7/8/12

POEZIA EPIKE – LIRIKE


  


            Poema (gr. poiemakrijim) – është një nga llojet e gjinisë liriko-epike e shkruar në vargje. Këtë lloj vjershe ndër të parët e ka shkruar poeti i njohur romantik anglez, Bajroni, në fillim të shekullit XIX. Në të gërshetohen shumë elemente që e karakterizojnë poezinë epike në vargje. Sipas shembullit të tij shumë shkrimtarë romantikë e përvetësuan këtë lloj të poemës epike e cila karakterizohej me një varg tablosh të lidhura dobët dhe shumë fragmente lirike të futura në rrjedhën e rrëfimit epik. Poeti shpesh e ndëpret interpretimin e tij epik me futjen e meditimeve dhe emocioneve peronale, të shprehura në vetën e parë, të cilat nganjëherë s’kanë lidhje të drejtpërdrejta me personazhet dhe ngjarjet në vepër, por shprehin disponimin e përgjithshëm të poetit në atë çast. Në poemë, si rregull, gëshetohen elementet epike me ato lirike, kështu që në disa raste epërsinë e ka elementi epik e në raste të tjera elementi lirik. Duke lexuar poema të ndryshme na bien në sy dy forma të saj: poema tregimtare dhe poema sintezë apo përgjithësuese. E para, pra, poema tregimtare shquhet për subjektin e saj të shtjelluar, me personazhe e ngjarje (“Kënga e sprasme e Balës”e Gavril Darës së Ri, “Heronjtë e Vigut”e Kolë Jakovës etj.), kurse e dyta, poema sintezë ose përgjithësuese thuajse nuk ka fare subjekt dhe personazhe të veçanta të individualizuara, por që shquhet për përshkrimin e një varg tablosh nga jeta shoqërore, me përshkrimet e botës së brendshme të poetit, i cili me ndërhyrjet e tij bën përgjithësime ideore të rëndësishme. Kjo e fundit shquhet për frymën e fortë lirike të saj, pa lënë jashtë edhe anën epike (në formën e tablove të përgjithshme të jetës). Shembuj të kësaj poeme merren poemat “Bagëti e bujqësia”e Naim Frashërit, “Përse mendohen këto male”të Ismail Kadaresë, “Nënë Shqipëri” e Dritëro Agollit, “Poema për ata” e Fahredin Gungës etj.
            Në letërsinë shqipe poema është lëvruar me sukses që nga koha e Rilindjes. Ajo fillon me poemën “Këngët e Milosaos” të Jeronim de Radës, poemë me përmbajtje atdhetare dhe demokratike, pastaj me poemën e Gavril Darës së Ri “Kënga e sprasme e Balës”, poemë me frymë atdhetare dhe heroike. Një nga poemat më të bukura të letërsisë së Rilindjes është poema sintezë “Bagëti e bujqësia” e poetit tonë të njohur Naim Frashëri, një himn madhështor e plot entuziazëm për natyrën e atdheut dhe për cilësitë e larta shpirtërore të masave punuese fshatare. Naimi do të shkruajë edhe poemën historike “Histori e Skënderbeut”, kurse Çajupi shkruan poemën e tij satirike me karakter fetar e demokratik “Baba Musa Lakuriq”, ndërkaq Ndre Mjeda shkruan poemën e tij të njohur “Andrra e jetës”, poemë me tematikë nga jeta e rëndë e fshatarëve të malësisë, pastaj poemën “Lirija”, poemë me karakter atdhetar. Poema, si lloj i poezisë liriko-epike, lëvrohet edhe sot dhe një numër i poetëve tanë kanë shkruar në këtë formë poetike. Në këtë mes po përmendim disa poetë që e kanë lëvruar dhe e lëvrojnë poemën: Aleks Çaçi “Ashtu Myzeqe”, “Zarika”), Kolë Jakova (“Heronjtë e Vigut”, “Tirana”), Llazër Siliqi (“Prishtina”, “Mësuesi”, “Erë pranverore”, “Ringjallja” etj.), Dritëro Agolli (“Devoll-Devoll), “Toka ime, kënga ime), “Nënë Shqipëri”), Ismail Kadare (“Përse mendohen këto male”, “Shqiponjat fluturojnë lart”, “Vitet 60”), Fatmir Gjata (“Partizani Benko”), Mark Gurakuqi (“Gjeto Plaku”), Fahredin Gunga (“Poema për ata”).

            Balada (it.ballare, provansalisht, ballare, balarevallëzoj) – është një formë shumë e vjetër, shumë më e vjetër se poema. Është një formë shumë e vjetër e vjershës në të gjitha letërsitë. Është me origjinë nga popujt evroveriorë (Angli, Skandinavi). Në të këndohet mbi ndonjë ngjarje tragjike nga historia, përralla ose miti. Në të këndohet rregullisht mbi vuajtjet dhe fatkeqësitë njerëzore, mbi luftën e njeriut me fuqitë e errëta dhe të fshehta, ose me instinktet e brendshme dhe pasionet të cilat zotërojnë me  njeriun. Atmosfera e zymtë dhe fryma e vdekjes i japin asaj ngjarje të rënda dhe të errëta. Ajo shquhet për ngjeshurinë e saj: jepen situata të fuqishme dhe të ngjeshura, konflikte të drejtpërdrejta dhe vendime të shpejta. Është lëvruar shumë te popujt e ndryshëm dhe me sukses i ka paraqitur ngjarjet historike. Prandaj në vështrimin e saj ndjehen të theksuara dallimet nacionale. Në letërsinë spanjolle në fillim kishte kuptimin e këngës e cila përshtatej për t’u lojtur. Në letërsinë popullore të popujve romanë, baladat ishin këngë që këndoheshin të përcjella me valle dhe në to rrëfehej për ndonjë ngjarje nga mitologjia ose nga legjendat popullore. Balada shquhet për shkurtësinë e saj,ngjeshurin, dramacitetin dhe përshkrimet mjaft plstike, me vargje madhështore poetike, me mjaft figur dhe entuziazëm romantik. Baladat janë krijuar edhe në letërsinë tonë. Shembuj të tillë në letërsinë tonë populore janë: Garentina ose Halil Garria, Konstantini i Vogëlthi, Pal Golemi, Ymer Aga etj.
            Interes të madh për këtë formë u tregua në shekullin XVIII. Kështu shkrimtari anglez Thomas Percy (Persi) paraqitet me baladat angleze dhe skotlandeze. Më vonë shkruajnë balada të mrekullueshme Johann W. Goethe  dhe Friedrich Schiller e të tjerë, ndërsa në letërsinë shqipe Çajupi (“Atdheu dhe dashuria”, “Zolejka”), Zihni Sako (Komisari) etj. Si krijues i baladës artistike konsiderohet poeti gjerman August Byrger(1747-1794). Me baladën e tij Leonora ndikoi në zhvillimin e mëtejshëm të kësaj forme poetike. Në kohën e romntizmit baladat shërbenin si mjet i përshtatshëmpër të reaguar kundër padrejtësive në shoqërinë e kohës kohës.

Vitua një pun’e madhe,                     “Unë jam ai që shtie
e bukurë si zorkadhe,                       dhe plumbi dëm nukë bie;
nga gjithë shoqet çquan                   u’jam ai që kam vrarë
dhe gjithë trimat e duan.                  bejlerë dhe pashallarë;
Për të tillë bukuri                              dhe kaurë mijë vetë
kush nukë ka dashuri?                     Kam dërguar n’atë jetë!
Një ditë që vij në krua,                      Dhe do të trëmbem tani
duke ecur mi thua,                            nga një fusharak si ti?
poqi një Turk trim të marrë.            Tani do ta shoç dhe vetë
Tjetër herë s’e kish parë.                 kush është trim i vërtetë...
Robatë që kish i ndrinin!                  Këto thosh Turku dhe vinte
dhe armët i vetëtinin!                       Po dhe Jorgua e printe;
Kur shtiu syt’e e pa:                           hodhi armët përdhezë
“Vito, të dua! i tha.                             dhe zuri të sgjesh brezë
Vito, do të të marr grua!”                 që kish qepur Vitua vetë,
Vitua u turpërua,                               si fustan e fermeletë;
po më shumë u hidhërua                 kur e kujtoi, u shëmp;
dhe ju pëgjeq: “S’je për mua,                       mos pandeni se u trëmp;
se u’ një tjetërë dua,                         bëri kruqn’e fshiu lotë:
jemi një bes’e një sua.                       “Jam azër!”hidhet e thotë,
Po merre fjalënë prapë                    edhe më dorë një thikë
dhe shko këtejë me vrapë!               ju vërsul Turkut pa frikë.
-Kush është më trim se mua,           Trimi rrëmbeu anxharë
që do të të marrë për grua?                        dhe po hidhej si i marrë.
Ai që jam vluarë                                Fryri era, nga rrëmbimi
dhe për të martuarë;                                    lëshon flokatenë trimi.
është trim sa s’gjendetë,                   Atje ku qe afëruar,
i mirë sa s’bënetë;                             me gjoks hapët leshëtuar,
ish vet’i tretë vëla;                             ju duk, në grykë të ti,
kush ka qënë si ata?                          varturë një hajmali.
Trima sa s’i zinte plumbi!                 Jorgji, kur pa hajmalinë,
Njeri vdiq, i dyti humbi.                    sytë përmi të i ngrinë.
Jorgjin e la Perëndia                         “Dale, tha, ashtu më rruash,
shpresë për mëmën e tia;                po lëftojmë kur të duash!
ësht i vetëm e jetim,                          Po në beson Perëndinë,
i dashur’i shpyrtit tim,                      kush ta fali hajmalinë?
dhe nga të tërë më trim;                   - Nania në foshnjëri
përdor pallën e anxharë,                 ma vari për mbarësi.
ësht i zoti të më marrë!                    Po ç’të duetë kjo punë?
Ndaj, të lutem, mos më nga,                         - Një të tillë kam dhe unë!
të mos biesh në hata,                                    Shuko! Mëma ma ka falë
se shejtani punë s’ka!”                      dhe mua, kur jeshë djalë!”
Turku me të tilla fjalë,                       Të dy trimat hapnë gjitë
qiti të shkretënë pallë!                      dhe shukonin hajmalitë
Nga inati u verdhua                          qepur me pë të floritë:
dhe thirri posi dragua:                     si njëra, si tjetëra,
“N’është m’i zoti nga unë,                 të dya të vjetëra;
le të më dalë këtunë!                        përmbrënda, pshelur me kartë,
Në më muntë, besa-besë!                 gjenë nga një kruq të artë!
burri yt po le të jesë;                                    Mbenë të maniturë
n’e dërgofsha n’atë jetë,                   dhe si të goditurë!
die, do të të marr vetë!”                   Të tillë punë kur panë,
Vitua shumë u frikua                                    u pushtuanë dhe ranë,
lot’i vininë si krua,                             dhe të dy një fjalë thanë:
dhe më shtëpi, duke qarë,                “Të kam vëla, mori i mjerë!
rëfeu ç’i kishtej gjarë.                       Nga një bark paskemi lerë!
Po Jargji, kur e ndëgjoi,                    Jemi një fis e një farë,
veshi armët dhe shkoi,                     jemi të dy Shqipëtarë,
u ngjit malitë përpjetë                      po besa na paska ndarë
ashtu si ngjitenë retë,                       sa na bëri për të vrarë!
dhe më zë të math si shkëmbi         Sot që dimë vetvetëhenë,
po thërrit sa tundej vëndi:               duetë të bëjmë benë
“Kush ësht ai q’u lëvdua                   të duamë mëmëdhenë.
Që do të mundet me mua?”              Tani të marrëmë malë,
Me zë të math si gjëmimi,                 të lëftojmë për lirinë,
Ju përgjej ahere trimi:                     të mos kthenemi të gjallë
                                                            pa shpëtuar Shqipërinë!
                                                            Tani Viton ta harrojmë,
                                                            me Turqinë të lëftojmë,
                                                             ta dërgojmë nga ka ardhë,
                                                              të shomë ditë të bardhë”.
(Çajupi, Atdheu dhe dashria, Vepra, Suboticë, 1970, f.64-67)

           Romansa (spanj. el romance - emërtim për gjuhën popullore spanjolle) këngë në gjuhën popullore ose këngë popullore. Në romansë trajtohen motive rreth heronjve të cilët luftojnë për një ideal të caktuar (për emër, famë, nder, dashuri, atdhe), por ndodhitë erotike të theksuara në veçanti. Është formë letrare e njohur në letërsitë e ndryshme. Në veçanti është kultivuar në Spanjë, në mesjetë, prej nga janë marrë disa motive dhe ndodhi të romansës si formë poetike. Vargu i saj kryesisht është vargu tetërrokësh, një varg që shquhet për muzikalitet, figurshmëri dhe plot ngjyra të gjalla. Në të është kënduar sidomos për heroin spanjol Sidin, i cili ka jetuar në shekullin XII. Në shekullin XVI janë publikuar përmbledhjet e para të romansave me emërtimin romancero. Në kohën e romantizmit u kushtohet kujdes i madh romansave spanjolle. Atëherë përkthehen me të madhe dhe bëhen të njohura edhe në gjith Europën. Janë të njohura romansat e Federik Garsie Lorkës (1898-1936) nga përmbledhja e tij Romansat cigane.
          Në kuptimin e sotëm, romansa paraqet llojin e vjershës, si në baladë, në të cilën tregohet ndonjë ngjarje ekzotike dhe romantike nga jeta kalorsiake, shpesh e gërshetuar me përjetime dashurore. Atë e shquan rrëfimi i rrjedhshëm dhe i gjallë dhe përfundimi i gëzueshëm dhe i lumtur.


                              

No comments:

Post a Comment