Luigj Shkodrani në 2 pamje....

1.POEZIA IME, SI MUSHKA XANXARE


(Fragment nga libri Porta e shpirtit, Bukuresht)


Luigj Shkodrani





Është vonë, tepër vonë. Në dhomë nuk piptin asgjë. Vetëm të trokiturat e gishtërinjve mbi tastierën e kompiuterit dëgjon. Sikur ai çekani në dorën e hekurkthyesit, tek punon në kovaçhane.
Ashtu dhe unë trokas në poezinë si time si me mushkën e xanxare. Më lodh shumë, sepse nuk di ta ngas aq mirë. Don të më ikë por nuk e lë dot. Dua ta ngas se s`bën. Më lodh shumë, më dërmon, por përseri e ngas e ashtu ngadalë, duke e marrë për dore si fëmijën dhe eci mes rrugëve të jetës, përmes kujtimeve të vegjëlisë, të rinisë e ja tani edhe në prag të pleqërisë. E ato kujtime, aq të bukura, vinë si nota në pentagram dhe me to thurr poezinë e vendit tim, dashurinë për jetën, për njerëzit, dhe ashtu e ngas ngadalë dhe pa u vënë re nga askush. Po, po, nga askush, ngase nuk dua të jem ai poeti që të më tregojnë me gisht.



Dua të ndjehem i thjeshtë, aq i thjeshtë, sa të ulem këmbëkryq në odën e madhe të burrave të motit, e të kuvendoj shtruar me ta. Të tregojmë legjendat e historitë e të parëve tanë. Luftërat në trojet tona, dhe lirinë që një ditë trokiti edhe në portat tona, dhe ajo, liria, i gjeti të hapura. Dhe erdhën nënat, baballarët, dhe u ulën shtruar, dhe folën shqip, po, shqip. Dhe këto momente përjetuam, dhe ne, së bashku me të tjetrët, dhe zemrat tona gufuan, për ditë më të mira, për një jetë më të begatë në vatrat tona... Dhe ashtu ngadalë, me mushkën xanxare shëtis rrugëve të lira, duke mbledhur nektarin si ajo bleta punëtore, dhe me të të thurr poezinë, për ditët e rënda dhe jetën e lumtur, për njerëzit që duan të jetojnë, edhe pse në vetminë e pafund, shpirti i tyre qesh dhe gëzon, gëzon dhe shpreson se një dite do të jetë më mirë.

Se një ditë dhe unë do ta ngas më mirë poezinë time si mushkë xanxare, dhe do eci rrugës i gëzuar që qenjen time, duke pandehur se bëra diçka të mirë për nesër, duke shpresuar se dikush do ta lexojë, dhe ashtu në heshtje do të më kujtojë, por dhe do të mësoje për vete, duke e gjetru vetveten në vargjet e mia, tashmë të shtruara në këto fletë të bardha. Aty, në çdo rrjesht është një dëshirë, është një jetë shkrirë dhe e shtrirë si në pentagram. Dhe kompozitori një ditë do ta marrë poezinë time, dhe me ato rrjeshta do të komponojë këngën e pavdekësisë. Ate këngë që brezat do ta përcjellin brez pas brezi, duke shpresuar se do mbetet diçka që do të ketë vlerë, e pastaj, unë mushkën xanxare do ta ngas, dhe do të ecë gjithnjë e më mirë...


Flamuri ynë

O flamuri ynë kombëtar
Ti gjithmonë prin i parë,
Në ballë të luftës për liri
Dhe në dasma e shtëpi.

Është flamur i Kastriotit
Dhe i Plakut të Vlorës,
Është fama e Shqipërisë
Dhe e mbarë shqiptarisë.

E qëndisi Marigona
Erdhi deri në ditët tona,
Është për nder e krenari
Që ta ruajmë me dashuri.

E ju kërma me shpirt’ të zi
Që m’përgjakët n’ Dardani,
Nuk ka vdekë populli shqiptar,
Ne gjithmone prijmë të parë
Me flamurin kombëtar.


Jetojmë në trojet tona

Ne vetmi kur unë rri
Kam dëshirë te bëj poezi
Dhe të shkruaj për shqiptari
Për burrëri dhe besnikëri
Që shqiptarit i kanë hije,
Që ta dijë gjith’ bota mbarë
Se këtu jetojnë engjëjt e parë
Më të vjetrit në Ballkan
Që s’u bën kurrë syri bam.
Kam dëshirë shumë të shkruaj
Por s’ka fletë të ma përshkruaj’,
Aq shumë jemi në histori,
Që me kohë, në Iliri,
Me stërgjyshërit tanë të parë,
E më vonë në principata,
Në luftrat tona shum’ të gjata,
Qindra vjet luftuam me shpata,
E ky popull s’u ndal kurrë,
Me Gjergj Krujën trim me fletë,
Shumë beteja i fituam,
Edhe turkun e dëbuam,
E më vonë vjen Rilindja,
Me Naimin e shokët e tij,
Që u shkrinë për Shqiptari
Gjuhën shqipe me na e shti në gji.

Edhe luftrat kështu vazhduan
Dhe flamurin e fituam,
Shtetin tonë e ndërtuam.
Plaku i urtë Ismail Qemali,
Ngriti flamurin në Vlorë
Dhe i tha botës mbarë,
Se këtu ka edhe shqiptarë
Që luftojnë në troje të veta,
Por Evropa, kjo e shkreta
Për habi e për çudi,
Lejoi në Londër një tragjedi:
U nda trungu shqipëtar,
U nda mbarë shqiptaria,
Nën Serbi e nën Greqi,
U bëmë rob të djallit të zi.

100 vjet nën shtypje të tij,
I lau duart me gjakun tonë
E mbushi tokën plot me varre,
Desh të na zhdukte si komb fare.
Nuk durohej më ky qen,
Gjakun tonë duke na e pirë,
Ndaj në ballë të shqiptarisë,
Prin një trim i vegjëlisë,
Bac Ademi legjendar,
Që i thoshte zullumqarit,
Bir i kurvës, faqezi,
Boll ti luajte me njërëzit e mij,
Këtu e ke fundin ti,
Se shqiptari më s`duron
Pushkën krahut ai shtërgon,
Derisa këmba e djallit të zi,
Të mos shihet më në shqiptari,
Se shqiptari në trojet t`veta,
Don të jetojë në liri,
Të ketë shkollën edhe gjuhën,
Dhe flamurin e këngën e tij,
Sepse këtu i thonë shqiptari,
E s`ka çka lypë ma djalli i zi.
Kështu do ecim me forcat tona
Dhe të ushtojë gjithmonë jehona,
Se jetojmë në trojet tona.


Oj Vitore, moj shqipe mali

Këtë poezi Ty ta kushtoj
Për Ty zanë zemërmadhe
Unë sonte të këndoj
Herë me rimë e herë pa rimë,
O moj shqipe mali
Që digjesh për Arbërinë.

Është Berati që e lindi
Dashurinë tënde me flatra
Detra e oqeane që pushton
O moj bijë e tokës trime
Në prehrin tënd të ngrohtë
Prehet edhe shpirtim im.

O j Vitore moj shqipe mali
Je humaniste e vertetë,
Aty ku është shqiptari
Atje është dhe shpirti yt.
Nëna e bijtë të kërkojnë
Edhepse dergjesh e sëmurë
Zëri i tyre të ngre në këmbë.

Zemra Yte e zjarrtë është kudo
Në çdo vatër shqiptare,
Qan e qesh me perënditë
Dhe je shpresa e fukarasë.

Oj Vitore, shpirt i bujarisë
Simbol i gjallë i humaniznit,
Krenari e Shqipërisë
Nder i gjithë njerëzisë.

Oj Vitore, moj shqipe mali
Lum Berati që të lindi,
Lum diaspora që të ka
Paç jetë të gjatë sa një kala.

E të kemi dhe për shumë vjet
Sepse je nëna e vertetë,
Je frymëzimi e shpresa jonë
Admirimi ynë, përgjithmonë.


2.TUNG, O MIKU REMZI BASHA!



Shkrimtari nga Gjirokastra dhe shkrimtari nga Kosova qe jeton ne Malmo te Suedise,jane miq.Kjo eshte bukuria e artit dhe e artistit tone.I bashkon toka meme,gjuha e dashur dhe e embel shqipe.
 Shkruajne e kembejne mesazhe urimi me njeri -tjetrin,larg nga xhelozite qe ekzistojne aty ketu,nder artistet.Poeti nga Gjirokastra ne shenje nderimi e mirenjohje per shkrimtarin,qe para pak ditesh u shpall dhe si shkrimtari dhe poeti "Me i i mire i vitit 2010" per Skandinavine,z. Remzi Basha,tani ai e nderon edhe me kete poezi qe ja kushton,punes,aktivitetit te palodhur te ketij poeti e shkrimtari te njohur ne Skandinavi dhe ne te gjitha trojet shqipfolese... .
Me kete rast edhe ne emrin tim dhe te redaksise qe une drejtoj i uroj suksese te metejshme z.Remzi Basha,ne krijimtarine e tij letrare dhe njekohsisht i uroj dhe per cmimin qe mori,si shkrimtari me i mire i vitit,per Skandinavi.
Urimet me te mira z.Basha

Per "shqip.dk"

Kryeredaktori

Luigj Shkodrani
Jorgo Telo

Poezia qe te premtova, i dashur mik! Pres reagimin tend.

(dedikim per mikun kosovar)

Në veri – në Skandinavi,
Ku zbardh bora shumë muaj;
Kam një mik. Quhet Remzi.
Kryemik tash po e quaj.
Na bashkon sot gjuha shqipe,
Na bashkon flamuri i kombit.
Na bashkojn’ ndjenjat fisnike,
Na bashkon paqja e Globit.
Etja e madhe për liri
Ia ushqeu penën Remziut.
S’iu ndal pena kurrsesi;
Ndër tallaze fort e priu…
Gjithë trimat kosovarë,
Gjejnë vetën nëpër strofa
T’UÇK-së luftëtarë,
Njohur fort nga gjithë bota.
Njohur fort për trimërinë
Njohur fort për sakrificën.
Kryeëndërr veç lirinë…
Për liri… sa jetë u fikën…!
Pra, për ajkën kosovare
Shkroi pena e Remzi Bashës.
Në flatrim shqipja shqiptare
I përcillte drejt Parajsës…!
E gjejnë veten nëpër vargje
Suharekë e Preshevë.
Edhe nobeliste e paqes
Shenjtorja Nëna Terezë.


Te shtatorja e shënjtores
Sa krenar qëndron, poet!
Ç’vargje hodhe në fletore?
Se me vargje ti na flet…
Për Kosovën t’u dogj shpirti.
Heu, sa brenga shkrove ti…
Për t’zezat plane, që kurdisnin
Qyqja jugosllave, kukulla Itali…
Shumë plagë paska Kombi
Dhe ato i pe në sy…
Tash ato i di krejt Globi:
Dhe Kosovë dhe Çamëri…
Pena jote hodhi dritë
Mbi figura të lavdishme.
Profesor Ymer Berishën
E sa të tjerë që mirënjihen.
Kënga jote për Kosovën
Tinguj merr dhe nga bilbilat.
Fjala jote për dëshmorët
Ngjyrë merr nga trëndafilat.
Thirrja jote për të ardhmen
Forcën e merr nga Drenica.
Vargu yt e kërkon paqen
Te vetvetja… sakrifica…
Ja, të tillë, të njoh Remzi
Dhe i tillë të jesh përherë:
Shkrimtar i Shqipes Shqipëri
Kosovar me gjithaq vlerë…!

Jorgo S. TELO



 

V:O Fotot jane marre nga aktiviteti i zhvilluar ne Boras te Suedise,
ku z. Remzi Basha mori cmimin,si shkrimtari dhe poeti me i mire i vitit.






Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri