Zef Pergega është lapidar i dritës së syve...





http://floripress.blogspot.com/2012/12/zef-pergega-eshte-lapidar-i-drites-se.html






Nga Flori Bruqi

Zef Pergega është një emër i nderuar i dasporës shqiptare i cili me poezitë e shumta na bën përshtypje të jashtëzakonshme .Vargjet e tij realiste shprehin botën e brendshme të një poeti i cila ndien dhembje për Shqipërinë,Kosovën,Kosovën Lindore ,Malësinë e Madhe,Iliridën , lypsarët, gëzim për fatin e mbarë të atdhetarëve të tij të dashur, krenari që është shqiptar, lidhje të ngushtë me vendin e largët tek i cili i shkon mendja vazhdimisht dhe shpresë për kthim sa më të shpejtë atje ku e ka kaluar fëmijërinë e hershme, rininë dhe një pjesë të pjekurisë së tij, deri atëherë kur ka shkuar në vendin e demokracisë/në Amerikën e largët /...

                               Zef Pergega 


I tillë është në çdo varg, në çdo poezi, në prozë , publicistikë dhe në aktivitete të shumta të cilat ai i bën pa rreshtur dhe pa u lodhur fare duke shkruar për fytyrat më të ndritura të kombit tonë: për Akademik Mark Krasniqin,Ramush Haradinajn,Flori Bruqin etj...

Në këtë kontekst /kur shkruan për Kosovën/na e përkujton edhe Bajronit e madh e cila dikur përpiqej për Shqipërinë dhe çlirimin e saj nga pushtuesi otoman.Çdo veprimtari e tij ka lidhje të ngushtë me fatin e vendit dhe popullit të tij, ndaj është i angazhuar përherë në një drejtim të caktuar nga i cili nuk ka të ndarë.

Populi shqiptar(posaqërisht i Republikës së Kosovës në veçanti) është krenarë që publicisti,shkrimtari ,poeti Zef Pergega i përket një plejade atdhetarësh të vërtetë nga Shqipëria mëmë ,që shkriju gjithçka rreth kauzës së vetme që Kosova të jetë e lirë ,ndaj kemi respekt të pakursyer dhe ushqejmë simpati të pashterrshme për të te ato që i ka bërë dhe është duke i bërë edhe mëtej në dobi të vendit dhe atdheut dhe pjesëve të tij të coptuara në mënyrë të padrejtë.
Edhe shumë poezi  kanë  lidhje të ngushtë me njërën ndër personazhet homonime të poezive migjeniane  të cilat  gërshetohen si shprehje e fuqishme e një dialogu mes poetetit Pergega dhe njeriut të varfër. Siç shihet nga vargjet e mëtejme, ai ndien dhembje, mëshirë ,por edhe simbolikë të emrit të vetë me mjerimin njerëzor....

Pra emrin Zef Pergeges e njohin të gjithë ata që e kanë lexuar shkrimin antologjik të tij me titull ““Ka vdekur në agim kënga e lirisë!i botuar copë letër të bardhë rrethuar me kordele të zeza është shkruar një lajm kob të autorit francez dhe kanë shikuar versione të ndryshme të filmave me tematikë nga vepra e përmendur... Njerëz kureshtar ndalin hapin, njerëz indiferent e shpejtojnë çapitjet. Lajmet e zeza të ngjallin neveri.

Tek kjo shtyllë pikëpytjet dhe pikëçuditset përplasen në rrugën pa sinjale. Nuk bien sirena, po degjohen hapa të pa kuptueshëm. Qenie të gjalla që shikojnë me sy në asfalt se mos dallojnë pika gjaku nga vrasja e vargjeve të pishtarëve. Në Prekaz martirizimi edhe në dimer çel lule, por nektari i tyre s’ka me rimë të kthehet në vargje lirie.

Ta zëmë, si mund t’i harrojmë shkrimin sentimaental të Zef Pergegs :/ Idhulli im i këngës së patriotizmit dhe lirisë shqiptare Ilir Shaqiri po merret me këngë dashurie. Shkurte Fejza që ka bërë burg për këngën e lirisë po e anash kalon pak bregun e saj. Leonora Jakupi nunesha e këngës së lirisë së Kosovës, nga ato zanat e Fishtës, që kur ka kënduar“mos ma prek shkja Drenicen” serbit nuk ia mbajti, por kur ajo e harroi ta këndonte, serbi i fut tërthorazi me struktura paralele.

“Qielli digjet e toka varrët. Po ku je Adem Jashari” “Mos ma prek ti shkja Drenicen. Se kam gjallë Azem Galicen” “Asht një komb që don liri. Dhe Kosova asht Shqipëri!” “Mos ma prek trollin shqiptar. Mijra vjet jam në Dhe të parë!”

Dhe Shaqirin e dëgjoi çdo natë. Nuk me zë gjumi pa dëgjuar një këngë kosovare të lirisë se saj. “Tokë e mbjellë me plumba. “Dhe i ndezur për shtatë trimeri” “Tokë e mbjellë me bura. “Shekujve të rënë për liri” Zgjohuni o ju dëshmorë…!/, të cilat qëndrojnë në një nivel të lartë artistik dhe shprehin ndjenjat e brendshme të një burri të ndjeshëm i cili nuk mund ta kalojë në heshtje gjendjen e krijuar emocionale.


Në këtë rrafsh ai që ia sëmbon më së tepërmi zemrën etij kur thotë :”Këngëtaret e dikurshem të lirisë po këndojnë edhe në Amerikë. Po thonë se po këndojnë tallava për kantundarët se më shumë se liria e Kosovës tash po na lypen dollarët!


Lepa Brena ka kënduar në Detroit dhe salla është tundur nga shqiptarët. Në të njejtën sallë ka kënduar grupi kombëtar shqiptar i diasporës në Amerikë “Bashkimi Kombëtar” si një ansambel shteti dhe nuk ka patur më shumë se 100 mërgimtarë. Ne i këndojmë këngët greke e serbe, ata na urrejnë kombin, flamurin, shetin dhe shpirtin e këngës tonë, se cilësitë tona i vërbojnë armiqtë tanë shekullor.

Kam ndjekur disa aktivitete me këngëtarë shqiptar në Detroit dhe atje ne e vona kur dukej se avujt e alkolit kanë bërë punën e vet ia ka nisur posdravi… Të gjithë këtë e dijnë edhe pse duke lexuar këto rreshta le t’i kruajnë mjekrrat! 

Ua këndojmë këngët grekëve, serbeve dhe ato me rrokjet e refereneve ndezin zjarre mbi kokat tona.

Marrja i mbuloftë vrasësit e këngës së lirisë nga puthabythësit e tallavasë së Prishtinës e Tiranës, që i sillën sheshit “New Born” dhe atij të “Dëshmorëve të Kombit” me shallin helen e tregishtorin. Lirinë nuk e ruan pushka, por kënga… Pse o bace puna e trimave është mishi i krimbave?!

"Po ku je o Adem Jashari
Bir Kosove e dragua mali
Djemt po bëjnë politikë
New Born ku vajti ideali
E ndajnë, si tortë me thikë!
Ç’është ky gjak
Që rrjedh nga trolli
Po vjen mbret
Prej Kremlini Pacolli!
Po ku je o Ramush Haredinaj
Qielli lirisë mbush me korba
More dorë e fortë
Puna e trimave mishi i krimbave?!
Po ku je Isuf Gervalla
Në palcën e Dardanisë
Po luajnë pokër
Me ëndërrën e lirisë!
Po ku je o Albin Kurti
Lakun ne fyt
Na hedhin tradhëtarët
S’a s’kemi vdek
Nxirri në shesh të gjallët!
Brënda ashtit
Dëgjoi një kob
Mbi kulltukun e perandorit
Ul një korb?!
Po na çukit sytë
Zgjohuni!
Ka me na mbytë!
Po ku je Jakup Krasniqi
Naim Maloku e Nexhat Daci
Gjaku i martirëve lëshon piskamë
Zemra e tokës plasi
Leni karriket
Jepni krah zanit amë!”

-me ç’rast krijohet një poezi me përmasa universale kushtuar patriotëve ,njerëzores, e cila hyn në grupin e krijimeve të paharruara me motive sociale.

Krahas këtyre vargjeve kaq drithëruese, poeti evokon edhe kujtimet e veta nje veshtrimn letraro-historik kushtuar arkitektit te prozes moderne shqipe prof Ernest Koliqit dhe akademise se fjales shqipe ne megrim(“Ylberet e Shejzave” ).

Ata ishin lisi I ushqyer me buken shqipe me dy dege disa toske e disa gege...

Ne kete liber te shkruar me ndjenje dhe profesionalizem pasqyrohet nga autori veprimtaria letrare, poetike historike, shklkencore, perkthyese, akademike dhe patriotike e disa figurave me te spikatura te diapores shqiptare ne Amerike e Europe qe nepermjet bashkepunimit me “Shejzat” mbajten gjalle frymen e tradites se genit shqiptar ne boten e lire.

Pergega u ka bere nje analize letrare dhe poetike krijimtarise se Martin Camajt, Arshi Pipes, Gjon Sinishtes, Zef Oroshit, Vehbi Ismailit, Prek Ndrevashes, Baba Rexhepit, Zef Valentinit, Petro Vucanes, Karl Gurakuqit, Antony Athana etj,

Krahas vargjeve të theksuara mahnitëse për atdheun, Zef Pergega me krenari të madhe u këndon edhe pjesëve të okupuara nga armiqtë tanë, siç janë:Kosova, Çamëria dhe viset tjera.

Me përkushtim të madh shkruan edhe për figurat tona komëbëtare dhe kulturore të cilat zënë vend nderi në poezitë e tij të bukura dhe mahnitëse.

Ashtu siç na kujtohet një poezi mallëngjyese e Kadaresë për Shqipërinë, poeti Pegega e ka marrë malli për atdheun të cilin nuk e kishte parë dhe vizituar një kohë të gjatë, kurse në mërgim jeta e tij është në pritje dhe në shpresa të përhershme për të shkuar atje ku gjenden më të afërmit dhe më të dashurit , të cilëve u kushton vargje të shumta, herëherë edhe melankolike.

Përveç tjerash, nuk mund t’i anashkalojmë as shkrimin me titull “Mengjezet e Prishtines me Ramushin”

:/ Aeroplani rreshqiti si nje shpend i bardhe ne aeroportin “Adem Jashari” te Prishtines. Kishte kohe qe aeroporti nuk perjetonte ulje te tilla.

Madje edhe zhurmat ishin pakesuar dhe qielli po merrte dita dites ngjyren e thinjave, ngjyren e plakjes e ndonese sapo kishte lindur. Syte e baces Adem shikojne larg. 

Ata ndalen ne piktakimet e shpreses se madhe, ne shporten qiellore te thurur me indet e gjakut te te reneve qe na e mbushin ajrin e frymemarrjes me dhurata te shenjta. Ata shkendia te gomave te aeroplanit i ngjanin xixellonjave te Prishtines te shoqeruara nga kenga e korit te bilbilave… Shkallet e aeroplanit, Ramushi i zbrriti ne token e tij pikerisht ne kete perjetim shpendesh dhe ne kraharorin e tij u duk se shpertheu e lire ne fluturim nje shqiponje, per ti dhene te tjereve lajmin e mire, lajmin e bardhe…


Natyra e pati planifikuar kete mengjez, si te gjitha mengjezet e tjera. Me ngrica, me turfullim reshe dhe deget e pemeve te visheshin me akull. Por perendia qe eshte mbi te gjitha me rrufe qelloi cerdhen e korbave dhe dielli ngrohu Prishtinen. Ishin mesuar te vjetrit ta pinin kafen heret edhe pse me shije farmak. 

Po po farmak, se mungonte sheqeri i lirise Ramush Haradinaj. Tani e kemi…Erdhi Ramushi…U gezua populli, familja e gjithe bota shqiptare. Edhe ne ne emigracion qe jemi si shpend te plagosur e pengje te mallit. Hapat e Prishtines u ngjeshen me fort me dheun. Nje veprim burreror i Hashim Thacit.

E priti birin e llogoreve te lirise, Ramush Haradinaj me frymemarrjen e shtetit, se ai eshte jo vetem nje celize e tij, por Ramushi leviz si nje trung ne arteriet e Kosoves.

Kam shkruar muaj me pare se kam nje deshire: “Te trokas ne nje dere ku te jete shkruar: Ramush Haradinaj Kryeministri i Kosoves”...

Viziten e pare te Ramushit e presim ne Amerike, aty ku rritet me mijra krishtlindje pema e lirise e, Kosova mori shume prej llamburitjes se saj!/, të cilat bëjnë pjesë në arsenalin bombastik shprehimor të tij.

Mëtej e shohim dëshirën e madhe që vargjet e Pergegajt depërtojnë thellë tek lexuesit e pasionuar që dëshironë t’i lexojnë poezitë e dhuruara me përkushtim të madh.

Një ndër shkrimet më të bukura të Zef Pegeges është edhe’’ Me Dhjatën në fjalë u ngjite lartë Ndoc i gjallë"... ” /që është marrë nga shkrimi më të njajtin titul /, disa nga rreshtat po i citojmë “Lajmin për kalimin në jetën e amshur të vargjeve të poetit Ndoc Gjetja e përcolli vala e Drinit deri tek fortuna e detit dhe dallga e oqeanit Atlantik e solli këtë brengë të ngrirë në shpirtëra mërgimtarësh.U pikllova thellë edhe për faktin se kam patur njohje të afërt me këtë poet, shejtor i fjalës së lirë dhe apostull i vargut poetik”. 

Lexuesin e mahnitë kur thotë:” Kurr në jetën time nuk e kam parë poetin Ndoc Gjetja të qeshë me të madhe. Madje as e kam vënë re ta vërë buzën në gaz. Ai e zbuste shpirtin e tjetrit dhe e mbushte plot gazmende. E kishte zakon të lëmonte mjekrrën e manastirit të vet dhe ashtu krehte edhe vargun e shpirtit të tij poetik. 

Atë mbrëmje qëndroi gjatë në këmbë pa folur. Ndoshta shpirti i tij që takuar me shpirtin e detit, për të kuvenduar rreth kësaj bote. Mirë së deti e nxjerr bellokun në breg e ne ia përplasim njëri-tjetrit në fytyrë.

“Kemi lindur prej detit Ndoc dhe në kripën e tij le të tretemi që mishin dhe fjalën të mos na e hanë krimbat…”- thashë aty për aty, për të ngacmuar biseden. Në fakt kisha dëshirë të fliste diçka për thellësinë e mendimit të detit për detin. Deti edhte poet i madh!” …

Shumë poezi të shkruara nga Zef Pergega janë të paharruara që bëjnë fjalë për lotët e brezave që mërguan nga vendi i të parëve të tij dhe shkuan në vende të tjera për të kërkuar jetë më të mirë, duke e ditur se as atje nuk mund të gjenin prehje dhe qetësi.

Poeteti i nderuar bën fjalë për lotin e vashave, të pleqëve, të rinjve dhe të gjithë atyre që e shijuan plagën e moçme të ikjes nga vendlindja dhe atdheu i tyre i shtrenjtë...Lotët e hidhërimit janë të shumtë, në mesin e të cilve bën pjesë edhe letra e Zef Pegeges që shkruan letër Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës , “...Ramush Haradinaj nuk mori pushkën të luftonte në Beograd kundra ushtrisë serbe të armatosur rëndë, por mbrojti pragun e shtëpisë të popullit të vet, që një ushtar tjetër shovinist serb, i ngarkuar në mënyrë ekstreme me urrejtje nacionale, të mos i priste më me thikë fëmijët kosovar, lulet e jetës njerëzore, si kafshët. 

Këto ngjarje makabre të bëra nga serbet kundra shqiptarëve kanë ndodhur vetëm në prehistori.

Kur Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës e kërkoi Haradinajn të paraqitet para drejtësisë, ai e harroi karrikën e kryeministrit të Kosovës dhe me vullnet të lirë e me besim tek trupi gjykues, u paraqit në kohën e duhur.

Nga eksperienca e juaj e gjatë dhe e dritur, a keni parë ndonjë kriminel lufte të shkojë para drejtësisë në mënyrë të vullnetshme, apo ata janë fshehur, si minjë kanalesh e si gjarpërinjë nën gurin e pushtetit të trashëguar edhe sot të Millosheviçit, siç ishin gjeneralet e krimit serb në Ballkan?!

I nderuar gjyqtar!
Tradita e shqiptarit, ajo e përcaktuar në 1223 nenët e kanunit të Lek Dukagjinit, nuk e përmban që i zoti i shtëpisë ta torturojë apo ta vrasë mikun në besë e në bukë të vet. 

Nëse dikush vret një pjestar të familjës së shqiptarit dhe vrasësi kërkon e besë, pra mbrojtjën e jetës, i zoti i shtëpisë kujdeset për vrasësin për 24 orë dhe e largon shëndosh e mirë nga fshati pa e prekur njeri. 

Historia e vjetër shqiptare është e mbushur me ngjarje të tilla. Serbet dhunuan familje kosovare, përdhunuan vajza e gra dhe i vranë njerëzit duke ngrënë bukë në vatrën e tyre. 

Edhe ligji i kulluar i demokracisë amerikane e përmban nenin se, nëse dikush të futet me forcë në familje brenda katër mure të shtëpisë së vet, mund ta ekzekutosh njeriun e paftuar. Prandaj kur të merrni në dorë çeshtjën Haradinaj, ju lutëm ta keni parasysh këtë fakt.

Për ditë e pyes mëngjezin e lirë me diell, që lind në Amerikë, pse po vonohet liria e yllit të mëngjezit kosovar Ramush Haradinaj!” shkruan Pergegaj. Loti i fëmijëve të gjenarlit që rriten në mungesë të babait të tij dhe lotët e tjerë për prindërit e mbuluar me dheun e zi..., në mesin e të cilëve mbetet i paharruar edhe universi largëpamës i Nënëmadhës shqiptare Gonxhe Boajagjiut , e cila nga gjaku I dejeve, të sajë I tha Clintonit: “Ma ndihmo Rugoven se është vellau im!”… 

Formën mori shekulli i 20-t në plazmën e gjakut ilirike, në mishërim me qiellin që shqip e dëgjoi punën e pendimit nga goja jote.

Ajo është libri i bardhë i lutjeve në sheshin e Prishtinës, ku e thyen qafën Carët, për të rilindur Kosova me kosovaret! “ shkruan i madhi Zef Pegegaj.i cili shkruan nç Agjencionin”Floripress” (3 mars 2011). 


Gazetarët e ndërgjegjshëm nga të gjitha mediat dhe specialitetet përpiqen për t’i shërbyer publikut me ndërgjegje dhe ndershmëri. Integriteti profesional është themeli i besueshmërisë së një gazetari. 

Këtë përpiqet ta thotë poeti Zef Përgega, përmes librit “Zëri im Prishtinë ”. 

Pergega ka një shqetësim shumëvjeçarë, të aplikimit legjislativ të gjuhës standarde shqipe në të gjitha mediat, qofshin ato të shkruera, audio, apo pamore, që standardet e tashme të gazetarisë janë duke i injoruar….

Ky perkushtim publicistik i Pergeges, qe mbulon gjithë Shqipërinë, që nga Jugu në Veri, qënga Kosova në Çamëri është nje sihariq domëthenës e ne zbulim e sipër i aktivitetit te diasporës për Kosovën para vitit 1990….


Në ketë libër përfshihen në origjinal dokumente e letra, si dhe përgjigjet e tyre, qe nisen e kthehen institucioneve të larta të SHBA-ve dhe Europës. 

Është shumë interesante të lexosh poezitë e Pergeges dedikur shpirtit të personit dhe botës kombëtare, çdo zemre e shpirti që dhemb në luftë me të keqën, duke mos lënë pas dore këshillen e urtë të Rilindasve tanë….

Në librin metaforik "Ylberet e shejzave " shifet qartë profesionalizmi I disa figurave me te spikatura te diapores shqiptare ne Amerike e Europe qe nepermjet bashkepunimit me “Shejzat” mbajten gjalle frymen e tradites se gjenit shqiptar ne boten ilirike.

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Zef Pergega u ka bërë një analizë letrare dhe poetike krijimtarisë se begatë të Martin Camajt, Arshi Pipës, Gjon Sinishtës, Zef Oroshit, Vehbi Ismailit, Prek Ndrevashës, Baba Rexhepit, Zef Valentinit, Petro Vucanes, Karl Gurakuqit, Antony Athanasit etj,

Ata ishin lisi i ushqyer me bukën shqipe me dy degë disa toskë e disa gegë

Pozitivizmi jo në kuptimin e rrymës filozofike letrare por si një premisë e prirje shpirtërore është veçoria karakteristike e poetit më përmasa kombëtare Zef Pergega

Lidhja krijuse, shpirtërore dhe patriotike e personazhëve të këij libri si një këmbanë në katedralën e fjalës në botën e lire, bashkëpunimi me revisten me brilante te diaspores “Shejzat” me shoqaten “Vatra” dhe me institucione akademike përendimore si dhe botimi nga ana e tyre të shtypit te lire shqiptar si “Albanika” ,"Jeta katolike”, “Buletini katolik” ,“Jeta Islame”, ”Dielli” “Zei i Bektazhizmit"
,Agjencioni “Floripress”,forumi”Stërkala”,web faqja prestigjioze shqiptaro-daneze”Shqip DK” etj paraqiten nga autori në mënyren me dimensionale dhe koncize ku shëndrisin ylberët e mesazheve të këtyre korifejeve të letërsisë shqiptare.

Për nga vlerat që mbart krijimtaria e gjithanëshme e këtij autori me thesaret e tij të vyera që na la si një shkollë institucionale në diasporë librat Pergeges janë të mirëpritur në çdo familje shqiptare.

Një vend meritor në krijimtarinë e Pergegajt i përkasin edhe librat” ” Lëreni kohën të flas “ ,” "Zjarri Shqip Regetin" “shkrimi ’’ në të cilat përjetojmë çaste të shumta kënaqësie dhe admirimi se si ka arritur që në mënyrë aq artistike ti realizojë ato.

Se sa e adhuron Kosovën tregon edhe shkrimi “ Kah po na çojnë jaranat Baca Adem “(Agjencioni

” Floripress”,Prishtinë,3 korrik 2011) ku në mes tjerash shkruan:

Heronjtë

Vdesin për Dheun e Atit

Gjaku i pastër për liri

Politkanet

Sakrificat edhe famën

Në kupë u pijne për lavdi!

Çoju bacë nuk është kry!”.

Pergegaj , për çlirimin definitiv të Kosovës të së cilës shpreh gëzim të madh, duke thënë “”Kur u shpall pavarësia e Kosovës, baca Adem, të gjithë brohoritem edhe ne këndej “Çoju baca Adem se u krye!” Dhe ti heshte. Ishe ngritur lart për të parë ç’farë po ndodhte edhe kur midis Prishtinës e ndamë tortën! Ajo bardhësi mbi tokën dardane nuk ishte majsa e tamlit të zanave të Kosovës!

Po krem nga këshilli i Europës!”, për të vazhduar edhe me” Tash baca Adem kamerat e prodhura jashtë nuk japin lajme po batallje. Kjo ndoshta baca Adem se urat që lidhi pushka jote janë dhënë me tendera. S’po duan bre bacë me ngrit një themel, siç e kishin Jasharët , por një pite klline, siç po e ngjeshin dhe po e pjekin serbo-komunitaret!

Tash që po flas me ty nga dritarja e hapur katër kanatash e kalasë së demokracisë Amerikane, po me kujtohet themeli në dritën e flakës së pushkës së ushtarit të lirisë.

“…Unë ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre”....

Shikuar këtë kontekst, Pergega i kushton Kosovës ,ushtarëve trima të UÇK-së me dhjetra poezi dhe krijime të tjera, duke mbetur përherë e lidhur me vendin tonë, të cilin ndofta një ditë do e vizitoi dhe do të përjetojë përshtypje vërtet përrallore nga vizita e tij tek vëllëzërit dhe motrat e tij arbërore ,ne të cilat i shënoi në një shkrim të rastit.

Në dorë kam vëllimin e tij me poezi, i cili mban titullin simbolik, “Lëreni kohën te flasë” libri në fjalë fillon me shënimet vlerësuese për Zefin e krijimet e tij ....

Ky libër me poezi do të le për jetë e mot një gjirmë të madhe në poezinë shqiptare.
Redaktor I librit është Marash Mirashi, Luigj Pepaj,e cila botohët nën përkujdesjen Institutit Shqiptaro –Amerikan.


Në këtë libër të tij , janë përmbledhur një dyzinë me poezi të frymëzuara. Sigurisht, është e pamundur të jepet përmbajtja e tyre dhe as të analizohen ato, në një shkrim të shkurtër. Por dëshiroj të theksoj se tematika e tyre është e larmishme, buron nga ndjenjat e çiltëra të këtij poeti, që jeta e solli tej oqeani...

Natyrshëm, poezitë e tij nuk mund të shpëtonin nga një hijë pesimizmi, si “revoltë” ndaj padrejtësisë së fatit të njerëzve të thjeshtë ... Megjithatë, në radhët e poezive të tij gjen forca shpirtërore, që të ngrihet mbi fatkeqësitë dhe jetën ta jetojë, ashtu si i është paraqitur.

Poeti kërkon mbështetje edhe te vargjet, e poezisë së tij :


"Në prehërin e tisit të muzgjeve
Nën jelek të henës
Me kodin e imagjinatës
Terrin e grisa me flakën e qiririt
Në kryeqytetin e kultit
Veten pashë
Shekujt e shalur
Në lekura qengji shkruanin
Netët e pashkundura të mitologjisë


(Poezia “PELLAZG”)

Zefi është e ndjeshem kur thotë:
….Vegimeve ndriste
Bashin e emrit Pellazg
Deteve i kishte rënë…
Me Odisenë lundrave rreth e qark
I ndizte zjarr!


(Poezia “PELLAZG”)

Ai dëshiron që ato të bëjnë strehë në shpirtin e tij:

Atë e gjeta aty
Në Dodonë para grekëve
Thonjtë e baticës s’e tërhoqën zvarrë
Në fron me Zeuzin
Çdo mëngjez genit shqip


(Poezia “Pellazg”)

sikur do të thonë:

Vetëm qesh, përballë stuhisë
E kryet e mban mbi retë
Në Mirditë
Shqipet i ngrehin çerdhet me rrufetë
Tokë e bekuar dimmër-verë
Fara e grurit në korpin e njëbesimit
Pluguar me eshtrat e alfabetit ëngjëllor
Me kryqin e dy Faneve
Hedhur ishullit mirditor.

(Poezia” N Ë MIRDITË”)

Ndërsa në poezinë “BURRAT E KULLES”, ai shkruan:
...
"Burrat e kullës dridhnin mustakun
Regetima e prushit të zjarrit
Pikturonte copa dashurie
Toknin gotat e rakisë me mikun
E ndërronin kutinë e duhanit
A ndjeve, loke?!
Zë u lëshonin grave
Hidhuani një kockë
Atyre zagarëve…!"


Në fillim të këtij shkrimi fola për cilësi e virtyte të mira të poetit Zef Përgega .


Por edhe ai vetë shkruan, me sinqeritetin e njeriut zemërgjerë:


Kulla stërgjyshnore në Bërzanë

"Rrasat e çatisë
Larë me diell e me hanë
Jerevia mbi muskujt e përroit
Dërrasa të lëmuara si gjethe palma
Qiriu i fshehur në shpirtin e nanës
Bekonte afshit e bukës së pjekur
Dhuratë e shenjtorës Barbaba..."

(Poezia “LUTJA E NANËS TIME”)

Nëpër vargjet tij ai gjenë pranë Ilirinë,Fishtën,Ded Gjo’ Lulin,Nolin tonë të madh :

"
....Metafora e vargjeve
Tempujve ilirik
Orkestra e telave të dridhur
Një këmbanë lahute, zë Fishtë
Kur zogu i shqipës
Bëhet një me flamurin
Gjuha i lidh rrokjet
Me Bratilen e Ded Gjo’lulit
Në shtëpinë e zotit
Me e shënjta ikonë
Kryqit të Nolit
Shëndrit një margaritar"

(Poezia “GJUHA SHQIPE”)

dhe më tej:

"….Trokthi i kalit të Heroit
E shkrep agimin
Gjuha ime i ngjesh armët
Më këngën e kushtrimit
Orën e lutjeve
Thotë Nana Terezë
Bota e humanizmit
Qirinj ndezë.."

(Poezia “GJUHA SHQIPE”)


Me shpirt të ndejshëm poeti thellë nga zemra e tij e pastër si loti thotë:

"
....Stërgjyshi i Lisit
Çetën e proftëve të Shejzave
E ngriti në bebe të Koloseut
Me një dranofille shkodrane
Hynte e dilte Ora e Shqipërisë
Krojeve të kulluar të plisit
Njomnin buzët yje me diell
Mbret drejtësie Ernest Koliqi
Kur shkruate
Për të gjithë, lypte qiell!"

( Poezia “STERGJYSHI I LISIT”)

Dhe, si për ta përmbledhur tërë botën e pasur shpirtërore të tij , Zef Përgega shkruan vargjet e bukura e domethënëse:
"
...E preka me dorë se mos takoj
Rininë në anijen e mbytur
Gjurmët e mia të fshira
Batica i kishte mbushur me jod
Nga Gryka e Bunës deri në Rodon
Mora frymë në kodrën e Nuseve
Agimi me rreze shkruante elegjinë
Me tej në Pyllin e Zanave
Me homelinë e malit të Rencit
U rashë fort këmbanave..."

(Poezia” SURPRIZA E BINJAKEVE”)


…Tani, kur po i mbylli këto pak radhë, para më del përsëri pamja e buzëqeshur e këtij poeti për nënë Pashakon:
"
...Nuk ke vdek burrneshë
Lapidar i dritës së syve
Në retinë të birit tënd!
Një tingëllimë teli
Kaltrinë nën det të vajit të delfinëve
Dërgova nga Detroiti
E fryti i duarve të tua me tha:
“Kam një vdekje!”

(Poezia” NANE ZAGORIE”)

. ...Zefi ka virtyte të larta njerëzore, një botë të pastër e të pasur shpirtërore, me dashurinë e respektin për cilindo, që njeh e miqësohet me poezinë e tij:
"
...Plisin e bardhë të gjyshit
Nana e ruante në petkat e amshimit
Si kujtim që të mos tretem
Ma mbështolli me shaminë e mërgimit
Dheun tim me tokën e butë
I brujta me lotin e kristalit
Vazo luleje e bëra plisin e gjyshit
Në ballkonin tim të shpirtit
Në Detroit mbolla një filiz shqipe
Pashë qumështin që u ka dhënë nana
Ejani e shikojeni
Sa e bukur është rritur!"

( Poezia “NE PLISIN E GJYSHIT”).

Poezia përkudet në djepin e valës së detit, të gëzimit dhe hidhërimit, ludron me busullën e diellit e velat e nimfave të bregut. Ajo është turbinë brenda lumit të gjakut tim që çdo mëngjez ma shkrep zjarrin e dashurisë për njerinë. 

Kur perrënjt e zi, dheun e parë gërryejnë, ajo therret poetët, si kalorës të vargjeve dhe njerëzit që ngrihen në kushtrim, poezinë, si princeshë të lirisë mbajnë për betim. Në qelqin e humanizmit poezia është horizonti i yjeve. Poezia është loti që shpërthen digën e qepallave dhe kryp brazdat e fytyrës, është ari në kupën e kaltërt të fjalës, të cilat mbushin enën e shpirtit.

Ngushullimi shpirtëror i krijuesit s’mund të agojë në glorifikimin e së kaluarës, duke shpikur heronj të rrëmë apo duke u kapur pas degës së thatë herë-herë pa frut të legjëndave e miteve, por duke gërmuar me pishtar në dorë në galeritë e konstatimit, ku struken fenomenet aktuale që këmbët i fshehin si gjarpëri.

Pse të shkoj me larg, poezia në zemrën time, në zemren tënde e në pulmonet e kombit është ritmika e krahërorit tik-tak!...



Gjithashtu përshtypje të jashtëzakonshme na bëjnë edhe vargjet tjera :

“Kur lehjet e forta vinin nga jashtë
Në forxhën e tërbimit
I konin ujë kafshimit
Beslidhjen e granitit
Në dysh ta thyenin

Burrat e kullës dridhnin mustakun
Regetima e prushit të zjarrit
Pikturonte copa dashurie
Toknin gotat e rakisë me mikun
E ndërronin kutinë e duhanit

A ndjeve, loke?!
Zë u lëshonin grave
Hidhuani një kockë
Atyre zagarëve…!”

(Poezia: “Burrat e kullës”.Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).

Apo :


“Supeve të legjëndes
Shuhet
Ylberi i këngës
Kësulën e bardhë e heq mali
T’i përkulet kantautorit Sali Mani

Gurra e folklorit
Humbi shkulmin shpërthyes
E loti ngriu
Dy telave të çiftelisë

Mbi digë të ujvarëve
Sali Mani në kaltrinë të Cemit
Mbeti një ninulle
Kënga e tij
Inde lidhi në flamur

Nuni i zanit me dy tela
Me nuneshën çifteli
Sali Mani
Kroj i këngës Shqipëri!

Porsi flokthi i borës
Në Detroit
Pranvera epizmi
Çeli shpirti yt”

(Poezia: “Sali Mani”,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).

Mjafton ti përkujtojmë vargjet:

“Vallja e shekujve të palindur
Në mitrën e shtërrur të viteve
E përgjakur lakuriqe…

Në skenën e dhjamit të trashë
Dritës së nxirë të globalizmit
Shaminë e beqarit e djegin
Në skeletin e njeriut…!”

(Poezia: “Vallja e shekujve “,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).


Apo:

“....Kam me lind bacë
Prej gurrimit
Krojët e lisit
Tu kojnë gji
Bekimit shqip
Me alelunë e të rënëve fli

Kam me lind
Për ty orëmira Kosovë
Me fjalëdritën e qiririt…”

(Poezia: “Kam me lind “,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).



Që të shkruash recension për librat e shumtë të Zef Pergeges është bukur vështirë ... 

Sepse :

....“Koha e shkuli rrënjësh kohën
Me epshet e nëndheut që mbijnë
Copa copa si cifla granate
Ndjësia e njeriut për të lindur njerinë

Hallet zgjasin thonjtë
E përfyti na zënë në zyrat e shtetit
Aty kujtohemi së në pasaportë
I paskemi në listë etërit!

***
Kur hedh baltë
Thundra e të gjallit
Eshtë më e rëndë
Se shqelmi i kalit”
****

(Poezia: “Qelizë e ndarë” “,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).


Tash po mendoja për “shpatën” , si mund ta bëjë atë një skulptor dhe m'u kujtua një thënie e Bethovenit kur shkroi simfoninë e nëntë: "Gëzimi vjen nëpërmjet dhimbjes.Në Globe Institute më bëri përshtypje poeti që në kohën e lirë hapë kompjuterin dhe shkroi poezinë:

“Shpata gjysëm teh doli nga sunduku
Vringëllima e metalit e zhdredhi çallmën
Jo, Jo në Prishtinë katedralen!

Trashëguam një parmendë
Bibla është e imja
Kuranin e don vëllau
Pse po shtyhemi si qetë
Se lumi na përlau!

Ta punjojmë bashkë arën
Ardhmerisë me dy duar
Arbërisht t’ia hedhim farën!”

(Poezia: “ Një parmendë kemi” , “Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).

Pastaj unë lexuesve të “Floripress”-it ,ju përcjellë ashtu thjeshtë, i frymëzuar, përplot emocion,vargjet e tij sublime:

” Atë e gjeta aty
Në Dodonë para grekëve
Thonjtë e baticës s’e tërhoqën zvarrë
Në fron me Zeuzin
Çdo mëngjez genit shqip”

(Poezia: “ ” Poezia “Pellazg”, “Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).

****

Ishin vërtet vargje të ndjerë drithërues, me një dashuri të veçantë prej poeti mërgimtar –atdhetar, të dhembshme... 

Një herë tjetër, me një ton disi alarmues, plot ankth dhe revoltë, 

Shkroi një poezi :

“Burrat e kullës dridhnin mustakun
Regetima e prushit të zjarrit
Pikturonte copa dashurie
Toknin gotat e rakisë me mikun
E ndërronin kutinë e duhanit
A ndjeve, loke?!
Zë u lëshonin grave
Hidhuani një kockë
Atyre zagarëve…!”

(Poezia: “ Burrat e kullës ”, “Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).


Për Zef Pergegen mund të shkruhet shumë ... Le t'i lemë fjalët më të mira për librat e tij të mëvonshëm...


Unë shkruaj si studiues , unë jamë krenar se jamë me ju! Jamë këtu t'i urojmë suksese Zefit tone të madh. Zef Pergega është një inspiracion për mua dhe lexuesit e “Floripress”-it , një inspiracion për burrin dhe fëmijët e tij.


Zefi është një zotni I madh kur ecën, kur flet, kur jep mësim dhe kur shkruan poezitë. Ai të bënë të qëshësh edhe at'herë kur nuk ke ndër mend, të bën me humor edhe kur je i mërzitur. Të bën edhe më afër atdheut edhe kur je kaq larg tij nëpërmjet poezive të tij:

“....Metafora e vargjeve
Tempujve ilirik
Orkestra e telave të dridhur
Një këmbanë lahute, zë Fishtë
Kur zogu i shqipës
Bëhet një me flamurin
Gjuha i lidh rrokjet
Me Bratilen e Ded Gjo’lulit
Në shtëpinë e zotit
Me e shënjta ikonë
Kryqit të Nolit
Shëndrit një margaritar”

(Poezia: ”, “ “Ghuha shqipe “,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).

Librat e shumtë të Pergeges janë plot dashuri ,errësirë,shpresë! Monumenti i nënës për fëmijët e tij! Monumenti që kemi ne Shqiptarët!. Poeti Zef Pegega me librat e tij nuk na vjen vetëm si poee, por ai vjen edhe si një "skulptor" meditorë. Vjen si piktor sepse, ka "skalitur" nëpërmjet poezisë mallin e” Çetës së proftëve të Shejzave” deri tek dashuria dhe dhimbja në të gjithë Atdheun e tij .
Ai vjen si skulptor i “orëve të lutjeve të Nënmadhës Terezë”.

(Poezia:”Gjuha shqipe”,”Agjencioni”Floripress”,31 korrik 2011) ” si dhe për :

“Krojeve të kulluar të plisit
Njomnin buzët yje me diell
Mbret drejtësie Ernest Koliqi
Kur shkruate
Për të gjithë, lypte qiell!”

(Poezia: “ ” Stërgjyshi i Lisit “,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).

Poezia “Nanë Zagorie” është monumenti i të gjithë shqiptarëve kurbetqarë:

..."Nuk ke vdek burrneshë
Lapidar i dritës së syve
Në retinë të birit tënd!
Një tingëllimë teli
Kaltrinë nën det të vajit të delfinëve
Dërgova nga Detroiti
E fryti i duarve të tua me tha:
“Kam një vdekje!”

(Poezia: “ Nanë Zagorie“,Agjencioni “Floripress”,Prishtinë, 31 korrik 2011).

... Asnjëher nuk dihet se cili libër do të jetë ai që do të lërë gjurmët, që do të hyjë në tempullin e letërsisë dhe do të hedh hapa të sigurta dhe që do të gjejë jehonë të madhe në zemrën e mendjen e lexuesve të shumtë tç Zef Pergegaj.

Prishtinë,31 dhjetor 2012.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri