Debat publik :Kush ka nevojë për seks, le të martohet




 



Flori Bruqi

 Nga :Mr.sci.Flori Bruqi

 http://gazetac.com/index.php/shoqerore/13850-debat-publik-kush-ka-nevoje-per-seks-le-te-martohet.html


09/12/2011, ..


Ne kohët e fundit janë hapur ilegalisht shumë shtepi publike ne dy shtetet,shqiptare shumë femra vijnë nga Rusia ,Ukraina,Sllovakia,Bullgaria,Serbia,Maqedonia,Shqipëria,Kosova,Mali i Zi e vende tjera për te fituar ,problemi është qe ato nuk kan fare dokumenta nuk kontrollohen fare nga mjeket dhe kësisoji ekziston rreziku permanent për shperhapjen e semundjeve te ndrysheme infektive.



Në Shqipëri prostitucioni filloi të përhapej pas vitit 1922 si i ligjëruar. Shembulli u mor nga një "rregullore e kurvërisë", që
përdorej në rrethin e Sarajevës. Duke marrë një pjesë të mirë të rregullave dhe hilet e zanatit nga ai vend, ky profesion u pa si një profesion fitimprurës nga ata që arrinin të merrnin licencën për hapjen e shtëpive publike. Licencë nuk duhej të merrnin vetëm pronarët, por edhe femrat të cilat kërkonin të kryenin këtë punë.

Një pjesë e mirë e femrave publike ishin gra të martuara shqiptare edhe të huaja. Ky biznes nisi në bazë të një modeli, por nuk do kalonte shumë kohë nga dita kur rregullorja nuk do të zbatohej sipas shembullit të saj.

Ata më të vjetrit thonë se prostitutat kanë qenë femrat me të bukura të kohës dhe "mbi të gjitha leshverdha". Prostitucioni, i cili filloi të lulëzojë bashkë me shtetin shqiptar për më shumë se 25 vjet u bë ndër më fitimprurësit për arkën e shtetit dhe profesioni më i përfolur nga të gjithë. Prostitucioni fillimisht filloi të ushtrohej në Shqipëri nga femrat e huaja siç ishin ato malazezet, italianet, gjermanet. Nuk është se këto femra u gjendën rastësisht në vendin tonë. Një pjesë e mirë e tyre erdhi bashkë me ushtritë, të cilat erdhën në Shqipëri kryesisht gjatë Luftës së Parë Botërore apo edhe më vonë.

Ka shumë njerëz që akoma nuk e kanë të qartë se cila ka qenë kombësia e këtyre femrave dhe shpesh shtrohet pyetja nëse këto femra kanë qenë të huaja apo shqiptare? Nëse shikon dokumentet e Ministrisë së Brendshme, të bashkive, prefekturave të rretheve të ndryshme të Shqipërisë, vihet re se femrat publike kanë qenë të kombësive të ndryshme. Siç shkruhet, numri më i madh i femrave kanë qenë të huaja, pa munguar dhe ato shqiptare. Megjithëse ka dhe nga ata që duan të besojnë se në ato shtëpi publike ka pasur vetëm femra me kombësi të huaj, një pjesë e mirë e grave që shërbenin në këto shtëpi ishin vendase.

Për ketë arsye nuk lejohet as publikimi i emrave të tyre, pasi sot një pjesë e tyre mund të kenë të afërm. Kjo nuk është çudi, pasi shumë nga femrat publike ranë në dashuri dhe u martuan. Sipas arkivave, tregohet qartë se ka pasur një pjesë të mirë të grave publike që lidhën jetën edhe me klientët e tyre apo me meshkujt që punonin aty pranë shtëpive publike, në bazë të një rregulloreje, e cila i lejonte femrat publike të nisnin jetën e tyre të re, larg prostitucionit.

Të huajat

Nga dokumentet në arkiva rezulton se prostitucionin në Shqipëri nuk e kanë ushtruar vetëm italianet, gjermanet, malazezet, por dhe një numër shqiptaresh edhe pse në një qarkore që ministri i Punëve të Brendshme, Qamil Papa, i dërgonte Prefekturës së Tiranës e bën me dije se pjesa më e madhe e prostitutave janë të huaja "shumica e personave në vendin tonë janë të huaja", dhe për këtë arsye ai kërkonte kujdes maksimal nga ana e ministrisë për kujdesin dhe vizitat e këtyre femrave. "Vizitimi i tyne ka nji randsi shumë të madhe nga pikëpamja e ndalimit të përhapjes së sëmundjeve veneriane, sepse një pjesë e tyne kur takson të vizitohet nuk u bahet nji vizitim shembullor". Këto janë fakte që tregojnë qartë se numri më i madh ka qenë i femrave të huaja dhe për këtë arsye dhe përkujdesi do ishte më i madh. Problem për të gjitha strukturat përkatëse nuk ishte fakti i prostitutave të mbledhura në shtëpi publike apo në garsoniere, siç quheshin atëherë, por problemin më të madhe e hasin tek femrat që ishin shpërndarë anekënd Shqipërisë, duke mos pasur mundësi kontrollimi nga mjekët.

Meqenëse pjesa më e madhe e prostitutave kishin ardhur me ushtritë të cilat erdhën në vendin tonë, kjo i vinte organet kompetente në vështirësi të shumta për numërimin dhe kontrollimin e tyre. Prandaj dhe masat që merreshin ishin më të rrepta për prostitutat e huaja. Në të gjitha rregullat që bashkia vendoste një pjesë të mirë të tyre ua kushtonte këtyre femrave të cilat nuk ishin shqiptare.

"Të gjitha gratë publike që ushtrojnë çiltazi (hapur) profesionin e kurvënies qofshin të huaja ose shqiptare, pa asnji përjashtim të detyrohen me nji herë me u mbledhe dhe më qëndrue në mënyrë përmanente në këtë ose këto ndërtesa".

Ky ishte një nga rregullat që Këshilli Bashkiak vendosi me datën 26.07. 1935 për femrat publike të huaja apo shqiptare qofshin ato.

Asnjë femër publike që ushtronte këtë profesion nuk lejohej t'i jepej një leje banimi për të jetuar në një shtëpi të sajën, por vetëm brenda shtëpisë publike. Ky rregull cenonte më së shumti femrat e ardhura se ato shqiptare, mbi të gjitha "përkëdhelte" femrat publike të cilat ishin nga Tirana, pasi ato ndryshe nga femrat e tjera mund të gjenin strehim nëpërmjet të afërme të tyre. "Të mos i lejohet leje banimi as nji kurve në Tiranë për me banu jashtë shtëpive publike". Ky rregull tregon më se qartë masat e marra për vendin ku ato banonin. Kjo nuk bëhej vetëm për arsyet e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, por në mënyrë që edhe ato mos të kishin mundësi ta ushtronin profesionin rrugëve, pasi një pjesë e mirë e fitimeve shkonte siç dihej në arkën e shtetit. Të gjitha gratë të cilat nuk pranonin t'i nënshtroheshin vizitës mjekësore në mbarë viset e mbretërisë shqiptare, ose nuk pranonin të mblidheshin në shtëpitë publike përkatëse, merrej masa e menjëhershme për largimin e tyre nga Shqipëria drejt vendlindjes se tyre. Pjesa më e madhe e femrave publike të cilat vinin nga jashtë më së shumti e ushtronin profesionin e tyre fshehurazi nëpër magazina, bare e kafene. Numri i këtyre femrave që ushtronin profesionin në këtë mënyre nuk ishte i pakët dhe ky përbente një rrezik të madh për sëmundjen e sifilizit dhe shumë sëmundjeve të tjera ngjitëse, pasi të gjitha këto vepronin jashtë të gjitha rregullave dhe kontrolleve mjekësore. Duke parë që në të gjitha dokumentet rregulloret posaçërisht niseshin për t'u bërë për femrat publike të huaja, pasi ato ishin dhe me problematiket. Aty kupton qartë që numri më i madh i femrave publike ka qenë i huaj. "Jemi të mendimit që gratë prostituta që nuk i shtrohen vizitës mjekësore të internohen në vende të tjera tue u largue në ketë mënyrë nga kryeqyteti. Ketë dispozitë rregullorja e vjetër e parashef vetëm për prostitutat e huaja. Por edhe po të aplikohet për vendaset do të jetë mjaft e dobishme", kjo ishte një letër tjetër që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Abidin Nepravishta, i dërgonte Ministrisë së Punëve të Brendshme. Qarkoret dhe rregullat ishin shumë të prera dhe asgjë nuk i kthente më mbrapsht. Nëse këto femra nuk do i bindeshin urdhrave,ato menjëherë largoheshin nga vendi ku ushtronin profesionin drejt vendlindjes apo jashtë Shqipërisë, andej nga edhe kishin ardhur, për asnjë lloj arsyeje apo justifikimi ato nuk lejoheshin të rrinin në vendin ku e ushtronin prostitucionin fshehurazi. Duke qenë se femrat të cilat ushtronin profesionin jashtë shtëpisë publike punonin vetëm për hesap të tyre dhe pa shtuar as një qindarkë në buxhetin e shtetit. Gjithashtu edhe pronarët e bordellove kanë qenë karshi të huajve, edhe shqiptarët. Shtëpia më e suksesshme publike në kryeqytet ka qenë pronë e një italiani, i cili kishte ardhur në Shqipëri.

Sa vihet re në arkivat e shtetit, tek ju hedh një sy emrave të prostitutave, vihet re një numër i madh femrash shqiptare që ushtronin profesionin e prostitutës. Sidoqoftë kjo nuk para pranohej hapur në atë kohë. Për herë të parë ekzistencën e prostitucionit e përmendi Migjeni, ndërsa ai cilësohej si tabu.



E kush mund ta mendojë se sot në vendet më të populluara e më të frekuentuara ka pasur shtëpi publike?! Ndër lagjet më të përfolura sipas dokumenteve të prefekturës, bashkisë e komisariatit të policisë në vitin 1934, kanë qenë "Zogu i Zi", "Bërraka", sot lagjja në fund të bulevardit "Zogu i Parë", "Shallvaret" e shumë të tjera.

Duke qenë se këto ishin vende të populluara, në bashkinë dhe në prefekturën e Tiranës paraqiteshin shumë kërkesa për largimin e tyre nga ato vende dhe mbledhjen e të gjitha grave publike në një shtëpi të madhe. Ishte koha kur zyrtarët e lartë të kryeqytetit ishin në panik nga një "epidemi" sifilizi e sëmundjesh të tjera veneriane.

Duke qenë se nuk kishte shtëpi të stacionuara dhe mjaft prej atyre që quheshin femra publike punonin të përhapura në zonat e banimit, rrezikohej dhe përhapja e sëmundjeve tek njerëzit e tjerë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës në vitin 1934 Abidin Nepravishta i dërgon një shkresë Ministrisë së Punëve të Brendshme ku e njofton se, në rrethin e Tiranës më shumë se 50 për qind e "grave publike" nuk shkonin te mjeku. "Kemi nderin të ju përsërisim se tue qenë se numri i grave publike që ushtrojnë profesionin e tyne këtu, kalon qindindhe ato të njoftuana prej Zyrës së Shëndetësisë, bashkisë janë ma se 50 (pesëdhjetë) vetëm nja 10-15 paraqiten për vizitim e natyrisht të tjerat si të sëmura e të mjekueme që janë, po përhapin sëmundje të rrezikshme, veçanërisht midis djalërisë. Për me detyrue së pakut ato të njoftunat prej organeve të Bashkisë për me ju shtrue vizitave të rregullshme mjafton t'aplikohen ndëshkimet gjobuese të përparme në Ligjin e rie të Bashkive, në kompetencen e Këshillave Bashkiakë.

Megjithëkëtë, një mungesë të nji rregulloreje të posaçme për prostitutat. Lutemi në këtë rast na ndihmoni aplikimin e gjobave që parashihen në Ligjin e Bashkive kundrejt personave që shkelin urdhnat e Bashkive të dhanuna për nevojat e shëndetësisë publike".

Ky ishte shqetësimi që kryetari i bashkisë i paraqiste Ministrit të Brendshëm, duke i kërkuar atij që të vendoste menjëherë rregulloren dhe ligjet për femrat që e ushtronin prostitucionin rrugëve dhe të atyre që nuk pranoni të vizitoheshin te mjeku. Rreziku ishte i madh.
Mjekët kishin identifikuar një numër në rritje të djemve me sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe kjo kishte vënë në alarm zyrtarët lokalë.

Për të gjitha këto shkelje kryebashkiaku iu lutej që t'i lejonin të aplikohej masa e gjobave të cilat përfshiheshin në ligjin e
bashkisë, kundër personave që shkelnin urdhrin e bashkisë, e cila kishte dhënë për nevojat e shëndetësisë publike.

Një tjetër ankesë për shtëpitë publike në mes të Tiranës do vinte dhe nga Komisariati i Policisë drejt Prefekturës të Tiranës. Ku në shkresën e saj ajo bënte dhe njëherë me dije se në qytet gjendeshin dy bordello, të cilat ishin me dhoma të pakta dhe jo të përshtatshme për bordello. Sipas kësaj, ata kishin dhënë shkak që "gratë publike të hapeshin sa nga njëra ana sa nga ana tjetër, duke banuar midis lagjeve të cilat ishin të mbushura me familje me emër, të cilat nuk kishin se si mos të ankoheshin për prezencën e prostitutave në lagjet e tyre. Ankimet e tyre po bëheshin herë pas herë për lagjet "Bërrakë" dhe "Shallvare".

Për këtë arsye prefektura duhej të merrte masa me qëllimin që nga njëra anë të shmangnin ankesat nga qytetarët dhe nga ana tjetër të kishin mundësi t'i mbronin nga sëmundjet ngjitëse, që mund të përhapeshin prej tyre. Por prapë se prapë kjo deri diku ishte e pamundur pasi gratë publike e ndërronin shpesh banimin e tyre. Në këtë mënyrë, atyre nuk u mbetej shumë kohë dhe raste për gjurmimin e grave që ishin të asaj rrugë.

Bordellot tashmë ishin bërë një problem shqetësues për familjet që jetonin për rreth, pasi frika sa vinte e ju shtohej nga dita ne ditë dhe për ketë bashkia duhej të merrte masa urgjente për rregullimin e situatës. Çështja e sëmundjeve ngjitëse po bëhej e rëndësishme, prandaj duhej t'i kushtohej një rëndësi e posaçme nga pikëpamja e shëndetit të njerëzve.

Për këtë arsye "komiseria e policisë" (komisariati) e shikonte të udhës që prefektura të urdhëronte bashkinë për të hyrë ajo në marrëveshje me njerëzit, të cilët mund të bënin rregullimin e bordellove. Në këtë mënyrë të ndërtohej një ndërtesë e madhe e cila të mblidhte të gjitha femrat që ushtronin profesionin e prostitutës aty.

Kjo ndërtesë do bëhej për arsye se këto femra kishin më shumë nevojë për kushte të tjera në bazë të rregullores. Për shkak të profesionit që ushtronin duhet te ishin më të mbrojtura dhe mos të jetonin me në ato kushte të mëparshme.

Për veç këtyre, ai person që do të merrte përsipër rregullimin e grave ne bordello, duhej t'i vini dhe atij ca kushte në mënyrë që të kuptonte dhe të zbatonte pikë për pikë sipas rregullores mbi rregullimin e grave, në mënyrë që këtyre grave t'ju siguroheshin të gjitha të drejtat për të cilat fliste rregullorja, duke përfshirë të ngrënin, të pirin, mirë pastrimin e sidomos për sa u përkiste të drejtave që drejtorët e bordellove merrnin të ardhurat e vizitave të grave, e cila deri në atë ditë ishte shpërdoruar nga rojtarët e bordellove. Deri kur u bë kjo kërkesë pranë prefekturës përgjegjësit
e bordellove kishin ndarë përfitimet përgjysmë, duke përfituar nga të ardhurat e femrave dhe i kishin lënë ata në një gjendje të mjerueshme.

Kjo ishte dhe arsyeja që i bënte gratë të dilnin nga bordellot dhe ta ushtronin profesionin rrugëve, duke përhapur dhe shumë sëmundje ngjitëse e mbi të gjitha sëmundjen e sifilizit, e cila ishte shumë shqetësuese për banoret e tjerë të ndershme dhe për këtë arsye duhej të merreshin masa të rrepta që rregullorja të zbatohej ashtu siç ishte shkruar në licencë.



Prostitucioni në Shqipëri, si funksiononte dhe sa i përhapur ishte



Dikur qytetet më të mëdha të Shqipërisë si Tirana, Shkodra, Durrësi, Gjirokastra, Korça, apo edhe vendet e vogla si, Kavaja dhe Puka,kishin shtëpitë publike të tyre.

Këto për një pjesë të mirë tënjerëzve nuk ishin problem, por kishte dhe një pjesë tjetër që nukmund ta duronte dot faktin që pranë shtëpisë së tyre të banonin ato që zyrtarisht njiheshin si "femra publike". "standard" fillon botimin e një numri dosierësh mbi historinë e atyre që quheshin "femra publike" dhe problemet që kishin ato.

Kanë kaluar mbi 67 vite nga ndalimi i ushtrimit të prostitucionit në Shqipëri, njerëzit ndoshta e kanë harruar, por ka edhe nga ata mosbesuesit të cilët nuk e besojnë se Tirana në '34, ka pasur dy shtëpi publike, madje edhe lagje ku vepronin "femrat publike" si "Bërraka" e "Shallvaret". E çuditshmja ndodh kur hyn dhe gërmon brenda arkivit të shtetit, pavarësisht se një pjesë të mirë të dosjeve të "zeza" është e pamundur që t'ju hedhësh të paktën një sy.

Në to ka emra femrash pafund, emra vendesh, pronarësh lokalesh dhe mjekësh të cilët janë kujdesur për "femrat publike".

Përshtypje në ato dokumente të bëjnë shumë gjëra, po e veçanta ndoshta edhe e çuditshmja qëndron në faktin se këto femra kanë pasur vëmendje nga pushteti lokal i Mbretërisë Shqiptare.

Çdo femër e pabindur karshi urdhrave mjekësore gjobitej me të holla, masa me burg deri dhe në heqjen e të drejtës për të ushtruar këtë profesion.

Femrat të cilat kapeshin duke e ushtruar profesionin më të vjetër në botë rrugëve, merreshin më forcë dhe dërgoheshin në shtëpitë publike.

Për këto prostituta nuk vihej vetëm rregullorja se ku do e ushtronin profesionin, por dhe vendi i tyre i banimit. Asnjë pronar bordelloje nuk mund t'i shfrytëzonte këto femra, çdo fitim ndahej në mënyrë të barabartë mes pronarit dhe femrës.

Që në vitin 1922 kur ky profesion filloi të ligjërohej, por edhe deri në fund të viteve 30 ishte vënë në fuqi vizita e detyrueshme të mjeku, pasi në vizitat e tyre të para pjesa më e madhe e femrave dilnin me sifiliz, diçka që ishte shumë e rrezikshme dhe vendi kërcënohej të përfshihej nga kjo sëmundje.

Për këtë arsye vizita të mjeku u vu me detyrim dhe asnjë femër nuk mund ta shkelte këtë rregullore, në të kundërt masat që merreshin nuk ishin vetëm pagimi i gjobës në të holla por dhe më shumë se aq, deri duke i përzënë nga "vendi i punës" dhe nga prefektura ku ato ushtronin profesionin.

Shpesh shtrohet pyetja nëse këto femra kanë qenë të huaja apo shqiptare, megjithëse ka dhe nga ata që duan të besojnë se në ato shtëpi publike ka pasur vetëm femra me kombësi të huaj, por kjo nuk mund të jetë aspak e vërtetë. Prostitucionin në Shqipëri nuk e kanë ushtruar vetëm italianët, gjermanët, malazezët, por dhe një numër i madh femrash shqiptare. Gjithashtu edhe pronarët e bordellove kanë qenë karshi të huajve edhe shqiptarët.

Për shumë kohë vihet re se pronarët e shtëpive publike kanë qenë meshkujt, por ky rregull filloi të ndryshoje. Për të hapur bordello në gjykate filluan të bëheshin kërkesa edhe nga femrat të cilat donin të hapnin shtëpitë publike.

Femrat që bënin kërkese kryesisht ishin ato femra, të cilat këtë profesion e kishin ushtruar dhe vete. Ndoshta duke e parë si një mënyrë të mirë fitimprurëse, filluan të mendonin se pse jo mos të ishin dhe ato pronare. Për hirë të së vërtetës duhet thënë se ato
e njihnin më mirë hilet e këtij zanati thotë në mes të tjerash në studimi e sajë për prostitucionin publicistja e mirënjohur shqiptare nga Tirana ,Dorela Paci.

Thirrja e një prostitute - "Ne do të pushtojmë Kosovën"

Shqiptaret e Kosoves jane mesuar te jetojne sipas nje kodi moral tradicional qe - ndermjet te tjerave - drejton edhe sjelljen e grave ne publik. Mberritja e prostitucionit te organizuar tregon se si shume gjera te tjera ne provincen e rrenuar, edhe ky kod po shkon drejt shkaterrimit.

 Dy vajza te bukura, me floke te verdhe qendrojne prane nje parkingu makinash ne oren nje te mengjesit ndersa levizja e makinave eshte teper e paket. Vetem pak kilometra jashte Prishtines, ne rrugen qe te con per ne Peje vajzat ofrojne "sherbimet" e tyre seksuale.

"Pesedhjete marka ora," thote njera ndersa kolegja e saj afrohet me teper prane makines qe ka ndaluar per te pare me mire klientin.

Prishtina, kryeqyteti i Kosoves, po shnderrohet ne nje cerdhe te qete per shume vajza te reja te cilat merren me "profesionin me te lashte ne bote". Elda, njera nga vajzat qe "punojne" tek parkingu, eshte vetem 18 vjec. Ajo eshte nga Shqiperia dhe ka ardhur ne Kosove vetem dy muaj me pare.

Ajo ka punuar me pare si prostitute ne Tirane, dhe ka ardhur ne Kosove per "te sjelle eksperiencen e saj per vajzat Kosovare". "Eshte nje pune e mire. Vajzat Kosovare te cilat duan ta bejne, nuk duhet te kene frike," shton ajo.
Prostitucioni ka qene nje dukuri e rralle por jo e panjohur perpara luftes ne Kosove.

Ne Prishtine, per shembull, nje e ashtuquajtur "shtepi takimi", "Hotel Park", ka qene prone e perbashket e nje Serbi dhe nje Shqiptari. Police Serb dhe paraushtarake si edhe biznesmenet Shqiptare kane qene kliente te rregullt. Pronari Shqiptar, Sebajdin Rexhepi, eshte gjetur i vrare ne rrethana te panjohura vitin e kaluar, ndersa partneri i tij Serb, i njohur ndryshe me emrin Bata, tashme eshte larguar nga Kosova.

Por prostitucioni ne Kosove po ndryshon. Prostitucioni i rruges, i cili eshte i jashteligjshem, po rritet ndjeshem ashtu si edhe numri i "mini bordelleve" ilegale. Ne Prishtine ka te pakten tre apartamente qe sherbejne si "mini bordelle". Zakonisht ne nje nga keto vende, te rehateshme dhe te rregulluara mire, punon vetem nje ose dy prostituta. Pothuajse gjithmone prostitutat jane "prone" e pronareve te apartamentit.

Sanija, nje e ve rreth te dyzetave, drejton nje bordello te tille. Ajo "ka punesuar" dy vajza te reja dhe fiton te pakten 2,000 € ne muaj. "Kemi dy ose tre kliente ne dite. Shume prej tyre jane te rinj, por ka edhe njerez me te vjeter ne moshe."

"Zonja na ofron falas ushqimin dhe fjetjen si edhe disa para per shpenzime te vogla," thote nje nga dy vajzat e Sanijes. Vajza e re e cila pranoi te fliste vetem duke mos dhene emrin, tha se familja e saj ishte nga nje fshat i vogel i Kosoves dhe se ata nuk e dinin se cfare bente ajo. "Ata e dine se une punoj per nje organizate humanitare," shpjegon ajo.

Prostitutat e rruges jane "prone" e disa protektoreve, disa nga te cilet jane biznesmen te sukseseshem.

Selimi , eshte rreth 35 vjec dhe pranon se ai drejton 12 prostituta ne rruget e Prishtines. Kater prej tyre jane nga Shqiperia dhe tre te tjerat nga nje fshat i vogel prane Prishtines.

"Ky eshte nje biznes i normal. Une i konsideroj ato si bashkepunetoret e mia. Ne fitojme te gjithe," thote Arbeni. Ai kundershton se vajzat jane nxjerre me force ne rruge. "Jo, jo," thote ai, "Ato te gjitha e bejne me deshiren e tyre. Askush nuk i detyron ato."

Ne Kosove po shtohen edhe prostitutat ne rradhet e studenteve te reja. Lulja eshte njera nga ato. Ajo tani po studjon per Jurisprudence dhe ka rreth tre muaj qe punon si prostitute. Ajo thote se studentet e rinj jane klientet e zakonshem te saj. "Une u marr studenteve shuma pak. I marr vetem 10 €. Fitoj 30-40 € ne dite," thote ajo.

Lulja thote se ajo njihte edhe te pakten dhjete vajza te tjera studente te cilat punonin si prostituta. Nje djale student nga Peja, i cili thote vetem inicialet e emrit te tij, S.C, thote se eshte klient i rregullt i ketyre prostitutave. "Eshte lire dhe mire, e cka te keqe ketu," thote ai.

Nje pjese e madhe e prostitutave te cilat punojne tani ne Kosove kane ardhur nga jashte provinces, nga Republika Ceke, Ukraina dhe Polonia.

Jeton B., nga Mitrovica, eshte kthyer dy muaj me pare nga Gjermania. Ai ka sjelle me vete dy vajza Ukrainase. Te dyja vajzat te thone fjalet me te mira per protektorin e tyre Shqiptar. "Ai sillet shume mire. Ne bejme punen tone dhe ai na paguan per kete," thote Julia, 29 vjec.

Zyrtaret e UNMIK (Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove) pranojne se ata e njohin problemin e prostitucionit ne Kosove. "Po ka disa raste. Disa dite me pare ne kemi kapur tre vajza ne rruge. Ato kishin ardhur nga Ukraina. Njera tha se e kishin rrembyer dhe e kishin sjelle ketu, ndersa nje tjeter tha se ishte larguar nga shtepia dhe kishte ardhur ketu per te punuar," thote Jack Seamson, ish shefi i hetimit te Policise se UNMIK ne Prishtine./2008/

Por Seamson nuk pranon qe UNMIK te kete hasur prostituta Shqiptare apo Serbe qe punojne ne rruge. Seamson thote se UNMIK eshte i vendosur te luftoje kete fenomen, vecanerisht prostitucionin e organizuar kriminal.

"Prostitucioni eshte i ligjeruar ne shtepite e takimit, por ne rruge. Ne do ta luftojme kete fenomen. Detyra jone e pare eshte te arrestojme keta njerez, protektoret, te cilet i nxjerrin keto vajza ne rruge, dhe jo viktimat," thote Seamson.
Ne Kosove, gjenden tanime 1,800 trupa te policise nderkombetare. Bernard Kouchner, Administratori i OKB per Kosoven, ka kerkuar 6,000 por kjo shifer akoma nuk eshte aprovuar. Disa zyrtare Shqiptare kane akuzuar policine nderkombetare se ka deshtuar ne luften ndaj prostitucionit ne rritje.

"Ka shume raste prostitucioni. Policia e UNMIK po punon shume ngadale per kete ceshtje," thote Avdi Rraci, nje zyrtar i Ministrise se Rendit Publik ne Qeverine e Perkoheshme te Kosoves./2008/

Rraci ankohet se anetaret e Ministrise se Rendit Publik nuk po lejoheshin te kryenin detyrat e tyre sic duhet dhe se kjo po shkaktonte nje rritje te aktivitetit kriminal. "Ne po perpiqemi te bejme punen tone, por ne jemi te shtrenguar nga policia e UNMIK," thote Rraci.

Ministria e Rendit Publik eshte pjese e qeverise se perkoheshme te krijuar nga ish udheheqesi i UCK, Hashim Thaci. Zyrtaret e kesaj ministrie thone se ata kane te gatshem 1,500 vete per te formuar berthamen e nje force te re policore ne Kosove, nen kontrollin e OKB.

Prostitucioni po lulezon jo vetem ne Prishtine por edhe ne qytete te tjera te Kosoves. Ne Prizren, ne jug te Kosoves, restoranti "Skenderbeu" eshte shnderruar ne nje shtepi takimi ilegale. Shoferet e kamioneve nga Shqiperia jane klientet me te rregullt te "Skenderbeut". "Kjo eshte menyra me e mire per tu qetesuar pas nje udhetimi kaq te gjate nga Tirana," thote Gjergji, 36 vjec, ndersa ngjitet ne katin e siperm ku ndodhen dhomat. Azemi, nje kamarier qe punon ne nje lokal ne qender te qytetit thote se "ka te pakten tre vende te ngjashme me kete ne qytet".

Vende te tilla ekzistojne edhe ne Mitrovice, Gjilan, dhe Ferizaj. Ne Prishtine, mund te gjesh prostituta ne restorantin "Mars" dhe ne nje klub nate ne Sllatine, vetem pak kilometra jashte kryeqytetit.

Shkaterrimet e medha te shkaktuara gjate luftes kane detyruar nje numer te madh njerezish te transferohen nga zonat fshatare ne qytete, te pakten per te kaluar dimrin. Megjithe ekzistencen e nje kodi te rrepte moral, i cili eshte akoma me i rrepte ne komunitetet rurale, disa vajza nga familjet fshatare po i futen rruges se prostitucionit.

Mr.sci.Mahmut Germizaj, nje psikolog nga Prishtina argumenton se "ky fenomen nuk eshte dicka e re, ai ekziston edhe ne vende te tjera, vecanerisht ne ato qe sapo kane dale nga nje lufte si Kosova." Ai shpjegon se "prostitucioni, si nje fenomen social ne Kosove, eshte zhvilluar si rezultat i ndryshimeve te medha ekonomike dhe sociale, te cilat kane ndodhur ne shoqerine tone pas luftes."

Sipas Germizaj, "kjo gjendje eshte rezultat i mungeses totale te institucioneve adekuate dhe keshillimit qe ato duhet te ofrojne. Asnje organizate vendase apo e huaj nuk eshte e perfshire ne parandalimin e fenomeneve te tilla, perfshire edhe prostitucionin."

Por zhvillimi i rrufeshem i kesaj industrie te prostitucionit, vecanerisht i asaj qe perfshin edhe vajzat Shqiptare ne Kosove, eshte nje realitet i veshtire per tu pranuar nga Kosovaret. "Prostituta Shqiptare?! Une nuk e besoj kete. Ne kemi nje kod te forte moral," thote Samiu, nje kepucar nga Prishtina.

"Ato qe dalin ne rruge dhe shesin trupin e tyre nuk jane Shqiptare. Ne se ka ndonje Shqiptare te tille, ato duhet te ekzekutohen," deklaron Ahmeti, 50 vjecar nga Prizreni.

Por per disa te tjere, shfaqja e prostitutave ne rruge eshte nje shenje civilizimi. "E pse jo?! Ne mund te shkojme drejt botes se qyteteruar vetem keshtu. Ato jane vajza te guximeshme," thote Agroni, pronar i nje dyqani tekstilesh. Ai pranon se viziton prostitutat te pakten tre here ne jave. "Une shkoj shpesh tek ato. Perse nuk duhet te shkoj?"
Pavaresisht kodit te forte moral te Shqiptareve dhe refuzimit te shume Kosovareve per te pranuar realitetin e prostitucionit, numri i vajzave te perfshira ne te po rritet cdo dite.

Forca policore nderkombetare, e cila tashme nuk po perballon dot rritjen e krimit ne pergjithesi dhe dhunen nder etnike, do te perballet me nje detyre te veshtire per te kontrolluar kete trafik fitimprures. "Ne do te pushtojme Kosoven," thote Elda, perpara se te hypi ne nje BMW blu te nje klienti e cila zhduket me shpejtesi ne terrin e nates ,shkruajnë gazetarët investigues lidhur më temën “Prostitucioni” z. Imer Mushkolaj dhe z.Mentor Shala.

Kosova pushtohet nga shtëpitë publike…

Kryesisht jane femra te ardhura nga ish shtete e bllokut socialis ,por shpesh ka edhe shqiptare.

Kosova pushtohet nga shtepite publike. Sipas raportit te perpiluar te Organizates Nderkombetare te Migracionit (“IOM”International Organization for Migration) ne Kosove sot ekzistojne 266 bordello. Grafiku i pergjithshem i ketyre shtepiave publike eshte i perhapur ne pothuaj te gjitha qytet kryesore. 

Nga një ish raport PK  rezulton se " Prishtina ka  patur 47 te tilla, Fushe Kosova 14, Gjilani 11, Ferizaji me rrethine 74, Peja 12, Mitrovica 17 dhe Prizreni 43". Ja, kjo eshte "fizionomia e investimeve reale" e politikes demokratike dhe e "reformatoreve" te demokracise ne Kosove.

Dhe, nuk ka dyshim se, derisa ne Kosove te "bluajne mullinjte e prostitucionit" dhe te zhvillohen format e tjera te reketimit dhe kriminalitetit kunder interesit te pergjithshem te politikes nacionale shqiptare, nuk mund te mburremi para botes, se Kosova po shkon drejt zhvillimit demokratik dhe integrimeve transatlantike.

Per t'i pezulluar dukurite e tilla negative me te turpshme, dhe me te demshme per nje shpoqeri normale, kerkohet vendosmeri dhe strategji e caktuar nga organet dhe institucionet me competence te qeverise se Kosoves(të dhenat:01-05-2003).

Gazetari nga Prishtina Kujtim Konushevci thotë:|” Se kjo aspak nuk eshte nje lufte e lehte dhe pa "therra", ka deshmuar edhe vrasja mizore e kryearkitektit te Drejtorise per Planifikim, Zhvillim dhe Urbanizem te Prishtines, Rexhep Luci ne banesen e tij ne lagjjen Dardania, me 13 shtator 2000.

U vra nga dora kriminale e injorances shqiptare, e cila u orvat qe Prishtinen e urbanizuar dhe te lulezuar nga arkitekti me i shquar shqiptar, ta shnderroje ne nje "kasabe nomadesh" te kohes se gurit. Cka do te thote kjo, si mund te arsyetohet kjo para popullit?

Thjesht, kjo do te thote, vetem nje njeri sich ishte Rexhep Luci nuk mund ta mbroje familjen e vet as Prishtinen nga shkaterrimi dhe rrenimi i eger "demokratik", kur te tjeret jane te korruptuar deri ne fyt.

Kur te tjeret jetojne troq prej korrupsioni, droge dhe prostitucioni.

Prandaj, krejt e logjikshme eshte se krimi nuk mund te luftohet me krim. Ose me thjesht hajni nuk mund ta luftoje hajnin. Kete e vertetuan edhe mbeturinat e pushtetit ushtarak-policor te Qeverise se Serbise, te cilat per interesa te tyre te mafise nentokesore, te primitivizmit dhe ultranacionalizmit serb, e privuan nga jeta,prof.dr. Zoran Gjingjiqin, kryeministrin liberal te Serbise”,shkruan gazetari Konushevci...

Ne Kosove jane rreth 10.000 ushtare te KFOR (Kosova Force -Ushtria e Kosoves) dhe Eulex-it te perbere nga shtetet perendimore. Nga keta 10.000, shumica absolute (me shume pak perjashtime) jane meshkujt qe sic dihet, kane kerkesat e tyre seksuale.

Plus kesaj, jane edhe diku rreth 5.000 persona qe vijne nga shtetet e huaja dhe punojne ne Administraten e huaj te instaluar ne Kosove qe eshte dege e OKB-se, dhe quhet UNMIK (United Nations Interim Administration Mission in Kosova),Eulex-it dhe qe sic dihet pra, kane edhe ata kerkesat e tyre seksuale (kjo administrate eshte e perzier sa i perket gjinise).

Derisa keta te fundit, jane te lejuar te marrin familjet e tyre me vete, ata te paret nuk jane te lejuar. Kjo tek ta krijon presione dhe imponon kerkesen e "sherbimeve" te tilla si prostitucioni...

Ne Kosove, nuk ka ose ka shume (me te vertete shume) pak prostituta shqiptare. Shumica jane te ardhura nga vende te lartecekura dhe vijne ne Kosove pasi te mashtrohen nga tutore te ndryshem, kryesisht shqiptare/ballkanase (me shqiptare, nenkuptoj shqiptare te Kosoves kryesisht po edhe ndonje mik a grup nga trojet tjera shqiptare).

. Per ta prere ne rrenje korrupsionin dhe tere biznesin e korruptuar ne Kosove, nevojitet aksion i perbashket dhe i organizuar i te gjitha forcave politike ne Kosove. 

Kete mobilizim nuk mund ta inicioje, as te beje askush tjeter perpos Qeverise se Kosoves. Natyrisht, kjo duhet t'ia filloje ketij aksioni me ndihmen e menjehershme te "politikes bulldozher" ne rrenimin pertoke te te gjitha atyre pasurive te paligjshme (shtepive, firmave, objekteve, bordeleve, hoteleve, moteleve etj.) te titullareve mafioze shqiptarë apo proserbe, te cilet deri tash,duke zhvilluar transaksione te ndryshme tregtare dhe kontrabandiste me Serbine, jane pasuruar dhe kane krijuar kapital te paligjshem, duke e shfrytezuar dhe varferuar popullin deri ne palce.

Si pasoje e kalbesirave te transaksioneve tregtre dhe ekonomike shqiptaro-serbe, sot Kosova ka me shume bordele te "hamshoreve biznismene" sesa spitale, sesa qendra rehabilituese per personat e retarduar nga lufta dhe gjeoncidi serb, sesa shtepia dhe banesa per fitimtaret dhe invalidet e luftes heroike chlirimtare te UÇK-se.

...

Tragjedia e mishit te bardhe shqiptar

Nga nje bashkepunim i ngushte mes punonjesve te zyres se Antitrafikut me perfaqesuesit e pushtetit lokal ne te gjithe vendin, thuhet se rreth 5192 femra shqiptare sot punojne si prostituta ne Europen Perendimor kryesisht ne Itali, por edhe ne vende si Greqi, Angli, Belgjike, Spanje dhe Kosove. Duket sikur nga raportimi i policise antitrafik sot disa nga familje shqiptare nuk e kane dhe shume problem te pasur e nje prostitute ne shtepi...

Mantenuetat shqiptare

Jane vajza shume te bukura, te hajthme dhe te mahnitshme nga paraqitja. Do t'i shohesh te ndalojne ne kafenet e kryeqytetit, me nga nje benz te zi ose makine tjeter luksoze, te takojne miqte e shkolles se mesme me nje tufe celesash ne dore. Nuk kane arritur akoma moshen e arte, 20-25 vjec dhe kane nje apartament luksoz ne koke te tyre dhe nje rroge fikse me te cilen mund te mbijetojne aq sa "i dashuri" i tyre te jete gjalle edhe pse me te mencurat dhe ato me me eksperience i kane vene ca para ne banke. Jane vajzat qe kane shitur lirine dhe enderrat rinore, per nje te dashur mesoburre dhe biznesmen. Jane vajzat "me fatlume" per disa te rinje qe nuk e kane kuptuar kurre se c'eshte jeta. Shitja e se ardhmes se tyre nuk eshte i vetmi mekat qe i kane bere vetes.

Drejt të vërtetës

Edhe pse sot nga te dhenat e policise flitet per 5 mije vete, e verteta eshte nje shifer rrenqethese. Numri i vertete i prostitutave shqiptare neper bote eshte 30 mije. Sot pjesa me e madhe e tyre jane kthyer ne makina fitimi per tuturet, dhe tashme nje pjese te madhe te tyre nuk i fuknsionon me mendimi. Pse jo duke diktur ashpersine e shqiptareve, nje pjese e madhe e tyre nuk reagon, duke iu nenshtruar fizikisht dhe menderisht si skllave. Ne rruge te pambrojtura, mes erresires dhe mungeses se dinjitetit, i jane nenshtruar fatit te keq, si te jete pjese e jete se tyre. Atyre nuk i del me perkrah askush...
Lexoni  edhe : http://floart-press.blogspot.com/2008/09/rruget-ku-lulzon-prostitucioni-shiten.html

Koment ne Facebook.com  :

Drit Syri


Drit Syri 
Fatalitet i madheshtise se emerit 'Femer' ne shkallen me te ulet ...eshte nje rrezik i madh dramatik i shoqerise njerzore ,por sidomos edhe per ate Shqiptare..''Gabimet mbesin nje njolle e pashlyeshme atehere kur nuk ndergjegjsohen nga vete individi,apo nga shoqeria qe e rrethon individin..'' Ju pergezoj z/Bruqi qe si gjithmone shkrimet Tuaja,jane mesazhe qe permbajne vlera,dhe per kete shkrim te rralles sot,keni bere nje analize mjaft te hollesishme dhe mjafat te shpjegueshme dhe mjerisht e dhimbshme dhe rrenqethese..Pasi Intelkti i Femrave ,eshte nje dominim i plote i te gjithe Njerzimit ,qe kerkon te shikohet me perparesi,dhe jo me percmim..!Ju,faleminderit!!

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri