PD: Edi Rama, aleancë me trafikantin, Skënder Tufa. Koordinatori, thirrje qytetarëve: Dilni në protestë



Vajza e Gjergj Ndreces ne proteste
Partia Demokratike ka lëshuar sot akuza të forta në drejtim të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe koordinatorit të grevës së ish të përndjekurve, Skënder Tufa.
Zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi nga selia blu akuzoi Edi Ramën si ideator të grevës, duke shtuar se ai ka zgjedhur për të menaxhuar grevën, trafikantin, kriminelin Skënder Tufa, i cili sipas PD-së, është dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vite burg, për shfrytëzim prostitucioni.
“Në kuadrin e Rilindjes së bllokut Edi Rama nën moton: “Fundërrina të të gjithë Shqipërisë bashkohuni për të përmbysur Sali Berishen”, shpalli këto ditë publikisht Aleancën e tij të fundit me trafikantin Skënder Tufa, arrestuar në vitin 2004 me akuzën “Shfrytëzim prostitucioni” dhe dënuar me vendim të formës së prerë 7 vite burg për veprimtarinë e tij kriminale.”- thuhet ne deklaraten e PD-se.
Sipas PD-së, Rama ka zgjedhur për menaxhimin e grevës Tufën, si një akt hakmarrës, si një përpjekje për të diskretituar qëndresën heroike të të përndjekurve potitikë kundër regjimit të etërve të tij.
PD u ka bërë thirrje edhe njëherë familjarëve të grevistëve, që të mos lejojnë njerëzit e tyre që të poshtërohen duke u menaxhuar nga Edi Rama, duke shtuar se PD ka përcaktuar si normë dëmshperblimi për ta, normën ditore më të lartë se çdo vend tjetër ish- komunist.
Në përputhje me këtë përcaktim plotësisht të merituar ajo i ka dhënë për këtë qëllim kesaj shtrese sa vijon:
103 milionë Dollarë
2 mijë e 200 apartamente banimi,
2 mijë e 751 fabrika e ndërmarrje, linja prodhimi dhe objekte të   tjera si dhe mbi 22 mijë të drejta studimi, bursa shkollimi ose pagesë e tarifave për hyrjen në Universitet.
Ndërkaq, vajza e ish të përndjekurit politik, Gjergj Ndreca ka protestuar me mbështetjen e disa të rinjve, të cilët i kanë bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë.
“Ngrije kokën o popull. Ku është patriotizmi juaj, nuk është patriotizëm të brohorasësh nëpër stadiume për Shqipërinë, por të mbrosh familjen. Po ju vdesin bijtë tuaj, ngrije kokën o popull”-ishte thirrja e saj.
Koordinatori i grevës së urisë, Skënder Tufa gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të vijnë në vendin ku po mbahet greva, sepse sipas tij, kjo grevë po shkon drejt vdekjes së sigurtë. Ai bëri edhe njëherë apel për zgjidhje të çështjes me dialog dhe bisedime.
“Ne shprehim keqardhjen që përgjigja e shtetit ishte jo e drejtë. Ne kërkojmë sa më parë dialog, zgjidhje të problemit. Nëse do të vazhdohet kështu, nesër do të ketë zhvillimet të tjera.”- tha Tufa.

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit