8/23/12

Të ndalim avancimin



Ky shkrim i Rasim Bebos/ Të ndalim avancimin /eshte nje integrim i materialit shkencor per koalicionet

ne hije dhe luften para e prapshpine qe kane kryer dhe vazhdojne aktualisht, me forma te tjera, te kryejne shtetet fqinj te shovenizmit barbar antishqiptar. Keto te verteta shkelqejne si drita e Diellit.

 Ky shkelqime do te verboje te gjithe ata qe vazhdojne t'a kene hale ne sy unitetin e Shqiptareve "pa dallim feje, krahine e ideje".

Pergezimet e mia Zotit Rasim Bebo.

Vedat Shehu


---------------------------



Të ndalim avancimin 

Mbi vendin tonё kaluan tri perandori qё nga viti 168 para Krishtit deri nё vitin e pavarёsisё 1912 vetёm duke hequr kohёn e Despotatit tё Epirit me Gjin Bua Shpatёn dhe me tё birin Maurik Shpatёn nga viti 1379 deri 1418 dhe kohёn e Skёnderbeut 1443-1468, qё shqiptarёt kanё qёnё tё pavarur pёr 74 vjet, kaluan rreth 2000 vjet pushtim, dhe megjithatё populli ynё e ruajti si gjёnё mё tё shёnjtё kombёsin, gjuhёn, doket dhe zakonet.
Asnjёherё populli ynё nuk ka patur mbi kokё tё tij njё varrmihёs si Janullatosi qё qёndron pёr dy dekada dhe mbrohet e rruhet nga njё trekёndёsh rus-serb-grek, kur ka mbёshtetje nga njё qeveri servile e cila infekton gjithё trojet shqiptare qё drejtojnё sytё nga vendi AMЁ dhe as mbrohet si komb nga Akademia e Shkencave. Vetёm flitet pёr shkombtarizim duke mos pёrfillur dilemat e indetitetit.
Ku do tё ishim neve sot nё qoftё se Pashko Vaso do tё kishte pranuar emrimin nga Sullta Abdyl Hamiti, si guvernatorё tё vilajeteve shqiptare mё 1876? Pёr tё cilёn hezitoi. Dhe Sulltani e cakton mё vonё si guvernator tё pёrgjithshёm tё Libanit mё 1883 e bёri Libanin Europё tё lulёzuar deri sa vdiq mё 1892.
Prof. Abdi Baleta Thotё: “Kryengritjet shqiptare qё u bёnё nё Kosovё mё 1908, 1910, 1912, praktikisht ja shtrinё rrugёn Sёrbisё. U harxhuan u grinё me Turqinё. Sote nuk kemi tё drejtё tё mos i vlerёsojmё ngjarjet si duhet qё mos t’i bёjmё tё njёjtat gabime”. A. Baleta (“Vetёm Nacionalizmi e shpёton kombin shqiptar”. f. 73). (1).


Ёshtё fakt i njohur tashmё se pёrplasja shqiptaro-osmane e viteve 1911-1912 dobёsoi ndjeshёm potencialet dy palёshe. Pikёrisht pak javё pas mbarimit tё kёsaj lufte, (mё 18 gusht po tё vitit 1912, ditёn kur qeveria turke pranoi kёrkesat pёr autonomin e katёr vilajeteve shqiptare. Greqia mori inisjativёn e krijimit tё njё Lidhjeje Ballkanike. Ajo u propozoi qeverive bullgare, sёrbe e malazeze themelimin e njё aleance katёrpalёshe, qё do tё kishte si synim “frenimin e pretendimeve shqiptare”, coptimin e territoreve shqiptare. (Prof.Beqir Mete).(2).



Nёse lufta e shqiptarёve do tё pёrqёndrohej kundёr kёtyre agresorёve, pa dyshim qё dhe harta e sotme e Shqipёrisё do tё ishte ndryshe.
Sёrbёt kishin nevojё pёr trimёrin e guzimin e Isa Buletinit, Azem Galicёs etj. prandaj u jepnin pare dhe armё, duke dhёnё e marrё “BESЁ”, pёr tё luftuar tё njёjtin armik. Marёveshja e Isa Buletinit me sёrbёt bёhej nёpёrmjet Pop Zhivkovit tё Vushtrisё, mundoheshin tё shfrytёzonin njёri tjetrin pёr interesa tё veta. Lexojmё “Marrёveshja” e Sabri Maxhuni nё f. 112: “Çohu bre Zhivkё, fort ju ka germue, shpejt nj letёr me marue, se Kral Petrit me ja çue”. Ndёrsa Popi i mençur, dinak, i pa besё. Kur Isai bindej pёr pabesin e tyre i kthente pushkёn, por me shumё gjak tё derdhur shqiptari. Nё vitin 1912 kur u vёrsul ushtria e Kralit, u bashkuan tremijё e pesёqind burra nga Prishtina deri matanё Mitrovicёs. Na doli pёrpara Isa Buletini dhe na ndaloi duke na thёnё: “Pse me lёftue kundёr Sёrbisё, fqinjё i kemi, mirremi vesh me ta”... Kur u vёrsul ushtria e Krajlit, tё cilёve u printe edhe Pop Zhivkovi, bёnё masakra tё tmerrshme. Po pёrmendim vetёm njё rast: “pasi pushtohet Kosova deri te Gryka e Kaçanikut kaloi Kral Petri me pёrcjellje tё tij, duke kaluar kah Gryka e Kaçanikut takon ushtarёt e ushtrisё sё tij, duke mbajtur tё lidhur mbi tre mijё shqiptar. Ata e pyesin Kralin: çka tё bёjmё me ata shqiptarё tё lidhur. Krali urdhёron: “mbyteni, por kurseni plumbat”, dhe tё gjithё i mbisin me thika dhe me dipgjik tё pushkёve. Po kёshtu Azem Galica bёri marёveshje me sёrbёt “pranuan” marёveshjen (mori pare dhe arme) dy popuj fqinjё luftonin tё njёjtin armik, por kur miku Miliq Kёrsta e tradhёtoi, Azem Galica i kёndoi: “Pse bre Kёrst kёshtu me marue, / se tri vjet ke nejt me mue, / s’kam mshef moter, / s’kam mshef grue, / t’ka dashtё nana ma fort se mue”. Kёshtu marёveshjet pёrfunduan me shkelje nga popujt fqinjё. Kёshtu pra, qortimet e Kadaresё pёr mosangazhimin e shqiptareve pёr marrёveshje me popujt fqinjё nuk qёndrojnё. (3).


Pёr sllavёt. “Gёnjeshtra ёshtё forma e patriotizmit dhe e inteligjencёs sonё”. Kёshtu thoshte akademiku Dobrica Qosiqi, po bindim popullin qё janё ilirё, se janё nё tokёn e tyre tё lashtё, duke ia mohuar vetes tё vёrtetёn e njё ardhacaku nga stepat pas Uralit. Po kёshtu sllavёt e Maqedonisё gёnjejnё se janё trashёgimtarё tё maqedonasve tё Aleksandrit tё Madh. Vesna Peshiq: Shqiptarёt ilir tё rrejshёm, “S’ka pasur dyndje tё sllavёve nё Ballkan- ata janё banorёt e parё tё Ballkanit dhe Panonisё”. “Edhe Shёn Jeronimi ka lindur nё vitin 330 pas Krishtit i cili pёrktheu biblёn nga hebraishtja, ishte sёrb, sipas Dr. Doretiqit. Dhe ne vetёm heshtim. (4).
Ahtisari: Sёrbia ta njohё Kosovёn, ose tё shkojё nё Rusi. “Sёrbia nuk duhet lejuar tё hyjё nё Bashkimin Europian pa e njohur Kosovёn. Le tё shkoje nё Rusi”, ka thёnё ish kryenegociatori pёr statusin e Kosovёs. “Sёrbia qё moti e ka humbur tё drejtёn nё Kosovё. Ajo me vite tё tёra ёshtё sjellё keq ndaj Kosovarёve”, ka thёnё Ahtisari nё njё intervistё pёr “Veçernji List” tё Zagrebit. (5).
Konica shkruan: “Kombi i Dioklecianit, i filozofit Julian, i Justinianit, njё komb i cili kish njё qytetari tё tij kur gjysh stёrgjyshёt e francezёve e anglezёve visheshin me lёkurё bualli e rrinin tё futur nё shpella”. Le tё dёgjojmё figurёn tjetёr tё madhe Fishtёn: “Kur sllavёt erdhёn nga shpellat e Uralit, shqiptarёt e kishin kryer ciklin dy mijё vjeçar tё qytetёrimit tё lashtё”.
Antonio Balldaci Shkruan: Zanaçinjve sllavё tё shpifjes u duhet kujtuar qetёsishtё se kur tё parёt e tyre kёrkonin ushqim me kallamё nё moçalet e Uraleve, Durrёsi dhe Apollonia ilire kishin çelur Universitetet ku studionin gjer perandorёt romakё (nё tё parin, Çezari, siç e shpreh tek vepra “De Bello Civili”, e nё tё dytin, Apolloni Augusti).
Dr. Aleksandёr Lambert thotё: “Pёrballё tendencёs sё pёrgjithshme tё shtypit dhe mediave tё tjera ndёrkombёtare, pjesёrisht tё ndikuara nga propaganda sёrbe dhe greke si dhe nga gjithё ata qё e mbёshtesin, duke folur keq pёr shqiptarёt dhe duke qёnё se bashkёsia ndёrkombёtare bёn pyetjen pёr tё arthmen e ketij populli nё Europёn juglindore, unё mendoj (thotё Dr. Aleksandёr Lambert), se ёshtё koha qё tё paraqitet ky popull nё njё mёnyrё objektive, konstruktive, e pse jo edhe tё drejtё. Dhe mё tej. Askush nuk do mund t’u ndёrrojё bindjen shqiptarёve pёr dinjitetin e tyre tё shquar as edhe pёr indetitetin e tyre kombёtar, pёr tё cilin ata kanё tё drejtё tё jenё krenar. (6).
M. Aref vёrteton: “Ilirёt kanё pёr stёrgjysh “pellazgёt”, qё bashkё me “Etruskёt” (njё fis tjetёr pellazg), pёrbёjnё themelin e dy qytetёrimeve mё tё mёdha perёndimore: atij grek dhe romak. Ёshtё provuar, se qytetёrimi grek ka lindur pas shek. VII p.k. dhe qё kishte si origjinё atё pellazge. (7).
Dipllomacite ruse, sёrbe, greke dhe sllavo-maqedonas, qё nga koha e Kongresit tё Berlinit (1878) e deri nё ditёt tona, janё pёrpjekur qё nё kancelaritё europiane t’i paraqitin shqiptarёt si pro-turq, pro-islamike. Kёshtu kanё vepruar edhe nё Konferencёn e Ambasadorёve nё Londёr (1912-1913), edhe nё Konferencёn e paqes nё Paris (1920-1921), edhe ne Konferencёn e Rambujes (1999). Thelbi i politikёs djallёzore tё boshtit antishqiptar sllavo-bizantin duan ta indetifikojnё me grupe shqiptare pro-turke, pro-arabe, pro-iraniane dhe pro-islamike, pёr kundёr orientimit pro-amerikan, pro-perёndimor. Ёshtё interes jetik i Moskёs, i Beogradit, i Athines dhe i sllavёve maqedonas tё Gruevskit, qё çёshtja shqiptare nё Ballkan tё humbё dimensionin kombёtar dhe tё marrё pёrmasё fetare. Kauza e shqiptarёve nё Ballkan ёshtё çёshtje territoriale. Ёshtё çёshtja e popullit tё ndarё, tё rindarё dhe tё shtypur. (8).
Protestat e grupeve shqiptare, me flamur joshqiptarё, nxitёn dhe mbёshteten nga sёrbёt, grekёt, rusёt dhe sllavёt e Maqedonisё dhe ajo qё urrehet mё shumё ёshtё kombёsia shqiptare dhe jo feja islame.
Politika e kahershme e Patrikut tё Stambollit dhe e kreut tё islamit nё Perandorinё Otomane ishte e pёrbashkёt, Shqiptarёt ortodokёs detyroheshin tё quheshin grek, Shqiptarёt mysliman detyroheshin tё quheshiin Turq dhe gjuha shqipe tё qёndronte e mallkuar sёbashku me ata qё e flisnin. Turqia e ka hedhur poshtё kёtё qёndrim anadollako-fetar ndaj Shqiptarёve dhe Shqipёrisё. Ndёrsa Greqia me dinakёrinё e saj e pёrforcon dhe Janullatosi ёshtё ngarkuar posaçёrisht qё Myslimanёt Shqiptar tё quhen Turq, qё tё lehtёsohet realizimi pёr t’i kthyer zonat myslimane tё Shqipёrisё sё Jugut si Çamёria.
Njё nga fallcifikimet e tyre mё tё turpёshme qё ka arritur tё bёj vёnde mes nesh shqiptarёve, ёshtё paraqitja e popullsisё çame si kolonё turke tё instaluar nё Çamёri nga otomanёt pushtues! Emёrtimi Çamёri i ёshtё vёnё kёsaj krahine nga “kolonёt” çamёr dhe nuk ka asnjё lidhje me historinё e kёsaj kahine?! Me dhjetёra “profesorё” tё historisё greke kan shkruar dhe mbrojtur kёtё tezё tё manipuluar me kaq marifert. Edhe kisha greke çamёrit i paraqet si kolonё turke?! Pёr kёta djaj tё “shёnjtёruar” feja tregon “indetitetin e vёrtetё” !!! (9).
Pizani shkencёtar italian: “Nuk kam asnjё fakt se shqiptarёt kanё erdhur prej dikund” –qё do tё thotё qё janё autokton (R.N.).
“Dishepujt “ e “Megali Idesё” tё shpёrndarё gjithandej trojeve shqiptare, tё paguar nga Athina dhe diaspora greke vazhdojnё misionin e priftit Kozma Etolianit dhe tё Gjergio Zografit tё djeshёm dhe vazhdon me Janullatosin e sotshёm, duke drejtuar nxitёsit kryesorё tё aktiviteteve antishqiptare si Panajot Barkas, Harallamb Karathanos, Naum Disho, Vasilis Bollanos, Theofan Kavalioti, Spiro Ksera, pёrkthyesi i Janullatosit Vangje Dule, i cili mbahet nё politikё pёr hatёr tё kryepeshkopit Janullatos. Pёr çdo vit shoqata Vorio Epirote dhe rinia Vorio Epirote organizojnё tubime dhe festime pёr Autonomin e Vorio Epirit duke shfaqur haptas qёllimet e tyre pёr aneksimin e jugut tё Shqipёrisё. (10).
Urrejta antishqiptare ёshtё vazhdimi i projekteve akademike tё kishave sёrbe dhe greke qё u pёrshtaten kushteve tё reja. Forma tё genocidit dhe pastrimit etnik upa nё kohёn e luftёs sё imponuar pёr gjate 72 ditёve u vranё dhe u zhdukёn pa gjurmё mbi 12.000 qytetarё shqiptarё tё pa fajshёm, u dogjёn mbi 385.000 objekte ndёrtimi, mbi 4500 lokalitete, u dhёnuan mbi 13.500 vajza e gra shqiptare. U shpёrngulёn nga territori i kosovёs 987.524 shqiptare, u plaçkitёn dhe zhdukur 412.000 krerё lopё, 221.000 bagёti tё imta me tё cilёn justifikoi qё toka e djegur ёshtё forma fashiste sёrbe e ngjajshme me atё greke nё qershor tё vitit 1944.
Rusia planifikon tё mbrojё Kosovёn me anё tё policisё sekrete tё veshur me uniformat e murgjeve, dhe duke dёrguar polic civilё nё enklavat sёrbe, sipas llogjikёs ruse po u mbrojtka ortodoksia dhe “Jeruzalemi” i ortodoksisё sёrbo-ruse. Kjo politikё vandale kriminale po vjen hapur duke justifikuar genocidin qё aplikojnё rusёt. Nё zyrat e UNMIK-ut nё Mitrovicёn e veriut e cila kontrollohet nga militantёt sёrb dhe nga spiun dhe agjentё tё policis sekrete ruse dhe mё konkret nё UNMIK janё punёsuar katёr punonjёs nga Rusia dhe asnjё shqiptar nga Kosova. Kjo tregon qartё cёnimin e sovranitetit tё republikёs sё Kosovёs. (11).
Njё ndёr trojet mё tё dhimbёshme shqiptare ёshtё Çamёria, e vrarё e therur, e pёrdhunuar dhe e dёbuar vetёm çamёt myslimanё se çamёt ortodokёs qёndruan nё vend dhe greku i konsideron pёr grek. Nga qershori i vitit 1944 qё u bё llahtaria dhe deri mё sot 2012 qoftё Enver Hoxha e mё vonё Ramiz Alia, Sali Berisha e Fatos Nano, Çamёrinё ja kanё falё grekut, kjo duket kur nuk ёshtё aprovuar njё rezolutё pёr Çamёrinё. Kur me pa turpёsi ish ministri i jashtёm Edmont Haxhinasto deklaroi se “Camёria nuk egziston”. Greku ka dhjetё vjet qё i ka lёshuar njё rezolutё OKB-sё pёr Çamёrinё qё nuk egziston dhe qeveria shqiptare ka heshtur dhe heshtё.
Ёshtё fatkeqёsi kur dy qeveritё e Tiranёs dhe Prishtinёs janё varrmihёse tё kombit shqiptar qё bashkohen me politikёn rusosёrbogreke pёr kundra “Shqipёrisё natyrale” dhe Haxhinasto deklaron: “Bashkimi kombёtar i popullit shqiptar, apo lёvizja e kufijve ёshtё i dёmshёm si ide pёr shqiptarёt dhe si veprim pёr rajonin”. “Ne nuk dua tё jemi tё ndarё nё hapёsirёn tonё e tё bashkuar nё hapёsirёn europiane, pёr kёtё nuk vlen tё heshtim. “Zgjedhja ёshtё nё pёrpjekjen shekullore qё tё jemi komb i bashkuar”, thotё Ymer Halimi.
Prof. Dr. Eshref Ymeri flet hapur: “Dua t’ju citoj njё frazё nga libri i njё historiani tё njohur grek, Nikolas Stavros me titull: “Grekёt dhe ballkanasit e rinj”. Nё kёtё libёr shprehet: “Futja nё dorё e kishёs shqiptare ёshtё fitoria mё e madhe e jona nё Shqipёri nё shek. XX”. (12). Skandali nё Korçё, shёmbet shtёpia e Themistokli Gёrmenjit. Tё shtunёn mё 11 gusht 2012 nё mёngjes u gjet e rrёnuar “Shtёpia e Flamurit” e ngritur mё 8 dhjetor 1916. Pas rrnimit tё shtёpisё sё kulturёs “Naim Frashёri” nё Pёrmet dhe pas vjedhjes sё veprave tё artit nё galerinё e arteve nё qytetin e Korçёs, kryhet njё tjetёr masakёr kulturore. Shtёpia e shpallur monument kulture e Themistokli Gёrmenjit ёshtё shkatёrruar nga mbrёnda natёn dhe fshehur dhe u gdhi e rrёnuar gurё mbi gurё nё mёngjezin e 11 gushtit 2012. Kryetari i bashkisё sё Korçёs, Niko Peleshi tha se godina ku Gёrmenji shpalli Korçёn krahine autonome u shemb gjatё natёs me mjete tё rёnda. Nga Paul Tedeshini 16 gusht 2012 ora 4:18. Lexuesi e kupton vetё gjёmёn qё bёn kisha greke. Kryetari i Aleancёs Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka akuzuar dy partitё e mёdha politike, tё cilat kanё tradhёtuar besimin e shqiptarёve tё emigruar. Kanё organizuar protesta pёrballё ambasadave tё Shqipёrisё nё Londёr, Romё dhe Bruksel ku u mohon votёn pёr 22 vjet tё 2 milion emigrantёve. Dhe mё tej thotё me vendosmёri: “Nuk ka bir shqiptari, qoftё ai edhe kryeministri i Shqipёrisё, qё tё zhvendosё kufirin e shqiptarёve dhe tё shesё territoret tona! Prapё theson: “Kur Greku ka vendosur konsullatё nё Gjirokastёr, edhe nё Korçe qё nuk ka asnjё grekё. Dhe ne kёrkojmё tё vendosim konsullatё nё Çamёri”. (13).
Pёrpara 6 vjetёve Sali Berisha shpalli se plazhin e Shёn-Gjinit ia falte Kosovёs pёr vetё administrim dhe pёr tё dalё nё detin Adriatik. Po ky Sali Berishё e ktheu fjalёn, pak dite mё parё, plazhin e Shёn-Gjinit ja fal Sёrbisё. Kёshtu u plotёsohet ёndra vjetёr e rusosёrbogreke pёr tё dalё nё Adriatik. Tani kuptojmё fjalёt themelore tё Abdi Baletёs: Vetёm nacionalizmi e shpёton Kombin Shqiptar
Ne tani duhet t’i nuhasim dhe pastaj t’i shfrytёzojmё sa mё nё interes tё kombit rrethanat, kur interesat tona kombёtare pёrputhen me ato tё mё tё mёdhenjve! Ne duhet tё vlerёsojmё kontributin amerikan pёr bombardimin e Sёrbisё nga NATO.
Ka personalitete qё kёrkojnё ribshkimin e trojeve etnike shqiptare: “Personaliteti i shquar politik francez, Justin Godar 1871-1956, I ka kёrkuar Europёs tё korigjojё krimin qё bёri me copёtimin e trojeve etnike shqiptare. Kёrkesё pёr ribashkimin e trojeve etnike shqiptare e pati bёrё edhe senatori Helms nё senatin amerikan nё vitin 1983. Tё njёjtёn gjё kёrkon edhe historiani i nderuar, Dr. Aleksandёr Lambert, nё njё interviste tё dhёnё mё 10 nёntor 2007... Profesori i universitetit Columbias, David Philips, i cili ёshtё njohёs i mirё çёshtjes shiptare nё Ballkan, pohon se ka marrё njё nismё pёr promovimin e idesё pёr krijimin e Shqipёrisё Natyrale. Ndёrsa Kryeministri turk Erdogan, deklaron se Turqia do tё mbёshtesё shqiptarёt nёse do tё jetё e nevojshme edhe me trupa ushtarake, pёr tё bashkuar trojet etnike tё saj. (14).
Amerika nё vazhdim tё rrugёs Willsonit dhe tё Clintonit dhe me patriotё nacionalistё Shqiptarё do tё ndaloj avancimin e rusosёrbogreke, pёr Shqipёri tё bashkuar natyrale.

Referenca:

1.Prof. Abdi Baleta, “Vetёm nacionalizmi...”, bot 2005, f. 73.
2. Prof. Beqir Mete, “Tragjedia çame”, bot. 2007, f. 26.
3. Sabri Maxhuni, “Marёveshja” , bot 2011, f. 10, 112-113, 116-117.
4. Fahri Xhara, internet, mars 13 2012-08-16
5. Martin Ahtisari, “Sёrbia ta njohё Kosovёn...”, gazeta “ILLYRIA” 2-8-2012, f. 18.
6. Prof. Aleksander Lambert, “Zgjohu shqiptar”, 22-10- 2011.
7. Doktor Mathieu Aref, “Pellazgёt Antik...” bisedё me F. Demi, Paris 7-6-2007.
8. Xhelal Zeneli, “Çёshtja shqiptare nё Ballkan” 15 maj 2012.
9. Arbёr Thesproti, “Emri i krahinёs epirote tё Çamёrise”, 23-8-2008.
10. Prof. Arben Llalla, “Minoritarёt ekstremiste...”, 19-2-2012.
11. Skender Luka, “Pansllavizmi panhelenizmi”, 24-5-2011.
12. Prof. Dr. Eshref Ymeri “Reagim ndaj ultimatumit”, 21-4-2012.
13. Kreshnik Spahiu “Aleanca Kuq e Zi jepini emigrantёve” 5-8-2012, f. 13. 14. Prof. Dr. Eshref Ymeri “Kujtesё argatёve tё kollarisur tё Sёrbisё nё Kosovёёё” 22-6-2012.
Rasim Bebo Addison Çikago gusht 2012.

No comments:

Post a Comment