Si nje nina-nana e harruar nga femijnia se largu me erdhi letra jote, nene !


Vasil Qesari ka lindur në Vlorë dhe ka kryer studimet e larta në fakultetin Histori – Filologji ( dega gjuhë – letërsi ). Për shumë vite ka punuar si korrespondent i Radio – Televizionit Shqiptar në Vlorë. Në janar të vitit 1997, krijoi kanalin e parë televiziv lokal të pavarur në Shqipëri, të quajtur Teleblu. Aktualisht jeton në Francë dhe punon si gazetar - reporter në kanalin televiziv francez France 3. Prej vitesh është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë Francezë si dhe veprimtar i organizatave të njohura “Reporters sans frontière” e “Amnistie International “. Mbas botimit, në mars 2000 nga Toena, të librit “44 ditët e Teleblusë”, autori paraqitet më pas para lexuesit me librin e tij të dytë “Post – scriptum për diktaturën”, gjithashtu ka botuar librin ''Misteri Montekristo''.

Dy fjale...

...Keto vargje jane shkruar para me teper se 30 vjetesh, ne Shqiperi, ne terrin e jetes totalitare. Ato jane ruajtur ne fshehtesi dhe sekret te plote e i prezantohen per here te pare lexuesit. ( Ne se, gjate periudhes se sistemit stalinist, autori i tyre do te guxonte t'i bente te njohura ato, qofte edhe ne nje rreth teper te ngushte, ai rrezikonte nje denim prej 8 gjer 10 vjetesh burg. Nuk kane qene te paket te rinjte e asaj kohe qe perfunduan ne te tilla rrethana tragjike ). Keto poezi jane shkruar naten prandaj edhe une i kam quajtur ato Lulet e Nates. Lulet e Dites, aso kohe shkruheshin prej poeteve zyrtare e ato ishin aleate te Mashtrimit. Kurse poezite e mia kishin te benin me Naten e krijesat e saj: enderrat, trishtimin, makthet, friken e terrorin. Kesisoj, keto vargje, ne nje fare menyre, jane shprehje e Poezise se Heshtjes. Ato jane jo vetem pengu e trishtimi por edhe zeri e klithma e saj. Ishte pikerisht kjo arsyeja, pse aso kohe, heshtja u be Kisha ime e poezite e mia Altari i saj, ku une vija per cdo nate vazot me Lulet e mia te Nates. Keto vjersha, te cilat jane shkeputur nga nje vellim i plote e me i gjere, nuk e kane pare kurre driten e diellit. Ato jane kenduar naten, pa ze e ne heshtje. Ato kane qene te destinuara vetem per syte, veshet e mendjen e nje individi. Eshte hera e pare qe ato dalin perfundimisht nga heshtja. Ja pse, autori, pikerisht tani u thote atyre: "Mirese lindet e rruge te mbare!". Ky urim vlen njekohesisht edhe per vete ate, i cili edhe pse i polli nga shpirti, ka kohe qe i ruan brenda tij ashtu si kanguri foshnen ne marsup...

Simbad Detari (Vasil Qesari)


VARGJE GRI...

Ketu ditet
jane te shkreta
gri e rruget pa njerez.
Ketu shtepia ime eshte gri
e gurret e saj te ftohte si blloqe akulli
Edhe catia eshte gri si qielli
me re i nentorit...
Ketu gjithecka eshte gri,
edhe shtepite, edhe njerezit
edhe shpirti...

Vlore ( 1971 )


LULE NIKOTINE

Mbi dheun e vazos ku rritet nje kaktus ekstravagant
sonte shtypa plot dhjete cigare te pira pergjysem.
Kaktusi im, fodull e koketrashe, mblodhi buzet
kur pa te mbijne rreth tij ca lule të verdha nikotine.
Une qesha.
Ne fytyren time u vyshken rrudhat e merzise...

Vlore ( 1973 )


SI DIOGJENI ME KANDIL

Diten e Naten,
kur qesh e kur merzitem,
si kafshet ripertypese
bluaj ne mendjen time
Ushqimin e Djeshem:
- kujtimet, dashurite, enderrat...
E nis te kerkoj mes tyre,
si Diogjeni me kandil,
mos gjej nje fije Shprese.

Tirane ( 1969 )


PORTRETI IM

Merzitja e Dhimja perbejne hirin
e zjarrit tim qe flakeron prej kohesh,
te syve te mi me bisht ( kujtim nga nena )
plot drite, dhemshuri dhe kuriozitet...
Te kesaj goje qe pi vetem ujin e shqetesimit,
te profilit tim te konsumuar nga erozioni i
varferise, lodhjes e trishtimit,
te dhembeve te rralle, gure te gjymtuar
nga myshku i pafjalesise,
te flokeve te djegur nga dielli medhetar,
te trupit tim te paket nga trashegimnia,
femijnia e varfer, ushqimi e letargjia.
Per pak kohe c'do te mbetet nga gjithe kjo?
Pergjigjja eshte e lemerishme, o shpirti im!
Asgje, veçse nje skice e zbehte qe harrohet,
humbet e vdes ne vetmi.
E qe koha - kjo plake e neveriteshme-
çdo dite e fshin me leckat e saj te felliqura.
Megjithate, o plake shtrige,
ti nuk do te fshish nga e imja memorie
ato qe ishin Deshira dhe Mendimi im!...

Backe - Skrapar ( 1971 )


REVOLTE

Revolte!
Gjer kur do qendrosh ne heshtje
ashtu si vullkani qe pret termetin te bucase?
Revolte, gjer kur do qendrosh ne pranga,
e burgosur per gjithnje?
Revolte?!
Gjer kur do te mbetesh revolte?
Durimi me nuk pret,
ngrehu revolte!

Tirane ( 1970 )


MES QINDRA KUJTIMESH

Mes qindra kujtimesh
qe memoria ime e lodhur kerkon
Mendoj me te lartin, sublimin.
E shpesh i bej pyetje vehtes:
Kujtim te tille a ka?
Ne momente te tilla,
koshienca ime kap
vetem fragmente dhembjesh,
merzitjesh
e trishtimi...


O DHIMBJE USHQIM M'U BEFSH !

O dhimbje qe prej shpirtit buron,
Djall i verdhe veshur me roben e merzise,
Pse zemren e mendjen m'a pushton?
Ushqim m'u befsh!... Pa ty s'mund te rroj...


ILUZION

O zemer, mos u genje!
Jo!.. Jo!...
Prit pakez dhe e drejta
do fitoje!
Mos beso, jo! Se djalli, krahet e engjellit
valvit ne ere...
Mos u genje, zemra ime, jo!
E ti, o mendje, mos u turbullo...
Prit... Rete do ikin,
bryma do te zbrese
e dielli nefund do ndriçoje...

Tirane ( 1969 )


PA TITULL

Me pelqen te rroj ne nje bote capkene
ku njerezit te dashurojne pa frike.
Zemra te mos dritherohet e dimrit pluvial
shi trendafilash te bjere ...

( 1969 )


SPLEEN SHTATORI

Cdo mbremje, ne koken time te dhembur
Qe ne mijra mendime lengon,
nje gjarper jeshil pik-pik helmin derdh.
Cdo dite,
në koken time te rende si pesha e Atllasit
nje dare shtrengon fort
e dhimbjet me tam-tame ne nje farke m'i çon.
Kerkon ajo dare koken e gjarperit te prese,
kerkon ajo vare koken e gjarperit te shtype.
Por gjarperi mbetet i gjalle e tam-tamet gjemojne
si jehona kembanash qe ndjellin llahtari...

( 1970 )


PA TITULL

Edhe dielli mund te ftohet
e akujt te mbulojne gjithcka.
Dhe vjollcat mos te celin,
vera mos te vije me.
Por jo, jo, syte e tu nuk do te vdesin kurre !...

( 1970 )


NATE E BARDHE

Nate. Jashte bie bore...
Natyra si piktore surealiste
skicon peisazhe të frikeshme.
Ftohtesia e qiellit puth token
e pemet te tkurrura nga ngrica
levizin gjymtyret e tyre te sakatosura
duke thirrur:
-Pak diell! Pak diell se vdiqem!
Bardhesia qendron e varur kudo,
ne fusha, male e horizont,
si carcafet e nderur ne muret e spitaleve
te semundjeve infektive.
E une s'arrij te fle.
E bardhe per mua kjo nate
si qindra te tjera.
Dhimbja e zemres me bezdis ne kraheror.
Nje qenje e padukeshme e mizore
Perdite ben te vdese diçka perbrenda ...

Backe - Skrapar ( 1972 )


LETRA E NENES

Si nje nina-nana e harruar nga femijnia
se largu me erdhi letra jote, nene !
Letra jote e pare, sa shume e kam pritur...
Nene e dashur!
Shkrimi yt si hieroglifet egjiptiane
ka me teper dashuri se Kleopatra per Qezarin.
Ti shkruan pa pike e presje si dekadentet,
po ne letren tende ka me teper dhembshuri
sa gjithe bota e tyre e vogel si lajthi.
"Te puth ne syte e bukur !" -shkruan ti
e une mendohem e them me vehte:
"Ku e gjeti nena ime kaq poezi?!".
Falemiderit, neneza ime,
te tille gezim s'kam ndjere kurre !
( Edhe kur e dashura me shkroi
me shkrimin e saj te rralle,
te shumeprituren leter te pare ).

Backe - Skrapar ( 1971)


MJAFT ME !

Mjaft me
me kotesine e ketyre diteve
pa kufi mes drites dhe erresirës!
Mjaft me
me kete balte te neveriteshme
ne shuajt e kepuceve, duar e fytyre !
Mjaft me
me kete ushqim anemik e te paket
te denje per katerkembshit pa arsye!
Mjaft me
me shoqerine e padeshiruar
të Merzitjes,Trishtimit e Revoltes!
Mjaft më
me ftohtesine e ketij vendi
e cila te shtyn reumatizmin e shpirtit!
Mjaft me
me kete ferr polar
qe zemrat ngrin si blloqe te kuq akulli!...

Backe - Skrapar ( 1971 )

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit