U vra apo u vetëvra Hamdi Sopa?

description
Hamdi Sopa, zyrtar për informim në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka vdekur të martën pasdite, në rrethana të dyshimta në lagjen Aktash të kryeqytetit.
Vritet në rrethana të dyshimta Hamdi Sopa, zyrtar për informim në Kryeministri
Policia e Kosovës bëri të ditur se Hamdi Sopa, 59-vjeçar, ka gjetur vdekjen, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese, në rrugën "Agim Ramadani", në lagjen Aktash, në Prishtinë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen, ndërsa policia është duke e trajtuar këtë rast si vdekje e dyshimtë.
20130129-183743.jpg
"Ekipet përkatëse janë duke e trajtuar këtë si në rrethana të pasqaruara. Ka mundësi që personi të jetë rrëzuar nga katet e epërme të një ndërtese aty. Ka mundësi që ta ketë shtyrë dikush, ose ka mundësi që të jetë vetëvrasje", ka thënë për Telegrafin, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës. Zyra e Kryeministrit e konfirmon se personi i vdekur është Hamdi Sopa, duke u bazuar në deklaratën e policisë.

"Jemi të tmerruar nga ky lajm", tha Arianit Bytyqi, shef i Zyrës për Informim të Kryeministrisë, për Gazetën Jeta në Kosovë.

"Ai dje ka qenë në zyrë dhe gjendja e tij emocionale ka qenë e mirë", u shpreh Bytyçi.

Policia e ka kualifikuar rastin si "vdekje nën rrethana të dyshimta".

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri