Nga Flori Bruqi:Dashuria për atdheun, lufta dhe roli i ushtarakut në luftë ishin filozofi kombëtare për kolonel Tahir Zemaj

Nën Patronazhin e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr.Isa Mustafa dhe Veteranëve të Brigadave 134,131,133 dhe "Mergimi" të UÇK-së organizohet:AKADEMI PËRKUJTIMORE ME DATËN 4 JANAR 2013 NË ORA 12:00 NË TEATRIN KOMBËTAR TË KOSOVËS NË PRISHTINË.

Për Heroin e Kosovës, Kolonel Tahir Zemaj, Hasan Zemaj  dhe Enis Zemaj, në dhjetë (10) vjetorin e vrasjes tinëzare të  tyre.

Akademia mbahet me 4 Janar 2013 ( E Premte) duke filluar 
nga Ora 12';00 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.



Tahir Zemaj ishte një nga ish-oficerët e lartë të UÇK-së, i afërt me krahun politik të presidentit aktual, Ibrahim Rugova.Emri i tij është përmendur jo rrallë në lidhje me rivalitetet që kanë ekzistuar ndërmjet grupeve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



















































FILOZOFIA E KOLONELIT!...

(Ose: "Dashuria për atdheun, lufta dhe roli i ushtarakut në luftë ishin filozofi kombëtare për kolonel Tahir Zemaj"


Ka kohë që në Kosovë, po shkruhet një histori e re dhe se, atje për një kohë të shkurtër janë botuar libra të shumtë. Një pjesë e këtyre librave për tematikë, gjithsesi kanë luftën e fundit, me personazhe e personalitete të UÇK-së.


Tani më, në libraritë publike dhe nëpër bibliotekat e lexuesve shqiptar kohën e fundit ka zënë vend, edhe një libër i kësaj natyre, me autor gazetarin e njohur Myftar Dragidella, ”MADHËSHTITË E KOLONELIT” ose: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”, botoi Shtëpia Botuese "SIPRINT", Prishtinë 2011.
Duke e lexuar me kujdes, dhe mbase edhe me ëndje, sëpari dorëshkrimin që ma dha autori, mendoj se ky libër e plotëson dukshëm një zbrazëtirë që ka mbetur pas vrasjes qyqare të kolonel Tahir Zemajt.

E them këtë, sepse autori qëmton mendime, fakte se koloneli ishte i dashur për shumicën e popullit të Kosovës në veçanti dhe, në përgjithësi, për gjithë shqiptarët. Dhe, duke punuar me përkushtim, me zell, me pasion dhe dashuri për kolonelin, autori ia ka dalë mbanë, ka arritur të tregoj se edhe pas vrasjes qyqare, kolonel Tahir Zemaj ishte dhe mbeti ndër figurat më të respektuara të luftës së fundit në Kosovë.


Foto: Kush jav shtini tmerrin shkive në Loxhë të Pejes .. ishte Rrustem Bruqi edhe Tahir Zema ..!

Mirëpo, libri, është fryt i shumë autorëve që së bashku e ndajnë suksesin, pasi e gjithë bota imagjinare e universit të të gjithëve, lexohet përmes rrëfimeve, përmes kualitetit artistik, përmes saktësisë së ngjarjeve, përmes sinqeritetit që ata kanë ndje ndaj heroit Tahir Zemaj, ndaj filozofisë se tij ushtarake, kombëtare dhe ndaj sinqeritetit të tij që kishte për luftën dhe popullin e Kosovës brenda kësaj lufte.


Prandaj, duke e lexuar këtë libër, lexuesi përballët më potencialin intelektual të ushtarakut që ai nuk e thotë në veten e parë, me vetëlavdërim, por e thonë të tjerët: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”. Kjo është veçanta e librit, është të thuash, nga të rrallët libra të shkruara kështu.

Heroi, kolonel Tahir Zemaj, edhe tani nuk hesht, por flet. Ndryshe, flasin të tjerët për Te dhe, ai ndjehet i gjallë. Ai nuk hesht ngase flasin veprat e tij, miqtë e tij, flet i gjithë populli i Kosovës. S´janë pak autor që flasin për te, dhe jo të tillë që flasin e shkruajnë për të plotësua një kërkesë, por ata flasin e shkruajnë për ta thënë atë që e meritonte kolonel Tahir Zemaj.

Këto shkrime, artikuj, evokime, përkujtime, intervista, data historike, nuk janë vetëm tregime të rëndomta artistike, dekor i librit, ato janë kronologji e një drame tragjike nëpër të cilën kaluan luftëtarët e UÇK-së, kaloj populli shqiptarë. Sepse përmes jetës dhe veprës se heroit, rrëfehen, ringjallën biografitë e shumë dëshmorëve dhe luftëtarëve. Kurse, forma e bashkimit të të gjitha këtyre rrëfimeve brenda këtij libri është një art modern, është tregim i veçantë i literaturës sonë sepse, rrëfimet e llojit të tillë mund t'i lexosh kudo në literaturën serioze, por më pak në letrat shqipe.

Foto: Nga qendra stervitore Mamurras. Koloneli me dy oficer tjere , njeri është Ramadan Behluli nga Gjilanit  Prapa eshte Muharrem Gashi si dhe luftetari Rexhe Osaj i vrare menjeher pas lufte..!

Më duket se pas gjithë kësaj, lexuesi heton së në librin, ”MADHËSHTITË E KOLONELIT”ose: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”, nuk mungon as ironia deri në vishkullimet qortuese se pse gjithë koha e luftës nuk u shkrua drejtë, saktë dhe nga kronistët serioz.


Kështu, nga Ai (Komandanti), jo pak herë sikur e dëgjojmë qortimin për ato deformimet e pseudo kronistëve që ngjarjet e luftës nuk i shkruan ashtu siç ishin, por i përshtaten për momentin. Më të drejt recensenti i këtij libri z. Maxhun Smajli thotë: “Autoret nuk u përpoqën ta zbukurojnë të vërtetën, edhe pse ajo u dukej e sikletshme disave...”


Libri, siç tregon edhe vetë titulli ,”MADHËSHTITË E KOLONELIT” e, sidomos nëntitulli, “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”, përbëhet nga kapitujt: I pari: Biografi, vrasje, varrim, dhembje..., Kapitulli i dytë: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”. Kapitulli i tret: Ata që vranë kolonel Zemaj, janë kundër lirisë, pavarësisë dhe demokracisë se Kosovës. Dhe, kapitulli i fundit, Tahir Zemaj - Heroi i Kosovës.


Në secilin kapitull, emërues i përbashkët që del nga secili bashkautor i këtij libri, shpaloset dhembja për kolonel Tahir Zemaj, sepse ai ju ka dashtë Kosovës, thonë ata. Ata janë akademiket, intelektualët, bashkëluftëtarët, poetet, shkrimtarët, gazetarët, politikanët shqiptar dhe botëror. Janë përfaqësues të shteteve mike të Kosovës që i kanë njohur meritat e kolonelit.

Të gjitha këto të thëna me mjeshtri edhe me dhimbje për kolonelin, secila deklaratë, secili mendim dhe secili shkrim përkujtimor i ka specifikat e veta të veçanta, shikuar nga këndvështrimi i tyre i pavarur, i pa imponuar, por që të gjithë bashkohen në një mendim: në madhështinë e kolonelit Tahir Zemaj.


Duke shëtitur nëpër faqet e këtij libri, lexuesi kureshtar dhe në veçanti, mbështetësit e filozofisë kombëtare do të mësojnë për jetën dhe veprat e kolonelit, jo nga cilido e kushdo, por nga krijuesi i pavarësisë së Kosovës, Dr, Ibrahim Rugova, i cili e çmonte aq sa e meritonte kolonel Zemaj.

Pastaj, janë kumtesat nga përvjetorët që janë mbajtur nga presidenca e Kosovës nën patronatin e Dr. Fatmir Sejdiut. Janë fjalët e rastit nga Mr. Nimon Alimusaj, Akademik Mark Krasniqi, shkrimet e autorit të librit botuar në gazetën kombëtare “Bota sot”.



 Fjala e Agim Mehmetajt, ish zëvendësministër i Mbrojtës i Qeverisë së Republikës së Kosovës e Herry Bajraktari. Pastaj: Eprori ushtarak Shpend Shala, Hazir Krasniqi, Ibrahim Berisha, Sylejman Kollqaku, Anton Kolaj, Islam Spahiu, Smajl Çekaj, Astrit Zemaj, Luz Thaqi, Gani Geci, Agim Aliçkaj, Nazif Ramabaj, Hafiz Gagica, Halit Muharremi, Nekibe Kelmendi, Rexhep. Elezaj, Maxhun Smajli, Ibadete Abdullahu, Flori Bruqi, Sabit Rrustemi, Idriz Zeqiraj e shumë të tjerë.

Pastaj, Zyra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dënon vrasjen e Tahir Zemajt, Presidenti i Republikës se Shqipërisë Alfred Moisiu ngushëllon Presidentin Rugova për vrasjen e Zemajt, Kongresisti amerikan Eliot Engel, senatori amerikan Robert Doll, Peter Rondorf i Zyrës Gjermane ka dënuar aktin e vrasjes se kolonelit, Beri Fleçër, zëdhënësi i UNNMIK-ut, Intelektualët nga Tirana ngushëllojnë familjen Zemaj, institucionet dhe popullin e Kosovës. Aty janë reagimet e mërgatës shqiptare nga të gjitha vendet e botës e, sidomos reagimet e degëve të LDK-së.

Foto



Libri ,”MADHËSHTITË E KOLONELIT”ose: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”, është i begatuar edhe me shumë fotografi, fotografi këto që kanë vlera të pamohueshme për kohën dhe heroin. Në libër janë shumë intervista që flasin për luftën e kolonel Tahir Zemajt, flasin për virtytin dhe dashurinë e tij për atdheun, flasin për filozofinë e tij ushtarake dhe strategjitë e luftimeve.

Aty ka shkrime të marra nga gazetat shqipe. Ka edhe prononcime për figurën madhore të heroit Tahir Zemaj edhe nga intelektual dhe bashkëkombës, për çka libri bëhet shumë më tërheqës, më argumentues, më i veçantë dhe më interesant për lexuesit e të gjitha moshave.


Me një fjalë ky është libër, (me gjithë disa lëshime, kryesisht të natyrës teknike si: radhitje kompjuterike, fotografi të dyfishuara, e disa shkrime të përsëritura pa nevojë),është një dokument i kompletuar, një kronikë e kohës sonë, është një histori e llojit të vet, është një antologji e bukur për një pjesë të biografisë se kolonel Tahir Zemajt, e shkruar dhe e thënë ca më ndryshe nga ato që jemi mësuar ti lexojmë gjer tani.
Ky libër, mbase, është një shembull i mirë se si duhet nderuar Heroi i Kosovës!...

Foto: Ndersa pas marrjes se fshatit Gllogjan nga forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe ne kete fshat jane stacionuar me se 38 tanke, nje pjese e popullsise se fshatit eshte evakuar ne drejtim te Llugagjise, ndersa pjesa tjeter eshte mbyllur ne kishe te fshatit ne meshire te zotit dhe mbrojtje te priftit. Ne kishe ju kane thene pleq e femije shkoni ne shtepi, por ju gjetem arme ne dore do t`ju pushkatojme. Me se keqi e kane pesuar ata te cilet kane dale prej shtepive te tyre. 

Ka filluar kontrollimi i shtepive dhe ku kane gjete armatim kane djege shtepit, jane djegur pese ne familje te Palit, por jo e tije , e Rrokut dhe e ushtarakut dhe se nuk ka shtepi qe nuk jane thyer orendite shtepiake. Nepermes lidhjes operative jane informuar se gjate sulmit te forcave serbe ne drejtim te fshatit, komandanti i shtabit lokal te fshatit Gllogjan Pal Koci ka shkuar ne traktor te vetin dhe e ka terhjekur rojen e cila ishte afer kodres se Bokshiqit, ndersa rojen tjeter as qe e ka lajmeruar e as terhjekur.
--------------------------------------------------

Kolonel Tahir Zemaj nuk është dezertor. Ai nuk ishte as anarshist. Ai ishte ushtarak kalibri dhe respektonte hierarkinë ushtarake. Sepse ushtria pa komandë është bashibuzukizëm e haxhiqamilizëm, që degjeneron në një bandë grabitëse e vrastare, siç ndodhi, realisht,në Kosovën tonë. Ai kishte epror dhe zbatoi urdhërin. Hapi ushtrimorën në Drojë të Kurbinit dhe përgatiti kuadrin luftarak për Kosharën dhe tërë Kosovën.
Foto
Tahir Rexhep Zemaj lindi më 28 dhjetor 1951 në Strellc të Epërm, të Pejë , Kosovë. Shqiptar i angazhuar gjate luftes se UÇK-se ne Kosovë. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i mbaron në Strellc dhe Isniq. Pas tyre ndjek gjimnazin “11maji”, në Pejë, pas vitit të dytë orientohet në drejtimin shkencor. Ai rrjedh nga një familje punëtore e fshatare, ka katër vëllëzër dhe tri motra. Dëshira e babës së tij, si e çdo prindi të etur për arsimin e fëmijëve të vet, ka qenë t’u krijonte mundësi fëmijëve për shkollim. Zemaj përmend dëshirën e babës së tij që njëri nga djemtë të studjonte në një akademi ushtarake. “ Vëllai i madh nuk ka qenë shumë i lidhur me familjen dhe prindërit, ndaj kam pranuar të konkuroj dhe kam fituar të drejtën për t’u regjistruar në Akademinë Ushtarake.

Foto: Pas ngjarjeve te Marsit 1998 ne Prekaz,Tahir Zemaj se bashku me Sali Qekaj dhe dhjetra epror nisen menjeher per Tirane per ngritjen e themeleve te ushtris moderne instituzionale dhe me keto forca te futen ne Kosove.

Kam kaluar pa asnjë pengesë kontrollet psiqike dhe fizike. Kështu kam filluar studimet në Akademinë Ushtarako-Teknike në Zagreb. Gjatë vitit të parë kam pasur vështërsi të jashtëzakonshme lidhur me gjuhën. Të gjitha provimet i kam dhënë duke përdorur fjalorët dy gjuhësh dhe ia kam arritur. Megjithatë, Zagrebi ishte larg nga shtëpia ime, gjë që më pengonte edhe në mësime. Ndaj kam kërkuar të takohem me gjeneral Ramiz Abdylin, Kryeshef i Akademisë Ushtarake në Zagreb.
Foto: LDK nderon me homazhe , ish ministrin e mbrojtjes , heroin e Kombit Kolonel       Ahmet Krasniqin..


Në atë takim ai më ka sugjeruar që të vazhdoja vitin e dytë në Beograd në akademinë e forcave toksore. Rrjedhimisht vitin e dytë. Me disa provime shtesë, e fillova në Beograd. Kemi qenë 28 shqiptarë të regjistruar. Aty kam gjetur edhe Ahmet Krasniqin. Kjo kohë i përket vitit 1969. Plan-programi mësimor ka qenë shumë i ngarkuar. Ka pasur më tepër lëndë shkencore se sa ushtarake.



Matematika, fizika, mekanika, kibernetika, elektroteknika etj, program i ngjeshur mësimor që nuk përballohej lehtë nga studentë që kishin ardhur nga gjimnaze apo shkolla të mesme pa një traditë të konsoliduar. Në fund të vitit të dytë kemi mbetur vetëm dy vetë, unë dhe Ahmet Krasniqi. Në vitin e tretë dhe të katërt kemi vazhduar specializimin në Sarajevë, ku edhe jemi diplomuar. Gradën e parë si “nëntoger” e kemi marrë në Beograd. Në qershor të vitit 1973, kemi filluar punë. Kam kërkuar që të emërohem në Pejë, për fatin tim kërkesa më është pranuar dhe kam filluar punë në kazermën e Pejës. Aty kam qenë komandues i togës së përzier që përfshinte lloje të ndryshme armësh, të lehta e të mesme. Në atë post kam qëndruar një vit. Nënkolonel Ali Muhaxheri, i cili ka qenë një njeri dhe ushtarak i mrekullueshëm, me vizione të qarta atdhetare, punonte në degën e korparmatës së Kosovës. Kam kontaktuar me të. Ai njeri ka pasur dije të gjëra ushtarake, por edhe për shumë gjëra të tjera. Ai më ka nxitur të mësoj e të përvetësoj më thellë disa dije speciale ushtarake. Aty kanë qenë fillesat. Jam promovuar në postin e komanduesit të kompanisë. (Në ndryshim nga terminologjia që përdoret në Shqipëri, në ushtrinë Jugosllave të asaj kohe, pozitat e drejtuesve ushtarak deri në rang batalioni janë quajtur komandues dhe jo komandant. Një ndikim i tillë është reflektuar edhe gjatë luftës në Kosovë, ku, një drejtues skuadre është quajtur komandant – kjo mund ta ketë krijuar edhe atë përshtypjen që ka pasur “shumë komandantë” në luftën e Kosovës. Kur janë mbledhur tre veta, njërin e kanë shpallur komandant ! Rrjedhimisht, ka pasur dhjetëra “komandantë” në një fshat). Deri në nivel batalioni e sipër, kemi të bëjmë me komandant, hiearki që shkon deri në komandant armate. Shkallën e dytë të kualifikimit ushtarak, magjistraturën e kam pasë regjistruar në Beograd dhe ato provime i kam dhënë me sukses. Në Sarajevë jam specializuar për komandant dhe aty kam njohur edhe një epror shqiptar, i cili më vonë është përfshirë në Shtabin Suprem të Republikës së Kosovës, zotin Agim Mehmeti. Ai ka qenë mësimdhënës në akademinë e ulët ushtarake në Sarajevë. Pas pak kohe ai u burgos për shkaqe politike, humbi edhe karrierën ushtarake. Kam qenë komandant në krahinën e Timokut, pastaj kam punuar në organet e zbulimit dhe të kundër-zbulimit pranë organit të Sigurimit për shtete ballkanike. Përsëri ka qenë Muhaxheri, i cili në atë kohë bënte stazhin për komandant divizioni për të marrë gradën e gjeneralit, që më ka sygjeruar “t’i lë punët nëpër shtabe dhe të filloj të aftësohem për komandant – do të thotë të punoja me trupat dhe jo në administratën ushtarake”. Propozimi i tij ka qenë që unë të kaloja në njësitë operative dhe të merrja postin e zëvëndës komandantit të batalionit. Vetëm pas një viti jam emëruar komandant batalioni në Zajeqar, në një moshë shumë të re për atë detyrë. Kjo në vitin 1980. Nuk kam përmendur disa kurse, speciale për zbulim dhe kundër zbulim, pastaj një tjetër për një armë-raketën tokë-tkë të tipit “malutka” 9K11M, minahedhësit 82 milimetra, madje kam qenë i vetmi instruktor i kësaj arme në Armatën e Dytë. Armë të cilën e kam përdorur më vonë në luftë kunër forcave serbe në Kosovë. Ka qenë e vetmja armë artilerike e këmbësorisë, vonë kemi marrë disa minahedhësa 120 në luftën e Kosharës. Më kujtohet - thotë Zemaj – i ashtuquajturi « kundërrevolucion » i vitit 1981 në Kosovë. Ushtria, edhe pase me kushtetutë e kishte të ndaluar që të përzihej në trazirat e brendshme, i futi hundët. Eprorët shqiptarë e kanë kundërshtuar një gjë të tillë duke e paguar disa herë shumë shtrenjtë. Presioni ndajh eprorëve shqiptarë u rrit jasht mase, ndërkohë, që në mënyrë enigmatike disa kolegë disa kolegë të mi, oficerë shqiptarë « u zhdukën » ! Kjo gjë ka ndodhur edhe me shumë ushtarë shqiptarë. Në Krahinën e Timokut, ku unë shërbeja gjatë asaj kohe, nuk kanë ndodhur këto gjëra dhe jo krejt për meritë timen, pasi edhe komandanti i divizionit ka qenë shqiptar. Për pesë vite nuk ka ndodhur asgjë, asnjë ushtar i plagosur apo i vrarë, asnjë epror i zhdukur. Sigurisht që tentimet për të na provokuar, me qëllim që të na akuzonin e më vonë edhe të na gjykonin nëpër gjykatat ushtarake, kanë qenë të shpeshta, por kanë dështuar.


 Të gjitha parashikimet e bëra nga hyjnori President Rugova, kanë rezultuar të sakta. Njëra nga këto parashikime ka qenë se në Kosovë nuk mund të ketë luftë të mirëfilltë, por masakër: Dhe, nga bilanci përmbyllës - rezultoi masakër. Kushdo që mundohet ta trajtojë ndryshe, do të ishte një batakçi e falsifikator i radhës.

     Pas masakrave numerike, Kosova u boshatis dhe Serbia e shkeli anëpërtej Kosovën, me përjashtim të Kosharës, e cila mbijetonte në saje të sigurisë ajërore nga NATO - Pakti. Pra, është falsifikim i marrëzishëm të deklarosh se ne, shqiptarët e Kosovës, e çliruam Kosovën, ndërkohë që dështimi në fushë - betejë ishte i pritshëm dhe i tërësishëm.

     Mund të ishim më dinjitoz në atë përballje hiç të barabartë, por e majta staliniste e Kosovës e sabotoi luftën, e shtyrë në intriga e krime nga agjentura serbe dhe Sigurimi shqiptar - enverist, që vepronin suksesshëm në Kosovë.

     Policia zyrtare e paramilitare sëbashku me administratën serbo-sllave u larguan, "me bisht ndër shalë", nga Kosova, nën breshëritë e bombave të NATO-s, duke u zëvendësuar nga stalinistët e Kosovës, me SHIK-un e tyre, që bënte politikën e kuadrit në Kosovë. Përgjatë të gjithë luftës, kuadri komunist-stalinist  nuk hodhi asnjë pushkë kundër pushtuesit. Përkundrazi, lëshoi në etër lum fjalësh, akuza e gënjeshtra të panumërta kundër Presidentit Rugova dhe partisë të tij - LDK-së, e cila, të paktën, rezistonte branda Kosovës, me aksione të rrufeshme dhe tërheqje të shpejt, për ta shmangur ndeshjen ballore me pushtuesin, gjë që ishte e papërballueshme.

     Për habinë tonë, tashmë, në Kosovën e çliruar nga NATO, stalinistët pushtetarë, po aq të dhunshëm sa edhe pararendësit e tyre, u kujdesen të krijonin të ashtuquajturat shoqata dhe organizata "të dala nga lufta", edhepse nuk kishin hyrë fare në luftë!!! Këto do t`u shërbenin për demagogji e terror ndaj kundërshtarëve polititikë.

     Janë këto shoqata famëkëqija, që, të instruktuara nga Serbia, në mars - prill 2004 , sulmuan serbët e kishat e tyre! U vranë djem të rinj  shqiptarë, pa kuptuar djallëzinë serbe dhe të veglave të tyre shqipfolës, ndërkohë që organizatorët, përveç arrestimeve disa javore, asgjë nuk pësuan. Për rrjedhojë, Kosova u dëmtua me vrasje, me kallje, me fikje dhe koritje. Ishin këto sulme të marrëzishme, mirë të organizuara nga Serbia, me prijetarë shefat e shoqatave "të dala nga lufta", pa hyrë hiç në luftë, që shkaktuan krijimin fshat e enklavë, fshat e komunë serbe! Dhe, kjo e vërtetë, tashmë e njohur nga të gjithë, heshtet poshtërsisht, duke u lënë hapësirë hafijeve të Serbisë, që, më vonë, të djegin edhe flamujtë e Dardanisë, të denigrojnë, sot,  personalitete dhe heronjtë e Kosovës, të cilët u sublimuan, pikërisht,  për lirinë e Kosovës.

     Populli i Kosovës, këto ditë, përkujtoi, me ndjenjen e krenarisë të ligjshme dhe të dhimbshme, betejën e Loxhës - betejën e vetme të fituar. Me këtë rast, Presidenti Fatmir Sejdiu jetësoi porosinë e Presidentit Rugova për dekorimin e kolonel Tahir Zemaj "Hero i Kosovës". Organizata fantomë e "veteranëve të luftës", duke keqpërdorur poshtërsisht dëshmorët dhe invalidët faktik të luftës, reagoi turpshëm, duke bërë etiketime të marrëzishme dhe tërësisht rrugaçërore, si "tradhtar" e "dezërtor" e tjera.

     Pas dajakimit të deputetëve në Drenicë, ndërrimi i dhunshëm i komandantit të Dukagjinit, kolonel Tahir Zemaj, është sabotimi i dytë i madh i luftës, për të kulmuar me vrasjen e ministrit të mbrojtjes - Ahmet Krasniqi - sabotimi i tretë, që shënon edhe nismën e dështimit të rezistencës të armatosur në Kosovë.

     Heroi i Kosovës, kolonel Tahir Zemaj, ishte jo vetëm ushtarak kalibri, por edhe një politikan për lakmi. Ai mençurisht shmangu provokimin e madh, të gatuar në Tiranë e Beoigrad, për menjanimin e kuadrit profesional nga lufta, duke e zëvendësuar me amator, të cilët,duke qenë të paaftë të përballën me pushtuesin, gjakosën shqiptarët.

     Kolonel Zemaj kishte forca të mjaftueshme, për të qeruar hesapet me veglat e dirigjuara nga jashtë Kosovës, por nuk donte gjakderdhjen ndërshqiptare. Dhe, për të mos ndodhur kjo, ishte gati ta përsëriste aktin e bërë, gjatë Luftës Dytë Botërore, të profesor Safet Butkës, komandant i forcave balliste të Shqipërisë Juglindore (Korçës me rrethina), i cili, në momentin kur partizanët e ideologjisë sllaviste ishin gati të mos kursenin gjakun e shqiptarëve, sepse kjo ishte porosi e Dushan Mugoshës dhe e Milladin Popoviçit, e tërhoqi këmbëzën e revolës në temthin e kokës të tij.

     Kolonel Tahir Zemaj as nuk tradhtoi dhe as nuk dezërtoi. Përkujdesja e Tij, sëbashku me komandantin e Rugovës - Smajl Hajdaraj, për mbrojtjen e popullatës civile, në tërheqje, ka qenë nga më të mençurat dhe më heroikët në tërë Kosovën. Është e pakuptueshme vonesa e mëtejme për dhënien e titullit të heroit të Kosovës edhe Smajl Hajdarajt.

     Kolonel Tahir Zemaj nuk është dezërtor. Ai nuk ishte as anarshist. Ai ishte ushtarak kalibri dhe respektonte hierarkinë ushtarake. Sepse ushtriua pa komandë, është bashibukizëm e haxhiqamilizëm, që degjeneron në një bandë grabitëse e vrastare, siç ndodhi, realisht, në Kosovën tonë. Ai kishte epror dhe zbatoi urdhërin. Hapi ushtrimoren ushtarake në Drojë të Kurbinit dhe përgatiti kuadrin luftarak për Kosharën dhe tërë Kosovën.

     Zhvillimet luftarake në Koshare ishin një sëri betejash heroike, një luftë në vijimësi, e cila përfundoi me ndërhyrjen e trupave tokësore të NATO-s në Kosovë. Është thënë dhe pranuar botërisht se Kosharja ishte legjitimim i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Por, përderisa të ndahet krimi dhe kriminelët, të "strehuar" brenda kësaj emërtese zëmadhe, le ta themi se Kosharja legjitimoi luftën në Kosovë.

     Është fikësuar në prononcime të zëshme kasetore dhe në shkrimet e  kolkonel Zemaj, mospajtimi i tij me kufizimin që iu bë për të mos u rikthyer në luftë në Kosovë, madje këtë e shpreh jo pa habi. Por, eprorët e dinin se qendrat armike të kohës, të zyrtarizimit të largimit të tij nga komanda e Dukagjinit, ishin të gatshme të shkonin edhe mëtej në veprimtarinë e tyre supërkriminale.

     Beteja e Loxhës është betejë e vetme e fituar në Kosovë. Madje, ajo është edhe e vetmja betejë ballore me armikun. Dhe, për të vetmen betejë, Beogradi zyrtar ka thënë se "tashmë nuk kemi të bëjmë me grupe bashibuzuke, por me një detashment ushtarak mirë të organizuar e profesional".

     Të gjitha rastet tjera, që dikjujt i pëlqen t`i quajë beteja, janë masakra, pa mundësi shpagimi. I tillë është edhe Prekazi, edhe Reçaku, edhe Llapashtica, Krusha e Landovica dhe dhjetra masakra të tjera. Kush i kremton si beteja, imiton Serbinë, si në cilësimin dhe kremtimin si fitore të "Luftës të Kosovës", e humbur shekuj më parë.

     Kolonel Tahir Zemaj me shokë, qofshin ata të rënë apo të gjallë, janë heronj, qysh në ditën e betejës të vetme të suksesshme të Kosovës, të zhvilluar në fshatin Loxhë të Pejës.

     Në qoftë se vlerësimi bëhet nga kriteret e luftës dhe të rezultatit të saj, siç veprohet kudo në botë, komanduesi dhe fitimtari i betejës të Loxhës - kolonel Tahir Zemaj është hero faktik qysh në përfundim të betejës të Loxhës .Dhe, nëse do ta bënim renditjern sipas përmasës të heroizmit, gjë që nuk këshillöhet, siç bëjnë komunistët, madje me subjektivizëm, kudo që ata  sundojnë, Tahir Zemaj do të ishte DYSHI, pas Presidentit Rugova, i cili, gjithësesi, është NJËSHI i kësaj emërtese të lavdisë kulmore. Sepse po të mos ishte urtësia dhe maturia, tashmë, proverbiale e dr. Rugovës, nuk do t`i vinte radha as heroizmit të Tahir Zemaj me shokë.

     Koha dëshmoi se liria e Kosovës është rezultat i paqës dhe jo i luftës. Sepse lufta e nxori tërësisht humbëse Kosovën. Ishte dekada e mençurisë dhe e urtësisë unikale e botërore e dr. Ibrahim Rugovës, me rezistencën aktive, të krijimit dhe të jetësimit të institucioneve paralele dhe e bojkotit masiv absolut të pushtetit serbo-sllav në Kosovë, me lutjet e Tij hyjnore e dinjitoze - në qendrat e vendosjes botërore, që solli bombarduesit e NATO-Paktit, mbi qiellin e ngrysur të Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.

     Këtë të vërtetë të madhe, tashmë ua kanë kujtuar dhe përsëritur manipulatorëve dhe falsifikatorëve stalinistë të Kosovës dy aktorët qendrorë të lirisë tonë: Presidenti amerikan Bill Klinton dhe Kryeministri britanik Tony Blair.

     Kuadri i lartë i Ministrisë të Kulturës të Shqipërisë, zoti Enver Bytyqi, në shkrimin e tij me titull: "Heshtja si art i vrasjes të vlerave" shkruan: "Kur Töny Blear e filloi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, me një mirënjohje dhe përkujtesë për rolin, personalitetin dhe figurën e shquar të Ibrahim Rugovës, kishte në atë sallë deputetë, të cilët ishin zverdhur, ishin nxirë ose ishin  skuqur.

      Kundërshtarët ekstremistë të Rugovës ishin zverdhur, sepse ende nuk pajtohen me vlerat monumentale që ai kishte prodhuar. Ata që nuk dëshironin vlerësimin dhe rivlerësimin e emrit të Rugovës, ngaqë u pakësohen "meritat", ishin nxirë. Një pjesë e vogël, e cila ka hedhur baltë mbi presidentin historik të vendit, por që e ndjen peshën e fajit për këtë, ishte skuqur.

     Me gjithë dallimet midis tyre, të tri këto kategori "mëkatarësh" kanë diçka të përbashkët: - Duan me çdo kusht që jehona e asaj që pohoi ish-kreministri britanik për Presidentin Historik të Kosovës, të kufizohet në kohë dhe hapësirë, mundësisht të mbetej "pronë" e sallës të parlamentit, pra, të mos bëj vend në median e shkruar dhe elektronike".

     Zotëri Bytyqi na e jep bindshëm ndjenjën inferiore dhe shqetësimin e madh që manifestojnë hiç-kushët kundërshtarë të dr. Rugovës dhe tendencën ngulmuese të tyre, për zvetnimin, deri në harresë, të personalitetit të Tij të papërsëritshëm.

     Është koha t`u thuhet stop manipiulimeve dhe falsifikimeve të historisë. Pas arkitektit të vënies të themeleve të shkencës luftarake, për mbrojtjen dhe lirinë e Kosovës, të ministrit Ahmet Krasniqi si dhe të zbatuesit faktik të kësaj strategjie - kolonel Tahir Zemaj, tashmë, heronj të Kosovës, duhet të mendohet dhe të veprohet, mençurisht e vendosmërisht, për statusin moral të vlerësimit dhe të dekorimit edhe, për të paktën,  të 950 viktimave, të rëna nga dora kriminale e të majtës staliniste e fashizoide të Kosovës.

     Po citojmë vetëm njërin syrësh me emër - kuadrin e lartë të LDK-së, avokatin Shaban Manaj. Tashmë, dihen presionet ndaj Tij, për ta konvertuar partinë. Ai qëndroi stoik në kundërshtitë ndaj stalinistëve, edhepse e dinte përmasën e rrezikshmërisë kushtuese të këtij qëndrimi. Dhe, një kundërshti e kësaj natyre, duke i marrë parasysh pasojat fatale, është më shumë heroike, se sa rënia me pushkë në dorë në një fushë-betejë. Dhe,akti terrorist, i tipit alkaidian, i kryer  në Ozdrim të Drenicës, i torturuar ngeshëm, madje deri në mbytje, i djegur deri në karbonizim, për të terrorizuar një popull të tërë, "ose ne, komunistët në pushtet, ose do t`ju karbonizojmë ju, rugovistëve si zotin Manaj", dëshmon për peshën e qëndresës dhe të krimit - njëherësh. Për të shkëputur fijen e krimit, vrasësit grupor ekzekutuan, më vonë, edhe kreun e tyre, si i akuzuar i parë. Atëherë, pse të mos  shpallet "Hero i Kosovës" martiri i lirisë dhe i demokracisë të Kosovës - Shaban Manaj?!?

     Presione të formave të ndryshme kanë përjetuar edhe viktimat e tjera të krimit stalinist në Kosovë, të cilët kanë rezistuar, duke mbrojtur idealet e parimet e lirisë dhe të demökracisë. Le të sjellim ndërmend, qoftë edhe për pak sekonda, skenat makabre të shantazhimeve dhe të kidnapimeve, që përshkruan, saktësisht e besmikërisht, vrasësi i penduar i SHIK-ut - Nazim Bllaca. Dhe, e gjithë kjo qëndresë, ndaj murtajës komuniste-staliniste, e përgatitur në kruzhokët fashizoide të Tiranës, nga sigurimsat vrastarë të Enver Hoxhës, meriton studim, vlerësim dhe shpërblim moral e material të viktimave seriale, kryesisht, kuadro dhe anëtarë të LDK-së dhe të së djathtës të Kosovës.

     Presidenti i Republikës Fatmir Sejdiu, ka mbështetjern e pjesës dërmuese të popullit të Kosovës, për të vepruar në bazë të detyrimeve dhe të drejtave, që ia siguron Kushtetuta. Dekorimi i Komandantit të Dukagjinit dhe i strategut të betejës të vetme të fituar në Kosovë, kolonel Tahir Zemaj, është mirëpritur, por pa e justifikuar vonesën.

     Presidenti duhet ta fillojë procedurën për dekorimin real e meritor edhe të tre dëshmorëve të kësaj beteje të lavdishme: Rrustem Bruçi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj, si dhe një dekoratë të përbashkët për luftëtarët e mbijetuar, sepse duhet të shquhet e vetmja betejë e fituar nga shumë dhjetra masakra, që, gjithësesi, duhert nominuar me emrin real e adekuat.

     Ata që fshihen pas deklaratës të turpshme të "veteranëve të UÇK-së", të dëshmorëve dhe të invalidëve, janë disa të akuzuar dhe të burgosur, si vrasës të shqiptarëve dhe të liruar me marrëveshje të UNMIK-ut me Serbinë, për të vazhduar krimet, me qëllim të diskreditimit të Kosovës në sy të botës.

     Familjet e dëshmorëve dhe invalidët faktik të luftës, duhet të distancohen nga deklarata të tilla politike të urryera. Ata duhet ta shpallin botërisht se emërtesa e UÇK-së, është bërë sinonim i krimit kundrashqiptar, sepse për 11 vjet radhazi  vazhdojnë gjyqet e dënimet e kriminelëve vrastarë, politikë, ekonomikë dhe ordinierë. Dhe, çuditërisht, të gjithë të dënuarit mbajnë krenarishëm siglën e "UÇK-së"!!!

     Për derisa të saktësohet se çfarë ishte "UÇK-e dhe çfarë janë kriminelët, që thirrën në emër të saj, familjet e nderuara  të dëshmorëve dhe invalidët shumë të respektuar, duhet të emërtohen dëshmorë dhe invalidë të luftës të Kosovës, duke e shmangur tërësisht siglën "UÇK-e", ndonëse në të  është "përzier gjithfarë ujemi". Dhe, ky ndryshim duhet bërë që sot.

     Në vendet demokratike të Evropës, ngjitur formularit të kërkesës për shtetësi, ofrohet edhe një listë emërore të organizatave terroriste. Si e tillë figuron "Lëvizja Popullore e Kosovës" (LPK). Por, çdo ditë e më shumë po lakohet edhe emri i UÇK-së. Madje, në shtypin prestigjioz evropian , herëpashere, hasim tituj shkrimesh si: "Skandali Kosovë", "Krimi në Kosovë", "Palaçot e Kosovës" dhe të tjera xhevahire të ngjashme. Dikur UÇK-në e shpëtuan nga emërtesa fatale terroriste Presidenti Rugova, duke i justifikuar aksionet goditëse se, "njerëzit në Kosovë mbrojnë pragun e shtëpisë". Ndësa kolonel Tahir Zemaj, me formacionin  e tij ushtarak e luftarak bashëkohor, dëshmoi se vetëmbrojtja e një populli është detyrë e shenjtë dhe larg çdo kualifikimi tjetër negativ.

     Riaktualizimi për t`i dhënë ngjyrime terroriste UÇK-së, ka rrjedhur nga ato qindra krime të bëra në Kosovë, nga grupe bashibuzuke e kriminale, të cilat, paprejashtimisht, fshihen, fallso, pas emrit të UÇK-së.

     Prandaj, për të ruajtur vlerat e mirëfillta të luftës në Kosovë, derisa vrastarët të qerohen dhe dënohen, për krimet e bëra, nuk ia vlen as  të përdoret emërtesa, dikur simpatike, tre gërmëshe UÇK-e, sepse UÇK-ja e mirëfilltë ka qenë e angazhuar në luftë kundër pushtuesit dhe jo të vrasjes të shqiptarëve, në pusira e prapa shpine, gjatë dhe pas luftës, siç kanë bërë bashibuzukët e deklaratave të sotme(Idriz Zeqiraj)





U fol se nuk është shkruar asnjëherë për të, nuk është bërë asgjë për të zbardhur vrasjen misterioze të tij. Për kolonel Tahir Zemjan, tashmë u shkrua një libër, i cilli fillon me ngjarjen e 4 janarit të vitit 2003, kur edhe u vra Zemaj, bashkë me birin e tij, e deri te përkujtimet, reagimet dhe opinionet për të. “Madhështitë e Kolonelit”, është libri publicistik i autorit Myftar Dragidella, e cila u promovua të mërkurën në Prishtinë.


Gazetari dhe publicisti, Naim Kelmendi, duke folur për këtë libër tha se autori me lëndën e tij faktografike dhe dokumentacionin e kohës, has në shumë aspekte në pikat kulmore të dhembjes. “Mbase jehona e emrit të tij (Tahir Zemes) ishte madhështia e luftës në atë zonë, madhështija e tij ishte edhe në thënien e atëhershme të tij “Un kam thënë dhe e ripërsëris se jeta është më e pavlefshme sesa vdekja derisa okupatori i huaj e mban tokën time të pushtuar”, thotë Kelmendi, duke shtuar se kolnel Zemaj e bëri historinë me udhëheqjen profesionale të luftës, sikurse beteja e Loxhës, e Llukës, e më pas edhe me formimin e brigadës “Mërgimi”. Duke folur për betejën e Loxhës, që udhëhiqej nga Zemaj, Kelmendi tha se aty serbët morën për herë të parë një leksion të fortë, një mësim të vyer, se nuk ishte më koha kur ata luftonin kundër dy-tre vetëve, që gjuanin nga larg e pastaj iknin duke e lënë popullsinë civile në mëshirën e “tigrave” të Arkanit dhe kriminelëve të tjerë të policisë dhe ushtrisë serbe. “Në Loxhë serbët panë me sytë e tyre se çka do të thoshte të ballafaqoheshin me forca të organizuara, të përgatitura ushtarakisht dhe të drejtuara me profesionalizëm. Në betejë kanë marrë pjesë rreth 160 luftëtarë shqiptarë të Brigadës 134, ndërkohë që burimet serbe komentonin se qenë ndeshur “me 4-5 mijë forca rebele”. Ndërsa Sabit Rrustemi thotë se e ka titulluar këtë libër “Kronika e një vrasjeje që s’u evitua”, pasi që sipas tij, i kushtohet njërit prej strategëve më të zgjuar të luftës së fundit në Kosovë. “Autori, si njohës i mirë i rrethanave politike në Kosovë, pikërisht ngjarjen makabre të 4 janarit e merr si pikënisje të veprës së tij, duke mbledhur me një korrektësi kronikat e kohës, reagimet, opinionet, por edhe kujtimet për kolonelin, që u shfaqën kundër këtij akti makabër. Autori arriti të ndërtojë një libër monument për kolonel Zemjan, monument ky i cili kurorëzohet me shpalljen e tij heroi i Kosovës, pikërisht në përvjetorin e betejës së Loxhës, që ishte edhe kryevepra ushtarake e Tahir Zemajt”, thotë Rrustemi, duke shtuar se ky libër që vjen pas 8 vjetësh e ka edhe këtë qëllim “ta kthejë edhe njëherë figurën e Kolonel Zemjat dhe t’i shtyjë përgjegjësit e drejtësisë në vend për këtë vrasje makabre që të zbardhë të vërtetën. Ndërsa autori Myftar Dragidella tha se për kolonelin nuk është thënë asgjë deri më tani. “Dëshiroj që një ditë të kemi një komplet të veprave të tij”, ka përfunduar autori. Libri përmban edhe fjalimet gjatë ceremonive në përkujtim të Zemjat, si dhe opinionet e personalitetet shiptare brenda dhe jashtë Kosovës.

 

http://www.knninfo.com/repository/images/6_akademi_perkujtimore.bmp

http://floripress.blogspot.com/2011/07/speciale-e-dites-ne-trembedhjete.html
Nga Flori Bruqi
Me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule, nga familjarët, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë, janë përkujtuar dëshmorët e “Betejës së Loxhës”, Rrustem  Beqir Bruqi, Enver Alaj dhe Lumni Surdulli të cilët kishin rënë heroikisht në betejën e famshme të Loxhës, e cila ishte komanduar nga koloneli Tahir Rexhpe Zemaj, 13 vite më parë. 
Ata ishin dhe mbetën kurdoherë në kujtesën e lavdisë dhe historinë më të re të vlerave kombëtare dhe të luftës fyt për fyt me armikun për çlirimin e vendit, kanë vlerësuar bashkëluftëtarët e tyre, të cilët me pietet kanë bërë nderime pranë varreve të ty dhe në vend rëniet e dëshmorëve. 

Sipas, Xhavit Alush Bruqi, i cili së bashku me Rrustem Beqir Bruqin dhe Ismet  Loshi-  Mehmetaj, ishin ndër të parët në Isniq, që kishin organizuar njësitin e armatosur dhe bartjen e armëve nga Shqipëria. 
“Bashkë me dëshmorin Rrustem Beqir Bruqin dhe Ismet Loshi-Mehmetaj, në korrik të vitit 1992 në Isniq kishim filluar organizimet e para të njësitit të armatosur dhe armatosjen nga Shqipëria, ndërkohë edhe të organizimit të frontit të luftës për liri”, ka thënë Bruqi, duke vlerësuar se rënia e tij heroike, e Rrustemit, bashkë me Enver Alaj dhe Lumni  Surdullin, ishte shembulli me i mirë, si vdiset për atdhe.

Homazhe dhe nderime janë bërë edhe tek varri i komandantit të kësaj beteje të lavdishme, heroit Tahir Rexhep Zemaj, në Strellc të Epërm të Deçanit i cili ka merita të jashtëzakonshme në organizmin e luftës në betejën e Logjes dhe betejat tjera në Dukagjin (Llukës,Prejlepit,Junikut etj).
Në Prishtinë ,me rastin e 13 vjetorit të Betejës së lavdishme të Loxhës u promovua libri për kolonel Tahir Zemaj, “Madhështitë e Kolonelit”, nga Miftar Dragidella. 

Beteja e Loxhës e udhëhequr nga kolonel Tahir Rexhep  Zemaj ishte një betejë e lavdishme. Gjatë promovimit të librit u tha se për Betejën e Loxhës shumë është shkruar dhe shumë më shumë ka për tu shkruar, historia sigurisht do t’i japë vendin e merituar kësaj Beteje dhe autorëve të saj,tha publicisti dhe reporteri i luftës së Kosharës,z.Naim Kelmendi, i cili në mes tjerash tha: "Gjashtë korriku i vitit 1998  ishte dhe do të mbetet datë e shënuar, ishte dita kur armiku për herë të parë u mposhtë dhe ishte dita që u tregua se si është të luftohet në mënyrë të organizuar me një komandë. Ishte Beteja që tregoi se respektimi i institucioneve është më i rëndësishmi, dhe nga humbja që pësoi armiku u detyrua për herë të parë të përdor edhe aviacionin. 



















Ndërkaq autori i librit  publicisti dhe diplomati Miftar Dragidella tha se koloneli  Tahir Rexhep  Zemaj ishte krahu i djathtë i LDK-së, me Tahir  Rexhep Zemajn, LDK sot do të ishte ndryshe do të ishte më e fortë. 
Ndërsa ai shprehet se është më se i vetëdijshëm se për kolonelin Tahir Zemaj nuk është bërë asgjë deri më tani në krahasim me veprat aq të mëdha që ai ka bërë.











Në foto: Nga e majta në të djathtë Musli Mulsomani, akademik Mark Krasniqi, Harry Bajraktai(autori i shkrimit) dhe Kolonel Tahir Zemaj i njohur për udhëheqjen dhe strategjnë e Betejës së Logjës kundër ushtrisë dhe forcave policore serbe në vitin 1998
Shtatë vjet më parë u vra kolonel Tahir Zemaj, i njohur për udhëheqjen dhe strategjnë e Betejës së Logjës kundër ushtrisë dhe forcave policore serbe në vitin 1998. Ai u vra në një prit bashkë me djalin e tij, Enisin dhe kushëririn Hasanin derisa po udhëtonin nga Dukagjini për në Prishtinë. Ishte kjo një vrasje tjetër politike pas atentatit që iu bë në Tiranë udhëheqësit të tij, Ahmet Krasniqit. Eshtë për të ardhur keq që vrasësit nuk kursyen as jetën e djalit të tij të ri, i cili atë ditë ndodhej me babain, kolenelin Zemaj. Kjo ka qenë një vrasje e rëndë, e cila për fat të keq, edhe sot pas shtatë vjetësh, mbetet e pa zbardhur dhe e pa hulumtuar, ashtu siç kanë mbetur edhe vrasje të tjera të kësaj natyre gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Tahir Zemaj lindi në Strellc të Epërm të komunës së Pejës. Ky fshat i njohur për kullat e bukura trikatëshe të Dukagjinit që nga lashtësia ka kultivuar me dinjitet: bujarinë, mikpritjen dhe kulturën tradicionale shqiptare. Zemaj pasi kishte kryer gjimnazin në Pejë, respektoi dëshirën e babait të tij, që njëri nga djemtë të studionte në ndonjë akademi ushtarake. Ai me vullnet nis studimet në akademinë e Zagrebit, vazhdoi në Beograd dhe i përfundoi në Sarajevë. Në Akademi ishte njohur me Ahmet Krasniqin, i cili vinte nga familja patriotike e Zhilivodës së Vushtrrisë. Ishte nip i luftëtarit dhe patriotit Aziz Zhilivoda, i cili deri në vitin 1952 kundërshtoi me armë okupimin e Kosovës nga Serbia në malet e Çicavicës. Zemaj dhe Krasniqi në detyra dhe vende të ndryshme ushtarake në kazermat e Jugosllavisë, kishin mbajtur lidhje të përhershme, si shokë dhe shqiptarë të një profesioni.
Tahir Zemaj duke treguar për punën e tij, pas mbarimit të akdemisë thotë:" Në fillim kam punuar në Kazermën Ushtarake në Pejë. Kam bashkëpunuar me kolonel Ali Muhaxherin, i cili ka qenë një udhëheqës i mrrekullueshëm ushtarak. Ky më ka nxitur të mësoj dhe përvetësoj disa nga dijet speciale ushtarake."
Pretendimet serbe që ta dominojnë tërë Jugosllavinë federative në vitet e 90-at, nxitën shqiptarët, sllovenët dhe kroatët që t’i kundërvëhen kësaj politike ekspansioniste të Beogradit që atëherë udhëheqej nga fashisti dhe krimineli Sllobodan Millosheviq. Në këtë periudhë shumë ushtarë shqiptarë që shërbenin në kazermat ushtarake jugosllave vriteshin misteriozisht. Ata iu ktheheshin familjeve në arkiviole, duke u mveshur motive të dyshimta se, gjoja kanë bërë vetëvrasje. Për këtë ishin të shqetësuar edhe eprorët ushtarakë shqiptarë, që rreth këtyre likuidimeve misterioze kishin informacione më të përafërta për gjendjen në këto kazerma.
Lufta në Kroaci dhe Bosnjë nuk arriti ta unifikojë asnjëherë faktorin e atëhershëm ndërkombëtar që gjakderdhje të ketë më pak. Më në fund u organizua Konferenca e Daytonit që t’ i jipej fund konfliktit më të egër në Ballkan. Mirëpo, ky për Kosovën nuk solli asgjë, ishte një deshtim . Shpresat e shqiptarëve të Kosovës për një zgjidhje paqësore morën fund. E vetmja alternativë për Kosovën mbet lufta e armatosur. Në këtë kohë filluan të dalin formacionet e UÇK-së. Po ashtu presidenti Rugova, formoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe në krye të saj vendos një ushtarak të karjeres, kolonel Ahmet Krasniqin. Ky formoi tri brigada të elitës dhe në krye të tyre emëroi komandant Tahir Zemajn, një ushtarak me përvojë. Këto brigada u përqëndruan në zonën e Dukagjinit. Ato zhvilluan luftime për gjashtë muaj. Janë të njohura beteja e Logjës dhe e Llukës nën udhëheqjen e tij.
Tahir Zemajn, edhepse ishte stërnip i families sonë, nuk e njihja deri kur filloi lufta në Kosovë, në vitin 1997-1998. Edhe gjatë kësaj kohe me të kisha kontakte vetëm nëpërmjet bisedave telefonike. Kur u zhvillua beteja e Loxhës e thirra nga New York-u dhe bëmë një bisedë të gjatë përkitazi me rrethanat e luftës në rajonin e Pejës. Ushtria serbe pas kësaj beteje ndërmori aksione të ashpra kundër popullatës së Dukagjinit, sidmos kundër disa fshatrave të rrethit të Pejës dhe Lugut të Baranit. Popullata civile shqiptare pas sulmeve të një pas njëshme, filloi të grumbullohet në fshatin Isniq.
Kolonel Zemaj lidhur me tërheqjen e tij me forcat ushtarake nga Rrafshi i Dukagjinit thotë:" Forcat serbe morën sinjalin jeshil. Do të thotë atyre u lejohej pastrimi i territorit të Kosovës nga të gjitha njësitë e amateur të UÇK-së. Serbët angazhuan trupat e korparmatës 52 të Armatës së Parë dhe të Dytë, në bashkëpunim me aviacionin, artilerinë e rëndë dhe batalionin e blinduar. Avionet ushtarakë bombardues të tipit " Jastrabac" dhe "Ori" kanë sulmuar për herë të parë fshatin Loxhë. Civilët shqiptarë e shihnin shpëtimin e tyre vetëm në mbrojtjen e brigadave tona. Ata s’ kishin kujt tjetër t’i kërkonin ndihmë".
Një herë tjetër më telefonoi dhe më tha se gjendja është rënduar, ka shumë civilë të vrarë dhe fshtatra të rrethuara. Të gjitha këto informacione më shqetësonin mua dhe shqiptaro-amerikanët në SHBA. Unë për situatën atje informoja vazhdimisht miqtë e mi amerikanë, si Eliot Engel, Richard Holbrooke e të tjerë. Nga terrori serb popullata shqiptare filloi të përqëndrohet në një vend. Zemaj, duke treguar për gjendjen e atëhershme, pas përfundimit të luftës thotë:" Pas rivlerësimit të situatës në të cilën ndodhesha, kam vendosur të informoj të gjitha instancat e eprorëve të mi ushtarakë dhe civilë, dhe kam kërkuar ndërhyrjen e presidentit Dr. Ibrahim Rugova që ky me lidhjet e tij ndërkombëtare, të ushtrojë presion që të paktën serbët të ndalin aviacionin. Nga ana tjetër kam telefonuar edhe në New York. Kam biseduar me Harry Bajraktarin, që është një shiqiptaro-amerikan me origjinë nga Lugu i Baranit, me një aktivitet të shquar kombëtar në SHA."
Pasi kolonel Zemaj më telefonoi nga një vend në afërsi të Isniqit, m’ u lut që brenda mundësive të mia të ndërrmirrja diçka për të ndalur vrasjen e civilëve shqiptarë nga ushtria dhe policia serbe. Unë menjëherë thirra ambasadorin Richard Holbrooke dhe Kristopher Hill, të cilëve ua bëra me dije se një popullatë shumë e madhe e mbledhur në një vend në Dukagjin, ndodhet para një masakre, ngjashëm me atë të Srebrenicës. U thashë se kërkohet një ndërhyrje e shpejtë, dersa të mos jetë shumë vonë. Informacionin tim këta dy miq e morën shumë seriozisht dhe më premtuan që do të bëjnë çdo gjë që është e mundshme në shpëtimin e tyre.
Vetëm pak kohë më vonë, Zemaj ka marrë kontakt me shefin e atasheve ushtarake të vendeve të OSBE-së, Wolfgangt Kaufmann, i cili ka dhënë garanci se nëse do të tërhiqeshin forcat ushtarake shqiptare, mbi popullsinë civile nuk do të ndodhte ndonjë masakër.
Koloneli lidhur me këtë rast në librin e tij" Kështu foli Tahir Zemaj" shkruan se : "Pas këtyre shkëmbimesh, Ministria e Mbrojtjes për herë të tretë më ka urdhëruar të përgatisë tërheqjen e trupave të mia. Nuk kisha municion për të rezistuar as për katër ditë". Ky ka qenë qëndrimi i përbashkët i institucioneve të Republikës së atëhershme të Kosovës dhe ndërkombëtarëve.
Me qëllim që të shpëtohej një masë e madhe e popullatës kolonel Zemaj fillon tërheqjen e forcave të veta në drejtim të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Në një rast kur forcat e FARK-ut dhe ato të UÇK-së kishin mosmarrëveshje në koordinimin e përbashkët të strategjisë së luftë, Tahir Zemaj pat deklaruar : "Unë nuk kam plumba për shqiptarë".
Pas tërheqjes së Zemajt, në Dukagjin mbetet Ramush Haradinaj, rreth të cilit u grumbulluan luftëtarë të UÇK-së nga kjo zonë dhe shumë të tjerë që iu mveshën këtij duke ardhur nga diaspora në luftë për liri.

Pas lirisë së fituar në Kosovë, me zotin Zemaj jam takuar dy herë. Kam biseduar për shumë momente dhe në një rast më pat thënë se unë si ushtarak kam zbatuar urdhërin e institucioneve, në këtë plan, të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovësë. Më akuzojnë, por unë kam kryer punën time si ushtarak dhe si përgjegjës. Kam luftuar me dinjitet për lirinë e Kosovës dhe këtë do ta tregojë historia.
Tash pas shtatë vjetësh të atentatit mbi të dhe mbi djalin e tij, është koha që të gjenden vrasësit, që me siguri ishin shqiptarë dhe pa dyshim ishin dorë e huaj. Për fat të keq deri më sot nuk u zbardh as rasti i vrasjes së Ahmet Krasniqit në Tiranë, ai i Enver Malokut dhe i Xhemail Mustafës në Prishtinë dhe të disa veprimtarëve të tjerë që u vranë gjatë luftës dhe pas saj.
Jam i bindur se me zbardhjen e këtyre rasteve shteti i ri i Kosovës do të fitonte shumë në aspektin ligjor dhe të sigurisë kur aktorët e vrasjeve do të vëheshin para organeve të drejtësisë dhe do të merrnin dënimin e merituar. Ky është obligim ligjor, politik e moral që Kosova duhet ta kryej.
-


* Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan


Lexoni :

http://floripress.blogspot.com/2011/01/heroi-i-popullitkolonel-tahir-zemaj.html

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri