LotI prek zemëren,



Poezi nga: Syriha Ademovi

Syriha Ademovi

SILUETË E HËNËS


Siluetë e hënës në ikje,
braktisi natën e errësirës;
nata,
ngrysë prej ikjes së saj
fiku dhe yllin e fundit;
ti, hënë nazikja,
i mungove edhe afshin e puthjes
së lamtumirës…
Ashtu edhe unë,
s’gjej forcë të të kërkoj,
por di se je fshehur dikun,
dhe më ndjek,
ke frikë të flasesh -
strukur rrokullisesh
si gjethja që kërkon
t’i fshihet dimrit të akullt.
Ti fshihesh
për të më ndejkur
pa degjuar zërin tim
të mekur
pa Ty,
ndërsa një lot prek zemëren,
ashtu si shiu kur prek token..
por …. Ah …. Por …
Ti afrohu.
Afrohu,
se gjuha e dashurisë
s’është vrastare:
Afrohu,
edhe një puthje e hidhur
emrin përsëri
puthje .. ka ….
Ajo thote të vërtetën.

KËPUTA ZINXHIRËT


Nga malli i pritjes
ia këputa zingjirët zemrës
të vij tek ti.
Për një çast
fryma m’u ndal,
ashtu siç ndalen akrepat
kur bien një e mbi një.
Pa pritë
ndala prane qiellit
të zemrës tënde
të ndez një qiri,
një qiri të vetëm,
dhe të përshkoj përtej
dritës së tij
frymën time.
Kur qerpikët, në heshtje,
shterruar nga lotët e mallit,
do mbyllen,
atëherë heshtja do të thyhet:
Puthjen do të prek, përmalluar.


Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit