Në BKUK u promovua libri i Prof.dr.Jakup Krasniqit“Pavarësi dhe personalitete”


Sot  më 30 dhjetor në orën 12, në BKUK  u promovue  vepra më e re e  Prof.dr.Jakup Krasniqit, aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Historiani, politikani, publicisti, veprimtari dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së në librin e nëntë të tij, “Pavarësi dhe personalitete” merret me 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, të përbashkëtat dhe të veçantat e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912 dhe të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt 2008.

Foto




Libri sistemohet në tri njësi (pjesë): Pjesa e parë: Dy pavarësitë shqiptare; pjesa e dytë: Personalitete, dhe e treta: Dokumente, materiale dhe fotografi (album).

Autori me këtë libër jep ndihmesë pikërisht në vitin e madh të kremtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, por që gjen momentin që në përmbyllje të këtij viti festiv ta promovojë librin, pikërisht më 30 dhjetor, datë që përkon edhe me 21-vjetorin e sulmit barbar serb në Prekaz, i cili do të kulmojë në marsin 1998, tragjedi kjo që sensibilizoi gjithë opinionin botëror se duhej shkëputur njëherë e përgjithmonë nga kthetrat serbosllave një popullatë liridashëse së cilës i ishin bërë padrejtësi që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Konferenca e Londrës, Konferenca e Paqes e Parisit, Procesi i Prizrenit e kështu me radhë.

Pjesa e dytë i kushtohet me portretet apologjetike kontribuesve të pavarësisë: Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit, Dedë Gjo Lulit, Themistokli Gërmenjit, Bajram Currit, Vëllezërve Bajo dhe Çerçiz Topulli, Motrave Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, Avni Rustemit, Shotë Galicës, Fan S. Nolit dhe Ramiz Cërnicës (për qëndresën në Procesin e Prizrenit ku në mënyrë deçidive pati thënë: Me Serbinë – Jo! Me Shqipërinë – Po!) me një hyrje si parantezë, e dy portreteve për Skënderbeun dhe Adem Jasharin.



Foto: Jakup Krasniqi: - "Une e kuptoj qe puna qe e kam bere ne Parti, verejtjet qe kam dhene, mendimet e hapura dhe te drejtperdrejta qe i kam pase edhe me njerezit qe kane menduar ndryshe ne Partine Demokratike, i kuptoj qe mos te pajtohen me mendimet e mija, mos te pajtohen me idet e mija dhe mos te pajtohen me qendrimet e mija, por une nuk i kuptoj njerezit te cilet prekin nje sfere te jetes qe eshte e ndishme, jo vetem per mua, por eshte e ndishme per familjen time te gjere, eshte e ndishme per te gjithe ata qe lidhen edhe ne vijen e gjakut me familjen time. Natyrisht nuk jam ndier mire, nuk jam ndier mire se nena ime nuk ka qene ne politike, pastaj nena ime ka pase nje respekt per shoket e mi te burgut, ka pse nje respekt per shoket e mi te luftes dhe shume shoke te mi edhe te luftes edhe te burgut kane ngrene buke nga duart e Saja dhe ka shkuar me mendimin e mire per shoke dhe ajo nuk ja u ka pase borq ate qe e kane bere, por eshte ndere i tyre dhe sicili ne shoqeri e prezanton nderin e vet, e prezanton moralin e vet, e prezanton karakterin e vet. Ne anen tjeter termi "Jakupovski; ne dijme qe per me shume se 100 vite politikat e caktuara jane munduar qe kombit tone ti vene prapashtesa te mbiemrava me "Viq" edhe "Ovski", por megjithate kane deshtuar. Dhe nuk kisha pasur deshire qe t'i shoh njerezit qe kemi ndare te miren dhe te keqen, kemi ndare edhe vdekjen si thuhet ne popull: "Kemi ecur mes jetes dhe vdekjes ne teh te shpates", t'i shoh te bijne ne ato politika qe kane deshtar ne raport me kombin tone dhe i shoh mjaft fyese dhe realisht nuk kisha deshiruar t'i degjoj jo vetem nga njerezit me te cilet kam ndare shumecka, por as nga ndonje qytetar i thjeshte i Republikes se Kosoves."


Pjesa e tretë ka një faktografi, duke evidentuar dokumente, materiale dhe fotografi që shënojnë shtetndërtimin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Libri, me më se 400 faqe, ka një përgatitje tejet estetike dhe është botuar nga “Buzuku”, Prishtinë, i cili ka botuar në tërësi edhe veprat e tjera të Jakup Krasniqit.
Për librin folën  Abdullah Zeneli,Adem Gashi,Ramiz Kelmendi,Hydajet Hyseni,Rexhep Qosja,Ramë Buja,Murat Jashari ,Daut Haradinaj dhe Glauk Konjufca .

Të pranishmit më një fjalë rasti i përshendeti edhe Dr.Jakup Krasniqi.


Flori Bruqi

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit