Gjuha pornografike e komentuesve

Saranda Rama




Gjuha e komentuesve në shkrimet e publikuara në portale sikur ka kaluar në një gjuhë të urrejtjes. Shprehjet vulgare që fshihen pas emrave anonimë shpesh të japin ndjenjën se je duke jetuar në një vend ku rrethohesh me njerëz që gjatë 24 orëve nuk bëjnë gjë tjetër pos shikojnë se kush çka ka komentuar, në mënyrë që komenti pasues i tij të jetë edhe më i rëndë. Shkrimet të cilat po nxisin “debat” mes komentuesve janë kryesisht ato që kanë të bëjnë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

Ndërsa nuk janë të pakta komentet as te shkrimet që kanë të bëjnë me fenë. Pothuajse në të gjitha portalet kosovare poshtë artikullit jepet një sqarim në të cilin thuhet se “ndalohen fyerjet dhe gjuha ofenduese, ndërsa portali mban përgjegjësinë e publikimit ose jo të komenteve të tilla”. Por jo rrallë hasim në komente të tilla.

Përfaqësues të portalit “Indeksonline” thonë se janë mjaft korrektues në komente të tilla, por megjithatë nganjëherë edhe mund të lëshohen komente të tilla, të cilat natyrisht nuk janë të qëllimshme.

Ndërsa përfaqësues të portalit “Zëri” thonë se rrallëherë mund të kenë lëshime të tilla me përmbajtje ofenduese, edhe pse komente ofenduese ka me dhjetëra në adresë të shkrimeve të ndryshme.

Nga ana tjetër nënkryetari i Këshillit të Komisionit të Pavarur të Medieve, Daut Demaku, ka thënë se nuk merret me të tilla gjëra. “Për besë nuk kam lidhje me këtë punë”, ka thënë Demaku në pyetjen se çfarë kriteresh duhet të ketë një portal në publikimin e komenteve.

Këto komete jo vetëm që përmbajnë gjuhë ofenduese, por shpesh kanë gabime të mëdha gjuhësore, duke mos përmbajtur as rrjedhën logjike të fjalisë. Kjo të lë përshtypjen se një pjese të popullatës u mungon edukimi i nevojshëm. Por jot ë gjithë përfsihen në një thes. Disa nga ta e argumentojnë mjaft mirë mendimin dhe kritiken e tyre.

Ajo e cila mund të haset te shmica e komenteve duke lënë anash ato për Vetëvendosjen dhe PDK-në është se “ti u bone me na tregu se çka me bo, ti je kshtu ose ashtu, ty duhet me ta ta bo kshtu ose ashtu”, e gjëra të tilla të cilat mund ta irritojnë jo vetëm personin që përfshihet në artiull, por edhe lexuesit të cilët nuk përshihen në të tilla “debate”.

E ata që dihen me emër e mbiemër janë komentuesit në Facebook. I quajnë komente personale, gjë e cila është e vërtetë, sepse askush nuk shkruan me dorën dhe mendjen e askujt.

Një bum komentesh nga më të ndryshmet mund të shohësh tek statuset e disa politikanëve e sidomos tek anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili, të cilët nuk vrasin mendjen se të paktën përfaqësojnë parti politike e në rastet e tjera edhe popullin. Statuset dhe komentet e Fisnik Ismailit me “komentuesit e tij” ngjajnë në një arenë dyluftimësh, ku në vend të shpatave përdoret gjuha ofenduese dhe fyese e një niveli të ulët.

Një status në facebook i cili ofendon refugjatët kosovarë në Bllacë në 99-ën, shkruar nga zëvendësministri i Albientit dhe Planifikimit Hapsinor, Ilir Mirena, u bë statusi më i famshëm i ditëve të fundit e që shumë komentues përmes llogarive të tyre në këtë rrjet social, si dhe komenteve në portale i kërkuan dorëheqjen e tij. Mirena për këtë gjë i kërkoi falje popullit të Kosovës, por jo edhe personit me të cilët e kishte krahasuar, Albin Kurtin.

Madje Mirena në shkrimin e tij “Shenja njerëzore” botuar në të përditshmen “Express” kishte kërkuar që të mos lejohet publikimi i komenteve në shkrimin e tij, duke i quajtur ato të një gjuhe pornografike.

“Në këtë shkrim për Express, i kam kërkuar redaksisë që në publikimin online të tij të mos lejojë komentimin nga lexues që fshihen prapa emrave të rrejshëm. “Nuk ndiej nevojë që të bëhem pjesë e këtyre forumeve, të cilat fatkeqësisht janë shndërruar në teatër të mostolerancës, ekstremizmit, padijes, racizimit – të shprehura përmes një gjuhe pornografike”, shkruan në kërkesën e Mirenës poshtë shkrimit të tij drejtuar gazetës.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri