BURRI DHE GRUAJ,LIBËR QË LEXOHET ME DASHURI PËR DASHURINË




Interesimi për të thelluar kërkimet në fushën e krijimtarisë, madje në fusha të ndryshme, autorin e librit “Burri dhe gruaja”, Flori Bruqi, i cili pos vëllimit poetik “Zjarri i diellit”(1995), ka botuar edhe romanet “Ndërgjegjja”(1995), “Ringjallja”(1996), “Gjarpërinjtë e pallatit”(1996), “Dorëzeza”(1997) dhe “Toka e djegur”(1998), e ka provokuar edhe njëra nga çështjet më komplekse, dashuria, ku janë shqyrtuar një sërë aspektesh që ndërlidhen më raportin ndërmjet njërëzve, përkatësisht sekseve.Është në të vërtetë një qasje specifike një problematike të pashterrshme, aq shumë të trajtuar pothuajse në të gjitha zhanret e gjinisë shkencore, letrare e publicistike.
Marrëdhëniet dashurore në periudha të ndryshme të jetës konceptohen në një spektër pak a shumë të gjerë që këshillat e shumta dhe shembuj përkatës që burojnë nga përvoja shumëshekullore e bashkëjetesës familjare dhe intime, gërshëtuar me mezazhe shkrimtarësh, shkencëtarësh e intelektualësh të botës e të vendit, të artikuluara nëpërmjet paraqitjeve të tyre publike, do të mund të shërbejmë për të mësuar anë të nduarnduarta të këtij realiteti për të kapërcyer situata të pakëndshme, por edhe për ta bërë jetën më të lumtur.
Libri “Burri dhe gruaja” është një botim i veçantë, që provokon gjithsesi me kompleksitetin e tij, me mendimet e çlira me sugjerimet konstruktive dhe artistike, që shpejt përvetësojnë lexuesin . Pa dyshim është një zhanër që do të lexohet me dashuri për dashurinë, shumë nga të fshehtat e jetës mbase do të mund t’i gjejnë ata që do ta kenë në duar këtë libër.

Botoi”Flomed”,Prishtinë, 2000
Sh.Galica

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri