I dua të gjitha stinët

Shqiponja Axhami ka mbaruar Universitetin e Tiranes  dega Gjuhe – Letersi. Eshte drejtoreshe e shkolles se mesme te pergjithëshme ne Kukës. Ka ne shtyp nje liber per femije dhe nje tjeter me poezi. Ka botuar novelen me titull  “Psheretima prane shelgut Lotues”



JAM TRËNDAFIL  NË DIMËR

Fli tani i dashur… fli qetësueshëm,
Merri ëndërrat dhe qepi në një jastëk të vogël.
Hë pra, fli se dua të kuqen e syve përgjumur nga malli!
Jam një qënie e ndërmjetme,
Më thirr trëndafil dimri,
Ngjaj vesë ngricash, asgjë s’mi prish petalet.
Për sa kohë avulli i frymës tënde në qënien time shpërndahet,
Jam trëndafil në dimër, i trembem veç këputjes.
Fli pra fli i dashur…fli qetësueshëm!
Do ti marr ëndërrat...
Do të pres pak flokë mbi to,
Që ti ruaj në rrënjët e mia…
Ah, kurrë mos e harro..

Jam një qënie e ndërmjetme, trëndafil në dimër.
Për sa kohë që fryma jote tek unë shpërndahet,
Mos harro të marrësh frymë mbi mua çdo sekondë,
Ndryshe…
Ndryshe do shkërmoqem si duhani i plakut mbi lullë.
Nëse mundesh thithe atë tym …
Merrmë me frymë...

Fli i dashur...
Fli loçka ime...fli qetësueshëm,
Unë jam trëndafili yt në dimër...


HEDH RRJETAT

Më fal i dashur...ku netëve si e marrë
Hedh rrjetat e mendimit si peshkatar i vonuar,
Më fal kafshim-puthjen ta lash në gjysëm,
Rrjetat e mia janë të vrazhda
Grisin pelerinën e anijeve
Në prag fundosje.
I mëshojnë në bark lehonës
Të lind pa dhimbje,
Mbulojnë trishtueshëm
Lypsarin, që mardh rrugën
Rrufepritës mëshohem si murg
Shtëpive të fëmijës.

Kafshueshëm me lotin kapërdihem
Si verë – uthull.
Më fal, i dashur,
Që ta lashë në mes kafshim-puthjen!
Rrjetat e mia janë të vrazhda
Tek i mbledh muzgjeve të përflakura.
Shoh që mes tyre si peshk i vogël
Dihat për pak ujë, Shpresa...

Rrjetat e mia lëshohen horizonteve
Si litarë emblem,
Të asaj që quhet brishtësi  e nesërme...


DUART

Mi lërë duart, zbritmi pemëve të kaltra
Të mesnatës së fundit,
Më duhen ata duar që të mbrohem..
I dua ato duar ti puth rreshkëm,
Kur buzët ngjiten heshje.
I dua ato duar,dhjetë gishtërinj
Si dhjet miq të mire
Të më dridhen flokëve të lara me djersë.
Ankthesh netve të gjata,
I dua ato duar shpata
Me njërën të pres ditën e ligë,
Me tjetrën prekshëm të rrëshqas-ujë.
Më lerë dy duar, më beso...
Kubetë e qiejve do i shpoj me to!


JAM NJË VIOLINË NË DËBORE

Unë, jam një violinë në bore!
Dihas pambarimisht që telat mos të më ngrijnë,
Gjinjtë e bardhë të dëborës varen turpshëm
Rreth gushkuqëve
Që vënë këmbët mbi tela.
E unë zë vajtoj erën
Që i shkrin të gjitha.

S’jam gjë tjetër veç një vjolinë mbi bore!
Poshtë brinjëve ndjej rrëkezën e pranverës
Që kërkon të këndojë.
Një kufi ndarës mes të ftohtit dhe të ngrohtit.
S’jam tjetër veçse një violinë mbi bore!
I dua të gjitha stinët,
Veç vjeshta më la gjethe-plagë në kraharor.
........................................
S’jam tjetër përveç se  një vjolinë mbi borë,
Mollëzave të tua drithërohem dhe zë këndoj!


ËNGJËLL ME PANTALLONA

Më ndjek nga pas zëri i këmborëve,
Ndjej mes duarve fërkimin e frerit të kalit.
Kokrrat e grurit më ngjiten gjoksit
Si bluzë e bekuar  bukëvalë.
Eshtrën e të parëve e ngjis  shpatë,
Rend kubeve të lartësive
Pa i bërë dëm kujt,
Trokun e kalit e ngjyej rrezeve
Shkërmoq mbi tokën time farën e vargut,
Dhe pres papirus ti shfletojë kalimtari i lodhur.
Ngazëllyeshëlm s’më trëmb më koncepti, Kohë.
Rëndshëm eci mbi tokën time,
Veten e ndjej ëngjëll me pantollona!

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri