PROZË E NJË KOHE TRAGJIKE




Bedri Halimi

Sa herë që vjen janari më vete sjell edhe 17 janarin e vitit 1468, ditën e vdekjes fizike të Skënderbeut. Por ky janar, që sapo shkoi, si në koincidencë solli edhe 17 janarin e vitit 1982, ditën e vrasjes së tre martirëve të Kosoves:Jusuf Gërvallës,Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës. Dhe jo vetëm kaq! Janari pra është përplot kujtesa e data të hidhura. Janari është përplot flakë! Prandaj, çdo janar, kudo në Kosovë, sjell me vet FLAKËN E JANARIT, ku pothuaj nuk ka vend që ndonjë forum, institucion e asosiacion që nuk organizon diçka rreth përkujtimit të shembëlltyrave të historisë sonë më të re. Janari është akuzë, është mesazh për “zgjimin e ndërgjegjes së ndryshkur”-si do të thotë shkrimtari i shekullit tonë Ismail Kadare. Kësiosoi më 15 janar të këtij viti, Forumi i krijuesve të artit, organizoi në Prishtinë, promovimin e romanit më të ri të Flori Bruqit “VRASËSIT E LIRIDONËVE”.Po të mos ishte shkruar për “Vrasësit e Liridonëve”, Zjarri i diellit do ta vriste Ndërgjegjen-kështu e hapi aktin promovues të këtij libri, folësi dhe gazetari i BBC-së, Besim Abazi, duke bërë shetitje sintetizmi nëpër titujt e tri veprave të Flori Bruqit. Në këtë promovim merrnin pjesë shkrimtarë, artistë të teatrit, këngëtarë, por edhe veprimtarë, miq e të afërm të shkrimtarit, si dhe shokë e bashkëluftëtarë të kryepersonazhit të romanit- Jusuf Gërvallës. “Kush dëgjon vetëm, një këmbanë, dëgjon vetëm një zë”.- Kështu e nisi fjalën e tij, redaktori i këtij romani, shkrimtari Mehmet Kajtazi, duke iu referuar kësaj thënie të Frang Bardhit e thënë këtu e para 30 vjetësh. Me këtë ai ndërlidhi këtë mendim me të sotmën se as sot, pra as nesër nuk është koha të dëgjohet vetëm një zë. Tematika e romanit nuk është imagjinuar, siç bëjnë disa prozatorë, është reale, por edhe brenda reales e fsheh emrin e vërtetë të personazhit kryesor të romanit. Fshehja e këtij emri nuk e lëndon romanin. Përkundrazi i jep forcë, ngase edhe akademiku, edhe bujku, e njëkohësisht edhe kritiku letrar që vraponë pas hijeve dhe ngjarjet përeth nesh i merr si vogëlsira, do ta kuptojë se personazhi kryesor është poeti dhe romansieri, Orfeu me kitarë, që u vra pikërisht më 17 janar 1982 nga dora e cerebrëtve të kuq komunistët jogusllavë.
Nëse jeta në përgjithësi ka kuptim,atëherë edhe kuptimi e ka rrjedhën e vet të kuptueshme kur ka durim.Ky mendim i Viktor Franklit qysh më 1962 është përkthyer në 25 gjuhë të botës, e Kosova mesazhin e durimit e ka edhe para 1962. E kur durimi shndërrohet në dëshirë për jetë,atëherë liria ec drejtë tij me hapa miklues.Hapat e tillë duhet të lëvizin edhe drejtë Flori Bruqit për ta frymëzuar prapë për ndonjë roman të ri, port ë suksesshëm si ky me simbole,krahasime dhe plot figura të tjera që e pasuruan gjuhën e veprës-theksoi Mehmet Kajtazi.
Shkrimtari Rushit Ramabaja, shok i ngusht i Jusuf Gërvallës, pos të tjerash theksoi se periudha e fundit, njëra ndër më të përgjakshmet që filloi pikërisht para 15 vjetësh, siç ndodh me të gjitha stinët e stuhishme e të historisë, nxjerr edhe personalitetet e veta . Ata prijnë si zgalemi dhe zbresin në rrënjën e pavdekësisë sonë, që pastaj të jëtojnë përgjithmonë në kujtime, duke u bërë kështu bartës të përhershëm e të pagjumë të të gjitha kohëve që do të zbardhin duke marrë pjesë tok me në në të gjitha gazet, festat e hidhërimit, në të gjitha përleshjet,gulmet e ngadhnjimit. Ata përherë  zënë vend pranë nesh në tryezat e të kremtave, gjithnjë na ndihmojnë t’i pakësojmë barrët e hidhërimeve,gjithnjë na ndijmojnë të rrëmojmë terrin e historisë që të mësojmë nga pësimet e saj.Dhe ata krejt natyrshëm, siç zbret dielli në një mëngjes magjik në prozhmë, zbresin në vjershën tonë, në tregimin tonë, në romanin tonë, në notën shkundulluese të operës, në hijedritën e pikturës.I tillë ishtë ndër të tjerë edhe Jusuf Gërvalla që u bë frymëzim dhe kryepersonazh edhe i romanit të Flori Bruqit.Në raste të tilla, përpara krijuesve shtrohet përgjegjësi e dyfishtë, të shqiptohet deri në shterim heroikja dhe e bukura, pra që arti të ushqeje heroiken, dhe heroikja artin për të krijuar vepren monumentale, që sadopak t’i shëmbëllejë heroit, i cili me këtë rast, pothuajse me të njëjtin shpirt të shenjtë e kendoj baladën e jetës sonë.E shkroi atë, e pikturoi, për t’u martirizuar më në fund në të gjitha ngapak dhe për t’u bërë përmendore e përjetshme e të gjithave.Më pastaj, autori i këtij shkrimi theksoi se “Militantët e çështjes kombëtare dhe përpjekjet e tyre për liri vazhdimisht i kanë provokuar krijuesit e fushave të ndryshme të artit.Në këtë drejtim edhe Flori Bruqi, ka gërshetuar metodën e përjetimit shpirtëror dhe atë filozofik, dukë dhënë një realitet të çmuar në bazë historike, për fatin e kryepersonazhit, fati i të cilit dje ishte anatemë për t’u shëndërruar në simbol të rezistencës praktike.Vetë rrëfimi i veprës, qasja ndaj subjektit dhe në tërësi personazheve, duke i ikur dialogut intensive, krijon një dramatizëm dhe atmosferë të problemit të kohës së re, të cilën e merr në shqyrtim autori.Gjuha e figurshme, lirizmi dhe komponentët e tjerë që e përbëjnë strukturën e veprës, shquhen me natyrshmërinë psikologjike të personazheve me mendime të thelluara rreth fatit ekzistencial të kolektivitetit, duke t’i kujtuar kështu edhe ngjarjet aktuale…
Në këtë promovim sa krenar aq shqetësues fjalën e mori poeti Esat Loshaj.Romanin “Vrasësit e Liridonëve” e cilësoi si një simbolikë të stojcizmit tonë në rrjedh të shekujve, që me gjithë pësimet dhe humbjet, një ditë do të kurorëzohet me sendërtim idealësh të liridonëve.Autori në këtë vepër gjakon jo vetëm të portretizojë tragjikën dhe rrugën e përndjekur të robërise kombëtare, që është mbizotëruese në këtë vepër, por këtë gjendje e gërsheton me të kaluarën e lavdishme…Portretimi i këtij dëshmori është emocionalisht i thellë dhe moralidht i drejtë.Ana impresive a autorit del në përpjestim të harmonizuar në anën ekspresive të tij.
Poeti Jakup Ceraja për këtë roman tha: “Romani ka një zhvillim tekstor gati spontan,ku terësia del si një poemë liriko-epike.Romani ndjek deri në fund dy vijat kryesore Alban dhe Liridon (vija positive) dhe Sundimtari i Kuq (dykuptimësi) e Vidiç (vija negative). Romani shquhet edhe për mendime origjinale dhe shprehje të reja. Prandaj, ky roman mbi të gjitha është akuzë e rëndë, jo vetëm kundër vrasësve kriminelë, që s’arsyetohen me asgjë, por edhe kundër atyre që mbajtën dhe ushqyen këta vrasës të dyfishtë (të personit të lirisë)”.
Shkrimtari, Gani Xhafolli, i impresionuar, këtë roman e cilësoi si një faturë të ligjërimit dokumentar.Ethet e ndjekjeve të një tragjike, dhe të një shqetësimi krijojnë një tensin të lartë, që shpeshherë këputën siguriesat e një loje dramatike.Montazhi i baladës për vdekjen e Jusuf Gërvallës, romanit i jep një dimension të ri të ligjërimit modernë.E përditshmja dhe imagjinarja krijoi një harmoni universale të modelimit.Shqetësimi si nocion merrr formën e një figure të thellë...duke i dhënë kësaj proze një dimension teatral…
-Ka vdekur- tha ai.
-Ndoshta jo.
Të gjitha personazhet jepen në evolucion dialektit…Karakteret zbulohen përmes veprimit dhe dialogjeve…
-Të thash njëherë, kanë vdekur që të tre.
-Ç’po thua rrezikzi,-thirri i panjohuri.
Edhe pse romani ka konflikte dramatike, herë-herë nuk mungojnë as episodet komike as ironike, që krijojnë variacione në stil, përmes të cilave autori fillon sistemin e ligjërimit.Romani mbyllet: “Kush e vrau Liridonin?”- tha ai prapë, ndonëse asgjë  nuk kishte mbetur enigmatike.Figurat e djellta lëvizin drejt derës, dielli ngjitej lart.Me sa duket, ky është romani i parë i një autori që për personazh kryesor e merr njërin ndër fatosat e kombit, të kohës së re, prandaj do të ishte mirë që edhe krijuesit e tjerë të merrnin tema të tilla në shqyrtim.
12.01.1996

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri