Vepër artistike e rapsodike për këngëtarin e mirënjohur, Dervish Shaqa

artikuj
 




















Këto ditë doli nga shtypi Libri, “Dervish Shaqa”,  i autorit, Kadri Rexha. Ky libër  është një monografi letrare e  shkruar me përkushtim dhe kompetencë shkencore për jetën dhe veprën artistike e rapsodike të këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Dervish Shaqa. Autori ka arritur ta hulumtojë dhe ta studiojë krijimtarinë e rapsodit, në të gjitha etapat, prej këngës së parë e deri te kënga e fundit. Një studim i tillë, serioz, plotëson mungesën tejet të shprehur të deritanishme të shkrimeve e studimeve të mirëfillta për rapsodin më të njohur të kombit shqiptar, në shekullin xx,  Dervish Shaqa, kënga e të cilit  ka qenë dhe po mbetet  burim frymëzimi për shumë  breza të atdhetarëve dhe çlirimtarëve në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë. Libri ka 284 faqe, botoi: Radio-Kosova e Lirë, shtypi “Shkrola” në Prishtinë.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri