FUTURIZMI RUS


      


Lëvizja futuriste, pavarësisht nga ai italian, u shfaq edhe në Rusi, e cila iu kundëvu simbolizmit. Për rrymat e ndryshme të futurizmit poetë të shumtë shkruanë artikuj teorikë-kritikë ose vjersha. Derisa futurizmi italian krijoi vlera të çmueshme vetëm në artet figurative, futurizmi rus u bë i njohur para së gjithash për poezinë e tij – duke iu felënderuar dy poetëve të vet më të mëdhenj: Velimir Hljebnikovit dhe Vladimir Majakovskit. Edhe futurizmi rus, sikurse ai italian, ka qenë radikal në kërkesat e tij, duke kërkuar krijimin e një modeli të ri poetik: futjen e fjalëve të reja që nga neologjizmat deri te barbarizmat. Përpjekja e tillë e çoi Hljebnikovin te burimet e së kalurës duke u përpjekur të bëjë sintezën e së kaluarës me të sotmen. Futuristët rusë këndojnë për përditshmërinë më të shëmtuar, për qytetet moderne me tempin e tyre të ethshëm të zhvillimit (“Qyteti zëvendëson natyrën dhe forcat e sajethshmërinë ja, çfarë i simbolizon temat e bashkëkohësisë” – Majakovski), i këndojnë turmës (masës) dhe përpiqen t’i afrohen asaj, kërkojnë demoktarizimin e artit, sepse mendojnë se inteligjencia është veçuar nga populli dhe mbi të gjitha e urrejnë moralin borgjez dhe nacionalizmin. (“Poezia e ardhmërisë është kozmopolite”- Majakovski). Përpjekjet e para të futurizmit datojnë nga vitet 1909-1910. Ai u krijua dhe u zhvillua në një mjedis tjetër social  dhe në kushte të tjera shoqërore nga futurizmi italian. Rusia në atë kohë në pjesën më të madhe të saj ishte vend agrar dhe i prapambetur, andaj futuristët rusë shfaqën urrejtjen e tyre ndaj rendit borgjez dhe qytetit kapitalist (Kojrrila e Hljebnikovit), respektin ndaj gruas dhe ndjeshmërisë, patriotizmin, lidhjen me fshatin dhe traditat e tij revolucionare, frymën kryengritëse, mospranimin e glorifikimit të maqinizmit dhe “amerikanizmit”, luftës, terrorizmit, shovenizmit dhe urrejtjes së turmës (masës). Të gjitha këto e dallojnë futurizmin rus nga ai italian. Ngjashmëritë ndërmjet futurizmit italian dhe atij rus mund të vërehen më tepër në mënyrën e paraqitjes (guximi, skandalet, vetëbesimi në avangardizmin e vet), në optimizmin dhe mbështetjen e shikimit në ardhmëri, në mohimin e trashëgimisë artistike (predikimi i rrënimit të muzeve dhe bibliotekave, urrejtja ndaj klasicizmit) dhe deri diku – në parimet estetike-teorike të krijimtarisë. Futuristët rusë ngrihen kundër kanoneve të formës. Ndryshon gjuha, flaket “fjalori religjioz”i simbolistëve dhe në fjalorin e tyre (futuristët), veç fjalëve të harruara ruse dhe dialektizmave, futin fjalë sharëse dhe të folurit e deklasuarve, krijojnë fjalë të reja, të ashtuquajturat “vanumi”, fjalë pa kuptim logjik, të cilat mund të kuptohen ekskluzivisht në bazë të përshtypjes që ato lënë te lexuesi me efektin e tyre tingullor dhe me grafinë e tyre. Hljebnikovi krijon teorinë sipas së cilës fjala është – lodër – “kukull e tingujve”, kurse teoricieni tjetër Gruzdjevi mendon se materiali poetik përbëhet nga fjalët e “çliruara nga kuptimshmëria e zakonshme”. “Fjala çohet kundër përmbajtjes, gjuhës akademike, rimës, sintaksës dhe etimologjisë” (Majakovski). Fjala, sipas tyre, është qëllim më vete. Në Manifestin i cili doli si hyrje në përmbledhjen e tyre – Shuplakë opinionit publik (nga fundi i vitit 1912, kur futurizmi u krijua përfundimisht), Hljebnikovi, David Burljuk, Aleksej Kruçonih dhe Majakovski : urdhërojnë të drejtën e poetit në urrejtjen e pakundërshtueshme ndaj gjuhës, e cila ka ekzistuar deri atëherë”(Majakovski). Vetëm Hljebnikovi, duke eliminuar fjalët me prejardhje të huaj, të cilat i urrente shumë, krijoi mijëra shprehje të reja. Kujdes i vogël u kushtohet normave metrike.
            Në fund të përmendim se në futurizmin rus ekzistonin dy rryma: egofuturiste (shumë pak revolucionare në formë dhe në aspektin ideor, pa program të caktuar, variant i futurizmit të salloneve-mikroborgjeze, i cili në të vërtetë edhe s’është futurizëm), përfaqësues e të cilit ishte Igor Severjanjin, Vadim Shershenjeviç dhe variati kubofuturist ose në kuptimin variant i pastër i futurizmit, të cilin e përfaqësonin: Jelena Guro, vëllezërit Burljuci, Hljebnikov, Kruçonih, Majakovski etj. I afërt me këtë grup ishte grupi “Centrifuga”, të cilit i përkiste Boris Pasternaku dhe Nikola Asejev, grup i cili përpiqej t’i afrojë futurizmin me simbolizmin duke u shërbyer me tema folklorike si Hljebnikovi (Asejev).
            I deradikalizuar në aspektin e parimeve formale estetike dhe deri diku futurizmin e ndryshuar e kemi në LEF (Fronti i majtë i artit – Levi front umentnosti prej vitit 1923-1925) “Lefin e ri” të Majakovskit (nga fundi i viteve të njëzeta). Nga LEF futurizmi mori metodën formaliste dhe raportin negativ ndaj tradicionalizmit, duke i lidhur ato me analizën sociologjike (Osip Brik, Arvatov). Futurizmi shuhet me daljen e Majakovskit nga “Lefi i ri” dhe pas vetëvrasjes së Majakovskit, përjeton ditët e tij të fundit. Megjithatë futurizmi ndikoi mjaft në letërsinë ruse: pa të nuk do të zhvillohej as formalizmi, as konstruktivizmi rus dhe nuk përjashtohet ndikimi i tri drejtimeve letrare të letërsisë europerëndimore (dadaizmit, surrealizmit, letrizmit)                       
       


Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit