Batalionet e ndryshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës parakalojnë nëpër qendrën e Prishtinës.



Batalionet e Reagimit të Shpejtë, Batalioni Ceremonial dhe Njësia speciale Rosu  demonstruan  forcën e shtetit të Kosovës në këto pesë vite.

Para parakalimit të FSK-së një fjalim të rastit e ka mbajtur presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila tha se në këtë ditë Kosova do të kujtoj të gjithë ata që luftuan, punuan për krijimin e këtij shteti.
Kryeparlamentari Krasniqi beri homazhe në Prekaz dhe vizitoi familjen Jashari
“Të gjithë këtyre njerëzve që luftuan për një shtet të lirë dhe një shtet të barabartë dhe në shërbim të qytetarit. Republika e Kosovës është një kontribuuese e madhe për stabilitetin në rajon me synimin për anëtarësim në mekanizma euro-atlantik”, ka thënë Jahjaga.

“Ne po ndërtojmë një vizion të ri për vendin tonë, një vizion për të ardhmen euroatlantike. Ne po punojmë që Kosova të bëhet vend anëtar i Bashkimit Europian në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Fillon parada e pavarësisë
Jahjaga ka thënë se Republika e Kosovës i ka të gjitha kapacitet që të jetë një vend i hapur për anëtarësim në NATO përderisa ka lavdëruar FSK-në duke e cilësuar atë si njërin prej forcave më kyçe në sigurinë e Kosovës.

“Gëzuar Pavarësinë e Kosovës, Zoti e bekoftë popullin e saj”.

Zevendës ambasadorja e Shteteve të Amerikës në Kosovë, Kelly Degnan ka thënë se Kosova ka bërë përparime të mëdha në fushën e sigurisë përderisa ka lavdëruar përparimin e FSK-së. Ajo po ashtu ka përcjell edhe urimet e presidentit të SHBA-ve, Barack Obama për pavarësinë e Kosovës.
Berisha: Pavarësia e Kosovës, festë e gjithë shqiptarisë
“ShBA është krenare që ka ndihmuar FSK-në sidomos gjenerali i Ioëa-s të cilat janë trajnuar së bashku. SHBA dhe Kosova kanë shumë projekte së bashku dhe një prej këtyre shembujve është ky bashkëpunim dhe trajnimit të nënoficerëve të Kosovës dhe ne do të vazhdojmë që kemi një bashkëpunim të këtillë”, ka thënë zëvendës/ambasadorja.

Ajo po ashtu ka lavdëruar Policinë e Kosovës të cilët kanë instaluar një polici shumë etnike dhe të reagimit të shpejt dhe njëjtë ka bërë edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës përderisa ka shtuar se SHBA do të vazhdoj që ta ndihmojë këto forcat të reja përderisa inkurajon që të kenë edhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera në to.

“Urime dhe gëzuar Dita e pavarësisë”, tha Kelly Degnan.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se liria e popullit të Kosovës ishte ëndërr e shumë kosovarëve për vite të tëra.

“Liria e Kosovës ishte një ëndërr e shumë paraardhëseve tonë. Sot fëmijët e tonë jetojnë të lirë. Andaj falënderimi i madh shkon tek qytetarët e Kosovës të cilët kanë bërë që ne te jemi sot këtu. Shprehim respektin për ish – Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot Kosova ka përparuar në shumicën e sferave, të ligjit, ekonomik por edhe në sfera të saj”, ka thënë Kryeministri Thaçi.
Policia e Kosovës nuk lejon parakalimin e luftëtarëve të UÇK-së
Ai ka lavdëruar FSK-në duke thënë se zhvillimi i saj tregon se FSK edhe pse është e re është një forcë bashkëkohore dhe ajo është një forcë e paqes dhe e lirisë së njerëzimit.

“Ne ende duhet ta zhvillojmë Kosovës që ajo të ecë dhe të bëhet një shtet bashkëkohorë të integruar në procese euroatlantike dhe qytetarët tonë e meritojnë këtë. Ne do ta bëjmë kë këtë”, ka thënë Thaçi.

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kanë bërë homazhe tek lapidari i dëshmorit, Zahir Pajaziti, duke vënë edhe një kurorë lulesh. Por atyre nuk iu është lejuar parakalimi edhe në Sheshin “Nëna Terezë” nga Policia e Kosovës. 

Ditë më parë institucionet e vendit nuk kanë lejuar që pjesëtarët e UÇK-së me uniforma të ketë një parakalim me ata të FSK-së dhe Policisë së Kosovës.

Kurse, pjesëtarët UÇK-së njoftuan se tërhiqen nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga institucionet e Kosovës dhe kishin vendosur që me rastin e pesë vjetorit të pavarësisë të bëjnë një parakalim nëpër Sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar nëpër Sheshin “Nëna Terezë”. 

Ata,pasi që kanë bërë homazhe tek lapidari i dëshmorit Pajaziti, atyre nuk iu është lejuar edhe parakalimi nëpër Sheshin “Nëna Terezë”, nga Policia e Kosovës, ngase ishin duke u bërë përgatitjet për parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë për Emergjencë.




Familja Jashari megjithëse e ftuar, ka zgjedhur që të mos shkojë në këtë ceremoni.

Aty nuk është parë as lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Po ashtu Askush, nga Lëvizja Vetëvendosje! nuk u pa.

Dikush ishte i pashoqëruar. Fatmir Sejdiu.


Kurse ata që mendohet se janë rivalë politikë, duket se janë shokë të mirë. Hamiti dhe Haliti.

Në pritje solemne për mysafirë, organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në fillim të fjalimit të saj, ajo ka përshëndetur së pari Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi i cili ishte i ulur afër Nishanit dhe Jahjagës.
Mustafa: Rugova “babai” i Pavarësisë së Kosovës
Ndërkaq Hashim Thaçi kur mori fjalën përshëndeti vetëm presidentin Nishani me emër, kurse, Krasniqit nuk iu drejtua as ‘i nderuar’. Ai është drejtuar: “I nderuari president, Bujar Nishani, kryeparlamentar ..."

Thaçi i ka shprehur mirënjohje të thellë miqve të Kosovës për përkrahjen e Kosovës në rrugëtimin e saj të shtetformimit.

“Bota demokratike ka mbështetur Kosovën në krizën më të thellë ekzistenciale gjatë viteve 1998-1999, prandaj sot shprehim mirënjohje të thellë për miqtë tanë, SHBA, BE, NATO dhe gjithë botën demokratike që përkrahi Kosovën dhe vazhdon ta përkrahë edhe sot”.

Kurse Jahjaga ka folur për ato që ajo i quan vlera të shtetit.
Kosova feston sot 5-vjetorin e Pavarësisë
“Të vendosur, krenar dhe të pa lëkundur do ta zhvillojmë ekonominë e lire të tregut, do të kalojmë ndasitë e shtetit tonë demokratik. Do ta bëjmë Kosovën faktor që nuk mohohet”, ka thënë ajo.

Ajo ka folur edhe për territorin e Kosovës.

“Një tërësi tokësore e pandashme dhe e garantuar ndërkombëtarisht”, ka shtuar ajo.

Në këtë ceremoni po merr pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i shoqëruar me zonjën e parë.

Në këtë ceremoni që po mbahet me një hotel, është i paraparë edhe një koncert nga filarmonia e Kosovës.



Pavarësia e Kosovës ka përmbushur një pjesë të ëndrrës së qytetarëve të saj, por ajo nuk ka sjell mrekullinë, thonë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës dhe analistët në përvjetorin e pestë të shtetit më të ri evropian.

Si një shtet që vazhdon konsolidimin e brendshëm dhe që përpiqet të ndërtojë subjektivitetin ndërkombëtar, shteti i Kosovës, megjithatë, konsiderohet se ka krijuar një ambient më paqësor në rajon, ndonëse veriu ende konsiderohet si një njollë me përplot rreziqe e tensione.

Pesë vjet më parë, kryeministri Hashim Thaçi lexoi Deklaratën e Pavarësisë në Kuvendin e Kosovës. Sot, ai beson se ky shtet është një tregim i suksesit, por ende jo edhe i mrekullive, sidomos nga rrafshi i zhvillimit ekonomik.

“Pavarësia e Kosovës ka sjell konsolidimin dhe forcimin e saj, ka rritur e fuqizuar subjektivitetin e saj në arenën ndërkombëtare. Kemi rritur në masë të theksuar mirëqenien sociale të qytetarëve, por nuk i ka sjell mrekullinë ekonomike”.

“Prandaj, ne duhet të punojmë edhe më tepër që Kosovën ta bëjmë atdhe të të gjithë qytetarëve, në mënyrë që secili qytetar të ndihet mirë e krenar për të jetuar. Jam optimist se do të ndërtojmë një Kosovë evropiane, të zhvilluar dhe me mirëqenie sociale të qytetarëve, siç e meritojnë”, thotë Thaçi për Radion Evropa e Lirë.

Për dallim nga katër përvjetorët e parë, sivjet shteti i Kosovës shënon Ditën e Pavarësisë pa mbikëqyrjen ndërkombëtare. Shtetet mike që e ndihmuan në shpalljen e pavarësisë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Evropian që e njohën Kosovën dhe Turqia, vlerësuan se Kosova kaloi testin e mbikëqyrjes dhe se tash e tutje mund të ecë vetë, ndonëse me një asistencë të theksuar në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit që do t’i japë asaj misioni i BE-së për sundim të Ligjit, EULEX.

Lideri opozitar, Isa Mustafa, thotë ka shumë përparime, por mungesa e zhvillimit ekonomik, ngecjet në sundimin e ligjit dhe dukuritë negative janë të metat që kanë përcjellë ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Natyrisht që kërkesat edhe pritjet tona kanë qenë shumë më të mëdha. Ajo çfarë unë mendoj se kemi ngecur dhe që do të duhej të ishte dashtë të bëhej më shumë dhe, është që të punohet në zhvillimin ekonomik, sepse jemi në një gjendje shumë të keqe ekonomike, me papunësi të madhe, varfëri të madhe dhe, po ashtu, në forcimin e shtetit ligjor, në mënyrë që ta tejkalojmë këtë situatë”.

“Por, ne megjithatë duhet t’i respektojmë të gjithë hapat që janë bërë për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Të gjithë kemi pasur aspiratë që ta bëjmë shtetin tonë, e kemi bërë, prandaj edhe duhet ta respektojmë e ndërtojmë”, shprehet Mustafa.

Nga ana tjetër, në analiza politike shteti i Kosovës kryesisht shihet se ka ndikuar pozitivisht në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Drejtori i institutit KIPRED, Ilir Deda, thotë se shteti i Kosovës ka ngecje të shumta, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të ndërtimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar.

“E shohim se Kosova nuk ka mbërri, as pas pesë vjetësh, që ta rrumbullakojë legjitimitetin e saj të plotë ndërkombëtar. Ende negocion me Serbinë për çështje të brendshme, domethënë për veriun e Kosovës. Për shkak të keqqeverisjes, nuk ka mbërri të tërheqë investitorë të huaj seriozë, domethënë ka stagnim ekonomik, e të mos flasim për përshkallëzimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pas përfundimit të procesit me Serbinë, duhet të fillojë edhe procesi i vërtetë i demokratizimit të Kosovës”, vlerëson Deda.

Për pesë vjet shtet, Kosovën e kanë njohur afër 100 shtete. Ajo ka arritur të anëtarësohet në Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim.

Por, as pas pesë vjetësh, Kosova nuk është afër të sigurojë një ulëse në Kombet e Bashkuara. Ajo ka mungesë të njohjeve nga pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe mbetet larg proceseve integruese, kurse së fundi i është shtyrë perspektiva e liberalizimit të vizave.

Në pamundësi që të mbrojnë ngjyrat e shtetit më të ri për shkak të mosanëtarësimit në federata e organizata ndërkombëtare, sportistët më të mirë kosovarë kryesisht sigurojnë pasaportën e Shqipërisë dhe futen nën petkun kuq e zi.

Në analiza të instituteve me renome botërore, Kosova renditet në mesin e vendeve pjesërisht të lira, kurse në kuadër të hartës evropiane, ajo mbetet ende vendi më pak i zhvilluar ekonomikisht.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri