flasin veprat e tij, miqtë e tij, flet i gjithë populli i Kosovës. S´janë pak autor që flasin për te, dhe jo të tillë që flasin e shkruajnë për të plotësua një kërkesë, por ata flasin e shkruajnë për ta thënë atë që e meritonte kolonel Tahir Zemaj. 
Këto shkrime, artikuj, evokime, përkujtime, intervista, data historike, nuk janë vetëm tregime të rëndomta artistike, dekor i librit, ato janë kronologji e një drame tragjike nëpër të cilën kaluan luftëtarët e UÇK-së, kaloj populli shqiptarë. Sepse përmes jetës dhe veprës se heroit, rrëfehen, ringjallën biografitë e shumë dëshmorëve dhe luftëtarëve. Kurse, forma e bashkimit të të gjitha këtyre rrëfimeve brenda këtij libri është një art modern, është tregim i veçantë i literaturës sonë sepse, rrëfimet e llojit të tillë mund t'i lexosh kudo në literaturën serioze, por më pak në letrat shqipe.
          Më duket se pas gjithë kësaj, lexuesi heton së në librin, ”MADHËSHTITË E KOLONELIT”ose: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”,  nuk mungon as ironia deri në vishkullimet qortuese se pse gjithë koha e luftës nuk u shkrua drejtë, saktë dhe nga kronistët serioz.

 Kështu, nga Ai (Komandanti), jo pak herë sikur e dëgjojmë qortimin për ato deformimet e pseudo kronistëve që ngjarjet e luftës nuk i shkruan ashtu siç ishin, por i përshtaten për momentin. Më të drejt recensenti i këtij libri z. Maxhun Smajli thotë: “Autoret nuk u përpoqën ta zbukurojnë të vërtetën, edhe pse ajo u dukej e sikletshme disave...”
         

 Libri, siç tregon edhe vetë titulli ,”MADHËSHTITË E KOLONELIT” e, sidomos nëntitulli, “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”, përbëhet nga kapitujt: I pari: Biografi, vrasje, varrim, dhembje..., Kapitulli i dytë: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”. Kapitulli i tret: Ata që vranë kolonel Zemaj, janë kundër lirisë, pavarësisë dhe demokracisë se Kosovës. Dhe, kapitulli i fundit, Tahir Zemaj - Heroi i Kosovës.
          

Në secilin kapitull, emërues i përbashkët që del nga secili bashkautor i këtij libri, shpaloset dhembja për kolonel Tahir Zemaj, sepse ai ju ka dashtë Kosovës, thonë ata. Ata janë akademiket, intelektualët, bashkëluftëtarët, poetet,  shkrimtarët, gazetarët, politikanët shqiptar dhe botëror. Janë përfaqësues të shteteve mike të Kosovës që i kanë njohur meritat e kolonelit. 
Të gjitha këto të thëna me mjeshtri edhe me dhimbje për kolonelin, secila deklaratë, secili mendim dhe secili shkrim përkujtimor i ka specifikat e veta të veçanta, shikuar nga këndvështrimi i tyre i pavarur, i pa imponuar, por që të gjithë bashkohen në një mendim: në madhështinë e kolonelit Tahir Zemaj.
          

Duke shëtitur nëpër faqet e këtij libri, lexuesi kureshtar dhe në veçanti, mbështetësit e filozofisë kombëtare do të mësojnë për jetën dhe veprat e kolonelit, jo nga cilido e kushdo, por nga krijuesi i pavarësisë së Kosovës, Dr, Ibrahim Rugova, i cili e çmonte aq sa e meritonte kolonel Zemaj. 

Pastaj, janë kumtesat nga përvjetorët që janë mbajtur nga presidenca e Kosovës nën patronatin e Dr. Fatmir Sejdiut. Janë fjalët e rastit nga Mr. Nimon Alimusaj, Akademik Mark Krasniqi, shkrimet e autorit të  librit botuar në gazetën kombëtare “Bota sot”. Fjala e Agim Mehmetajt, ish zëvendësministër i Mbrojtës i Qeverisë së Republikës së Kosovës e Herry Bajraktari. Pastaj: Eprori ushtarak Shpend Shala, Hazir Krasniqi, Ibrahim Berisha, Sylejman Kollqaku, Anton Kolaj, Islam Spahiu, Smajl Çekaj, Astrit Zemaj, Luz Thaqi, Gani Geci, Agim Aliçkaj, Nazif Ramabaj, Hafiz Gagica, Halit Muharremi, Nekibe Kelmendi, Rexhep. Elezaj, Maxhun Smajli, Ibadete Abdullahu, Flori Bruqi, Sabit Rrustemi, Idriz Zeqiraj e shumë të tjerë.
          
Pastaj, Zyra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dënon vrasjen e Tahir Zemajt, Presidenti i Republikës se Shqipërisë Alfred Moisiu ngushëllon Presidentin Rugova për vrasjen e Zemajt, Kongresisti amerikan Eliot Engel, senatori amerikan Robert Doll, Peter Rondorf i Zyrës Gjermane ka dënuar aktin e vrasjes se kolonelit, Beri Fleçër, zëdhënësi i UNNMIK-ut, Intelektualët nga Tirana ngushëllojnë familjen Zemaj, institucionet dhe popullin e Kosovës. Aty janë reagimet e mërgatës shqiptare nga të gjitha vendet e botës e, sidomos reagimet e degëve të  LDK-së. 
          

Libri ,”MADHËSHTITË E KOLONELIT”ose: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”, është i begatuar edhe me shumë fotografi, fotografi këto që kanë vlera të pamohueshme për kohën dhe heroin. Në libër janë  shumë intervista që flasin për luftën e kolonel Tahir Zemajt, flasin për virtytin dhe dashurinë e tij për atdheun, flasin për filozofinë e tij ushtarake dhe strategjitë e luftimeve.
 Aty ka shkrime të marra nga gazetat shqipe. Ka edhe prononcime për figurën madhore të heroit Tahir Zemaj edhe nga intelektual dhe bashkëkombës, për çka libri bëhet shumë më tërheqës, më argumentues, më i veçantë dhe më interesant për lexuesit e të gjitha moshave.
          

Me një fjalë ky është libër, (me gjithë disa lëshime, kryesisht të natyrës teknike si: radhitje kompjuterike, fotografi të dyfishuara, e disa shkrime të përsëritura pa nevojë),është një dokument i kompletuar, një kronikë e kohës sonë, është një histori e llojit të vet, është një antologji e bukur për një pjesë të biografisë se kolonel Tahir Zemajt, e shkruar dhe e thënë ca më ndryshe nga ato që jemi mësuar ti lexojmë gjer tani.
          Ky libër, mbase, është një shembull i mirë se si duhet nderuar Heroi i Kosovës!...
                             Arif Molliqi
__._,_.___
--------------------------------------------------
ahir Zemaj lindi më 28 dhjetor 1951 në Strellc të Epërm, të Pejë , Kosovë. Shqiptar i angazhuar gjate luftes se UÇK-se ne Kosovë. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i mbaron në Strellc dhe Isniq. Pas tyre ndjek gjimnazin “11maji”, në Pejë, pas vitit të dytë orientohet në drejtimin shkencor. Ai rrjedh nga një familje punëtore e fshatare, ka katër vëllëzër dhe tri motra. Dëshira e babës së tij, si e çdo prindi të etur për arsimin e fëmijëve të vet, ka qenë t’u krijonte mundësi fëmijëve për shkollim. Zemaj përmend dëshirën e babës së tij që njëri nga djemtë të studjonte në një akademi ushtarake. “ Vëllai i madh nuk ka qenë shumë i lidhur me familjen dhe prindërit, ndaj kam pranuar të konkuroj dhe kam fituar të drejtën për t’u regjistruar në Akademinë Ushtarake. Kam kaluar pa asnjë pengesë kontrollet psiqike dhe fizike. Kështu kam filluar studimet në Akademinë Ushtarako-Teknike në Zagreb. Gjatë vitit të parë kam pasur vështërsi të jashtëzakonshme lidhur me gjuhën. Të gjitha provimet i kam dhënë duke përdorur fjalorët dy gjuhësh dhe ia kam arritur. Megjithatë, Zagrebi ishte larg nga shtëpia ime, gjë që më pengonte edhe në mësime. Ndaj kam kërkuar të takohem me gjeneral Ramiz Abdylin, Kryeshef i Akademisë Ushtarake në Zagreb. Në atë takim ai më ka sugjeruar që të vazhdoja vitin e dytë në Beograd në akademinë e forcave toksore. Rrjedhimisht vitin e dytë. Me disa provime shtesë, e fillova në Beograd. Kemi qenë 28 shqiptarë të regjistruar. Aty kam gjetur edhe Ahmet Krasniqin. Kjo kohë i përket vitit 1969. Plan-programi mësimor ka qenë shumë i ngarkuar. Ka pasur më tepër lëndë shkencore se sa ushtarake. Matematika, fizika, mekanika, kibernetika, elektroteknika etj, program i ngjeshur mësimor që nuk përballohej lehtë nga studentë që kishin ardhur nga gjimnaze apo shkolla të mesme pa një traditë të konsoliduar. Në fund të vitit të dytë kemi mbetur vetëm dy vetë, unë dhe Ahmet Krasniqi. Në vitin e tretë dhe të katërt kemi vazhduar specializimin në Sarajevë, ku edhe jemi diplomuar. Gradën e parë si “nëntoger” e kemi marrë në Beograd. Në qershor të vitit 1973, kemi filluar punë. Kam kërkuar që të emërohem në Pejë, për fatin tim kërkesa më është pranuar dhe kam filluar punë në kazermën e Pejës. Aty kam qenë komandues i togës së përzier që përfshinte lloje të ndryshme armësh, të lehta e të mesme. Në atë post kam qëndruar një vit. Nënkolonel Ali Muhaxheri, i cili ka qenë një njeri dhe ushtarak i mrekullueshëm, me vizione të qarta atdhetare, punonte në degën e korparmatës së Kosovës. Kam kontaktuar me të. Ai njeri ka pasur dije të gjëra ushtarake, por edhe për shumë gjëra të tjera. Ai më ka nxitur të mësoj e të përvetësoj më thellë disa dije speciale ushtarake. Aty kanë qenë fillesat. Jam promovuar në postin e komanduesit të kompanisë. (Në ndryshim nga terminologjia që përdoret në Shqipëri, në ushtrinë Jugosllave të asaj kohe, pozitat e drejtuesve ushtarak deri në rang batalioni janë quajtur komandues dhe jo komandant. Një ndikim i tillë është reflektuar edhe gjatë luftës në Kosovë, ku, një drejtues skuadre është quajtur komandant – kjo mund ta ketë krijuar edhe atë përshtypjen që ka pasur “shumë komandantë” në luftën e Kosovës. Kur janë mbledhur tre veta, njërin e kanë shpallur komandant ! Rrjedhimisht, ka pasur dhjetëra “komandantë” në një fshat). Deri në nivel batalioni e sipër, kemi të bëjmë me komandant, hiearki që shkon deri në komandant armate. Shkallën e dytë të kualifikimit ushtarak, magjistraturën e kam pasë regjistruar në Beograd dhe ato provime i kam dhënë me sukses. Në Sarajevë jam specializuar për komandant dhe aty kam njohur edhe një epror shqiptar, i cili më vonë është përfshirë në Shtabin Suprem të Republikës së Kosovës, zotin Agim Mehmeti. Ai ka qenë mësimdhënës në akademinë e ulët ushtarake në Sarajevë. Pas pak kohe ai u burgos për shkaqe politike, humbi edhe karrierën ushtarake. Kam qenë komandant në krahinën e Timokut, pastaj kam punuar në organet e zbulimit dhe të kundër-zbulimit pranë organit të Sigurimit për shtete ballkanike. Përsëri ka qenë Muhaxheri, i cili në atë kohë bënte stazhin për komandant divizioni për të marrë gradën e gjeneralit, që më ka sygjeruar “t’i lë punët nëpër shtabe dhe të filloj të aftësohem për komandant – do të thotë të punoja me trupat dhe jo në administratën ushtarake”. Propozimi i tij ka qenë që unë të kaloja në njësitë operative dhe të merrja postin e zëvëndës komandantit të batalionit. Vetëm pas një viti jam emëruar komandant batalioni në Zajeqar, në një moshë shumë të re për atë detyrë. Kjo në vitin 1980. Nuk kam përmendur disa kurse, speciale për zbulim dhe kundër zbulim, pastaj një tjetër për një armë-raketën tokë-tkë të tipit “malutka” 9K11M, minahedhësit 82 milimetra, madje kam qenë i vetmi instruktor i kësaj arme në Armatën e Dytë. Armë të cilën e kam përdorur më vonë në luftë kunër forcave serbe në Kosovë. Ka qenë e vetmja armë artilerike e këmbësorisë, vonë kemi marrë disa minahedhësa 120 në luftën e Kosharës. Më kujtohet - thotë Zemaj – i ashtuquajturi « kundërrevolucion » i vitit 1981 në Kosovë. Ushtria, edhe pase me kushtetutë e kishte të ndaluar që të përzihej në trazirat e brendshme, i futi hundët. Eprorët shqiptarë e kanë kundërshtuar një gjë të tillë duke e paguar disa herë shumë shtrenjtë. Presioni ndajh eprorëve shqiptarë u rrit jasht mase, ndërkohë, që në mënyrë enigmatike disa kolegë disa kolegë të mi, oficerë shqiptarë « u zhdukën » ! Kjo gjë ka ndodhur edhe me shumë ushtarë shqiptarë. Në Krahinën e Timokut, ku unë shërbeja gjatë asaj kohe, nuk kanë ndodhur këto gjëra dhe jo krejt për meritë timen, pasi edhe komandanti i divizionit ka qenë shqiptar. Për pesë vite nuk ka ndodhur asgjë, asnjë ushtar i plagosur apo i vrarë, asnjë epror i zhdukur. Sigurisht që tentimet për të na provokuar, me qëllim që të na akuzonin e më vonë edhe të na gjykonin nëpër gjykatat ushtarake, kanë qenë të shpeshta, por kanë dështuar.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri