Fatkeqësi që vjen nga lart




Shkruan Rasim Bebo

Kur neve jemi nё pragun e 100 vjetorit tё pavarёsisё dhe kur akoma egzistojnё plagё tё mёdhaja tё kombit nga mungesa e vetqeverisjes dhe kryesisht tё kryeministrit Hashim Thaçi, qё u ka kthyer krahёt si njё i huaj pёr “kundra luftёs sё ndritёshme tё UÇK-sё dhe kundra lirisё dhe pavarёsisё sё Kosovёs”.
Kur mijёra femra tё Pёrdhunuara dhe tё traumatizuara gjatё luftёs nё Kosovё, tё lёna nё mёshirё tё fatit.
 Dhe kur lindin, rriten, vdesin pa dokumenta?



a. Prof. Dr. Mehdi Hyseni shkruan: “UÇK-ja ka luftuar pёr çlirimin, pёr lirinё dhe pёr pavarёsimin e Kosovёs, jo pёr vetёvrasjen e saj as nё kohё lufte, e as nё kohё paqeje! Kush nuk e ka tё qartё kёtё vlerё tё pashuar kombёtare shqiptare tё UÇK-sё, ai ёshtё kundёr luftёs sё ndritshme tё UÇK-sё dhe
kundёr lirisё pavarёsisё sё Kosovёs. Dhe mё tej.
Ky fenomen sa i Dhimbshёm, aq edhe tronditёs i vetvrasjes sё“43” ushtarёve tё UÇK-sё nё kohё paqeje 13 vjeçare,... ёshtё pasqyra mё e zezё e politikёs, e drejtёsisё, e humanizmit dhe e demokracisё sё institucioneve pёr katёsё shtetrore dhe shoqёrore tё Kosovёs tё cilёt mbajnё pёrgjegjёsinё morale, ligjore dhe kushtetuese dhe pёr mosmbёshtetjen e gjithanshme ekzistenciale tё ish-ushtarёve tё UÇK-sё. Ajo politikё qё i çon njerёzit nё vetёvrasje pёr shkak tё gjёndjes sё rёndё sociale, ekonomike, materiale, tё papunёsisё dhe tё varfёrisё, nuk njehё kurrfarё etikё, kurrfarё humanizmi, kurrfarё drejtёsie, kurrfarё barazie, kurfarё parimi e as kurrfarё demokracie, ajo ёshtё politikё vrastare e popullit, politikё skllavёruese, politikё antihumane, anti ligjore, antidemokratike, dhe anticivilizuese... si u bё qё (brёnda nate) pas pёrfundimit tё luftёs, nё kohё paqeje (1999-2012), tё lihen nё harresё, nё mёshirёn e kohёs, pa bukё, pa punё, pa asnjё pёrkujdesje morale, sociale, materiale, strehuese,finaciare, mjekёsore,...etj., e tё shtihen nё VETЁVRASJE?”! (1).

Agim Shehu citon: “Nё tablonё e krimit pёrhapur kaq shumё vetvrasja ёshtё mozaiku mё i pikёllueshёm. Duke vrarё veten, viktima vret nё tё njёjtёn kohё dhe ndёshkuesin e shkatarit tё krimit: ikёn vetё, e fajtorin e vёrtetё e lё pas pa e ndёshkuar, pёr tё shtuar viktima tё tjera... Diteroi te vepra “Nipi i Ramoit”: Ёshtё e rёndё tё jesh i varfёr kur rrotull vetes sheh aq budallenj tё krimbur nё pare”! Tyllerand “Politikani vret mё rёndё me njё gabim tё tij nё udhёheqje se sa kur vret drejtpёrdrejt njё njeri”. (2).

b. Mr.sci. Flori Bruqi shkruan: “Lufta e Kosoves filloi mё 28 shkurt tё vitit 1998, pas sulmit jugosllav nё fshatrat Likoshan dhe Qirez nё Drenicё tё Kosovёs, deri mё 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisё Çlirimtare tё Kosovёs dhe forcave jugosllave. Ndёrsa nga 24 mars 1999 e deri mё 10 qershor 1999, Aleanca Veriatllantike NATO me bombardime tё pёrditshme nё caqet ushtarake jugosllave, me pёrkrahjen tokёsore tё UÇK-sё detyroi forcat sёrbomalazeze tё nёnshkruaj kapitullimin nё Kumanovё. Nё kёte, luftё u debuan 800.000 shqiptare, u vranё 15.000 persona, nga tё cilёt 2.400 luftёtarё tё UÇK-sё e tё tjerё civila. Gjatё luftёs janё zhdukur rreth 5.000 njerёz, fati i shumicёs prej tyre ёshtё zbardhur deri nё vitin 2007, por ka mbetur numuri i rasteve tё pa sqaruara. Nё kёtё periudhё kohore janё pёr dhunuar afer 20.000 femra shqiptare. Gjithashtu, mёsohet pёr rrёmbimin e mbi 3 mijё shqiptarёve, ku pas luftёs njё pjesё e tyre u
gjetёn nёpёr varrezat masive nё sёrbi, ndёrsa akoma nuk dihet pёr fatin e 2.087 tё tjerёve. Kriminelёt sёrbё kanё plaçkitur, shkatёrruar dhe djegur 1.100 vendbanimi dhe mbi 200.000 shtёpi, banesa, shkolla, fabrika, objekte kulturore,shkencore e tj. (3).

b. Zonja Luljeta Selim Berisha, drejtuese e organizatёs humanitare “Jeta nё Kastriot”, e cila ka marrё nёn mbrojtje dhe trajtim njerёzor gratё e pёrdhunuara nga pushtuesit sёrbё nё Kosovё. Numuri i femrave tё regjistruara ёshtё 2800 ndёrsa numuri i atyre qё trajtohen pёr momentin ёshtё 1600 femra dhe 3002 fёmijё qё kanё nёnat e pёrdhunuara dhe janё pa pёrkujdesjen familjarёve tё tjerё, por vetёm tё nёnave viktimё. Fatkeqёsisht, gjёndja e tyre nuk ёshtё aspak e mirё, mbi 300 femra tё rritura nuk munden tё qёndrojnё asnjё ditё pa qetёsues, ndёrsa mbi 600 tё tjera ose me saktё 652 patjetёr duhet tё marrin barna pёr shkak tё dhimbjeve si pasojё e dhunimeve e plagёve qё iu shkaktuan gjatё dhunimeve dhe gjatё mbajtjes sё tyre nga sёrbёt ushtarё e policё e besa edhe civilё sёrbё bashkёqytetarё tё Kosovёs. Edhe tё tjerat nuk janё aspak mirё sepse shumё nga ato jetojnё nё kontenjera tё metalit dhe nuk kanё kurfarё mbёshtetje nga shteti. E vetmja organizatё qё u ndihmon ёshtё e jona. Numui i grave tё dhunuara ёshtё i madh por ato nuk pranojnё nga frika se mos identifikohen. Nё njё numur i kemi identifikuar gjatё luftёs, njё numur janё paraqitur vetё, njё numur nga shoqet, por pjesёn mё tё madhe e kemi nga se shumё femra tё dhёnuara gjatё luftёs i kanё mbajtur nё kampe tё ndryshme, ku kanё qёndruar bashkarisht mbi dy muaj sa kanё zgjatur bombardimet dhe kёshtu ato kanё sjellё njёra tjetrёn. Por kemi edhe raste kur i kanё sjellё tё afёrmit.

Deri tani nuk ka dёshmuar asnjё nё Gjykatёn Ndёrkombёtare nё Hagё, si viktima tё luftёs nga dhuna sёrbe nё Kosovё. Fatkeqёsisht qeveria nuk na mbёshtet aspak, por ende ka herё pas here na mbёshtesin njerёz tё vullnetit tё mirё dhe nё bazё tё kёsaj egzistojmё dhe i ndihmojmё kёto viktima. Familjet qё kanё mirёkuptim janё tё pakta, mbi 400 gra kanё prishur martesat sepse bashkёshortёt e tyre nuk i pёrkrahin. Edhe shoqёria e jonё nuk i pёrkrah, andaj ato kanё ngelur tё izoluara. Pra edhe po tё doja tё tёrhiqesha nga kjo punё unё
nuk mund t’ua kthej shpinёn dhe t’i lё sepse ato nuk kanё mbёshtetje andaj dikush duhet ta bёjё kёtё, e unё deri tani kam arritur ta bёj me suses dhe do tё vazhdoj t’i ndihmoj kёto viktima dhe fёmijёt e tyre. (Kёshtu deklaron: Luljeta Selim Berisha mund tё Kontaktohet me e-mail nё andresё: luljeta_s@hotmail.com.
(4)
.
c. Masakra e Reçakut – krim kundёr njerёzimit.



Nё orёt e hershme tё mёngjezit tё datёs 15 janar 1999 fshati Reçak (Komuna e Shtimjes) u sulmua nga formacionet militare dhe para militare sёrbe. Pas granatimeve nga artileria e rёndё ushtarake, kёto forca nё orёt e paraditёs u futёn nё fshat dhe filluan bastisjet shtёpi mё shtёpi. Nё kёto çaste tё rёnda, disa fshatarё tё pёrpjekjeve tё tyre pёr t’u larguar nga shptёpitё e veta u kapёn nga forcat kriminale sёrbe, dhe pa hezitim u vranё e u masakruan nё disa lokalitete tё fshatit. Ndёr kaq, njё grup tjetёr prej 25 meshkuj, u pёrpoqёn tё
fshiheshin nё njё ndёrtesё, por ata u zbuluan nga njёsitё kriminale tё vdekjes.
Kriminelёt sёrb, kёta civilё shqiptarё tё pafajshёm, pasi i rrahin mizorisht, i nxjerrin nga Reçaku, i grumbullojnё nё njё kodёr tё afёrt mbi fshat, dhe me gjakftohtёsi tё madhe, njё nga njё i pushkatojnё. Gjatё kёtij operacioni shfarosёs, u vranё 45 civilё tё pa armatosur, nё mesin e tё cilёve ishte edhe njё grua. Nga ana tjetёr grumbulluan nuset dhe vajzat pёr pёrdhunim. Tё nesёrmen (mё16 janar 1999) nё vendin e krimit, kishte dalur edhe shefi i Misionit tё OSBE-sё ambasadori amerikan William Woker dhe pasi kishte parё trupat pajetё tё shqiptarёve, pa hamendje kёtё masakёr rrёnqethёse e quajti krim kundёr njerёzimit. Nё Masakrat mё tё pёrmendura dhe nё grumbullimin e femravene nё kampe pёrdhunimi pёrmenden: Veç fshatit Reçak janё dhe fshati Krusha e Vogёl pёr vrasjen dhe rrёmbimin e 112 banorёve. Komuna e Gjakovёs pёr vrasjen e 750 banorёve dhe rrёmbimin e 680 tё tjerёve.

Mё 7 maj dhe 10 qershor tё 2005. Lёvizja “KAN” tani “VETVENDOSJE”, vendosёn tre çarçafe tё bardhё me dimensione 20m x 4 pёrpara ndёrtesёs UNMIK-ut me emrat e 56 kriminelёve sёrb. Asnjё nga kёta kriminelё nuk ёshtё arrestuar dhe çuar para drejtёsisё, ёshtё e pa justifikueshme neglixhenca e qeverisё sё
Kosovёs. (5).

d. Si ka mundёsi tё lindin, rriten, vdesin pa dokumenta? Probleme tё pakicave rome, ashkali e egjyptase nё Kosovё? Ka shumё fёmijё qё kanё mbetur jashtё sistemit arsimor, nё mungesё tё dokumentave zyrtare tё regjistrimitcivil.

Disa fёmijё tё kёtyre komuniteteve kanё ardhur nё jetё nё kampe refugjatёsh jashtё Kosovёs dhe prindёrit nuk i kanё regjistruar askund lindjet e tyre. Ka si familja e Ibrahim Gashit qё jeton nё Plementin e Obeliqit nё varfёri tё skajshme. Vajza e madhe Neba 11 vjeç mbledh njё thes me kanaçe dhe i shet pёr dy ero dhe me ato blejmё diçka pёr tё ngrёnё. Po tё mos ishin ato do tё vdisnim urie thote nёna e nёndё fёmijve. “Tё shohim nёse po mund ta rregullojmё gjёndjen sociale e pastaj t’i dёrgojmё fёmijtё nё shkollё, sepse ata nuk mund tё shkollohen tё uritur, tё zbathur e zhveshur”, thotё Ibrahim Gashi. Varfёria ekstreme dhe kushtet tejet tё rёnda nё tё cilat jetojnё shumё nga familjet e komunitetit rom, ashkali e egjyptas e kanё vёshtirё pёr derisa tё mos figurojnё nё regjistrat e gjёndjes civile, familja Gashi dhe shumё tё tjera si kjo, vёshtirё se do tё mund tё pёrfitojnё ndonjё ndihmё nga skema sociale e qeverisё, kur nuk posedojnё asnjё dokument indetifikimi.
Kёshilltari ligjor nё kёtё ministri Bardhyl Jashari thotё: nuk ka statistika, sa ёshtё numuri i tyre, problemi i regjistrimit tё komunitetit rom, ashkali e egjyptas rifreskohet sa herё ka lindje e vdekje. Derisa qeveria tё mos pёrfundojё proçesin e regjistrimit tё popullsisё do tё ketё njerёz qё lindin apo vdesin, por emrat e tyre nuk do tё jenё shёnuar askund. “Pritet tё fillojё sё zbatuari njё projekt i pёrbashkёt me Komisionin Europian, qё komponentё tё veçantё ka regjistrimin dhe indetifikimin e tё gjitha minoriteteve duke
pёrfshirё nё veçanti dhe mё specifikisht komunitetin rom,ashkain e egjyptas”.
(Nga Violeta Hyseni, BBC) (6).

Referenca:

1. Prof. Dr. Mehdi Hyseni, “Heronj nё luftё, tё vetvrare nё paqe!!!”, Maj 9,
2012
2. Pof. Dr. Agim Shehu, “Epidemija e vetvrasjeve”, gazeta “ILLYRIA” Korik 25,
2005, f. 28.
3. Mr.sci. Flori Bruqi, “Pastrimi etnik nё Kosovё”.
4. Luljeta S. Berisha, “Mijera femra tё pёrdhunuara”, gazeta “ILLYRIA”,
20-12-2010, f. 18.
5. Sheradin Berisha, ‘Masakra e Reçakut”, gazeta “ILLYRIA”, 19-1-2006, f.21.
6. Violeta Hyseni, BBC, “Lindin, rriten, vdesin pa dokumenta”, gazeta “ILLYRIA”


 Addison Çikago Maj 2012.

Nga Redaksia Floripress:

Rasim Bebo ka lindur më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të Çamërisë, në territorin shqiptar. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe ka qenë viktimë e luftës së klasave gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ai vijon aktivitetin e tij si studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

     Lexoni më shumë shkrimin e botuar në Floripress me titull:

,,"



http://floripress.blogspot.com/2011/11/mendime-per-librin-me-vlera-historike.html

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri