Ish-e dashura rrëfen 18 vitet me Redon Makashin në një libër: Do publikoj intimitetet



Mbas 18 vitesh dashuri me Makashin, Elda sjell librin “Legjenda Redon”
Një dashuri problematike në një libër biografik. Elda Koçi: Do rrëfej detaje intime dhe do publikoj shumë foto.
Historia e tyre e dashurisë nisi në vitin 1994. Redon Makashi ishte një këngëtar i lakmuar nga femrat dhe Elda Koçi thjesht një gjimnaziste që e takoi për herë të parë Redonin në paskuintat e një koncerti. I kërkoi një autograf dhe kaq mjaftoi që një ëndërr e saj të bëhej realitet, pra të mund të niste një histori pasionante dashurie me idhullin e saj, që zgjati deri pak muajsh. Edhe pse ishte nga ato historitë që e dinin të gjithë, kantautori Redon Makashi nuk pranoi kurrë të rrëfehej për këtë lidhje. Ndërkohë që Elda, e cila pas takimit të saj të parë me Redonin nisi jetën e saj në Tiranë duke i hyrë profesionit të gazetarisë në Radio Tirana, për herë të parë ishte ajo që vendosi të rrëfehej ekskluzivisht për gazetën “Panorama” në vitin 2009, ndërsa dha një intervistë ku zbulonte gjithçka për lidhjen e tyre të gjatë. Kësaj interviste të saj iu bashkëngjitën dhe fotot e paparacit tonë, ndërsa ata pinin kafe në intimitet me njëri-tjetrin. Për Redonin, kjo intervistë ishte krejt e papritur dhe e padëshirueshme, pasi u paraqit në redaksinë e “Panorama” i indinjuar nga kjo deklaratë e të dashurës së tij, që nuk do të kishte dashur të botohej. Më vonë, çifti pati kontradikta që përfunduan me ndarje dhe sërish ajo që deklaroi ndarjen ishte vetë Elda. Ajo për ditë me radhë shkruante statuse në facebook, ku informonte miqtë e saj për ndarjen nga Redoni. E tashmë pas një pauze të shkurtër, Elda ia beh sërish më një lajm, ku pohon se është duke botuar një libër dedikuar Redon Makashit. Nuk dihet nëse kjo është një mënyrë e saj për t’iu afruar sërish kantautorit apo nëse ajo e cilëson një kapitull të mbyllur historinë mes tyre, përderisa vendos të shkruajë libër. Ajo u drejtohet miqve të saj me fjalët: “Miqtë e mi virtualë, gazetarë të medias së shkruar dhe elektronike. Shumë shpejt del në treg katalogu “ALIVE 2013” që do të thotë një rikthim i imi në botën e spektaklit, por jo vetëm. “Eldaagency” nuk do të merret vetëm me modën, por tashmë është edhe një agjenci biografike e botës së brendshme të gjithë artistëve shqiptarë,  që do të thotë:  Surprizë! Libri i parë në treg me titullin “Legjenda Redon – të thënat dhe të pathënat e një VIP-i”: histori jete, fotografi të papublikuara më parë, jo vetëm të personazhit kryesor, por edhe të atyre që kanë jetuar me të. Ky është vetëm VIP-i i parë”, shkruan Elda për miqtë e saj. Ndërkohë ne i kemi i marrë një intervistë për të na zbuluar më shumë rreth këtij rrëfimi intim për Redon Makashin, se si po e përjeton ndarjen dhe zhgënjimin e saj nga kjo histori e gjatë dashurie.

Elda, po rikthehesh në botën e spektaklit me katalogun ”Alive”, na thuaj diçka më shumë rreth këtij projekti.

Ky projekt ka vite që është në tavolinën time të punës dhe tani vendosa t’i heq pluhurin.
Agjencia që menaxhon nuk merret vetëm me modë, por edhe me biografi, ju do të hidhni në treg edhe librin tuaj të parë?
Kjo është eksperienca ime e parë me librin, por në revistën time “Stars” ka zënë gjithmonë vend kjo pjesë.
Në të do të përfshihet jeta e personazheve të njohura, cili është personazh kryesor i librit?
Kjo nuk është më e panjohur, dihet që flitet për kantautorin Redon Makashi.
Çfarë ju ka ngjallur interes te ky libër, nga se jeni inspiruar?
U detyrohem ndjenjave të mia, profesionit tim, edukimit tim akademik, traditës sime familjare, dëgjuesve të programeve të mia dhe fansave të Makashit.
Në brendësi të librit ka ndonjë rrëfim personal, ka të bëjë me jetën tënde private?
I tërë libri është një rrëfim personal.
Në të do të publikoni rrëfime, histori jete, madje edhe fotografi të papublikuara…
Po, sepse historia jonë është në kufijtë e një legjende midis reales dhe ëndrrës, këtë ëndërr do ta ndaj me lexuesit qoftë dhe nëpërmjet fotove ku jo gjithmonë unë jam protagoniste.
Kush është ”Legjenda Redon” në këtë rast?
Kantautori, partneri, vëllai, biri, miku, kolegu, inspiruesi i këtij libri…
Në çfarë mënyre i ke hulumtuar personazhet e njohura?
Falë intuitës sime si gazetare dhe si një femër kërkuese.
Do na zbulosh se kush ju ka bindur që t’i futeni sërish kësaj rruge?
Nuk ka ndonjë ngacmim real, mendoj që tani kam arritur pjekurinë letrare dhe forcoj mendimin që biografia e artistëve të bëhet në ngjallje të tyre dhe jo pasi të vdesin.
Ka shumë vite që je pjesë e medias, na thuaj çfarë ka ndryshuar në këtë drejtim.
Vitet e fundit kam vënë re një qasje kah gazetaria e së vërtetës, larg banaliteteve.
Ende beson në dashuri, mendon se një ditë do të vijë ai ideali?
Unë jam fryt i një dashurie të fortë, kësisoj nuk jetoj dot pa dashuri, por atë të vërtetën, të vrullshmen, gjithëpërfshirësen, në logjikë të fundit i besoj, por këmbët i kam në tokë.
Si i përshkruan meshkujt e sotshëm?
Meshkujt lindin vërtet nga një femër, por nuk janë si ne.
Mendon se ekziston ai ideali?
Në vijim të mendimit të mëparshëm, janë një ideal që nuk ekziston.
Si është mashkulli që do t’i vidhte zemrën Eldës?
Kur thonë që vajzat kërkojnë te një mashkull imazhin e babait, nuk është klishe.
Jeni xheloze?
Ata që më njohin, e dinë që jam natyrë e drejtpërdrejtë dhe korrekte.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri