Arian Çani fton një femër gjysmë nudo në emisionin “Zona e lirë”, KKRT: “Mos e bëj më”!


 Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit (KKRT) i ka tërhequr vëmendjen drejtuesit të emisionit ‘Zonë e Lirë” në TV Klan, Arian Çani, për të respektuar Kodin Etik dhe vlerat morale. Kjo, pasi në emisionin e datës 25 nëntor, ishte ftuar një dj femër nga Moldavia, Katjushja, e cila perfomoi gjysmë nudo.
Nëpërmjet një deklarate, KKRT-ja shprehet se ka vizionuar emisionin “Zonë e Lirë”, të transmetuar në TV Klan, më 25 nëntor 2011 prej orës 21.05 të kësaj date deri në 01.15 të mesnatës. Vizionimi u ndërmor nga Drejtoria e Programeve në KKRT, konform detyrave funksionale të parashikuara në ligj pas ankesave të shumta të mbërritura nga qytetarët.
Nga ky vizionim i detajuar u vu re se gjatë programit janë shkelur normat morale dhe etike të transmetimeve televizive. Neni 36, i ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, përcakton se: “Programet radiotelevizive publike dhe private respektojnë dinjitetin vetjak dhe të drejtat themelore të njeriut, të drejtat e fëmijëve dhe të adoleshentëve, gjuhën dhe kulturën shqiptare…”.
Nisur sa më sipër, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, konstaton sa vijon:
- Në emisionin “Zonë e lirë”, janë cenuar rëndë normat morale dhe etike të komunikimit televiziv.
- Përmbajtja, pamjet, koha e transmetimit, gjuha, gjestet dhe fjalori i përdorur në një pjesë të konsiderueshme të këtij emisioni cenojnë të drejtat, edukimin dhe shëndetin moral e mendor të fëmijëve dhe moshave të reja.
- Nëpërkëmbja e Kodit të Etikës dhe vlerave morale, në mënyrë të përsëritur dhe këmbëngulëse nga drejtuesi i emisionit “Zonë e lirë”, z. Arian Çani, bie ndesh me kërkesat e ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998, “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, konkretisht me nenin 36, të cituar më lart.
KKRT i tërheq vëmendjen drejtuesit të emisionit, lidhur me shkeljet e shpërmendura dhe njëkohësisht i kërkon subjektit televiziv TV KLAN të merren masat në vijim për respektimin e normave morale e etike si dhe të standardeve të komunikimit në të gjithë programet e transmetuara televizive.
Për më shumë (dhe nëse jeni mbi 18 vjeç) ndiqni një pjesë nga emisioni në videon e mëposhtme:


Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri