2013-12-31

Nga Flori Bruqi : Ikja e lehtë e Riza Lahit

NË VEND TË PËRKUJTIMIT PËR SHOKUN-MIKUN TIM Z.RIZA LAHI

Foto: NJOFTIM I PRESIDENCES SE LNPSHA "PEGASI" ALBANIA 

LAJM SHUME I HIDHUR 

NJE LARGIM I PAPRITUR NGA JETA 

SOT NE MENGJES NDAHET NGA JETA POETI, PUBLICISTI, PERKTHYESI, MIKU DHE KOLEGU YNE  RIZA LAHI
*RIZA LAHI , ISHTE ANETAR I.WA, W.PS, LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
SEKRETAR PER PUBLICISTIKEN I LNPSHA "PEGASI" ALBANIA,  ANETAR I NDERIT I KESAJ LIDHJEJE
*AUTOR I MJAFT VEPRAVE LETRARE DHE PUBLICISTIKE, 
*PERKTHYES  I MJAFT POETEVE NDERKOMBETARE....
*AUTOR I MJAFT SHKRIMEVE AUTORITARE PUBLICISTIKE...
*INICIUES I MJAFT VEPRIMTARIVE 
NE EMER TE PRESIDENCES SE LNPSHA NE SAPO I PERCOLLEM FAMILJES SE TIJ NGUSHELLIMET TONA  PER KETE HUMBJE TE MADHE.
LAMTUMIRE RIZA LAHI.
NESER NE PERCJELLJEN E TIJ NE BANESEN  E FUNDIT  DO TE JENE PREZENT DHE SHKRIMTARET DHE POETET PEGASIAN TE TIRANES
 PRESIDENCA E LNPSHA "PEGASI" ALBANIA 
I PAHARRUR KUJTIMI I TIJ!

TIRANE, 31.12.2013

Mbiemri – LAHI

Emri - RIZA

Atësia - XHEVDET


Lindi në Shkodër më 16 tetor 1950. Vdiq  nga një sulm kardiak në Tiranë më 30 dhjetor 2013.

Kontributet në letërsi– Poezi për të rritur dhe fëmijë, tregime për të rritur dhe fëmijë, shqipërime poetike , artikuj kritikë , esse dhe romane.Riza Lahi ka punuar për tridhjetë vite pilot në Forcat Ajrore të vëndit, dy vite gazetar në shtypin ushtarak , si edhe , disa kohë në OSBE.

Tematika që ai ka rrahur më shumë në prozë dhe publicistikë është ajo e aviacionit, ngjarjeve heroike, dramave të njerëzve të nderëshëm e të dëshpëruar dhe e cështjes kosovare. Në poezi ushtron më shumë lirikat , poezinë meditative dhe atë luftarake; ooperon me vargje të rregulla dhe të lira .

Ishte antar i Shoqatës Botërore të Poetëve. Ishte në pension dhe mban gradën ushtarake të nënkolonelit.

Foto: RIZA LAHI me Flora Brovinën e Ilir Mborjën në manifestimin letrar "Drita e minatorit", Mitrovicë, 27 nëntor 2013
                                      Riza Lahi,Dr.ped.Flora Brovina,Ilir Mborja

Miq të letrave, më lejoni të rrëmoj pak në peshën e jetës. Të gjej pak hapësirë përshpirtjeje për një ikje. Për një ikje Njeriu të letrave. Një ikje e lehtë me një peshë të madhe. Të madhe si vetë koha dhe vepra që ai e përjetoi dhe na e la në memorjen e të gjithëve, gjithë njerëzimit kudo që është. Ishte dhe është një emër mes nesh edhe pse ai fizikisht nënshkroi një ‘kontratë ikjeje’. Jo miq të nderuar më lejoni, Riza Lahi , është dhe do të mbetet mes nesh.

Foto: Riza Lahi me Morelle Smith e Zyba Hysa në festivalin ndërkombëtar "Drini poetik", Prizren, 10 qershor 2013
Riza Lahi me Morelle Smith e Zyba Hysa në festivalin ndërkombëtar "Drini poetik", Prizren, 10 qershor 2013


Sot miq njeriu i letrave Riza Lahi nuk është më mes nesh. Ai humbi betejën me jetën. Vdekja e tij vjen si një humbje e thellë për shqiptarët dhe lexuesit e veprave që ai na la, për shoqërinë dhe më së shumti për familjen e tij.




Gjithë sa gjëndemi nën pushtetin e penave dhe tastierave marrim sot nga një kupë helm që na shtohet mbi brenga të kësaj jete… E, nuk e di … a do ta përcjellim dot?!!!

Foto: Engjellit te njerezimit..prof.Riza Lahi 

keshtu do te vashdojme te ecim 
me kete engjell ne mesin tonè
me kartelen blu ,dhe me gjyslyke
po, po,... ky ishte engjell dhe Zoti sot e sgjolli 
per vete ,nuk na e la nuk priti edhe pak
sa te gezonte,te na gezonte ky,dhe ne 
#
kudo qe shkonte dhuronte buzeqeshje 
ooohhh si ishte ky mik, si ishte ky vella 
them ne kete bote jan te rradhe 
naten e vitit te ri u desh te na ikje ti 
o i mire Riza...??
ndoshta i rende qe ky vit per ty 
na dhurove shume, nate e dite 
me vargjet lume plot mend e keshilla 
#
sa do na mungosh, ne ,sa do i mungosh familjes
sa do i mungosh artit, veprave plot vlera
Shkoderloces qe e ke dashte aq shume
e te ka dashte ,te pat krenari
edhe nga Tirana me thoje ne telefon, jam larg 
sa shum me qetesoje kur isha e merzitur 
si i gjeje fjalet mi beje strofa ,mi vije ne varg
#
vetem qe t'mi fshijsh lotet
sa embel me flisje dhe me shkruaje shpesh 
kur po vjen ? ne me Landin 
e me miqte e teatritpo te presim 
helm me dhe ne kete dite me ikjen tende 
proff.Riza, vella i mire 
po pse, pse duhej te ikje ti ?? 
#
sa boshllek na le, sa pabesisht te shguli mordja 
ne kete menyre te pa meshireshme
sa e poshter qenka vdekja 
ishe pregatite te festosh vitin e ri
e di ti tani je ne paqe eterna, ne perjetesi 
nese ekziston paqa e ke vetem ti 
#
po si nuk e njohe kurre te keqen 
po si nuk e njohe kurre xhelozine 
po si nuk e nxirje kurre nje fjale te pa embel 
mjalte rrjedhte nga ai shpirte 
te kam shembull te njerezise 
ishe dhe do te mbetesh i vetmi mik
i vetmi vella qe nena nuk ma ka ba 
#
sa shum dua te them, sa shume kam per ty 
sa shume qan njerezia sot ne kete vit te ri 
sa lote Rozafa qe i ke thure me ata duar, lavdi 
sa shume qajne sportistat 
qe jua ke bere te madhe antologjine 
e kam KUJTIM,VELLAU IM
ma dhe heren e fundit paska qen e fundet !!??
qe ma dhurove bashke me tre librat tuajt te rinj
#
e ndjej qe ne ajer nje engjell fluturon 
me buzeqeshje e embel,je ti
por qielli qan sot ,me shum shpirtera qe te njohen..
ndjehen bosh,nuk kane vit te ri
gjithkush e ndjen qe nuk je mè ne tavolinè
#
do te na mungosh sot ,e gjithe jeten 
un do te ulem ne sofer ne kete nate
si nje bubullime e madhe, qe shperthen rrebesh
dhimbje e nostalgji,....
do ta ndjesh edhe ti,se me deshe shume 
me therrisje ,burrneshe..bijè..
#
tani s'kam me as baba, as nje mik si ty...!
pushofsh ne paqe..o engjell...te duam shume...
ti s'ke vdekè,jo..rron ne shpirterat tane....
me shum dhimbje, respekt ,dhe dashuri
pa funde, mikja-motra-bija jote #rregjina sterkaj..
                                                          RIZA LAHI ME SHKRIMTAR 

Ata që u mësuan me mikun e letrave mes tyre, do ta kenë zor t’i shtyjnë pa të vitet, se Rizaja qe shqiptar i mirë, njeri i zgjuar, shok i shtrenjtë, gazetar i mirë, komunitar i talentuar… Nder i miqësisë dhe i shoqërisë…

Foto: Με τον δημοσιογράφο του "Ομπζέρβερ" Ρίζα Λάχι.
                              RIZA LAHI DHE DINOS S. KUBATIS
                             

…Mall do të ketë për të gjithë moteve, dyert që e pritën dhe e përcollën.
Foto

…Rizanë nuk do ta kemi midis nesh… Dhe faqet sociale, gazetat, forumet, mediumet, tribunat letrare, evenimentet nuk do ta kenë atë dhe fjalën e tij, por do të kenë veprat e tij që janë aq shumë sa duhej mjaft kohë të paraqisnim të gjitha, se nuk janë vetëm ato që la në letër, por janë dhe ato që ka lënë mendjeve dhe memorjeve gjithandej.

Foto: RIZA ME  FAL PER VONESN PO TE UROJ NGA ZEMERA VELLA  IGZOFSH DHE 100 PRANVERA.


Ne shkrimtarët shqiptarë do ta ndjejmë më shumë këtë, por edhe do të marrim një kupë mall ta ngrejmë mes lotësh për shpirtin e tij të paqtë. Dhe do ta kemi veprën e tij busull gjithëndej..

Foto: Edirne-Turkey 2013


Veprat e botuara :

Tregime, përralla për fëmijë

“Legjenda e Zerdelisë”, 1985
“Ledia në një natë me hënë”1995
“Aventurat e rosës Monda” ( Shqipërim nga E. Bosse) 2001


Vëllime me poezi gërshetuar me tregime

“Kosova, e fejuara ime”,1994
“Drenica, qeleshja kosovare”, 1998
“Trëndafilë”1996
“Trëndafila nga Tirana”2009


Tregime

“Ëngjëjt me krahë duralumini”,2000
”Fluturime mbi qilimin persian”1998
“Nën hënën e Ulqinit”,2001
“Ylli që sheh mbi sheshin “Skënderbej”2001


Romane

“Të shtunën në mesnatë në një yll”, 1997 – roman për fëmijë
“Vorri I Ashikut”, në katër volume - 2005
“Serenatë korçare në Nju Jork” 2009

Biografi artistike

“Një violinë në Panteoinin e Orfeut”2008
“Dinosaurët e fundit” 2003
“Maratonomaku nga Shkodra”, 2008
“Piloti i katër presidentëve”

Shqipërime

“Poezi për fëmijë nga vëndet anglishtfolëse “( dy vëllime) - 2006
“Në shiun e argjentë” ( vëllimet e mësipërme, botuar në një të vetëm, në Rep e
Maqedonisë) 2005
“Mbrëmë I pëshpërita një Ylli” – Poezi të zgjedhura nga Xhelaludin Rumi 2002
“Fluturoi qielli nga cepi I velit tim” - poezi të zgjedhura nga F Forughazd
2006
“Golgota shqiptare” nga Leo Freundilch, 1990
“Ikja massive” nga Hans Peter Rulmann 1997
“Ëngjëlli i Mostarit” nga Sally Becker 2000
“Nuk ka ëngjëj në këtë botë” nga Sally Becker 2007


Në Konkursin Kombatar , 1994, ka fituar vëndin e parë në Republikë me pjesën
teatrale për fëmijë, botuar më pas nën titullin “Të shtunën në mesnatë në një
yll”
Ka fituar edhe cmime të tjera të niveleve të ndryshme, si edhe ka botuar
pandërprerë në shtypin letrar apo faqet letrare të gazetave.
Pjesë nga krijimtaria e R Lahit janë botuar edhe në Zvicër, Greqi, SHBA, Iran,
Rumani , Indi, Sllovaki, Ceki dhe Korea e Jugut.
Është autor i disa teksteve këngësh, kryesisht serenatash.
Është antar i Shoqatës Botërore të Poetëve dhe i “Akademisë shqiptaro –
amerikane të shkencave dhe arteve” me qëndër në Nju Jork.

Dhe shkrimtari i drejtë ka udhën e tij të drejtë, dhe njeriu i guximshëm mbetet përherë në mendje. Kjo do na shtjellojë edhe memorjen edhe dhimbjen...



MOJ NËNË

Moj nënë, shpesh më thua: “Po, lëri tash vjershat
Po lodhesh, dëshpërohesh, s’tu botua asgjë!”
Po, prap rri me mua dhe me llampen e ndezur
Tek grindem me vete gjer më dymbëdhjetë a më një

Kur nxitoj për shkallësh drejt marrshimeve të gjata
Lehtë – lehtë , si mbaron tëra punët e shtëpisë
I mbledh fletët e mia të shkruara e të bardha
Dhe lehtë i ujdisë tek syndyku i nusërisë

1971, Shkodër


ÇVIT - ÇVIT

Jo rrallë ulem te lulet
e shplodhem i menduar...
...Sa shumë dallandyshe
në vapë shpërthejnë tër’ gaz:

Çvit – çvit, - çvit – çvit!

Ca vërtiten mbi mua,
sa u shoh sytë e zgjuar...
Pastaj shkojnë tutje - tutje...
Papritur kthehen prap:

Çvit – çvit, - çvit – çvit!

Po, pse, sa herë i shoh
Diçka më bien nga ti
Ma lënë diku këtu
S’arrij t’i falënderoj:

Çvit – çvit, - çvit – çvit!

Diçka nga shkumbë e detit
Diçka kur nxiton ti
Diçka nga qeshja jote
Me mëndje bëlbëzoj:

Çvit – çvit, - çvit – çvit!


Në gjumë të parë, nga qielli
Më vijnë gjith’ dallandyshet,
Në mes tyre, dhe ti
Me një palë krahë si tyret:

Çvit – çvit, - çvit – çvit!

Më lidh një shall te gusha,
Më kruhesh te qerpikët...
Dhe...i rreh krahët e ikën
Me një këngë dallandyshesh

Çvit – çvit, - çvit – çvit !


1978, Tirane



PEISAZH NËN KALANË E SHKODRËS

Rrjedh Buna, rrjedh ëmbël, rrjedh shtruar, menduar
Drejt gjoksit të leshtë të Drinit të rrëmbyer...
Një vajzë me buzën e lehtë të Mona Lizës
Nga libri i saj një faqe ka kthyer

Pulëbardhat i sillen përqark dhe asaj
Dhe Bunës, që plagë po më çelin pa faj...
Dhe Bunës... Ky Drini për beli përfshin
Stolirat dhe ojnat vajërore të saj.

Si plagë trëndafilash këto buzë buzë Bunës...
Ç’lexojnë mbi libër këto vetulla si shtiza?
Mes lotëve të shelgut i heshtur rri unë
Mes lotëve të shelgut buzëqesh Mona Liza.

Po, kush do t’i puthë pa i vrarë ato buzë
Fare lehtë...sa një fllad...jo si Drini lugat
Por ...vajza me dorë thërret djalin e saj
Dhe Buna shkujdesur po shkon për në shtrat.

Këto plagë, pse m’i çelën dhe vajza dhe Buna
Pyes vete dhe buzën kafshoj gjer në asht...
Pulëbardha krahëbardha fluturojnë drejt bedenave
Zemërbardha kridhen në qiellin e lashtë...
1980


POEZI TË VITIT 2010

SULMI QË NUK I REZISTON ASKUSH

Ujrat ecin qetë
Shtruar, si një jare e lashtë

Pranvera po afron

Pulëbardhat sulen pingul
Njëra pas tjetrës
Në këtë spektakël të heshtur dhe
Pafundësisht të bukur

Pranvera po afron

Një peshkatar e hodhi sërish në ujë cironkën e vogël
Ai është rritur me muzikës ujrave
Dhe është kaq i dhimbsur për këtë cironkë
të vockël sa një flutur e bardhë

Pravera po afron

Ujrat po ulen ngadalë
Dhe shelgjet
Po presin qetësisht sa të rrethohen nga bari i madh dhe grafullonjës


Pranvera afron
Duke ndryshuar gjithëçka ëmbël, bukur, pa zhurmë
Njerëzit i hoqën vetë palltot e dimrit që i shtërngonin aq shumë nëpër dimër
Dielli i fton të gjithë të këndojnë
Kur të duan,
si të duan,
sa të duan,
vetëm të duan dhe
sipas zërit të tyre

Ky është sulm.

Edhe ky është sulm

Është sulmi i bukur i pranverës.


22 – 23 mars 2010, Tiranë


ÇFAR MË KA MBETUR NGA SHKODRA IME

Të vetmet që më mbetën nga Shkodra ime
Janë këto këngë
Këto shkodranet e mia të gjalla, të bukura dhe që ecin duke spërdedhur belin
Si një grup biblilash pylli.
Këto këngë
që vijnë qënga blirët e gjimnazit, piaca, vështrimet e ngulura te një dritare
dhe më rrëmbejnë nga kthina ime ku shkruaj....

Nisem për Shkodër.

Askush nga këta djem nuk e di se kam qënë dikur si ata
Se e kam dashuruar para tyre ”Motrën Tone”;
Para tyre si i çmëndur
Kam ndënjur me orë të tëra pa u ngirë para saj
Ata flasin për sex ndërsa
Para tyre shkojnë vajza gjysëm të çveshura
Ata se dijnë se i gjallë në botë nuk kisha ardhur këta çaste nëpër Shkodër
Po të mos më rrëmbenin këto këngë
Që rinia ka nisur t’I harrojë
Të harrojë edhe Motrën
Që unë e kundroja me orë të tëra
Megjithse ajo ishte e mbuluar
Po plot zjarr
Si shkodra ime
E cila nuk e di
Përse më rri kaq larg

Dhe këto lotë që vijnë qënga rinia ime.

28 tetor 2010


JESHILNAJË...

Zogj me pendë të jeshilta
Shelgje jeshil
Me flokët e mrekullueshëm të jeshiltë
Që përkulen mbi ujrat jeshil
Dhe ujrat e jeshiltë ende flënë
Si një vajzë e bukur
Që i janë hapur mbi jastëk e argjentë
Flokët e jeshiltë të shelgjeve

Mes barit të jeshiltë
Vajzat më të turpëshme dhe më kokëulurat e botës
- disa lulevjollca.

Ora 07.00 , 22 mars 2010, buzë vënndit ku Buna ndahet përj së ëmës, liqenit...


PRANVERË

E shoh pranverën...

Te lulet e çelura
Te bilbilat e rinj që këndojnë ngado
Te vërshimi i dallëndysheve, tollumbaceve dhe
Te rekrutët që pagujanë ryshfet
Për në Afganistan dhe Irak
Të marrin apo të lënë kokë
atje.

Tiranë, 11 prill, 2010


NËNA IME

Të lutem
Rro edhe pak
Se ndryshe
Sa herë të shfaqem
Te ura e Bahçallëkut
Ajo do të tronditet shumë

Unë do të përkulem mbi ujrat e Drinit të shpërlaj lotët

Rozafa
Do të më shikojë akoma më shumë me dhimbje

Ajo është mësuar të më shikojë duke qeshur
Duke kënduar mbu urë
Duke llustruar këpucët, duke fshirë pluhurin, duke u krehur
Para se të hyj në qytet

Rro edhe pak nëna ime
Që unë të jem ende djalë shtëpie përmbi këtë urë
Jo mysafir i largët

I largët dhe i përlotur.

Shkodër - Tiranë, 20 - 21 mars 2010


DASHNORI I PERANDORESHËS

Ua, sa pyll pafund i mrekullueshëm
Me kurorat si kodrina prej kaçurrelash të blerta

Si dashnor për të cilin bëjnë një kompromis të heshtur dhe të prerë
Bota ajrore
Dhe bota e ujrave.

Para pak muajsh dielli
më kot i dërgonte poezi dashurie
mes rrezeve
qënga kangjellat me dry të reve të shiut.

Para pak muajsh ka qënë në perandorinë e ujrave
në shoqerinë e cironkave, mëlyshëve, gjucave, krapuliqëve, bretkockave
mes të fshehtave,
intimiteteve,
kërcënimeve,
premtimeve,
thithjeve,
puthjeve,
epsheve
të perandoreshës së ujrave
perandoreshës që e mbante ditë e natë shtërnguar mes kofshëve...

Sa puhizë e ëmbël ajore
nën këtë blerinë pyllnajore!
Gardalina - cicërojnë papushim
Dallandyshe - koloviten dhe këndojnë
Lejlekë si kajmaklie
sipër ... nëpër
kaçurrelat e dëndur si t’ia ketë dhruar ndonjë oaz nga orienti;
flutura...fluturaaaaa...fluturafluturaflutura....sidomos flutura të kaltra
si dhurata mëngjesore nga qielli i këtij agimi

Por do te vijë perandoresha sërish!

Do të vijë me taborret e reve të zeza
me tamtamet e luftës së bubullimave
e etur për dashuri
do vijë perandoresha e ujrave
për ta futur në kështjellën e saj këtë pyllnajë
për ta shtërnguar fort
mes krahëve të saj
mes gjirit të saj
mes kofshëve të saj
rretheqark duke u sjellur si eunukë
cironkat, mëlyshët, gjucat, krapuliqët, bretkockat

dielli do të struket pas reve duke i shkruar poezi dashurie papushim
lejlekët, dallandyshet do të kenë ikur përtej….

Përmbi këto kurorëza
duke prekur me pendë ujrat
do të sillet plot guxim
zogu me i shëmtuar i dheut
dhe më besniku

trumbcaku....


30 korrik 2010 - liqeni artificial, shtëpi
Tiranë

QENTË E RRUGËS

Sa më vëjn keq për qentë e rrugës
Janë më shumë se sa duhet të edukuar
Ta lirojnë rrugën si njerëz
Të shikojnë me sy fëmije
Nuk lehin kurr
I ka edukuar e njëjta dorë
- rruga tmerrësisht jo livadhore e kryeqytetit.

Ata iu qahen me sy, me të lutur
Qenëve që shëtitin me qafën me zinxhirë
Që e kanë një strehë dhe ushqim
Por dhe n jë oborr për të lehur
1 – 2 shtator 2010 , ora 05 e mëngjesit, ndërsa këndon hoxha jacinë e syfyrit, Shkodër


POR LIQENI NUK KA DALLGË

Liqeni ende flë
Kanë nisur ngacmimet e lehta të diellit nëpër gjethe
Por ujët me sytë gjysëm mbyllur ende ëndërron
Po të kishte dallgë
Dallgë shumë
Do të ngrihej prej shkumbëve të tyre për të ardhur tek unë
Afërdita
Me qerpikët, buzët , sytë dhe flokët e derdhura gjer në fund të këmbëve
Krejt prej shkumbësh
Prej zambakësh të bardhë që kanë vetëm dallgët.
Që andej do të ngrihej mbretëresha e bukurisë
Bija e Poseidonit
Përbindëshit të detrave
.


PESHKATARËT E UJRAVE TË ËMBËL

Liqeni u paska falur sot në mëngjes peshkatarëve
shumë peshk,
shumë peshk,
shumë peshk
të qeshura dhe rrjeta shumë

Taraboshi nga larg
si një dallgë
që ka dalë nga liqeni
dhe është ngurrosur atje

Shelgu buzë Bunës
si një vajzë që sapo ka dalënga ujrat
duke vërvitur pas me një të lëvizur vjzëror të kokës ajore
flokët e gjatë , të shumtë dhe të gjelbër….




REJA ISLANDEZE DHE UJRAT NË SHKODËR

Qielli i botës
Kërcënuar ngado prej resë
Që nxorën nga dhimbja e tmerrëshmë dherat
Atje
Por ujrat e Shkodërs sime janë zbukuruar
Nga sytë e kulluar të pranverës

A thua i dhimbset Shkodra kësaj pjelle të egër të nëntokës?
Apo ka rënë në dashuri
Në një dashuri platonikë
Siç bijnë përbindëshat?



E ÇMËNDURA DHE NJËZET DJEM

Ata qeshin me të madhe
E thërresin me emër
E thërresin të gjithë

Kavaleria Rostikano e ka mbushur bulevradin
Me të qeshura

Pietro Maskanji ka vdekur
Kavaleria qeshën me të madhe.

Ajo i ka lyer buzët me të kuq
mban një trëndafil në dorë
përkulet me reverancë
deri në tokë
si aktoret e Romës klasike
dhe trëndafilin
ma zgjat
mua

Të vetmit që po qaj
ndërsa Kavaleria Rostikano
tund bulevradin e Shkodrës me të qeshura


DALËNGADALË....

Rrugët...
E Ndjej
kanë nisur të më presin
përditë dhe më ftohtë

Po ec nëpër rrugët e qytetit më të panjohur të botës
- nëpër rrugët e qytetit tim

Vetëm ujrat nuk më paskan harruar
Dhe shokët e fëmijërisë
Të mplakur që të gjithë
Dhe që kthehen në adoleshëntë menjëherë
Si ujrat e Drinit
Sapo nisin papritur shirat.

ZOGU

Kam filluar të këndoj te një dritare tjetër, atje
ku më duan të gjithë dhe më përkëdhelin të gjithë

Atje ku këndoja më parë
U mësuan me këngën time
A nuk ia vunë veshin kurr

Ka nisur t’u vrasë veshët kjo qetësi absolute
Ka nisur t’i marrë malli për mua

Kalojnë poshtë dritares ku po këndoj unë
Ngrënë kryet
Dhe i ulin sytë poshtë
Me përjashtim
Të së dashurës së parë
Që më lutej të këndoja edhe një këngë
Kur më qeshnin të gjithë...


PILOTËT E VJETËR

Hodhën nga një grusht dhe në varrrin e hapur
ku qanin të gjithë.

Iu afruan të heshtur tavolinës së mortit.
U ulën
Pikëlluan ca
Pinë dhe nga pakëz raki
Dhe bënë shaka.

Kishin luajtur me vdekjen tër jetën.

Unë ua njoh të gjithëve:
Mëritë,
Djallëzitë,
Modestitë,
Egoizmin,
Pisllëqet,
Furinë,
Plogështinë
Fuqinë
Dobsinë
Të qeshurat
Lotët

Që të gjithë këta
E patën një të dashur
Që i treguan gjithëçka
Që i falën gjithëçka
Që i qeshën gjithëmonë
Që nuk e tradhëtuan kurr...

Hapsirën mbi atdhe.


POETËT E DIKURSHËM...TË GJENERATËS SIME

Flisnin me duar, sikur po
po shtynin botën për në një
tjetër galaktikë me
përrenjtë prej zjarri të fjalëve dhe
lëvizjet e furishme
të duarve

Shëtisnin me njëritjetrin, si
gjeneralët e bulevardit , madhështorë si një
tufë meteorësh para
syve të turpëshëm të
letrareve të reja dhe të
panjohura nga
askush

S’ngopeshin së recituari
vargjet e tyre përmendësh . Tregonin
me një mijë variante
ç’i kish thënë “Ismaili”, apo si kishin
pirë me “Dritëroin” dhe...

Kur ndaheshin
shanin fshehur njëritjetrin....

Sot…

Sot
të mplakur, të drobitur, si
gjeneralë të mbyllur në hekura
ecin
vetëm.

Dikush ka lënë flokë të gjatë, si
poetët klasikë; dikush
i pa rruar si Mciri* , ai,
murgu që
u arratis nga monastiri; dikush me
cigaren në gojë , sikur të
ketë lindur me të
mes buzëve.


Të tërë e kanë kush një
kopse të rënë, kush një
lidhëse këpuce të palidhur; kush me
këmishë të palarë . Pranë
vajzave kalojnë me
vështrimin që u hedhë luleve një
gruaje të vejë që
është nisur te
varrezat


Nuk flasin më me zë të lartë
por mërmërijnë dhe
shkojnë rrugës duke u këshilluar me veten

Nuk flasin më me duar
duart tani u dridhen
si të një epshelliu plak.

Bota i ka mundur

Tani ata nuk botojnë më asgjë. Mbi ta dhe mbi lulet
shkelin këpucët me gozhdë botës
që marshon


Ata i shikojnë rivalët e dikurshëm tër mirësi dhe dhimbje

Unë i dalloj që janë ende poetë

Që të gjithë

I dalloj nga
shkëlqimi i jashtëzakonëshëm i
syve , nga
mënyra se si vështrojnë
ujrat dhe nga
lulja që mbajnë
buzëve
kur vjen pranvera

Shënim:
Mciri – një murg nga poema me të njëtin titull e Lermontovit

Ora 06.50 , 22 mars 2010, buzë vëndit ku Buna ndahet përj së ëmës, liqenit...


PËRSE NUK MUND TË BËHEM BIZNESMEN?

…Ja,
sepse nuk kam shpirt.

Që të mbijetoj në luftën e përditëshme
Do të më duhej të ha
Të ha me uri, sa më shumë dhe pa u nginjur nga
Puna e punëtorëve që do të vijnë me rrogë te unë. Mirëpo
Unë
Nuk kam shpirt të ha mish njeriu
Dhe rri i tërhequr
Në botën time të letrave.

Që të mbijetoj në luftën e përditëshme
Mua më duhen edhe skllevër; jo asish që
I mbanin lidhur këmbët me hekura; as zezakë që
I shisnin sipas peshës dhe që i kontrollonin, si kuajt - nga
Dhëmbët,
Po asish , që
Qeshin sa herë që të qesh unë, që
Më japin të drejtë sapo të flas unë, që
E dijnë sinqerisht se unë
Jam më i bukuri i tyre; jo unë, por edhe ime shoqe
Sepse janë vetë paratë e bukura , po aq. Mirëpo
Ja që
Nuk kam shpirt të ha mish njeriu
Dhe rri i tërhequr
Në botën time të letrave.

Nëse ka vetëm dy rrugë
“Bëhu skllav , o bëhu mbret!”
Njëmijë herë më mirë skllav
Se satrap, kokën përpjetë

Më mirë prit si burrë goditjet
Si mandatin pret një plak
Se sa egër të qëllosh
Me sy, fjalë e dajak - x


Një mal dallohet me një të parë se
Është më i madh nga një kodër
Një mbret dallohet menëherë
Nga lypësi që rri te porta e pallatit
Një pasanik dallon menjëherë
Nga një varfanjak, mirëpo
Se kush është më i mëncur dhe kush më pak?
Më gjeni qoftë dhe një të vetëm që
Të pranojë disfatën në këtë konkurencë.

E dini? Sinqerisht
Ma më pëlqen kjo barazi e
Mëncurive absolutisht të pabarabarta

Është më e nderëshmja!

Jam në vetminë hyjnore të qiellit të letrave.



Shënim – x – vargje nga vjershai gjigand Persian,Xhelaludin Rumiu, shqipëruar nga unë në vitin 2002

LAMTUMIRË
Ledias, me rastine mbarimit të maturës
kujtim nga babi 5 shkurt 2010

Lamtumirë gjimnazi im “Qemal Stafa”
Lamtumirë mësues, shokë, ti, banka ime
Kushedi hapat e mi, kur do m’i ndjeni prap
Hapat e vajzës që notonte në ëndërrime

Mësuesit e mi, gjer të mësoheni pa mua
Do pyesni njëritjetrin, po... ku shkoi?
Me aromë mimozash do përgjigjet pranvera:
E katërta shtatë dhe… ajo…oh…fluturoi

Po kur një ditë do më keni harruar
Qemalsja juaj do të vijë te dera
Ngadalë , hutuar, do të ngjitet te shkallët
E drejt te banka ku rrinte përhera

Në mos paça me vete t’u sjell lule
Të freskëta , të bukura siç i rrit saksia
Të rrahura zëmre do t’ dhuroj pafund
Dhe lule të zbehta nga thinjat e mia

Do të pyesë roja plak, ku e kam parë
Këtë zonjë që s’qesh si nxënësit e tjerë?
Do t’i them :më lër, më lër të hyj, o plak
Qemalse edhe unë kam qënë një herë

Lamtumirë, lamtumirë gjimnazi im
Të erdha e ndrojtur, e vogël , si manare
Më rrite… Lehtë një ditë më puthe flokët
Dhe nëpër botë më lëshove krenare.

AH...SI U HAKMORR MJERIMI!...

Mjerimi u hakmorr më shumë
ndaj kësaj gjysheje me sy të ëmbël si zogj të ulur
në rrjetën e peshkatarëve të fytyrës së saj


Mjerimi nuk kish patur shpirt për këtë plakë të dashur
ishte treguar më mizor nga sa e priste ajo
më i pafytyrë
më i pacipë
më i keq
më i lig
ndaj kësaj gjysheje që ka një bohçe të madhe
nga xhepat e së cilës
gjithmonë del diçka e vogël
për fëmijët e mëhallës

Ajo...

Ajo po u lutet
Ajo po u lutet kolopuçëve
Ajo po u lutet kolopuçëve të mëhallës
të luajnë
të luajnë me këtë fëmijë
me këtë fëmijë të shëndetshëm,
të bukur,
të veshur bukur,
me lodra të bukura,
të heshtur,
të bukur
tëbukurtëbukurtëbukurtëbukur

Është nipi i saj
Ka ardhur për herën e parë
Për herën e parë që nga andej
“andej”
Dhe
nuk din
as edhe një fjalë nga gjuha
e gjyshes..

Unë shtërngoj dorën e nipit tim
është syblu, kokderr, gjithë tula
po e ngacmove si shumë të shanë “të qifsha robt”
gratë e lagjes duan ta puthin secila, ndërsa e marr nga kopështi
po ai tulic,
nuk ia jep faqen asnjërës
me përjashtim të ndonjërës që i falë një lodër apo ëmbëlsirë
ia jep faqen shpejteshpejt dhe
e fshin prap
me doçkë.

Ja, me këtë tulipan të bardhë
që kam shtërnguar unë
ndërsa plaka u lutet fëmijëve
me sytë e përgjëruar….



2013-12-30

Në luftë na ranë 28 mijë dëshmorë, ja dokumentet


Janë apo nuk janë 28 mijë dëshmorë, aq sa udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha deklaroi në Konferencën e Paqes në Paris, në gushtin e vitit 1946?

Debati i hapur vite më parë, nuk ka pasur asnjëherë një përgjigje të saktë dhe shifra është lëkundur midis 6, 8 e 12 mijë të rënëve. Por, Dalan Buxheli, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve, gjatë një interviste për “Shekullin” thotë se gjatë viteve të luftës në Shqipëri janë vrarë, pushkatuar e zhdukur, jo pak por28,110 persona. Dhe gjithçka, sipas tij, është e mbështetur në fakte e dokumente të shumë arkivore.
Në bazë të dokumenteve, sa të rënë ka Lufta Nacionalçlirimtare?
Sipas të gjitha dokumenteve të bazuara në arkivat shqiptare dhe ato të vendeve të tjera, gjatë luftës Antifashiste, janë vrarë, pushkatuar e zhdukur 28, 110 persona. Kjo shifër u bë publike nga Enver Hoxha në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946.
Si u mundësua një shifër kaq e saktë brenda një kohe të shkurtër nga mbarimi i luftës?
Në fakt për t’u përgatitur për në konferencën e Paqes në Paris u ngrit një grup pune me specialistë, të cilët për muaj të tërë u morën me verifikimin e gjithçkaje. Ata morën të dhëna nga formacionet partizane, qarqet, komandat e vendit dhe Pushteti Vendor. Shifra që dha Enver Hoxha në këtë Konferencë, nuk ishte kot, ajo ishte e mbështetur në shumë fakte e burime arkivore që e vërtetonin një gjë të tillë.
Përveç jetëve njerëzore, çfarë dëmesh të tjera solli Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri?
Pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre i shkaktuan këtij vendi dëme shumë të mëdha që u pasqyruan për një kohë të gjatë në jetën e qyteteve e fshatrave të Shqipërisë. Trupat pushtuese gjatë operacioneve ushtarake që ndërmorën kundër forcave partizane, dogjën e shkatërruan fshatra e qytete të tëra. Nga 2500 fshatra e qytete që kishte Shqipëria u dogjën e u shkatërruan 1850 prej tyre. U dogjën gjithashtu sasi të mëdha drithi e prodhimi bujqësor, u grabitën dhe u therën bagëti të imta e të trasha që për zona të ndryshme arrinin gati 50-70 për qind e tyre. Me qindra qenë burrat e gratë në lulëzim të moshës për punë që u arrestuan u burgosën dhe u dërguan në kampet e përqendrimit brenda ose jashtë vendit. Të gjitha këto ndikuan në pakësimin në një masë shumë të madhe të veprimtarisë ekonomike në mbarë vendin.
A ka një vlerë të përafërt të këtyre dëmeve?
Sipas llogaritjeve të specialistëve, pushtimi ushtarak i shkaktoi Shqipërisë një dëm të përgjithshëm me vlerë mbi 3 miliardë dollarë amerikanë me vlerën e vitit 1938. Shqipëria ishte një ndër vendet e para në botë për humbjet e dëmet, për frymë dhe të mirave materiale gjatë Luftës së Dytë Botërore
Çfarë u fitua nga Lufta?
Në fillim u fitua liria. Në saj të luftës së vendosuri e pa kompromis, heroizmit e vetëmohimit, guximi i popullit, Shqipëria u rreshtua në koalicionin e madh antifashist. Pra me fituesit. Marrja e armëve ishte një akt plotësisht i ndërgjegjshëm. Si asnjëherë tjetër ai i kishte të qarta dhe të përcaktuara qëllimet ndaj u tregua i gatshëm për çdo heroizëm e sakrificë për të arritur fitoren. Në zjarrin e luftës çlirimtare masat treguan iniciativa. U shfaqën me tërë thellësinë zgjuarsinë në të gjitha fushat e u organizuan me armë në dorë. Heroizmi i luftëtarëve i veprimtarëve të frontit çlirimtar të reparteve e njësive partizane u ngjasin legjendave. Nga radhët e masave dolën dhe drejtuesit e kuadrot udhëheqëse, komandantët e komisarët e njësive. Ndërsa në nderim të Dëshmorëve të Atdheut dhe Çlirimit, 5 maji dhe 29 nëntori i ccdo viti festohen me solemnitet në mbarë vendin nga Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe dëshmorët e tjerë të Atdheut. Vetë organizata ka orientuar të gjitha strukturat e saj në rrethe që këtë ditë ta përkujtojnë me krenari të ligjshme sepse kjo ditë përfaqëson njerëzit e mëdhenj që me gjakun e tyre çliruan atdheun dhe e radhitën vendin tonë me vendet fituese të Luftës së Dytë Botërore, si anëtare aktive e koalicionit të madh antifashist e që sot vendi ynë u pranua në NATO.
Kriminelët e Luftës në Nuremberg
Në Shqipëri u varën katër femra, e paprecedent
Dëshmorët nga njëra anë, po me tradhëtarët si u veprua pas lufte? Dalan Buxheli, thotë: “Lista me emrat e kriminelëve të LANÇ-it i është dërguar Gjyqit të Nurembergut që në atë kohë. Siç dihet ndër katër anëtarë të regjencës kuislinge dy prej tyre Lef Nosi dhe Fiqëri Dibra, ishin nga radhët e Ballit Kombëtar. Përfaqësues të kësaj organizate morën pjesë si ministra dhe në Qeverinë “Mitrovica”, siç ishin: Bahri Omari, Kol Tromara dhe Koço Muka, të cilët ishin pjesëmarrës në operacionet ushtarake kundër forcave partizane në ballë të të cilave ishin Mit’hat Frashëri, Ali Këlcyra, Abaz Ermenji, Kadri Cakrani, Safet Butka, e shumë të tjerë. Në kontinentin tonë, gjatë Luftës së Dytë janë varur në litar 5 femra, një në Rusi dhe katër të tjera në Shqipëri, siç janë Bule Naipi, Persefoni Kokëdhima, Ganimet Trebeshi dhe Liri Gero. Dhe këto janë bërë nga  pushtuesit në bashkëpunim me tradhtarët shqiptarë. Falsifikatorët e historisë sipas tyre, ballistë, zogistë vlerësohen si çlirimtarë. Këta zotërinj harrojnë se në kohën e pushtimit fashist, Shqipëria ishte vetëm një milion banorë dhe 70 mijë partizanë përbënin afro 20% të pjesës së aftë për luftë. Ata shkuan në luftë pa dallim feje, krahine e ideje. Harrojnë se 28 mijë partizanë dhanë jetën në çdo kilometër katror ka rënë 1 partizan që i bie afërsisht 10% e njerëzve të aftë për luftë, harrojnë vështirësitë e mëdha që hasi Shqipëria për t’i dalë në të vërtetë zot vatanit dhe jo për të bashkëpunuar me pushtuesit, sipas mendimit kapitullues se Italinë nuk e përballojmë dot. Prandaj të presim kur t’i vijë koha e përshtatshme. U harrua se në ç’kushte të varfërisë së tejskajshme u zhvillua kjo luftë dhe se çfarë sakrificash të jashtëzakonshme kaluan bijtë e bijat e këtij populli për çlirimin e vendit”.
DËSHMIA
28.110 dëshmorët e Shqipërisë
Dalan Buxheli thotë: “Në përgjigje të atyre që e mohojnë 28 mijë dëshmorët e luftës NAÇl, dëshmojnë të dhënat që janë marrë nga arkivat e ndryshme dhe që vijonë si më poshtë”:
Dëshmorë të shpallur sipas dokumenteve ligjore janë.…….........................................9470
Shtetas antifashistë shqiptarë të pushkatuar nga nazifashistët e bashkëpunëtorët janë 6436
Të asgjësuar në 23 kampet gjermane (pa varre) për të cilët paguan shpërblim shteti gjerman janë................................................................................................................11.200
Të asgjësuar në kampet në Greqi (pa varre) janë...............................................................50
Të asgjësuar në kampet në Itali (pa varre) janë.................................................................70
Të asgjësuar në kampin e Mathauzenit (pa varre) janë....................................................351
Të asgjësuar në kampin e Aushvicit në Poloni (pa varre) janë .........................................32
Të asgjësuar në kampin e Prishtinës (pa varre) janë........................................................168
Të asgjësuar në kampin e Zemunit në Jugosllavi (pa varre) janë.............................. .....162
Të asgjësuar në kampin e Bitolës në Maqedoni (pa varre) janë......................................144
Të asgjësuar në kampin e Strugës në Maqedoni (pa varre) janë.......................................27
Shuma e përgjithshme është.......................................................................................28.110 

Flet Dalan Buxheli, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të DëshmorëveLeonard Veizi - 

Digjet vendi ku humbi jetën Sokol Olldashi

gazeta dita cover
Vendi i ngjarjes ku humbi jetën deputeti Sokol Olldashi është zhbërë dhe tjetërsuar në mënyrë përfundimtare. Disa foto të siguruara dje nga DITA tregojnë se pikërisht në trajektoren e shpatit ku është zhvendosur automjeti i deputetit të ndjerë janë djegur të gjitha ferrat dhe bimësia ndërsa pak më poshtë, në rrugën ku u gjet i përmbysur automjeti, një fadromë ka gërryer dhe zhbërë të gjithë sipërfaqen e rrugës dytësore disa ditë më parë. Këto ndërhyrje në vendin e ngjarjes mund të konsiderohen dhe pa ndonjë peshë apo rëndësi në kushtet kur hetuesit dhe ekspertët kanë përfunduar me kohë këqyrjen e vendit të ngjarjes, por …mund të mos jetë tamam kështu.

Foto të realizuara dje në vendin ku u aksidentua deputeti Olldashi
Foto të realizuara dje në vendin ku u aksidentua deputeti Olldashi
Një ndërhyrje precize
Skena e vendit të ngjarjes ku ndodhi aksidenti i Olldashit ndahet në tre pjesë. E para është rruga kryesore ku makina devijoi, më pas vjen shpati i pjerrët dhe i mbushur me bimësi të cilin  makina e Olldashit dhe më pas vjen dhe pjesa e tretë që është rruga dytësore ku automjeti u gjet i batuar dhe i përmbysur. Pikërisht në shpatin me bimësi është kryer djegia e ferrave dhe në rrugën ku u gjet automjeti i përmbysur një fadromë disa ditë më parë ka bërë gërryerjen e sipërfaqes së saj. Nuk dihet nëse kanë qenë veprime të autorizuara( të paktën ndërhyrja e fadromës si rregull duhet të ketë qenë e tillë për sa kohë që komuna përkatëse ka detyrën të kontrollojë çdo ndërhyrje në rrugët e komunës). Nga ana tjetër djegia e bimësisë në shpat, pikërisht në perimetrin dhe trajektoren që ka përshkruar automjeti nuk mund të ketë qenë diçka e rastësishme, pasi në këto ditë me reshje nuk është dhe aq e thjeshtë t’i vësh flakën bimësisë në atë vend.
Foto të realizuara dje në vendin ku u aksidentua deputeti Olldashi
Foto të realizuara dje në vendin ku u aksidentua deputeti Olldashi

Ndërhyrja dhe hetimi
Ka pasur një ngacmim konstant dhe një qëndrim shumë kritik mbi punën e realizuar në vendngjarje nga hetuesit e këtij aksidenti dhe ekspertët që u pajtuan prej tyre. Pasi doli raporti zyrtar autoteknik mbi shkaqet e aksidentit, inxhinieri dhe profesori i dinamikës Arben Meçaj publikoi në DITA një raport alternativ mbi dinamikën e lëvizjes së automjetit të Olldashit nëpërmjet të cilit kishte vërtetuar disa pasaktësi të raportit  zyrtar. Meçaj kishte zbuluar se në shpat, mes ferrave, automjeti kishte ndaluar dhe pasi ka ndaluar ka ecur mbrapsht deri në buzën e kanalit dhe më pas është përmbysur në rrugën dytësore të fshatit. Në vendin mes ferrave ku automjeti ishte ndalur përpara se të ecte mbrapsht, Meçaj nga vëzhgimi privat në terren gjeti dhe një telajo dekorative të parakolpit të Benz-it të Olldashit, e cila ishte një provë e pa-administruar nga hetuesit. Këto zbulime të Meçajt vinin në pikëpyetje serioze saktësinë e raportit të ekspertëve zyrtarë dhe nxisnin ri-ekspertimin e vendit të ngjarjes në të gjitha dimensionet dhe kërkesat që imponon një hetim zyrtar serioz. Por pas djegies së shpatit dhe gërryerjes së rrugës dytësore çdo ri-ekspertim bëhet i pamundur tashmë. Skena e vendngjarjes është tjetërsuar, përfundimisht.

*  *  *

Ekspertiza e Meçajt: Hetuesit duhet të shkojnë sërish në vendngjarje
Rreth dy javë më parë në DITA u botua një raport profesional mbi dinamikën e aksidentit të Sokol Olldashit. Raporti u hartua nga inxhinieri dhe pedagogu i fakultetit të Inxhinierisë për lëndën e Dinamikës së Lëvizjes së Trupave, Arben Meçaj. Është pikërisht lënda dhe shkenca që interpreton shkaqet e lëvizjes së trupave në situata dhe rrethana të caktuara. Pasi është njohur me ekspertizën zyrtare Autoteknike për aksidentin e deputetit Sokol Olldashi, në mënyrë vetjake, Arben Meçaj është angazhuar për të studiuar këtë ekspertizë zyrtare dhe për të bërë llogaritjet e veta sa i përket dinamikës së aksidentit. Në përfundim të përllogaritjeve Meçaj na ofroi një raport voluminoz, me interpretime dhe tabela përllogaritjesh dhe një gjuhë tepër teknike të cilat i ofrojmë sot të përmbledhura për lexuesit.
kopMeçaj ka marrë në shqyrtim dhe ka përllogaritur daljen e automjetit nga rruga kryesore, duke zbuluar se duhej një shpejtësi më e madhe se 53km/orë që mjeti i Olldashit të dilte nga rruga për shkak të kthesës. Kur në fakt është e vërtetuar shkencërisht se shpejtësia e mjetit  në momentin e daljes nga rruga ka qenë më e vogël se 53km/orë. Sipas studimit të Meçajt, pasi ka dalë nga kthesa, mjeti i Olldashit ka ecur në shpatin e pjerrët por ende pa mbërritur në skarpatin e kanalit i cili ndodhej në fund të shpatit, në një distancë rreth 2.25 metër nga ky skarpat mjeti ka ndaluar, pra shpejtësia e mjetit është bërë Zero.  Këtu në këtë vend ku zbulohet se mjeti ka ndaluar plotësisht Meçaj gjatë matjeve në terren ka gjetur në këtë vend dhe një copëz dekorative të parakolpit të Mercedesit të Olldashit, të cilën hetuesit nuk e kishin administruar. Por si u zhvendos mjeti nga pika ku ndaloi deri në kanal ku dhe i ndodhi përmbysja? Meçaj në ekspertizën e tij thotë se automjeti ka ecur me marsh “indietro” për 2.25 metër duke shtuar se nga inspektimi i vendit të ngjarjes dhe gjurmët e lëna në terren kjo është e vetmja mundësi për ta çuar mjetin buzë skarpatit të kanalit, nga ku ka ndodhur dhe rrokullisja, pra përmbysja e mjetit. Sipas Meçajt kjo zhvendosje në këtë segment prej 2.25 metër është dhe pika dhe rezultati i pathënë në raportin zyrtar dhe sipas tij përbën një moment që ndryshon tërësisht dinamikën e ngjarjes dhe rrethanave e për pasojë dhe saktësinë e hetimit. Të gjitha këto zbulime të reja sipas Meçajt e bëjnë të pavlefshëm raportin zyrtar autoteknik të administruar nga prokuroria dhe sjellin nevojën për rindërtimin e dinamikës së aksidentit dhe këqyrjen e re të vendit të ngjarjes që me sa dukej nuk ishte “situr” siç duhej nga hetuesit. Më poshtë po paraqesim disa nga konkluzionet e raportit alternativ të hartuar nga Meçaj:

-Automjeti mund të rrokullisej vetëm me shpejtësi mbi 95 km/h
Automjeti me të cilin lëvizte Sokoli është Benz S550 4Matic. Është për tu habitur fakti që në Aktin e Ekspertizës Autoteknike në asnjë rast nuk jepet tipi i automjetit. Paraprakisht cilësojmë se automjeti Benz S550Matic është një automjet me cilësi tepër të veçanta teknike, veçanërisht të lidhura me sigurinë e lëvizjes. Ky lloj automjeti ka qendër rëndese tepër të ulët pasi është 4×4. Këto dy tregues i japin këtij lloj Automjeti një shkallë të lartë sigurie gjatë lëvizjes në kthesë dhe në shpate . Me këto tregues ky lloj automjeti përmbyset dhe rrëshqet në kushte tepër specifike të gjeometrisë së terrenit dhe dinamikës së lëvizjes së Automjetit. Ky lloj automjeti posedon një lartësi 147cm( Qendra e Gravitetit është e ulët, jo më shumë se 65 cm nga toka), një gjerësi(distance gomash prej 187 cm)  dhe gjatësi ( Para-prapa Kolp) prej 511 cm si dhe peshë rreth 2.050 kg. Me këto tregues , referuar formulave standarde të llogaritjes në kthesë, dalja nga kthesa për efektin fizik të rrokullisjes rrotull gomave të jashtme (dhe kjo vetëm nëse goma pengohej në rrëshqitje ) do të ishte  e mundur vetëm për shpejtësi  mbi 95.0 km/orë.
Faximile-5-gjendja-e-parakolpit
-Automjeti ka ndaluar plotësisht (në piketën 8) pa mbërritur tek skarpati i kanalitRrëshqitja në shpat varet nga pjerrësia e shpatit, por dhe koeficienti i fërkimit  rrotë- shpat.  Por për të konkluduar mbi këtë fenomen është e nevojshme të analizojmë lëvizjen e mjetit nga piketa 3-4(fillimi i daljes nga rruga) deri tek piketa 8(vendi ku ndalon mjeti ende pa mbërritur tek kanali) . Në këtë trajektore , lehtësisht në terren, konstatohet se kemi ruajte gati të pacenuar të trajektores së automjetit nga trajektorja e lëvizjes në bankinë. Spostimi është thjesht gjeometrik ( kalohet nga një plan horizontal në atë të pjerrët me pjerrësi rreth 45 gradë ). Pra në këtë trajektore nuk konstatohet rrëshqitje e automjetit në shpat. Këtë fakt e konstaton dhe ekspertiza kur shprehet “vazhdimi i gjurmës është i vazhdueshëm pavarësisht pjerrësisë së shpatit”. Në këtë trajektore konstatohet dhe një fenomen tjetër. Edhe pse automjeti lëviz në shpat të pjerrët  edhe pse ai në fillimin e lëvizjes së tij në shpat ka një shpejtësi rreth 10-12 km orë dhe një nxitim jashtëqitës prej 0.117 m/s2, ai vetëm 8m nga momenti i daljes nga bankina mjeti ndalon pikërisht në drejtimin e lëvizjes së paracaktuar  nga trajektorja e lëvizjes në bankinë. Pra në piketën 8 automjeti ka ndaluar  lëvizjen në drejtimin  para. Ky fakt tregon qartë se terreni ka ofruar një rezistencë të madhe në drejtim të lëvizjes. Shkaku i kësaj rezistence është popullimi i madh i  shpatit  me bimësi ferrë tepër intensive .  Jo pak  i rëndësishëm ka qenë dhe tipi i automjetit 4×4. Të dy së bashku  kanë përballuar me sukses momentin më të rrezikshëm të përmbysjes apo rrëshqitjes së automjetit në shpat  pas daljes nga bankina .

-Shiriti i parakolpit u gjet 1 muaj pas ngjarjes (në vendin e “Piketës 8” ku ndaloi automjeti)Aq e “butë” ka qenë rënia në shpat si rrjedhim i kësaj rezistence dhe tipit të automjetit (4×4 ), sa parakolpi i automjetit nuk ka pësuar asnjë dëmtim.  I vetmi dëmtim në parakolp është shkëputja prej tij e një shiriti nikelati (zbukurimi) në ballorin e parakolpit , element i cili për ironi të hetimeve për ngjarjen aktualisht ndodhet në dorën time . Është një element i cili u gjet prej meje para tre ditësh gjatë inspektimit të hollësishem të gjurmëve të automjetit në terren. Ky element është gjetur fiks në vendin ku ekspertiza ka vendosur piketën numër 8 e cila ndodhet në distancë rreth 2.25 metër distancë nga skarpati i kanalit, pra mjeti ka ndaluar plotësisht duke u ndodhur në shpat dhe në një distancë prej 2.25 metër nga pika e skarpatit të kanalit ku ekspertiza e nxjerr si pikën ku ndodhi dhe momenti i përmbysjes së mjetit.  Vendi ku  automjeti ndalon lëvizjen (Piketa 8) ndodhet rreth 2-2.25 m larg nga skarpati vertikal ( 90gradë) i kanalit ku ndodhen gjurmët e automjetit dhe në të cilin realizohet përmbysja .  Kjo situatë parashtron për zgjidhje pyetjen: Si u përshkrua distanca prej 2 deri në 2.25m nga piketa 8 deri tek skarpati?

-Ekspertiza zyrtare nuk shpjegon zhvendosjen drejt kanalitNëse gomat kanë arritur në Piketat 13 -14(buza e skarpatit të kanalit dhe vendi ku u gjetën shenjat e gomave të makinës) përmbysja është absolutisht e mundur. Energjia e  mundshme e automjetit, energji që e ka sjellë atë deri tek skarpati nuk është ajo kinematike  e marrë nga lëvizja në rrugë (kjo energji zerohet në piketën 8). Ajo mund të jetë vetëm potenciale  e siguruar pikërisht në këtë pikë. Pra energji e fituar në piketën 8 vetëm pasi automjeti është ndalur më parë në këtë piketë në distancë 2.25 metër nga skarpati i kanalit. Pra llogaritjet sugjerojnë që e vetmja mundësi për kalimin e automjetit nga piketa 8(vendi ku u ndal) në piketat 13-14(skarpati i kanalit ku nisi përmbysja) është vetëm ajo e energjisë potenciale. E shprehur në term të thjeshtë kjo situatë është ekuivalente me një automjet i cili  ndodhet në pozicion pingul me shpatin dhe fillon lëvizjen  në skarpat  duke rrëshqitur anash për efekt të peshës dhe pjerrësisë së skarpatit . Mundësi tjetër  e kalimit nga pozicioni në piketën nr.8 në skarpatin e kanalit  është një përmbysje nga pozicioni piketa 8 e automjetit  kundrejt aksit Goma të Djathta–Tokë  dhe fluturimi apo thjesht prekja e brezit të shkurreve, duke përfunduar direkt me goma në skarpatin e kanalit.
Sesi mund të ketë ndodhur ky fenomen, teoria e dinamikës së lëvizjes nuk jep shpjegim.

Automjeti pasi ka ndaluar eci me “marsh indietro” deri tek kanaliReferuar skenarit planimetrik  por dhe terrenit në vend-ngjarje,  rezulton se kalimi nga piketa 8 drejt atyre 13 – 14(pra nga vendi ku automjeti u ndal në ferra deri tek skarpati i kanalit) është realizuar me lëvizje mbrapsht të automjetit . Asnjë teori lëvizje nuk mund të sugjerojë këtë mënyrë lëvizje. Automjeti është Matik- Automatik. Sa me sipër këto cilësi të automjetit vështirësojnë çdo logjikë të lëvizjes pas të automjetit. Së pari automjeti ka lëvizur me marrsh para(ekspertiza zyrtare nuk identifikon marshin), ndërkohë që  lëvizja në skarpat sugjeron se rrotat kanë qenë aktive të katërta. Se dyti, tek piketa 8 automjeti vërtetë ka ndaluar por ai nuk  do të jetë fikur (cilësi e kamios automatike ). Kjo situatë bënë që vetë automjeti 4×4 jo vetëm në kushte të motorit të shuar, por në kushte të atij të ndezur me marsh para nuk lejon absolutisht lëvizje prapa. Kjo tipologji mekanike nuk mundëson lëvizje të lirë mbrapsht, përveç rrëshqitjes nën një kënd jo më të madh se 30 gradë (rreth 45 gradë është skarpati por lëvizja mbrapa nuk është sipas skarpatit por me një farë këndi me të). Kjo lëvizje rrëshqitese mund të realizohet vetëm në kushtet kur koeficienti i fërkimit Tokë-Goma është më i vogël se 0.5. Dhe në këtë rast nuk kemi rrokullisje gomash mbi teren, por rrëshqitje me fërkim që padyshim për efekt të peshës jo të vogël në çdo gomë( rreth 550kg për gomë) do të linte gjurmë rrëshqitëse në terren. Këto gjurmë nuk konstatohen. Ndërkaq shpejtësia e makinës në këtë moment  kur mjeti ndodhet në pikën 8 është ZERO (ky fakt evidentohet dhe nga ekspertiza zyrtare).

Ana tjetër e luftës partizane

partizanet-ne-tirane
Shqipëria, në LDB, si pjesë e Koalicionit Antifashist Botëror, ka kontribute të vlersueshme brenda territorit të vet gjeopolitik në qëndresën e luftën kundër fashizmit italian prej prillit 1939 e nazizmit gjerman deri në vitin 1945, kur brigada e divizione të UNÇSh marshuan e luftuan deri në 360 km larg kufijve shtetëror, përtej trojeve etnike shqiptare, deri në thellësi të Serbisë e në Bosnjën Jugore.
Gjatë kësaj lufte antifashiste, në dy vitet e fundit të saj, u ngritën 24 brigada partizane, nga Br. I–S më 15 gusht 1943 në Vithkuq të Korçës e deri tek më e fundmja, Br. XXVII-S më 29 nantor 1944 në qytetin e Shkodrës. Tri brigada partizane, si Br. XIII–S, Br. XXI–S e Br. XXVI–S, nuk arritën të formohen sipas planifikimit. Në muajt e mëvonshëm, disa prej tyre, pas krijimit e veprimeve luftarake, si Br. II–S, formuar më 28 nantor 1943 në Shëngjergj të Tiranës, Br. IV – S, më 28 dhjetor 1943 në Voskopojë të Korçës etj., patën riorganizime për arsye të shpërbërjes edhe nga paaftësia e kuadrove të tyre, sidomos në Operacionin Armik të Dimrit (1944) etj.
Ana tjetër simbiozë e siameze e kësaj lufte partizane: Përveçse ishte luftë antifashiste u kthye tragjikisht e njëkohësisht edhe në luftë civile ndërshqiptare, veçanërisht në vitet 1943-1945, aqsa edhe aleatët anglo-amerikanë ndërhynë disa herë për ndaljen e saj. Pati papërgjegjshmëri historike në trajtimin, mbrojtjen e finalizimin e Çështjes Kombëtare Shqiptare në trojet etnike shqiptare në ish-Jugosllavi duke çuar tragjikisht në ripushtimin jugosllav të Kosovës etj.
Tri herë u adresuan kërkesa në forma të ndryshme nga Komanda e Përgjitshme e UNÇJ, në maj, korrik, gusht 1944 për dërgimin e dy brigadave partizane nga Shqipëria në Kosovë. Në 12 shtator 1944, KP i UNÇSH urdhëron nisjen e dy brigadave, si Br. III- S e Br. V-S në tetor të vitit 1943. Në nëntor 1944, nga SHP i UNÇJ, u nis një tjetër kërkesë për të dërguar forca në një nivel më të lartë, në rang divizionesh. Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSh, në nëntor 1943 nisi D.V-S e në dhjetor 1943 D.VI-S.
Në Div. V–S të UNÇSH u rreshtuan tri brigade partizane: Br. III–S, V–S e XXV–S, që gjatë marshimeve e veprimeve luftarake në Kosovë arritën një efektiv në 6.500 partizanë e partizane. Në Div. VI–S të UNÇSH u rreshtuan katër brigade partizane: Br. VI–S, VII–S, VIII–S e XII–S (kjo e fundit, e D. I–S të UNÇSH, pjesmarrëse në luftimet në Malin e Zi), të cilat gjatë rrugëtimit e betejave nga Mali i Zi, në Kosovë e në Maqedoni arritën efektivin në mbi 4.000 partizanë e partizane. Njëkohësisht u dërguan me afat të shkurtër kohor nga një javë e deri në mbi dy muaj e në zona afër kufirit shtetëror të Shqipërisë, si: Br. XXVII – S ( “e Shkodrës”), me një efektiv rreth 1.200 vetë, mori pjesë në luftimet në trojet etnike shqiptare në krahinën e Krajës, në Tivar etj. Br. XVIII–S (e Div. IV–S të UNÇSH) mori pjesë në luftimet në Dibër (shtator 1943), në Kërçovë… në Prizren (nëntor 1944), që kishte në përbërje katër batalione. *)
PKSH e 8 nëntorit 1941 e Qeveria komuniste Shqiptare e 24 majit 1944, liderit e tyre Enver Hoxha (Komandant i Përgjithshëm i UNÇSh e Ramiz Alia komisar politik i D. V-S e ish-presidenti i fundit komunist) me strategjinë e papergjegjshmërinë e tyre historike, kryen aktin e lartë të tradhtisë kombëtare, si pjesë aktive e kontributeve bashkëvepruese për vendosjen e Administratës Ushtarake në Kosovë më 8 shkurt 1945, me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm të UNÇ të Jugosllavisë, J.B.Tito.
Ky Administrim Ushtarak ‘’synonte t`i jepte karakter të organizuar fushatës së terrorit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, të likujdonte revoltën popullore, në rajonin e Drenicës, e cila mund të shndërrohej në kryengritje të përgjithshme t`i detyronte Shqiptarët të pranonin përfshirjen në Federaten Jugosllave të pasluftës, të spastronte përbërjen kombëtare të organeve politike e të pushtetit në Kosovë nga Shqiptarët atdhetarë’’
I. – Dërgimi i formacioneve partizane të UNÇSH (vet)ndihmoi në “zbrazjen” e Kosovës nga çlirimtarët e saj, pasi mbi 40 mijë shqiptarë u dërguan drejt masakrës së Tivarit, Sanxhakut, Bosnjes, Kroacisë, Sllovenisë etj.
1.- Në mars të vitit 1945 numri i përgjithshëm i forcave partizane të UNÇSH të dërguara në Kosovë… arriti në mbi 13.000 partizanë e partizane.
Ndërkohë nga 12.970 deri në 13.323 vetë është numri i shqiptarëve të mobilizuar dhunshëm nga trojet etnike shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, etj. që në gjashtë kolona (eshalone) në mars–prill 1945 u dërguan nga vëndpërqëndrimi në Prizren (Kosovë) në drejtim të Tivarit… në Mal të Zi.
2.- Ndërkohe që në nëntor–dhjetor 1944 hynë në Kosovë, në Malin e Zi e në Maqedoni brigadat e divizionet e UNÇSH , me urdhër të Shtabit Suprem të UNÇ të Serbisë dhe të Shtabit Kryesor të UNÇJ për Maqedoninë, në fillim të janarit e në shkurt 1945 nisën udhën për në veri të Jugosllavisë Br.VI, VII e VIII e Kosovës dhe Br. IV-S Shqiptare në Maqedoninë Perëndimore (e cila, më 7 janar 1945, kur po dërgohej në këtë front, e pagëzuan Br. VII-S Shqiptare.)
Në përbërje të formacioneve luftarake të Kosovës, që u nisën në drejtim të Veriut të Jugosllavisë u radhitën 20.000 luftëtarë shqiptarë.
Disa burime të shkruara pohojnë se ky numër shkon deri në 30.000 shqiptarë.
3.- Në Kosovë, pas ripushtimit jugosllav të saj (8 shkurt 1945), sipas Savo Drejleviç, u dislokuan D. XLVI Serb, D. LII, Grupi Operativ i Brigadave (e para e Bokës, e gjashta malazeze, dy brigada të Kosmetit), Br. e KNOJ-it, e kohëpaskohe D. XXIV, D. XLI, D. L Maqedonas etj.
Këto formacione luftarake kapnin shifrën mbi 40.000 luftëtarë, të cilat ushtruan spastrim etnik e genocide në Kosovë, duke e pasë Kosovën të zbazur nga çlirimtarët e saj (!)
Në asnjë shtet të Koalicionit Antifashit Botëror nuk ka ndodh kështu, si në rastin e Kosovës, që kolabracionizmi i udhëheqjeve të Jugosllavisë e Shqipërisë, të largojnë (dëbojnë) 40.000 shqiptarë etnikë e të sjellin mbi 40.000 ushtarakë sllavë si pushtues (!)
II. – Divizionet e UNÇSh shkuan në Kosovën e çliruar.
1.- Kur u formue Divizioni V-S i UNÇSH, më 28 nëntor 1944, Kosova ishte e çliruar, pasi çlirimi i Mitrovicës, më 22 nëntor 1944, ‘’shënon çlirimin e gjithë Kosovës nga pushtuesit nazifashistë’’ .
Kur u formue D. VI-S i UNÇSH, më 18 nëntor 1944, ishte e çliruar kryeqendra e Kosovës, Prizreni (17 nandor 1944) në të njëjtën ditë me Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, ndërsa më 19 nandor 1944 u çlirua edhe Prishtina, kryeqyteti i sotëm i Republikës së Kosovës (prej 17 shkurtit 2008).
2.- Pas fitores së LDB, më 9 maj 1945, forcat partizane të Shqipërisë, D. V-S e VI-S, qëndruan në Kosovë deri në fund të dhjetorit 1945 (!)
Tri brigada të këtij divizioni (Br.III-S, V-S e XXV-S) ende edhe pas kthimit nga Sanxhaku etj. qëndronuan në Kosovë deri në fund të dhjetorit 1945 (!).
Brigadat e VI-S, VII-S, VIII-S, të inkuadruara në këtë D. VI-S, pasi erdhën nga Mali i Zi e Bosnja, qëndruan katër muaj (mars-qershor 1945) në Kosovë e pastaj, deri në fund të vitit 1945, në Maqedoninë Perëndimore, si në rrethina të Shkupit,Velesit, Manastirit, Ohrit, Strugës etj…
Kjo e përforcon faktin se këto formacione partizane të UNÇSH ndihmuan në rivendosjen përfundimtare të pushtetit sllav mbi këto treva shqiptare, për lënien e Kosovës nën Serbi etj.
III. – Kosova kishte potencialet e duhura vetmbrojtëse të saj.
1.- Nëse në janar 1945 të 9 brigadat e UNÇSH arritën në një efektiv prej 11.000 forca ( Br.XVIII- S e XXVII-S etj. u kthyen në Shqipëri) të 9 brigadat e Kosovës e të Maqedonisë Perëndimore numëronin 27.0000 luftëtarë (e në disa burime flitet për mbi 30.000), çka i takon deri në tre herë më shumë.
2.- Brigadat partizane të UNÇSH gjatë marshimeve e luftimeve në Kosovë, në Mal të Zi e në Maqedoni i rritën efektivat e tyre nga 20 deri në mbi 30 % (në disa raste thuhet se deri në gjysmën e tyre) me luftëtarë nga këto troje etnike shqiptare. Në botime të ASHSH thuhet : ‘’Gjatë veprimeve luftarake njëmujore në Kosovë, efektivi i Br.V-S arriti në 2.000 veta me partizanë vendas. ‘’Gjatë veprimeve në Kosovë efektivi i D.V-S arriti në 6.500 partizanë e partizane’’.
Atëherë kur Kosova dha luftëtarë për brigadat partizane të Shqipërisë, sa ishte e domosdoshme gjithë ky skenar forcash në territorin e saj (!)
3.-Vetëm dy brigada: Br. IV–S (VI) Shqiptare në Maqedoninë Perëndimore e Br. VII e Kosovë-Rrafshi i Dukagjinit në fund të dhjetorit 1944 kishin respektivisht 5000 e 7500 luftëtarë. Pra më shumë se dy divizione të UNÇSH, (D. V-S me 6.500 vetë e D.VI–S me 4.000 vetë ) në mars të vitit 1945.
4.- Në rast se 24 brigada të UNÇSH në dhjetor 1944 kishin rreth 30 mijë vetë efektivin e tyre, ato në Kosovë,në Maqedoni e në Kosovën Lindore në janar 1945 arrinin në rreth 27 mijë vetë.
Kosova kishte aq forca luftarake sa të siguronin vetëmbrojtjen e çlirimin e saj, siç ndodhi realisht, që më 22 nëntor 1944 ishte krejtësisht e lirë, kur hynë divizionet e UNÇSH në nëntor – dhjetor 1944.
5.- Askund historigrafia serbe, maqedonase e malazeze nuk e dokumenton se këto brigada të Kosovës bënë luftë sulmuese e pushtuese ndaj të tjerëve, ndaj fqinjëve të saj më të afërt si Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë etj. përkundrazi mbrojtën Kosovën, vetëveten.
Atëherë pse ishin të nevojshme “ftesat” e Jugosllavisë e shkuarja e forcave të UNÇSH në Kosovë?!
Në fakt me shkuarjen e brigadave e divizioneve të UNÇSH, Kosova e viset e tjera etnike shqiptare u ndodhën në mes të disa zjarreve: nga njëra anë forcat e UNÇJ e nga ana tjetër forcat e UNÇSH, që, këto të fundit, në këto treva etnike shqiptare, bënë edhe “luftë civile ndërshqiptare” (!) si në Drenicë, etj. Njëherash, Kosovës martire i duhet të luftonte edhe kundër gjermanëve në ikje dhe të kontribuonte në të gjitha shtetet e sotme të Ballkanit Perëndimor.
IV. – Jugosllavia e Titos i vetpërzgjodhi nga ana strategjike e politike brigadat partizane të UNÇSh që shkuan në Kosovë…
1.- Nuk u pranuan brigada partizane shqiptare, veçanarisht nga Shqipëria e Veriut e kryesisht përgjatë kufinit shtetëror (nga Qarku i Shkodrës, Kukësit, Dibrës e Korçës), pasi këto zona ishin në konflikt të përgjakshëm ndër shekuj me sllavët (si edhe pjesa jugore me grekët) dhe me lidhje të forta gjaku si martesa etj. dhe marrëdhënie ekonomiko-tregtare më të ngushta.
Në Kosovë shkuan ato brigada që janë krijuar në pjesët e brendshme e jugore të Shqipërisë, që dhanë prova në luftën civile e kuadrot e tyre dëshmuan vasalitet ndaj emisarëve sllavë etj. Brigadat e dy divizioneve të UNÇSh ishin krijuar: Br. III-S në fshatin Arbanë të Tiranës (9 tetor 1943), Br.V-S në Bramyshnje të Tërboçit të Vlorës (20.01.1944) Br. VI-S në qytetin e Përmetit (26.01.1944), Br. VII-S në Vlushë të Skraparit (17.03.1944), Br.VIII-S në Shepër të Zagorisë në Gjirokastër (25.04.1944) e Br.XII-S në Sukë të Përmetit (20.05.1944).
I vetmi “përjashtim” në këto dy divizione (V-S e VI-S të UNÇSh) është Br. XXV- S, ngritë në Astë të Tropojës më 6 nëntor 1944, e cila u dislokua në Gjakovë më 28 nëntor 1944 e të nesërmen e nisën në një marshim dy ditor, 80 km të gjatë, deri në Ferizaj (Kosovë) në ndihmë të Br.II Jugosllave. Pastaj, në një tjetër marshim deri në Sanxhak dhe në Bosnjën Jugore , ku në kushtet e një dimri të ashpër e vështirësi të tjera zhvilloi luftime të pandërprera përkrah Korpusit II të UNÇJ etj. Në maj të vitit 1945 në Mitrovicë të Kosovës u shpërnda në përberje të tri brigadave të UNÇSH : Br. V – S , Br.VI – S, Br.XXII-S.
Disa brigade të tjera të UNÇSH si Br. XVIII-S, formuar më 18 gusht 1944 në Sllatinë të Peshkopisë, i kapërceu kufinjtë e Shqipërisë Londineze vetëm rreth tre muaj (2 shtator- 18 nëntor 1944 ) në zonat Dibër e Madhe ,Kërçovë e Prizren gjersa u kthye në Kukës. Br.XXVII – S, inagurue në qytetin e Shkodrës , më 29 nandor 1944, një ditë pas çlirimit të Shqipërisë , u nis më 30 nandor 1944 për të çliruar Tivarin e tanë krahinën e Krajës e brenda javës, më 5 dhjetor 1944, e kthyen në Shkodër.
2.- Në rast se Lufta NÇL ishte me të vërtetë kaq internacionaliste pse nuk u dërguan brigada partizane shqiptare nga Veriu i Shqipërisë për në Greqi si në Çamëri etj. (?!).
3.- Strategjia e Titos dhe e emisarëve të tij , D. Mugosha e M. Popoviç, ishte e tillë: të përgaditej terreni me brigadat partizane në jug e pjesë të brendshme atdhetare të Shqipërisë, që këto, nga Veriu i Shqipërisë, të hidheshin në Kosovë, në Maqedoni e në Malin e Zi(!).
V.- Këto brigada e divizione të UNÇSH në harkun kohor tetor 1944- dhjetor 1945 i shkaktuan Kosovës më shumë humbje në njerëz e materiale se sa vet fashizmi italian e nazizmi gjerman në vitet 1941-1944. (!).
1.- UNÇ e Jugosllavisë nuk u fut në luftime kundër gjermanëve në Kosovë, vetëm kur këta po tërhiqeshin në mënyrë të organizuar nga Ballkani, vetëm kur hynë edhe formacionet luftarake të UNÇSh.
Strategjia e tyre e bashkrenduar deri në tradhti me Shtabin e Përgjithshëm të UNÇSh, me shtabet e D. V-S e VI-S e shtabet e brigadave të UNÇSh e ndhmuan UNÇJ të hynte në Kosovë e treva të tjera shqiptare e të vendoste pushtetin administrativ e ushtarak.
2.- UNÇSH ndihmoi në luftën kundër forcave gjermane në Kosovë, si në tetor – nëntor 1945 brigadat partizane të UNÇSH krijuan një emër të mire në luftimet kundër forcave gjermane në ikje si Br. XXIII-S e Br. XXIV-S në rrugën nacionale Kukës-Prizren (31.10 e 07.11.1944 ), Br. V-S e UNÇSH me Br.IV-S Kosovare ( 10.11.1944 ) , Br. V – S e Br. XVII –S të UNÇSH ne çlirimin e Prizrenit (17.11.1944), Br.III-S e UNÇSH e Br. I Kosovare dhe me atë V-S të UNÇSH në Junik etj,
Në dhjetor 1944 nisën bashkrendimi i veprimeve luftarake të UNÇSh me formacionet e UNÇJ si ato të Serbisë, të Malit të Zi, të Maqedonisë etj.
Partizanët e partizanet shqiptare të UNÇSh, në disa beteja në Kosovë apo në luftimet në Sanxhak, në Mal të Zi e në Bosnje, për të luftuar gjermanët në ikje e çlirimin e këtyre zonave, përballuan sakrifica të mëdha, treguan akte trimërie , derdhën gjak e morën plagë etj. Vetëm në betejën e Vishegradit nga D.VI-S u vranë 31 partizanë dhe u plagosën 61 të tjerë.
Këto kontribute i ka propoganduar rregjimi komunst gjatë ekzistencës së tij, për to ka dëshmuar historiografia shqiptare, por ende mbeten të pazbardhura tradhtia e pashembullt ndaj Kosovës e Çështjes Kombtare Shqiptare e lufta civile në Shqipëri e në Kosovë. Përgjegjësia historike e udhëheqjes komuniste shqiptare është e pashmangshme se në vitet 1943-1945 kishte një qeveri komuniste të dalë nga Kongresi i Përmetit më 24 maj 1944 e në një Shqipëri të çliruar nga fashizmi e nazizmi pas 28 nëntorit 1944
VI. – Të gjitha brigadat e Kosovës që u dërguan në territore të Serbisë, Bosnjës, etj. sllavët i shkatërruan nga struktura organizative e përbërje etnike shqiptare e u kthyen me forca luftarake deri të përgjysmuara.
1.- Brigada IV, VI, VII e VIII të Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit dhe Br. IV (VI) S Shqiptare në Maqedoninë Perëndimore, gjatë rrugëtimit luftarak në territore të Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë e Sllovenisë, disa herë patën “riorganizime” duke i copëzuar e shpërndarë në njësi të Armatës Jugosllave, duke ua zëvendsuar me sllavë shtabet drejtuese shqiptare të tyre, etj.
Br.VII e Kosovës, e krijuar më 14 nandor 1944 në Gjakovë, e dislokuar në Podujevë, ma e madhja brigadë partizane shqiptare në Kosovë, me komandant Shaban Haxhinë, më 21-24 janar 1945 u nis për në Veri të Jugosllavisë (Podujevë- Kurshumbli). Gjatë rrugës, Shaban Polluzha, me të marrë vesh se repartet terroriste jugosllave po ushtronin genocid mbi popullsinë e Drenicës, kundërshtoi urdhërin e marshimit për në Srem dhe u kthye në Drenicë.
Kështu, Br.VII e Kosovës u nda në dy pjesë: në Brigadën e Drenicës (Shaban Polluzhës) që qëndroi në Kosovë për të mbrojtë Drenicën martire e Brig.VII e Kosovës që po marshonte në këmbë drejt Sremit. Në Kovin u krye copëtimi tjetër i kësaj brigade, gjoja për ‘’riorganizim’’ u shpërnda në njësi të ndryshme jugosllave : në Br. XVI Myslimane, që shkuan në Malin e Romanisë e pjesa tjetër në drejtim të Zagrebit. Në Bonat (maj 1945) shtabin shqiptar të kësaj brigade të mbetur e kthyen në Kosovë dhe vazhduan ‘’riorganizimin ‘’ e saj duke e ricoptuar në njësitë jugosllave të Armatës I, II, IV që luftuan në Slloveni, Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe në Malin e Zi e në Serbi deri në qershor 1945.
Komandanti i Br. VII të Kosovës, Shaban Haxhia, dëshmonte: ‘’… Me luftën NÇ kemi humbur shumë kredinë në popullin shqiptar të Kosmetit se u kemi pasë premtue liri, me të drejta vetëvendosje e barazi kombëtare, gjë që këto asnjë nuk u janë dhënë deri më sot….’’ dhe “…U kthyen pa ushtri në Kosovë. Pyetjet se ku i lamë djemtë tanë, ishin tepër rënduese për ne…..’’
Br. VI e Kosovës e ngritun më 13 dhjetor 1944 në Mitrovice, me një efektiv prej 3.000 luftëtarësh, më 2 janar 1945 u transportue me tren nga Kosova në Vranjë e prej këtej në Vërshaç të Vojvodinës. Kjo brigadë në Vojvodinë u copëtua në brigadat plotësuese jugosllave: I e III, në rajonet Pançev, Kikind e Vershaç.
Br.VIII e Kosovës, formue më 20 dhjetor 1945 në Rakosh të Istogut (Burim) afër Pejës , me një efektiv prej 4000 luftëtarësh në janar 1945 u nis për në frontin e Sremit e të Triestes,e cila u ‘’riorganizua’’,duke u shpërndarë në disa njësi të Armatës IV Jugosllave.
Br. IV (VI) S Shqiptare në Maqedoninë Perëndimore, me 5.000 luftëtarë nga Shkupi, Tetova, Struga, Kërçova, Dibra e Madhe, Gostivari, Gjilani, Manastiri, Kumanova, Presheva, Bujanoci etj dhe më 7 janar 1945 u nis për në frontin e Sremit. Shtabi kryesor i Maqedonisë i bëri disa ‘’riorganizime’’ të kësaj brigade duke e përgjysmuar efektivin e saj e më pas, e çuan deri në 1.400 vetë , ia larguan kuadrin komandues shqiptar duke i zëvendësuar me elementë sllavë, që u sollën nga Br.VI e Bosnje–Hercegovinës.
2. – Gjithashtu patën edhe një fat tragjik: u nisën të çarmatosur në kolona më keq se të ishin robër lufte, në marshime të gjata e pa bukë dhe në kushtet e një dimri të ëgër, i çuan në frontet më të vështira ( në ballë ,në vende të hapura etj përballë artilerisë gjermane), biles rrugës u sulmuan edhe nga partizanët-çetnikë jugosllavë. Vetëm një shembull: Br.IV (VI) S Shqiptare në Maqedoninë Perëndimore vetëm në luftimet e zhvilluara në gjysmën e dytë të muajit prill 1945 në Pallankë, në Budrovë etj të frontit të Sremit pati mbi 300 të vrare e mbi 500 të plagosur.
3.- Kosova, në nëntor 1943 deri në dhjetor 1944, numëron mbi 47.000 shqiptarë të vrarë, pushkatuar e të zhdukur, si në Masakrën e Drenicës e atë të Tivarit, etj., në frontet e luftës kundër gjermanëve, nga pasojat e luftës civile siç ndodhi mes brigadave të Kosovës e asaj të Shaban Polluzhës, në mes forcave partizane të Shqipërisë e forcave nacionaliste të Kosovës etj.
VII.- Kuadrot drejtuese të brigadave e divizioneve të UNÇSh në Kosovë gjatë viteve 1944 – 1945 arritën të krijojnë ‘’grupin’’ e tyre në Byronë Politike të KQ të PPSH, të ishin bërthama udhëheqëse e saj, të fshihnin gjurmë e të heshtnin për përgjegjësitë ndaj Kosovës, për Drenicën, Tivarin etj.
Në Byronë Politike të KQ të PPSH, në organin më të plotfuqishëm direktiv, ekzekutiv e legjislativ të kohës së komunizmit enverian, hynë Ramiz Alia, Hysni Kapo, Adil Çarçani, Manush Myftiu, Kadri Hazbiu, Petrit Dume etj.
Ramiz Alia ishte komisar i D. V-S të UNÇSH një nga kuadrot e Br.VII-S e D.II-S u zgjodh edhe Sekretar i KQ të PPSH (1961) e gjer President i Shqipërisë. Hysni Kapo, komisar i Br.V-S e komisar politik i Korpormatës I të UNÇSH (që u mor me nisjen e brigadave në Kosovë) u zgjodh edhe Sekretar i KQ të PPSH (deri në vdekjen e tij më 1979). Adil Çarçani,zv/komisar politik i Br.VII-S arrit të bëhet edhe Kryetar i KM prej vitit 1982, pas (vet)vrasjes së Mehmet Shehut.
Manush Myftiu,zv/komisar politik i Br. V-S u bë edhe Zv/kryetar i KM, Haki Toska , komisar politik i Br. VI-S , edhe Zv/kryetar i KM, Kadri Hazbiu, kuadër drejtues i Br.V-S edhe Ministër i Brendshëm, Petrit Dume , komandant i Br. XVIII – S u zgjodh kandidat i Byrosë Politike prej vitit 1956 deri më 1975 kur e pushkatuan etj.
Dy brigada që ishin edhe në Kosovë, Br.V-S dhe Br. VI-S të UNÇSH u dekoruan me titullin më të lartë ‘’Hero i Popullit ‘’.
Këta,duke qenë në këto detyra të larta, E. Hoxha, arkitetekti i zbatimit të platformës së Jugosllavisë së Titos, jo veç në Shqipëri, por edhe në Kosovë e trevat e tjera shqiptare, i kishte kurdoherë në shënjestër si vasal të bindur ose për t’i ekzekutuar, pasi në çdo rast apo rrethanë mund t`i përdorte si Tito Rankoviçin.
Në të njëjtin skenar edhe Tito kishte mundësi t`i demaskonte në çdo kohë për krimet në Kosovë, në Maqedoni e në Malin e Zi, prandaj këta nuk e lejuan as historiografinë shqiptare të fliste për tradhtinë ndaj Kosovës, për masakrën e Drenicës dhe të Tivarit etj.

Bill Tilman - Majori që shkroi luftën shqiptare


Auron Tare

Sot në Zagori zhvillohet një ceremoni mjaft simbolike. Komuna ka vendosur që t’i japë sheshit kryesor të saj, emrin e majorit britanik dhe eksploratorit me famë botërore, Bill Tilman. Tilman, një figurë e njohur e Luftës së Dytë Botërore, ka jetuar një vit në zonën e Zagorisë, gjatë asaj periudhe, duke lënë pas kujtime të shkruara me mjeshtëri të lartë e objektivitet. Por nëntori ka dhe një domethënie tjetër për këtë ushtarak të njohur të Britanisë së Madhe: në nëntor të vitit 1977, në moshën 80 vjeçare, ai humbi në Detin e Antarktidës me jahtin e tij personal, në një mision eksplorues të rradhës

"Ishte një natë e ngrohtë Gushti e vitit 1943, kur nga barku i avionit anglez "Halifax" u hodha me parashutë mbi një grumbull malesh të panjohura për mua deri më atëherë. Zjarret e ndezura si sinjalet për në ishin mjaft larg dhe na u desh të ecnim gjatë për të takuar mikpritësit tanë, partizanët shqiptarë". Me këto fjalë majori britanik Tilman i fillon shënimet e tij për aventurën shqiptarë të titulluara: "Kur malet dhe njerëzit takohen". Por, mikpritësit e tij nuk mund ta dinin kurrsesi se atë natë gushti në malet e ashpra shqiptare, ata kishin pritur një nga eksploratoret me të mëdhenj të shekullit të 20-të William "Bill" Tilman.
Bill Tilman, anëtar i grupit ekskluziv të eksploratorëve Botërore të "Shoqatës Mbretërore të Gjeografise", ishte një personazh i cili i përkiste "brezit të humbur" të dalë pas Luftës se Pare Botërore. Pasi kishte shpëtuar gjallë nga tmerret e luftës, i ishte dedikuar përjetësisht pushtimit të majave më të larta në Botë.
Mik i ngushtë me legjendën tjetër të maleve Eric Shipton, ata së bashku eksploruan një sërë vendesh si në Patagoni, Afrike, Juglindjen e Azisë dhe sigurisht... dhe të papushtuarat deri më atëherë: Himalajat. Tilman është një nga dy eksploratorët e parë që ngjitën majën e Nanda Devit në Himalaja, maja me e lartë e pushtuar nga njeriu. Suksesi i kësaj ekspeditë bëri që fama e tij të ishte a pazakontë dhe si rezultat iu besua drejtimi i ekspeditës për ngjitjen e Everestit me 1938. Kjo ekspeditë, për mënyrën se si u realizua dhe rezultatin që solli, hyri në analet eksploruese si "stili Tilman & Shipton". Por Tilman ishte dhe një shkrimtar brilant, i cili kontribuoi shumë në krijimin e letërsisë së udhëtimeve. Ai botoi një numër të madh librash rreth udhëtimeve të tij eksploruese, vendeve dhe njerëzve që takoi.
Gjatë Luftës se dytë Botërore, për eksperiencën e pasur në njohjen e maleve dhe luftës guerrile, ai u caktua të shërbente në Grupin elitar të njohur si SOE, pararendësja e "Beretave të Gjelbra" të Forcave Komando angleze. I stërvitur në përdorimin e eksplozivit dhe krijimit të grupeve partizanë, Tilman u parashutua në malet e Shqipërisë për të ndihmuar partizanët shqiptarë në goditjen e vijave të komunikacionit gjerman. Ja çfarë shkruan ai:
"Shtabi ynë ishte caktuar në një fshat të vogël të quajtur Sheper, mes maleve të Zagorisë. -shkruan Tilman- “Udhëtuam tre ditë nëpër male, pas mushkave tona të ngarkuara me pajisje për të arritur në bazë. Kur iu afruam Përmetit, pamë për herë të parë gjurmët e Luftës. Përmeti ishte djegur plotësisht nga ushtria greke gjatë Luftës së parë Botërore. Italianët e kishin djegur rishtas dhe popullsia ishte ngjitur në male. Me të arritur në Sheper, pamja e pare që na doli para sysh ishin trupat e tre partizanëve të ekzekutuar para disa orësh se të vinim ne, pranë një kishe. Kolegët e mi, që me sa duket po mendonin të llahtarisur se kishim renë në duart e një tufe të egërish, hynë në banesën e caktuar duke u dridhur. Pas disa çastesh u prezantuam me Komandantin e Zonës se 1 Operative, Islam Radovicken dhe Komisarin e ti,j Bedri Spahiu. Ata na shpjeguan se të vrarët ishin ekzekutuar për shkelje të rregullave të moralit dhe një prej tyre ishte kapur duke vjedhur letër cigareje shokëve të tij. Gjatë gjithë qëndrimit tim mes partizanëve shqiptarë, unë isha mjaft i impresionuar nga qëndrimi i tyre ndaj njëri-tjetrit dhe disiplina mjaft e rreptë. Vjedhja, imoraliteti, grabitja, dënohej me vdekje. Pesë djelmosha nga Sheperi, të cilët ishin kapur me ilaçe të marra nga parashutimet tona, ishin dënuar me vdekje. Vetëm mosha dhe lutjet e familjeve i shpëtuan ata nga ekzekutimi i sigurt."
Përfshirja e anglezëve në çështjet shqiptare gjatë pushtimit Italian kishte qenë mjaft e limituar. Foreign Office mbante kontakte me persona politikë, të cilët kishin lënë Shqipërinë pas pushtimit Italian dhe nuk e njihnin mirë situatën në vend. Në fillimet e 1941, anglezet nuk kishin një strategji të përcaktuar për Shqipërinë. Në përgjithësi, kur flitej për Ballkanin ata ishin më shumë të preokupuar për çështjet e Greqisë, si aleati kryesor anglez në rajon. Megjithatë, kishte përpjekje nga persona që e njihnin Shqipërinë para lufte, të cilët mundoheshin që të influenconin sadopak politikën angleze për Shqipërinë. Një nga këta persona ishte Lord Glenconnër, Shefi i SOE-s (Forcave Speciale Angleze), i cili kishte përgatitur një plan për ndërhyrje në Shqipëri dhe kërkonte që politikanët angleze të njihnin integritetin e Shqipërisë se paraluftës. Do të ishte merita e tij që politika angleze shprehu një fare interesi për Shqipërinë në fillimet e viteve '40.
Me shtytjen e Lordit Glenconnër, Sekretari i shtetit Anthony Eden, beri një deklaratë zyrtare më 17 Dhjetor 1942 në Parlament, deklaratë e cila shprehtë simpati me fatin e Shqipërisë dhe kërkonte restaurimin e pavarësisë së saj. Kjo Deklaratë u pasua nga një deklaratë e ngjashme nga amerikanët dhe Sovjetiket.
Por shkaku i vërtetë për ketë hap të politikës angleze ishte plani i përbashkët anglo-amerikan për krijimin e një force kundërshtare për trupat Italianë në Ballkan, që do të sillte dhe mundësinë e kapitullimit të tyre. Kjo do të bënte që gjermanët të reagonin në mbrojtje të prapavijave të tyre dhe të pushtonin Ballkanin. Dhe si rrjedhim, dobësimin e frontit rus nga lëvizja e trupave. Shefat e Shtabeve të përgjithshme aleatë kishin përgatitur një plan të detajuar për Ballkanin dhe kërkonin mbështetjen e politikanëve për vënien në zbatim. Kjo strategji ishte adoptuar nga Shtabi i përbashkët Aleat në konferencën e Kazablankës, Janar 1943, dhe për herë të parë, Ballkani mori një rëndësi të veçantë në skenën e luftës.
Më tej Tilman vazhdon: "Partizanët, kur vendoseshin pranë ndonjë baze, e kalonin kohën duke zhvilluar debate të pafund politike dhe duke dredhur cigare. Pasi mbaronin debatet, fillonin të këndonin këngë partizanë apo të vallzonin valle, të cilat më pëlqenin shumë me dinamiken e tyre. Në mes tyre kishte një numër vajzash, të cilat punonin si infermiere, përkthyese apo daktilografiste. Ishte e çuditshme, por, siç zbulova me vonë, volumi i shkresave që qarkullonte çdo ditë nuk do të kishte turpëruar një ushtri të madhe e të organizuar mirë. Makina e shtypit që unë iu sigurova, e shtonte edhe më volumin e shkresave propagandistike që ata prodhonin çdo ditë.
Duke pasur kaq kohe në dispozicion, unë iu sugjerova se do të ishte e udhës që të ndihmonin fshatarët në punët e bujqësisë. Por ata ua linin këto punë motrave, grave dhe nënave të tyre.
Në përgjithësi të gjithë luftëtaret mbanin nga një pushkë të vjetër Italianë, Greke, Ruse apo Franceze. Kishin shumë pak mitrolozë Italianë dhe asnjë automatik, por me alarmantë ishte mungesa e këpucëve.
Për herë të pare mora pjese në luftimet që partizanët benë në Libohove. Një garnizon i vogël Italianësh jetonin në kala. Libohova ishte qendra e disa liderve të njohur të Ballit. Islam Radovicka me treqind partizanë ishin shtrire në bregun e një përroi dhe prisnin të binte nata. Masat me të rrepta ishin marre që aviacioni Italian të mos i diktonte partizanët, megjithëse unë mendova se këto masa ishin pak të ekzagjeruara dhe mbivlerësuese për një aviacion që deri me sot kishte hedhur vetëm një bombe në Sheper. Pasi ra nata, në filluam sulmin kundra Italianëve, të cilët na u përgjigjen me mitrolozë dhe mortaja. Pas disa orësh shkëmbime zjarri nga të dy anët, partizanët hynë në fshat dhe iu vunë zjarrin shtëpive të liderve kryesore të Ballit. Pasi ishte e pa mundur që të merrej Kalaja, partizanët u tërhoqën në rregull, duke tërhequr edhe gjashtë shokët e tyre të vrare. Të nesërmen, në Kishen e Labovës, përpara një numri të madh fshataresh, Bedri Spahiu foli për betejën e mbrëmshme dhe për partizanët e vrare. Pastaj ata sollën një person i cili dridhej nga frika, të cilin e ekzekutuan përpara trupave të shtrire të partizanëve. Me sa mora vesh, ai person kishte njoftuar ballistët për sulmin e mbrëmshëm".
Sipas një marrëveshje të nënshkruar midis Shefit të Forcave Speciale angleze SOE dhe atyre amerikanë OSS, anglezet do të kontrollonin dhe ndihmonin në krijimin e luftës guerile në Ballkan. Për ketë arsye SOE krijoi Shtabin e Operacioneve për Ballkanin në Kajro, ku seksioni i Shqipërisë u riorganizua dhe u zgjerua me personel ndihmës, të cilët kishin njohuri për Shqipërinë dhe drejtoheshin nga një angleze, që kishte jetuar në Shqipëri prej 15 vjetësh dhe quhej Margaret Hasluck. Kjo zyrë filloi një fushatë rekrutimi për personel të zgjedhur midis forcave angleze që ndodheshin në terren. Grupi i pare i përgatitur me se miri dhe i udhëhequr nga Majori Billy McLean, i njohur si "Misioni Consensus", u parashutua në Prill të 1943. Grupi i Tilmanit ishte i dyti dhe ishte caktuar që të operonte në Zonën e Pare Operative. Jeta e Tilmanit mes maleve të Zagorise dhe partizanëve shqiptarë e beri atë që të krijonte një miqësi me lideret lokale të rezistënces partizanë Islam Radovicka, Bedri Spahiu dhe Shefqet Peçi. Tilman tregon:
"Sapo na njoftuan për kapitullimin zyrtar të Italisë dhe na kërkohej nga Kajro që të merrnim kontakt me trupat Italianë në zonën tonë. Në Gjirokastër operonte Divizioni Perugia, i komanduar nga Gjeneral Ernesto Chiminelo. Unë dhe Bedriu (Spahiu) shkuam në Manastirin e Cepos së bashku me 200 partizanë. Atje takova edhe priftin, një figure mjaft simpatike dhe komike njëkohësisht. Në Cepo në prisnim që të takoheshim me Gjeneralin Chiminelo, i cili kishte frike të linte kazermat e tij, me pretekstin se patrullat e Ballit i kishin kërkuar që forcat e tij t'iu dorëzoheshin atyre në emër të Qeverisë Provizore të Tiranës. Pasi pritëm disa ditë, me në fund marshuam drejt Gjirokastrës dhe rrethuam kazermat Italianë. Bedriu, unë dhe një eskortë e vogël me flamurë të bardhe, pasi kaluam telat me gjemba, u futëm në zyrat e Gjeneralit. E para gjë që i kërkuam atij, ishte që të largoheshim nga zyrat dhe të shkonim diku nga ku mund të vëzhgonim rrugën. Në kishim frike se papritur mund të na shfaqej ndonjë patrulle gjermanë dhe na kaptë në befasi. Të gjithë dolëm nga zyrat dhe u vendosëm pranë kazermave në një kodër të vogël. Gjenerali ishte i rrethuar nga pese kolonelë, të gjithë të veshur si për parade, me çizme që shkëlqenin nga boja dhe plot medalje. Sapo u ulem, Bedriu që fliste italisht shkëlqyeshëm hapi biseden. I propozuam Chiminelos që ose të bashkohej me në, ose të dorëzohej tek partizanët si përfaqësues të aleatëve, ose të digjte gjithçka. Ai na u përgjigj se dëshironte të shkonte në Sarande, ku i priste transporti për në Itali. Kjo kërkesë nuk na leverdistë, pasi në çdo çast mund të vinin Gjermanët. Ne i thamë Gjeneralit që të vendostë deri në orën pese pas dreke se çfarë do të bënte, pas kësaj ore në do të sulmonim kazermat. Ndërsa në prisnim, nga kazermat e Italianëve na dërguan ushqime dhe në filluam të hame. Nderkohe, Bedriu dhe Shefqeti (Peçi) po bisedonin me një nga Italianët, i cili u kishte thënë se ishte i gatshem t'iu tregonte atyre shtegun nga partizanët mund të shtinin në dore armatimet në kazerma. Unë i shfaqa dyshimet e mia Bedriut, dhe për momentin në e lamë italianin të shkonte mbrapsht. Në orën pese na erdhi një pusullë, ku Gjenerali shkruante: "Unë nuk i dorëzoj armët".
Ramë dakort se një sulm mbi kazermat do të ishte shumë i vështirë dhe vendosem t'u prisnim ujin Italianëve. Ndërkohë unë shkova në Sheper për të komunikuar me Kajron. Kur u ktheva mësova se Italianët, pasi kishin djegur gjithçka, ishin larguar natën për në Sarande.
Në vend që të ndiqnim Italianët për në Sarande, Bedriu vendosi që partizanët të "çlironin" Gjirokastrën. Sëbashku me partizanët hymë në Gjirokastër. Njerëzit kishin dale anës shtëpive të gëzuar në kulm dhe hidhnin lule mbi partizanët. Në sheshin e qytetit, përpara një turme të madhe, filluan fjalimet. Në fillim, Prefekti, pastaj Bedriu, pastaj unë dhe pastaj një student nga Zagoria i quajtur Shems,i i cili filloi të sulmoje Ballin me fjale mjaft të ashpra. Pranë nesh ishte edhe një nga lideret e Ballit i quajtur Bahri Omari, i cili megjithë pozitën mjaft delikatë që kishte përpara turmes, u përpoq disa here që t'u përgjigjej akuzave të të riut partizan. Duke pare se mund të krijoheshin probleme, unë i thashë Bedriut që të ndërhynte për të zbritur partizanin nga podiumi.
Nderkohe që Italianët po mundoheshin që të evakuonin trupat e tyre nga Saranda, gjermanët kaluan kufirin e Greqisë dhe hynë në Shqipëri. Unë nuk e pashe me Gjeneralin Chiminelo, me vonë degjova se ai dhe 150 oficeret e tij ishin vrare në Gjirin e Porto Palermos nga Gjermanët".
Tilman, në dallim nga një pjesë e oficerëve anglezë që jetuan dhe punuan në Shqipëri gjatë Luftës, i qëndroi besnik parimit të neutralitetit midis fraksioneve politike që ai gjeti në Shqipëri. I dërguar me mision për të ndihmuar ata që luftonin gjermanët, ai me të mbërritur në Sheper filloi të përgatiste terrenin për krijimin e kushteve të mira për parashutimin e ndihmave për çetat partizanë. Tilman shkruan se misioni i tij, megjithë problemet e mëdha në kohë të tilla, përsëri arriti që të sillte ndihma të konsiderueshme për partizanët e Zonës së Parë. Megjithëse ai e vlerëson shume faktin se çetat e vogla partizane kishin mundur që të jetonin me ndihmën e popullsisë vendase, edhe me vështirësitë e luftës, ai e ve në dyshim mundësinë se kjo popullsi mund të mbështeste formacione të mëdha partizane. Tilman thekson se ndihma angleze ishte faktor i rëndësishëm për formimin e Brigadave të para partizane.
Për një kohe të gjatë, historiografia komuniste ka nënvlerësuar ndihmën që dhanë anglezët në krijimin e formacioneve të mëdha partizane, prandaj dëshmia e një oficeri të paanshëm dhe mjaft dashamires ndaj këtyre formacioneve, është për t’u marrë në konsideratë. Sipas dokumenteve të misioneve angleze, vetëm "Misioni Consensus" hodhi pranë partizanëve 19.5 ton armatim luftarak gjatë muajve Qërshor-Gusht 1943.
Ja çfarë shkruan Tilman:
"Gjatë Shtatorit dhe Tetorit, në arritëm që të organizojmë ardhjen e rreth tre katër avionëve në muaj që parashutonin armatime, veshmbathje dhe këpucë për partizanët. Pilotët gjithnjë ishin mjaft të saktë në koordinatat që në u jepnim. Ishte një krenari e madhe për në, kur "Halifax" katërmotorësh hidhnin ngarkesën e parë dhe ktheheshin përsëri për të hedhur ngarkesën e dytë. Një natë, tre avionë të mëdhenj kishin mbrritur në të njëjtën kohe për të parashutuar dhe Lugina e Zagorise ngjante si një aeroport i vërtetë. Shpesh mendoja se ç'thoshin valle gjermanët, të cilët rrinin në Gjirokastër dhe me siguri i dëgjonin avionët që parashutonin.
Baza jonë ishte mjaft mire e organizuar. Shpesh partizanë të ndryshëm vinin të na vizitonin dhe bisedat zhvilloheshin rreth të njëjtës teme. Pse B.B.C nuk denonconte ndihmën që Balli dhe Legaliteti u jepnin gjermanëve? Përse aksionet e kryera nga L.N.C i referoheshin "patriotëve" pa përmendur partizanët?
Për të gjitha këto pyetje unë nuk kisha një përgjigje të saktë.
Një prej misioneve tona kishte ngritur bazën në Karaburun, në një shpelle të quajtur prej nesh "Seaview. Këtu anijet tona kishin sjelle disa tonelata me armatime dhe veshmbathje, por fatkeqësisht, megjithëse oficeret ishin munduar që të mbështesnin të dy krahët (Ballin dhe partizanët), ata me në fund kishin vendosur që të mbështesnin Ballin. Ndërkohë, Balli ishte afruar shumë me gjermanët dhe urdhrat ishin që këto armatime të mos u jepeshin atyre, por gjermanët sulmuan bazën dhe i morën të gjitha armatimet.
Ndërkohë, unë po shikoja mundësinë që të hapnim një pikë zbarkimi për anijet tona, në territoret e kontrolluara nga partizanët në bregdet. Për këtë arsye, së bashku me shoqëruesin tim Mehmetin, u nisëm nga Sheperi për në Borsh dhe Karaburun, për një mision vëzhgues. Një natë qëndruam në fshatin Golem të Kurveleshit dhe pastaj në Shtabin partizan në Kuç. Kuçi ishte i gjithi i djegur, dhe unë pashë qindra ushtare italianë që, të shtrire në kasolle të ndërtuara me kashtë, jetonin në mjerim të madh. Më vonë partizanët i ndanë ata nëpër shtëpitë e fshatarëve, ku punonin në shkëmbim të ushqimit. Doja të thoja se shqiptarët treguan një fisnikëri të madhe në trajtimin e këtyre ushtareve, të cilët kishin pushtuar vendin e tyre dhe iu kishin shkatërruar shtëpitë. Nga Kuçi shkova në Brataj, ku takova Brigadën e Parë, në inaugurimin e të cilës kisha qenë në Gusht. Në atë zonë Balli dhe Partizanët ishin mjaft të acaruar me njëri tjetrin. Takova Mehmet Shehun, i cili me foli mjaft ashpër për politiken angleze të bashkëpunimit me të dyja palët. Ai më dha një mesazh personal për oficerin anglez të "Seaview", ku ai, Mehmet Shehu, nuk do të mbante përgjegjësi për atë që do të ndodhte, nëse ai e merrte atë bazë. Megjithatë, fjalori i përdorur prej tij nuk ishte asgjë në krahasim me atë të një vajze të re, e cila ishte pjese e stafit të tij. Sjellja e saj ishte mjaft e ashpër dhe me një gjuhe papagalli, na shurdhoi me propagande deri në mesnatë.
Pasi kalova nëpër Dukat, me vështirësi të madhe u gjenda në bazën e "Seaview", ku takova oficerin përgjegjës për misionin. Ishte e pamundur që pas një jetë të gjatë me njërën apo tjetrën palë, të mos ishte simpatizant i çështjes së tyre. Dhe për ketë arsye, unë e kuptoja mjaft mirë misionin e "Seaview" dhe simpatitë e tyre për Ballin.
Në kthim, në ramë në një betejë që po zhvillohej midis partizanëve dhe ballistëve. Ne qëlluam shume afër dhe, pasi iu dhamë të njohur partizanëve, ata na shoqëruan tek Mehmet Shehu, i cili tregoi përsëri mosaprovimin e tij me oficeret e "Seaview". Ndërkohë garnizoni gjerman i Llogorasë kishte ardhur në ndihmë të fshatit Dukat dhe partizanët u tërhoqën. Kur u kthyem në bazë na priste lajmi i keq se Lideri i misionit Britanik në Shqipëri, Davis, ishte kapur nga Gjermanët dhe zëvendësi i tij kishte vdekur. Një pjesë e fshatrave të Zagorisë ishin djegur nga Gjermanët dhe nga banda balliste e një personi të quajtur Ismail Golemi dhe ndihmësit e mi kishin lëvizur bazën tonë nga Shqipëria". Tilman u largua nga Shqipëria në Maj të 44-s, pas gati 10 muajsh qëndrimi mes partizanëve, për të cilët ai kishte mjaft simpati për çështjen e tyre të drejtë në luftën kundër Gjermanëve. Megjithë rrjedhën që morën ngjarjet pas luftë, ai me guxim botoi pikëpamjet e tij për ata me të cilët ai ndau vështirësitë e mëdha në malet shqiptare, ashtu si edhe shkruan në shënimet e tij: "U largova nga Shqipëria i bindur se mbështetja jonë materiale, financiare dhe morale për partizanët ishte e drejtë. Fatkeqësisht, mbështetja jonë u vu në pikëpyetje kur ne mbështetëm edhe grupime të tjera politike. Në fillim të gjithë u trajtuan njësoj, por kur grupimet e tjera u treguan të pavullnetshem të luftonin Gjermanët, ne vazhduam t'i mbështesnim këto grupime moralisht e materialisht, refuzuam që t'i denonconim publikisht dhe asnjëherë nuk folëm qartë për sakrificat e shumta të partizanëve. Si rezultat i kësaj politike të mefshtë, ndershmëria jonë si oficerë u pa me dyshim. Një partizan i thjeshtë nuk mund ta kuptonte se megjithë aleancën tonë me Rusinë, në nuk mund ta mbështesnin komunizmin. Me mbështetjen e një grupi të vetëm, ne mund të ofendonim një pjese të shqiptarëve dhe mund t'i fusnim ata në një situatë të vështire pas lufte, por përderisa ne kishim ardhur për të inkurajuar rezistencën, ishim të detyruar të mbështesnim vetëm ata që bënin rezistence. A ishtë një politike dritëshkurtër apo jo, ajo që ndoqi Anglia, unë nuk mund të them. Partizanët kishin fajet e tyre, por e vërteta qëndron se ata luftuan, u vranë për të njëjtin qëllim për të cilin luftonim edhe ne. Kurajon që ata treguan gjatë luftës, dëshirën për të fituar, besimin në vetvete dhe në çështjen e tyre, të gjitha këto më bënë të besoj se ata e meritonin që të udhëhiqnin vendin pas lufte".
Pas luftë, Tilman ndërmori një sërë ekspeditash në zonat me të vështira të globit si në Kinë, Nepal, Kashmir, si dhe në shkretëtiren e Gobit. Ai së bashku me një grup të zgjedhur alpinistësh, ngjiti majat e Rakaposhit dhe Muztagh Ata në Himalaja. Në një prej udhëtimeve të tij nëpër lumin Oxuse (nga burimet e deri në Afganistan), ai u arrestua nga forcat afganë dhe u lirua nga protestat e shumta të një sere lideresh Botërore.
Por Tilman kontribuoi gjithashtu jo vetëm në pushtimin e majave me të larta Botërore, por edhe në letërsinë Botërore me një numër librash, që edhe sot mbahen si kryevepra të letërsisë së udhëtimeve eksploruese. I quajtur si eksploratori me i mire i shek 20-të, ai është vlerësuar edhe nga kritiket letrare si shkrimtari me i mire i ekspeditave. I palodhur me udhëtime dhe eksplorime të pafund, në moshën 80-vjeçare në 1977, vendos që të eksplorojë i vetëm hapësirat e Oqeanit Antarktik, me jahtin e tij personal. Ky eksplorim do të ishte edhe udhëtimi i fundit për të, pasi nuk u kthye me kurrë prej andej. Një epilog për jetën e tij, ndoshta të cilin e kishte parashikuar si mbylljen me të denjë të një kapitulli aq të lavdishëm prej eksploratori.