O.J. Schmitt: Historia e Shqipërisë dominojnë interpretimet serbe

Në Shqipëri është një përpunim kritik i modeleve ideore të historiografisë komuniste. Ndërsa në Kosovë, një kthim i ngadalshëm e ballafaqim historiografik me interpretimet serbe që dominojnë tash, edhe pse pavarësia është një fakt i pakthyeshëm, e njohur tashmë nga disa vende të mëdha". Me këtë deklaratë ka tërhequr vëmendjen historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, i cili ka mbajtur të martën një ligjëratë në Bibliotekën Kombëtare të Universitetit të Kosovës, me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
"Historia shqiptare - histori e Ballkanit", ka qenë titulli i ligjëratës, i cili ka futur në relacion historiografinë shqiptare me atë të Ballkanit. O.J. Schmitt e ka njohur audiencën me "përplasjet" me historiografinë shqiptare.
Në këtë ligjëratë ai ka kritikuar mungesën e profesionalizmit të historianëve shqiptarë dhe faktin që nuk zhvillohet kritika historiografike për rishkrimin Historisë së Shqipërisë.
Ai theksoi nw kwtw takim se: "sidomos në Shqipëri duhet bërë shumë për rishkrimin e Historisë". Sipas tij shteti dhe politika kanë një përgjegjësi për interpretimin e drejtë të së kaluarës, e cila historianët i bën organ ekzekutues të një interpretimi të së kaluarës së përcaktuar nga instancat politike.
"Në Shqipëri rrinë ballë për ballë dy parti tepër konfrontuese dhe të dyja interpretojnë në mënyrë të kundërt pjesë të rëndësishme të historisë së re", ka thënë Schmitt, duke shtuar se "historianët janë zënë robër të zënkave të partive politike dhe kjo sqaron edhe mungesën e një historie bashkëkohore profesionale". Duke e parë në historinë tonë në kontekstin Ballkanik Schmitt tha se "Historia gjurmohet në dy dimensione: në hapësirë e në kohë." Ai tha se përveç interpretimeve të Eqrem Çabejt në historiografinë shqiptare mungojnë ndryshimet hapësinore, duke shtuar se për arsye politike është lënë jashtë një pjesë e Historisë së Shqipërisë. "Nga shteti amë ishte një definim i hapësirës; lindën pasojat e shënuara, narrativi që përfshinte vetëm Shqipërinë Adriatike, me disa shembuj nga Kosova".
Schmitt ka shtuar se në vëllimin e katërt të "Historisë së popullit shqiptar" u përfshi edhe historia e Kosovës nën regjimin jugosllav, "por u harruan shqiptarët e republikave të tjera jugosllave." Ndër të tjera ai theksoi se shpeshherë harrohet që koncepti i historisë shqiptare u vendos juridikisht nga shteti totalitarist komunist shqiptar dhe u realizua me pjesëmarrjen e vetë diktatorit. "Mund të konstatohet se në faktet historike shqiptare, të huajt thirren shpesh si dëshmitarë, edhe pse ata këtë rol nuk e kanë kërkuar kurrë", ka thënë Schmitt, duke shtuar se kolegët e tyre shqiptarë nuk duhet t'i trajtojnë mendimet e tyre si kritikë fondamentale ose me motive politike, por si kontribut për një proces shkencor.
Historiani zviceran, Oliver J. Schmitt, duke marrë parasysh situatën etnopolitike në Jugosllavinë titiste, ku historianët shqiptarë në Kosovë, iu bashkëngjiten interpretimeve të historiografisë së Republikës Popullore të Shqipërisë tha se: "Vetëm në diasporë ekzistonin disa zëra kritikë të rrallë, të cilët kritikonin nacionalizmin e doktrinën shtetërore historike të Shqipërisë".
Schmitt është ligjërues i historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës. Ai njihet si historiani që ka zgjuar reagime të mëdha në Shqipëri me biografinë e Skënderbeut, për të cilin u shpreh se "shumica e kanë kritikuar pa e lexuar fare librin, ose pas një leximi të pavëmendshëm".

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri