4/7/12

DËSHMORËT,QË RANË NË LUFTËN E VËRRINIT

Marsi i kobshem per Vërrinin 





Nga: RESHAT BADALLAJ

Për luften heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,organizuar dhe udhehequr nga Shtabi i Pergjithshem dhe Drejtoria Politike, do t´i mbesim borxh brezit të ardhshem,posaçërisht gjakut te derdhur lumë të heronjve, nese në këtë fazë te fundit te luftes, qe beri Ushtria Çlirimtare e Kosoves, te mos shkruajmë per betejat heroike, mbrojtjen e Kosoves martire.

Lirinë qe po e gezojmë sot, e fituam me gjakun e bijave dhe bijëve me te fortë të popullit. Prandaj, me admirimin dhe perkushtimin me te madh do të shkruajmë per heronjtë dhe trimat,gjaku i të cilëve sot na ben dritë.

Vargut te Deshmoreve te Kombit, që ranë per lirinë e Kosoves, ne muajin mars, ne treven e Verrinit, kunder bandave cetniko-serbe dhe mercenareve rusë, iu shtuan edhe keta deshmorë:

Feriz Susuri, u lind me 18 maj 1969 ne Zhur. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shoveniste serbë dhe mercenareve rusë. 


Ra ne Jeshkovë me 11 mars 1999. Pas vdekjes la bashkeshorten dhe vajzen Marigonen.

Hamit Shaip Thaçi,komandant i njisise speciale. U lind ne Landovicë me 30 shtator 1977. Luftetar i dalluar kunder shovenisteve serbë dhe mercenareve rusë. 


Ra me 11 mars 1999 ne Jeshkovë. Është varrasur ne Pagarushë. Pas vetes la bashkeshorten shtatezenë.

Tahir Haki Gashi,komandant skuadre - njesia speciale. U lind ne Landovicë, me 1 shkurt 1979. Luftetar i dalluar kunder shovenisteve serbë dhe mercenareve rusë. 


Ra me 11 mars 1999, ne Jeshkovë. Eshtë varrasur ne Pagarushë.Pas vetes nuk la trashëgimtar.

Hysen Nait Rexhepi,komandant i kompanisë se njesise speciale. U lind ne Celinë me 15 tetor 1970. Luftar teper i dalluar kunder shoveniste serbe dhe mercenareve rusë. Ra me 11 mars 1999 ne Jeshkovë. Eshte varrosur ne Pagarushë te Malisheves. 


Pas vetes la bashkeshorten Aferdita dhe vajzen e vetme Diellza.

Skender Mehmet Latifi,komandant skuadre. U lind ne Piranë me 23 prill 1970. Luftetar i dalluar kunder shoveniste serbe dhe mercenareve rusë. 


Ra me 11 mars 1999 ne Jeshkovë,eshte varrasur ne Jeshkovë. Skenderi pas vetes la bashkeshorten Hafife dhe dy djem e dy vajza:Florentinen,Dibranin, Mergimen dhe Afrorin.

Erzan Mehmet Mazrreku, ushtar per gjuajtjen e tankeve. U lind ne Prizren me 30 prill 1981. Lufetar i dalluar kunder pushtuesve shoveniste serbe dhe mercenareve rusë . Ra me 25 mars 1999. I pamartuar.

Alajdin Nevzat Xhezairi, u lind ne Prizren me 20 korrik 1974. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shoveniste serbë dhe mercenareve rusë. 


Ra me 11 mars 1999 ne Jeshkovë. I pamartuar.

Ymridin Ismail Qengaj,komandant skuadre. U lind me 17 gusht 1974. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shoveniste serbë dhe mercenareve rusë. Ra me 11 mars 1999 ne Jeshkovë. U varros ne Pagarushë. 


Pas vetes la shoqen Sofije dhe dy djem e nje vajze:Shpetimin, Ismailin dhe Meriten.

Bashkim Ismail Suka, komandant skuadre. U lind ne Bllacë. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shoveniste serbë dhe mercenareve rusë. 


U varros ne Pagarushë. Bashkimi ishte i pamartuar.

Hajdar Abaz Shala, u lind ne Hatmaxhë me 7 shkurt 1977. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. Ra me 11 mars 1999 ne Jeshkovë. U varros ne Pagarushë. Hajdari ishte i pamartuar.

Shkelzen Imer Dragaj, u lind ne Pejë me 10 maj 1962. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shoveniste serbe dhe mercenareve rusë. 


Pas vetes la bashkeshorten Gylten, dy vajza e nje djale:Valentinen, Naiden dhe Edvinin.

Halim Nezir Ahmetaj, u lind ne Kabash me 2 prill 1970. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shoveniste serbe dhe mercenareve rusë. Ra me 17 mars 1999. Pas vetes la bashkshorten dhe djalin Kujtimin.

Rexhep Feriz Kukaj, komandant skuadre. U lind ne Kabash me 18 tetor 1966. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovenistë serbë dhe mercenareve rusë. 


Ra me 17 mars 1999. Pas vetes la bashkeshorten Shefkijen, kater djeme dhe nje vajze

Murat Esat Kabashi, u lind ne Kabash me 5 qershor 1952. Luftetar i dalluar kunder pushtueseve shoveniste serbe dhe mercenareve ruse. Pas vetes la gruan Saharen,tre djeme dhe nje vajze.

Enver Nebi Buqaj,transportues ushtarak. U lind me 20 maj 1975 ne Arbanë. Luftetar i dalluar kunder pushtueseve shoveniste serbe dhe mercenareve ruse. Ishte i martuar dhe pas vetes la gruan Selveten.

Heshim Nuhi Gashi, furnizues (transport-inkasant), u lind ne Landovicë me 10 qershor 1962. Ra me 26 mars 1999. Ishte luftetar i dalluar kunder pushtueseve shoveniste serbë dhe mercenareve rusë. 


Pas vetes la bashkeshorten Bukurien dhe dy djem e dy vajza:Avniun,Avdylin, Veziren dhe Leonoren...

P.S. Familjeve te Deshmoreve u kerkoje te falur neqoftese me ka rreshqitur ndonje emer i Deshmorit te Kombit. Qe ra ne mars 1999, ne Verri...

Me shume respekt, RESHAT BADALLAJ


Redaksia  Floripress:Artikulli nuk është botuar deri me tash ngase ka shkuar me dt.25 mars 2012 në Rubrikën Spam.Kërkojmë ndjesë nga autori  Reshat Badallaj.

No comments:

Post a Comment