Matei Calinescu.:Pesë fytyrat e modernitetit


Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me një studim të dalë rishtazi: “Pesë fytyrat e modernitetit” me autor Matei Calinescu.

Libri është një studim kritik plot dituri, i kthjelltë, i mprehtë dhe origjinal, i cili shtrihet mbi hapësirën e pothuaj krejt Europës, duke përfshirë kohën prej hyrjes së fjalës modernus në latinishten mesjetare deri te postmodernizmi i ditëve të sotme.




Matei Calinescu (Bukuresht, 1934 – Blumington, Indiana, 2009), profesor i letërsisë së krahasuar, i anglishtes dhe i studimeve europiano – perëndimore në Indiana University, Blumington. Librat dhe artikujt e tij përfshijnë studime rreth modernizmit dhe lidhjeve midis letërsisë, fesë dhe politikës.
"Pesë fytyrat e modernitetit" u botua për herë të parë më 1977 nga Indiana University Press dhe prej atëherë është rishikuar disa herë prej autorit dhe ka pasur më shumë se 15 ribotime.


Pese-fytyrat-e-modernitetit-matei-calinescu


Titulli: Pesë fytyrat e modernitetit
Origjinali: Five faces of modernity
Gjinia: Kritikë letrare
Autori: Matei Calinescu
Shqipëroi: Gëzim Qëndro
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2012
Fq. 400
Pesha: 0.50 kg
ISBN: 978-9928-103-35-2


Gjithmonë ka qenë e vështirë të datohet me përpikmëri shfaqja e një koncepti, aq më tepër kur koncepti në shqyrtim ka qenë gjatë gjithë historisë së tij kaq i ndërlikuar dhe kaq i aftë për të mbjellë mospajtime sa koncepti i "modernitetit". Megjithatë, dihet se ideja e modernitetit mund të konceptohet vetëm e brendashkruar në kornizën e një vetëdijeje të caktuar për kohën, pra të kohës historike, lineare dhe të pakthyeshme që rrjedh pandalshëm përpara.
Moderniteti si nocion do të ishte krejt i pakuptimtë në një shoqëri, e cila nuk përdor konceptin kohor, të rrjedhës së rregullt e të njëpasnjëshme të historisë që i organizon kategoritë e kohës sipas një modeli mitik dhe gjithëpërtëritës, i njëjtë me atë që përshkruan Mircea Eliade në librin "Myth of the Eternal Return".
Megjithëse ideja e modernitetit është e lidhur pothuaj vetvetiu me shekullarizmin, elementi përbërës kryesor i saj është ndjenja e kohës së pakthyeshme, dhe ky element nuk do të thotë se nuk përputhet me Weltanschauung – un qoftë edhe kur lidhet me pikëpamjen eskatologjike judeo – kristiane të historisë. Ja pse, ndonëse nuk kishte qenë aspak e pranishme në botën e lashtësisë pagane, ideja e modernitetit lindi gjatë Mesjetës së krishterë.
Pikërisht gjatë Mesjetës fjala modernus, si ndajfolje dhe emër, u formua prej ndajfoljes modo (që do të thotë "e kohëve të fundit, pikërisht tani") në të njëjtën mënyrë që fjala hodiernus zuri fill pre hodie ("sot"). Modernus, sipas Thesaurus Linguae Latinae, do thotë qui nunc, nostro tempre est, novelus, praesetaneus... Antonimet kryesore të tij ishin ashtu siç i rendit fjalori: antiques, vetus, priscus...


"Një studim plot dituri, i kthjelltë, i mprehtë dhe origjinal, i cili shtrihet mbi hapësirën e pothuaj krejt Europës, duke përfshirë kohën prej hyrjes së fjalës modernus në latinishten mesjetare deri te postmodernizmi i ditëve të sotme."
Notes and Quotes
"Ky libër ambicioz e sqarues ofron një analizë të ideve estetike dhe intelektuale që drejtuan krijimtarinë letrare gjatë 150 vjetëve të fundit. Calinescu diskuton me mendjemprehtësi të rrallë dhe elegancë rreth marrëdhënieve komplekse midis konceptesh që përdoren rëndom, por rrallëherë janë përcaktuar saktësisht... Duke vepruar kështu ai u jep një ndihmë të veçantë studimeve bashkëkohore dhe kritikës."
Yearbook of Comparative and General Literature



Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri