2012-08-26

Artistja dhe Aktivistja Shqiptare Alma Ajazi: Shqipërisë i nevojiten Ethet e Demokracisë



Përgatiti: Gazetari Ilir Berisha
Alma Ajazi
Alma Ajazi është bërë personazh i njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë. Mbas Shpalljes të Miss Albania 99 USA, dhe një karriere të sukseshme në fushën e artit në Amerikë, dhe Paris, Alma Ajazi, si Emina Cunmulaj, këto bukuroshe kanë krijuar themele të forta duke prezantuar fisnikërinë e bukurisë Shqiptare në Diasporë.
Por nuk është vetëm bukuria që e ka bërë atë një personazh të njohur, por ky yll i dy nënshtetësive Shqipëtare dhe Amerikane, vërteton që një femer mund të eci përpera ,jo vetëm nga bukuria.
Në një bisedë të organizuar nëpërmjet Skype, kuptoj që sukseset e Almës nuk mbarojnë këtu. Përveç bukurisë, ajo është diplomuar nga Oakland University në fushën e shkenca politike me mesataren 9.2, dhe diploma e dytë e saj mbaruar në shkollën Amerikane; ‘American Graduate School of International Relations and Diplomacy’ në Paris me mesataren 9.5.
Foto: photo www.benzaquen.chicbook.com

Përvec fushes së artit, angazhimi i saj në moshën e politikës ka filluar në moshen 15 vjecare, kur ajo i shkruajti leter Presidentit Amerikan Bill Klinton për luftën në Kosovë. Në një moshë tepër të re, ajo ka folur për çeshtjen Çame në konferencat që janë mbajtur në Amerikë. Ajo ka qenë aktiviste e regullte për të drejtat e njeriut. Për këtë dedikim ajo mori një leter personale nga Senatorja e Michiganit Debbie Stebanow, dhe fitoj cmimin ‘International Optimist Award‘ për aktivitetet humanitare ndaj njerëzimit.
Shkrimet e saj në internet në fushën e poezisë, dhe atë politik fituan Cminin letrar ‘Arshi Pipa’. Ajo aktualisht jeton dhe punon në Paris.

Intervista me Alma Ajazin

Bisedoi: Gazetari Ilir Berisha
Do jeni në Shqipëri për 100 përvjetorin e saj ?
Përshëndetje Zoti Ilir. Do ishte një kënaqesi shpirtërore, si një qytetare Shqipëtare, te isha në Shqipëri për 100 vjetorin e saj, dhe shpresoj të jem aty në këtë ditë historike.
Si ndiheni ju për këtë përvjetor ?
Shqipërisë i nevojiten Ethet e Demokracisë.
Ethet e Demokracisë? Çdo të thuash me këto dy fjalë?
Pavaresia është simboli që Shqipëria është një shtet Sovran, dhe është pikërisht një ditë historike dhe madhështore për të gjithë shqipëtaret dhe po ashtu Shqipërinë. Por është e domosdoshme të reflektojmë për dështimet, arritjet, dhe hapat që shteti ynë duhet të hedhi përpara; pra duhet bërë një balanc nga të dy palët, politikanët dhe gjithashtu qytetarët. Shqipëria dhe ky sistem aktual në Shqipëri ka nevojë të shkundet mirë, duke ecur në rrugen e drejtë dhe duhur të demokracisë, prandaj fola pak në mënyrë poetike për ‘Ethet e Demokracise’.


Me sa kuptoj nuk jeni edhe aq shumë e gëzuar për ditën e pavarsisë?
Nuk kam dëshirë të keqkuptohemi, por kur në një shtëpi të pikon çatija, dhe themelet po levizin, atëhere çfarë duhet të bëjmë? të qendrojmë indiferent, të gëzojmë duke kthyer kurrizin nga problemi?
Do isha tepër e gëzuar, të shikoja Shqipërinë një shtet të fortë demokratikë, dhe të ishte perla e Europes, sepse I ka të gjitha mundesit për të qenë e tillë, dhe për tu zhvilluar.

Duke lexuar shtypin ditë për ditë, jam në dijeni që po zhvillohen dhe po organizohen aktivite shumë të ndryshme duke prekur gjirin e Shqipërisë në këtë ditë  historike. Por i nderuar gazetar zoti Ilir, Si mund te gezohem unë kur Shqipëria po vyshket nga një korrupsion i theksuar? 

Ku akoma qytetarët Shqipetare vuajnë për ujë dhe drita në vitin 2012? Një vend që duhet të paguash të pakten 3000 euro te fillosh punë ? Ku ligji dhe drejtesia, këto dy themele të forta për shoqerine nuk janë dhe aq të forta? Ku papunësia dhe varfëria, ky fllad i egër po prek shumë famije Shqipëtare, pra është pikërisht kjo varfëri dhe depresion, që po shikojmë një rritje të madhe në vetvrasje në Shqipëri. Nuk kam dëshirë të shikoj Shqipërinë të përfundojë si Japonia, i cili është shteti i parë në botë me përqindjen më të lartë për vetvrasje.

Çfarë do kishe dëshirë për ditën e Pavarsisë ?
Shqipëtaret duhet të gëzojnë dhe festojnë, por Shqipëria ka nevojë për një revolucion demokratik paqësorë në të njejtën kohë. Shqipëtarët duhen të mblidhen së bashku të kërkojnë të drejtat e tyre duke ndërtuar një shoqeri të shëndoshë. Të gjithë Shqipëtarët duhen të ngrihen në këmbë, të luftojnë për të drejtat e tyre dhe të fëmijeve të tyre.

Eshte pikërisht ky moment që qytetarët shqiptarë duhen të mendohen mirë, sepse brezat e ardhshme do na gjykojn, dhe mos harrojme që Europa dhe popujte e tjere na vëzhgojne duke shikuar qarte hapat që Shqipëria po hedh të eci përpara.

Ka shumë manifesta në Paris ?
Une admiroj popullin francez, sepse janë një popullë tepër të angazhuar në fushen e politikes, dhe praktikojne një nga të drejtat dhe privilegjet që i takon çdo qytetari në një shtet demokratik, dhe kjo është manifestimi paqësor. Kur qytetareve francez vetem pak ti cenohet e drejta, francezet ngrihen direkt në këmbë dhe luftojnë për këtë të drejtë në mënyrë paqësore sigurisht,dalin nëpër rrugë duke protestuar. Pra është një popullë, që nuk janë ‘dele’ të sistemit, dhe këtë gjë e kanë vertetuar në historinë e tyre.

Si është lidhja juaj me Shqipërinë ?
Unë e kam dashur Shqipërinë, dhe do ta dua përgjithmonë. Dhe me aq mundësi sa kam pasur, jam munduar të jap kontributin tim si nje qytetare. Mbase kjo intervistë tingollon pak si një kritikë ndaj çështjeve në Shqipëri, por nuk duhet të jemi të verbuar por realist me situatën politike shoqërore në Shqipëri.

Nqs, një ditë presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishanit do tju dërgonte ftesë për tju takuar, do ta pranonit ?

Do ishte një nder dhe privilegj të takoja presidentin tonë Bujar Nishani.
Alma e di që nuk keni dhe aq shume kohë, ju falënderoj për intervistën, duke shpresuar të dëgjohemi përsëri në të ardhmen në një intervistë akoma me të thellë.
Ju falënderoj dhe ju lutem, zoti Ilir.
 
Gazetari Ilir Berisha

No comments:

Post a Comment