Të martën në orën 9:00 në fshatin Gjurgjicë të Malishevës, pikërisht, në vendin dhe kohën, kur është planifikuar të përurohet pjesa tjetër e autostradës Vërmicë-Merdare, për nder të festës së 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ne ish-bashkëluftëtarët e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës e Naser Krasniqit, do të organizojmë protestë masive në shenjë pakënaqësie me rastin e arrestimit të bashkëluftëtarëve


Ish-luftëtarët e Brigadës 121 “Kumanova” kanë paralajmëruar protestë për të kundërshtuar paraburgimin e deputetit Fatmir Limaj dhe të tre bashkëluftëtarëve të tij pas kthimit të rastit “Kleçka” në rigjykim. Edhe Dega e Shoqatës së Veteranëve të Ushtrsië Çlirimtare të Kosovës në Malishevë nesër proteston kundër arrestimit të shokëve të luftës për rastin “Kleçka”.

“Të martën në orën 9:00 në fshatin Gjurgjicë të Malishevës, pikërisht, në vendin dhe kohën, kur është planifikuar të përurohet pjesa tjetër e autostradës Vërmicë-Merdare, për nder të festës së 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ne ish-bashkëluftëtarët e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës e Naser Krasniqit, do të organizojmë protestë masive në shenjë pakënaqësie me rastin e arrestimit të bashkëluftëtarëve”, thuhet në njoftim.

Ish-luftëtarët e Brigadës 121 “Kumanova” kanë reaguar me rastin e paraburgimit të deputetit Fatmir Limaj dhe tre bashkëluftëtarëve, duke e vlerësuar tinzarë dhe joligjorë vendimin e Gjykatës Supreme.

“Të shtunën në mënyrë mashtruese dhe duke u anashkaluar të gjitha procedurat ligjore, katër bashkëluftëtarëve tanë iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh në orët e vona të mesnatës.

Ne, bashkëluftëtarët e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës dhe Naser Krasniqit jemi tepër të indinjuar me rastin në fjalë, ngaqë kemi të bëjmë me shkelje flagrante të drejtësisë, në veçanti të drejtave të njeriut, të cilët u futën brenda në mënyrën më mashtruese të mundshme. Bashkëluftëtarët tanë janë të pafajshëm, pafajësinë e tyre e ka vërtetuar gjykimi fer i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë në maj të këtij viti, me shpalljen e vendimit lirues nga të gjitha akuzat, kështu që asnjëherë nuk mund të pajtohemi me vendimin e Gjykatës Supreme që këtë rast ta kthejë në rigjykim.

Tendencat e vazhdueshme të prokurorit Salustro, që me çdo kusht bashkëluftëtarët tanë t’i fusë në burg, edhe pse argumentet kanë treguar të kundërtën në maj të këtij viti, mirëfilli dhe ashiqare shihet se kemi të bëjmë me ndërhyrjet politike në drejtësi”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Edhe Dega e Shoqatës së Veteranëve të Ushtrsië Çlirimtare të Kosovës në Malishevë nesër proteston kundër arrestimit të shokëve të luftës për rastin “Kleçka”.

“Protesta organizohet ne Malishevë prej orës 12:00 deri në orën 13:00. Me këtë rast njoftohen të gjithë veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve, si dhe nxënësit, studentët, punonjësit dhe qytetarët për pjesamrrje në protestën gjithëpopullore”, , njofton Këshilli Organizativ i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Malishevë.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri