Ismet Hebibi(05. 06 1955 -jeton)


Floartpress



Ismet Hebibi lindi me 05. 06 1955 në Junik-Kosovë.Shkollën fillore e kreu me sukses shembullor në vendlindje, ndërsa diplomoi si kadet ndër më të suksesshmit në Gjimnazin ushtarak – Beograd në vitin 1974.I paisur me edukatë patriotike dhe ide progresive për lirinë dhe drejtësinë, refuzoi vazhdimin në Akademinë ushtarake dhe u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë nëPrishtinë.Kompenzoi me detyrim shkollimin e mesëm nga puna dhe honoraret e tij,dhe u përcaktua me élan,vetëdëshirë dhe dashuri për çështjen Kombëtare.Kreu me sukses fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Në vitin 1980 iu botua si libër fitues ndër më të suksesshmit nga librat me poezi, libri ''NUNOSJE" dhe më vonë pasoi libri i dytë "DRITËZAT E MASHTRIMIT" më 1989 prap nga NGB"RILINDJA" në Prishtinë.Ishte fitues i shumë konkurseve letrare për tregime dhe poezi, gjithashtu merrej me estetikë dhe kritikë filmi në gazetën "Zëri"Prishtinë .

Pastaj pasoi edhe libri i tretë "MAGJIA E HUMORIT TË ZI" më 1995, si dhe shumë libra me tregime dhe poezi të pabotuara, por në dorëshkrim dhe të gatshme presin ditët e mira të botimeve.

Specializoi në degën e Oftalmologjisë në Shkup dhe Prishtinë. Eshtë Oftalmolog-kirurg dhe zbulues e shërues i shumë sëmundjeve në lëmitë mjekësore, me një përvojë dhe suksese 25 vjeçarë( Kanale loti pa operacion, Kancer syri pa operacion, Kancer gjiri te femrat-pa operacion, Kancer lëkure dhe kancere tjera gjithashtu pa operacion, dhe shërues i sëmundjeve lëkurore, Epilepsisë dhe sëmundjeve nervore,... )

Vazhdimisht punoi dhe u avancua si profesionist në mjekësi, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, por është i palodhshëm edhe si shkrimtar dhe veprimtar politik.Në vitin 2000 ka hartuar Letrat për Pavarësinë e Kosovës, dhe i ka dërguar në adresa të organizatave UN, KS i UN, KE, si dhe në adresa të shumë Presidentëve(SHBA,ANGLI, SPANJË, FRANCË, HOLANDË, BELGJIKË, ZVICËR, GJERMANI, AUSTRI, ITALI, SHQIPËRI, KROACI , MAQEDONI, SLlOVENI)dhe shumë Kryeministrave dhe Parlamenteve të botës demokratike.

Gjithashtu më vonë edhe Zotit Ahtisari, Albert Rohan, S. Lehne, Havier Solanës ,Zotit Uisner ,dhe shumë Senatorëve dhe Kongresmenëve miq amerikan. Ka marrë përkrahje dhe ka korespondencë aktive me shumë personalitete shtetërore anëkënd botës demokratike për Pavarësinë e plotë të Kosovës, dhe tani korrepspondon në mënyre aktive.

LIGJERON NË TË GJITHA KONFERENCAT DHE SEMINARET POLITIKE QE MBAHEN NË KOSOVË DHE JASHT- PER KONSOLIDIMIN, AVANCIMIN DEMOKRATIKO -JURIDIK TË GJITHA TE DREJTAVE LGJORE DEMOKRATIKE DHE LIRIVE NJERËZORE, SI DHE PËR BASHKËPUNIM RAJONAL, EUROPIAN E BOTËROR PËR PAQEN DHE SIGURINË E PËRGJITHSHME. BËN KOMENTE NË TË GJITHA GAZETAT DHE AGJENCITË E LAJMEVE NË INTERNET.

Kredoja e Tij jetësore është liria njerëzore dhe liria shpirtërore, mirëqenia dhe shëndeti injerëzve,si dhe lumturia e të gjithë njerzëve në gjithë rruzullin e bukur toksorë!Njeh dhe shkruan bukur gjuhën shqipe, kroate, gjermane, sllovene dhe anlgeze.
Jeton, vepron dhe punon në Junik- Kosovë.

INTERVISTË ME DR. ISMET HEBIBIN SHKRIMTAR, POLITIKAN INTERNACIONAL DHE SHKENCËTARË I MJEKËSISË

''SHKRIMTARËT JANË POLITIKANËT MË TË MIRFILLTË DHE MË JETËGJATË TË POPUJVE…''

Nga Bilall MALIQI

Që në fillim të kësaj interviste do ta them një të vërtetë të madhe njerëzore, historike dhe filozofike:se shkrimtarët anekend botës janë politikanët më të mirëfilltë dhe më jetëgjatë të popujve.Në veqanti shkrimtarët e një popullli te robëruar dhe të shtypyr me shekuj-siç ishte fatkeqësisht populli ynë deri vonë bashkë me tribunët janë edhe luftetarë të lirisë dhe drejtësië, edhe mësues, këshillues dhe shërues shpirti,besa edhe udhëheqës shpirtërorë te popullit vet.Këte e them me përgjegjësi të plotë duke filluar nga profetët madhështorë fetar, duke kaluar ke shkrimtarët e medhënjë botërorë të gjitha koherave, dhe duke vazhduar me Buzukun, Bogdanin, Naimin, dhe shumë tjerë qe do mbushin analet e historisë sonë sa martirizuese aq edhe të lavdishme!

I nderuari Dr. Ismet Hebibi, së pari bisedën tonë do ta fillojmë në rrafshin krijues, duke ju lutur që për lexuesit e revistës sonë, të na i shkoqisni disa aspekte me rëndësi për jetën tuaj krijuese.Zanafilla juaj në krijime, ecejakjet nëpër kohë dhe kush është Ismet Hebibi në letrat shqipe?

Shkrimtari, shkencëtari i mjekësisë, politikologu gjithëpopullor e politikan internacional, Ismet Hebibi ka lindur 05.06 1955 në Junik, një ditë të bukur me plot diell pranvere, këtë e thonë prindërit dhe të afërmit, por e beson edhe ai vetë.Sepse edhe jeta edhe veprat e tij janë plot diell, plot mençuri e jetë humane dhe bukuri e sinqeritet.Ka kryer shkollën fillore me sukses shembullor, dhe që në bankat e shkollës fillore është marrë me tregime dhe poezi, bile ka qenë edhe kryetar grupi letrar dhe aktivist në të gjitha aktivitet jashtshkollore artistike.



Tregimi i parë i është botuar ne pranveren e katërmbëdhjetë të jetës në Revistën e atëhershme “Pioneri”.E cila redaktohej nga shkrimtarë të afirmuar dhe tejet cilësorë me krijime për fëmijë, dhe tregimi mban tiullin :”Ngjarja në det”.

Dhe për kënaqesinë time dhe habinë e tjerëve është botuar në një faqe të tërë të asaj gazete, bile edhe me ilustrim nga krijuesi i madh në amshim, z.QAMIL BATALLI.Të gjithë më thonin se nuk do ta botojnë, normal ishte i shkruar me dorë dhe nuk kisha askend të njohur në “Pioneri” as në rrethet letrare dhe redaktuese te revistave.

Por kishte fituar vlera artistike e tregimit tim për femijë, dhe kjo ishte një suprizë e mrekulleshme, nxitje dhe motiv i madh me u marrë me krijimtari ne prozë dhe poezi.

Por rol të madh për të hyrë në botën e letërsisë dhe zgjimit kombëtar , ka pasur edhe një hartim në gjuhën serbokroate, në të cilin kisha shkruar përveq tjerash:’’se diçka që është artificiale nuk është jetëgjate” duke aluduar ne ish shtetin serbosllav dhe robërinë moderne të Kosovës tonë.Për ketë fjali, por edhe tërë hartimin si shuplakë në maskat serbosllave dhe me motive antiserbosllave mesuesja e serbokroatishtes me ka dërgur te drejtori dhe që të dytë më kanë kërcnuar me perjashtim nga shkolla.

Por nuk më thyen, përkundrazi i kundërshtova me zgjuarsi dhe fillova rrugën e ndritur duke u kalitur dhe përsosur për afirmimin dhe fitoren e plotë të çështjes madhore kombëtare.Dhe më shumë u motivova me dashuri më të madhe kombëtare për të luftuar me pendë dhe vetëdijësuar popullin e shtypur dhe të robëruar të Kosovës së atehershme.

Gjithnjë kam besuar dhe besoi se lufta jonë ishte dituria dhe lapsi, i cili për armikun serbosllav ky laps bëhej pushkë me kohë, top mbrojtës gjigant i luftëtarëve të lirisë kundër armiqëve të gjitha llojeve, dhe aeroplan bombardues i idelogjisë hegjemoniste-shoviniste serbosllave ateherë dhe përgjithmonë.Isha i lumtur dhe fatbardhë për këtë rrugë të drejtë që ma fiksoi Zoti që në fillim dhe ma mësuan prindërit me kujdes dha dashuri që në fëmijëri.

Kjo ndjenjë e madhërishme që të mësosh si të luftosh me armiqët, të vetëdijsosh dhe madhërosh vlerat tradicionale dhe afirmative të popullit tonë ka qenë dhe do të jetë udhërrëfyesja e jetës sime dhe imperativë kohe dhe suksesi , sepse dashurinë e parë dhe të mbramë ia kemi borgj Atdheut.

Me laps, punë e dituri i arrijmë të gjitha e kisha qëlluar telin melodik të kombëtarizmit dhe vetëdijes se jemi obligativ dhe duhet te punojmë për sendërtimin e Kosovës lirë dhe Republikë.

E them me krenari se kjo shumë herët ishte skalitur në mendjen time, emblemë e secilit njeri të mirë është liria e kombit, popujve dhe liria personale, a s’janë adute mu këto dhe dëshira te secilit tribun e luftëtari të lirisë, poeti, filozofi, politikanëve të mëdhenjë, krijuesvet dhe shkencëtarëvet. Dhe po e përmbylli me një citat nga librat e shenjtë:”Se Zoti i do të diturit!”,dhe do shtoj, përse të mos i dojnë edhe popujt njerëzit e vet të ditur, me theks të veqantë populli ynë shqiptarë që ka pasë, ka dhe do të ketë njerëz të dijtur dhe besnik për popullin.

Botimet

Na i numëroni botimet tuaja me çfarë zhanri përbëhen dhe çka mendoni për kulturën letrare te ne, sa i plotësojnë kriteret elementare botimet që po dalin kohëve të fundit?

-Botimet e mia siç e ceka më lartë nëpër revista datojnë nga viti 1969, të shumtë nëpër gjitha revistat e asaj kohe nga viti 1972 e deri më sot.Libri i parë më është botuar me poezi ”Nunosje” NGB RILINDJA , në vitin 1980, në Prishtinë.Është shumë interesant si është botuar ky libër, sepse qëndrimi im ka qenë tepër korekt, besa edhe me finesa të larta krenarie. Haptazi iu thojsha redaktorëve:nëse mendoni vërtetë se ka vlera të mirëfillta letrare dhe origjinale botojeni, nëse jo, prap do të krijoj poezi të reja dhe artistike. Sinqerisht isha shumë i vetëdijshëm për vlerat artistike të ketij libri, sespe kisha punuar në të nëntë vite.Nuk dua të keqkuptohem as të interpretohem nga lexuesit e nderuar si njeri mendjemadh dhe preopotent, por qëllimi im fisnik dhe teper dinjitoz ishte që të hyj me vlera dhe poezi origjinale ne artin poetik dhe atë krijues universal. Isha, jam dhe do të mbes njeri i vlerave të vërteta artistike, shkencore dhe politike. Dhe për mirësinë time, recenzentët kishin dhënë vlerësime në superlativë për librin me poezi ”Nunosje”.

Gjithsesi, krijuesi duhet të jetë edhe novator, të rikrijojë dhe shpikë fjalë të reja, dhe po iu tregoi se ç’ kuptim ka titulli I këtij libri, pra do të ”përkthej” sepse pas botimit të librit ky term ka hy ne fjalor të gjuhës shqipe. Fjala nunosje do të thotë rrëfim me tërë shpritin e bardhë, rrëfim me qëllimet më të mira dhe dinjitoze për të vertetat e mëdha, rrëfim me plot sinqeritet dhe tranasparencë për të fshehtat e botës dhe njeriut, pse jo edhe të artit dhe poezisë konkretisht që t’i shërbejnë secilit njeri për jetë më të mirë, më të moralshme, më dinjitoze dhe më të lumtur.Pra, këtë rol e ka poezia dhe shkrimtari, ta bëjë njeriun e ditur,të lirë, të lumtur dhe paqësorë.

Tërhiqe një diagonale-poezia dikur dhe poezia bashkëkohore, sa po arrijnë që krijuesit respektivisht Ismet Hebibi të jetë pjesë e poezisë së mirfilltë dhe bashkëkohore?

-E thashë me lartë kam botuar libër në çdo nëntë vite, kjo do të thotë se poetët dhe shkrimtarët nuk duhet të nguten me botime, por duhet të punojnë në cilësi dhe të prekin majat artistike.
Për t’i bindur krijuesit dhe lexuesit sa i çmoj ata dhe lirinë krijuese po i rianalizoj dy librat e mijë të parë, dhe po e citoj dyvargëshin e parë nga poezia nismëtare” Ligjërimi”:_”më mëshiro o shpirt i bardhë/ kur po i mbërthej këto fjalë e germa/në pergamenin e lëkurës së gjallë” nga libri “Nunosje”.

Isha absolvent i Fakultetit të Mjekësisë në atë kohë kur m’u botua ky libër i parë. Kishte vlerësime kritike afirmative nga vetë Prof Dr. Ibrahim Rugova, gjithashtu nga i nderuari Xhemail Mustafa, shumë kritikë letrarë të mirënjohur te asaj kohe.

Si e kishte zakon i madhi Rugova me një fjali të thotë shumë:”Poeti Ismet Hebibi ka talent për format poetike”(Gazeta,Bota e re,1980).Por eseisti dhe analisti kritik Ismail Belaj e lavdëron këtë libër në superlativ:”Se libri “Nunosje” i poetit Ismet Hebibi – ofron më shumë vlera artistike poetike seç ofron ndokush edhe me të tretën apo të katërtin libër poezish.

Se është fjala për mishërimin besnik të autorit me trollin, prindërit, qenien e vet shihet në shumë vargje me këtë motiv”….(Gazeta Fjala , 1 Nëntor 1980)

E para dukuri si shumë e rrallë e asaj kohe dhe si afirmim vlerash, një fenomen shumë interesant është se në këtë libër as nga recenzentet si poeti i madh Fahredin Gunga dhe Qerim Ujkani i ditur, as nga redaktori brilant i poezisë z. Ali Podrimja nuk është ndryshuar apo hjekur as një rrokje, fjali, apo strofë.

Kjo do te thotë se libri sjellte risi dhe origjinalitet te shoqëruara me pjekuri artistike të lartë.Dua të theksoi per lexuesit e ri, se stafi redaktues i asaj kohe ishte më profesionali dhe me i ngrituri intelektualisht dhe artistikisht- nuk lejonte që të botohen broçkulla dhe libra qe jane ditarë shkollor intim, …

Personalisht isha dhe do të jem përkrahës i madh i të rinjëve dhe noviteteve ne letrat shqipe dhe ato botërore, thesarit i cili na mban gjallë dhe na bën më njerëzorë nëpër zgripce te ngushta mendjesh dhe katrahurash të përgjithshme kombëtare dhe botërore.Por jam dhe do mbes përkrahes i madh i vlerave te vërteta dhe te rinjëve pegjithësisht, do i nxisë dhe kurajoj secilin të shkruaj bukur, qartë dhe plot erudicion, por kërkoj të plasohen vetem vlerat kulminante.

Dhe gjithmonë pres vlera dhe art të mirëfilltë nga të rinjtë , sepse ata kanë diturinë klasike, diturinë tonë paraprake dhe dituri moderne me të gjitha adutet e mundshme afër përsosshmërisë, sepse: ”Fjala, (poezia) në çdo pjesë te sekondes eshte zbulim i ri”- (nga poezia “Ligjërimi” i librit parë “Nunosje”) .

Është ky një varg nga poezia “Ligjërimi”edhe një amanet për krijuesit e ri, se ata do të thonë dhe më bukur ato që ne nuk i kemi thënë. Shumë në rregull , që secili njeri ka të drejtë të shkruaj diç të tillë, sepse edhe ajo thirret kulturë shkrimi,dhe ta mbaj për vete ose rreth të ngushtë miqësh, por jo edhe të botojë pavlera për auditorin dhe lexeusit e nderuar.

Prona shpirtërore e secilit njeri është e pacënueshme siq është prona private, por për të shkruar për auditorin e gjërë duhet ti kesh lexuar mijëra libra, të kesh krijuar një shije artistike letrare dhe të kesh talent që të formësosh ide te reja- në rrjedhat e mirëfillta letrare.Është tragjedi nëse dikush e ka lexuar perciptazi një libër dhe fillon të shkruaj poezi , po ti thotë vetit intelektual dhe ti botohen libra-kjo kurrsesi nuk më pëlqen dhe nuk do të deshiroja të jem në lëkuren e atij njeriu!

Dhe do ta citoj poezinë e fundit nga libri i pare ”Nunosje: e cila e ka titullin ‘Kuptimi”-“çdo bukuri e tepruar është shëmti që vonë shihet/nëpër lisa e fshisa diçka lëshon lozë e ngjitet”.
Stafi redaktues i asaj kohe ishte më profesionali , dhe shumë i njohur me rrjedhat dhe të arriturat e letërsisë botërore në përgjithësi- mu për këtë edhe botoheshin librat më të mirë , që ndonjëherë kemi pasur.

Ka qenë realitet në atë kohë- por edhe që flet për kualitete të larta dhe pjekurinë poetike dhe artistike të vërtetë. Sepse librat e parë të autoreve tjerë, aq shumë i kanë ritushue recenzentët dhe redaktori- sa vete autori nuk e ka njohur librin e vetë, nga ndryshimet që i janë bërë me qëllime fisnike për ngritjen e vlerës letrare poetike te atyre librave.

Ju e dini se librat e parë vetëlansohen nganjeherë shumë shpejt, dhe unë kam pas durim- sepse arti i bukur është edhe durim i bukur!. Ky ishte një libër tejet origjinal, një emblemë e poezisë e cila bashkë me brezin e artë të viteve 1980, ishte poezi e revoltës dhe pakënaqësisë me sistemin antishqipetar serbosllav, prandaj mund të them me krenari se kjo poezi autorësh dhe të dijturish para ketij brezi- ishte paraprijëse e demostratave te e famshme studentore me 1981 kundër regjimit serbosllav.Të mos keqkuptohemi, poezia lind përpara se të botohet.

Shkruhet dhe ruhet më herët, pret të artikulohet dhe si brumi të vjen, e pas disa viteve botohet e pjekur artistikisht).

Koncepti semantik, filozik dhe krijues i këtij libri të parë është i tillë që shpalos botën dhe fshehtësitë deri në unin njerëzor dhe superunin kombëtar , dhe kërkon lirinë cila thirret jetë plot me dinjitet, lirinë kombëtare, lirinë njerëzore dhe lirinë personale.

A ka ironi më të qëlluar për konspiratorët dhe perkrahësit e sistemit komunist, por edhe robërisë shekullore nga barbarët, te cilët fatkeqësisht popullit tonë heroik ia zgjaten agonin dhe ia larguan ardhmërinë e ndritur për interesa personale ose klanore-familjare.

Në poezinë “Trajtë” të po këtij libri të parë kam një varg për këta:“ zbukurohen gjokset me dekorata të pjerdhura”një ironi e hollë dhe e fortë, se poeti dhe shkrimtari gjithë jetën e shkruan një libër, do shtoj:”mbulohen fytyrat me maska te trathtisë” dhe se marria e të marreve është e pakufishme sa edhe kosmosi .

Liria eshte e shenjtë, dhe nuk guxon ti mohohet askujt. Sepse po të mos kishim pasur të atillë, që për pozita joshëse dhe ofiqe të pandershme janë shitur gjithmonë, të rinjtë dhe besnikët e popullit ia kishin sjell lirinë më herët këtij kombi zemërbardhë dhe trim.

Në fakt me shkrime njerëzit e ditur këtë e thonë me kohë, por të ligjët e shfrytëzuesit ua mbështjellin në fletëza qepësh, e ata nga dhembja, vuajtja dhe lotët nuk mund ta shohin qartë.Por fatmirsisht njerëzit e mirë janë aty në mes popullit dhe e thojnë qartë, por ora ecën me kohën dhe ata vonë e kuptojnë të verteten që ua kanë fshehur matrapazët e gjitha llojeve.

Kjo është jeta, kjo është poezia, romani, drama, arti - arti është jetë e bukur dhe jeta e bukur është art madhështorë.Poezia e parë e librit “Nunosje” korespondon dhe mishëron botkuptime semantike, filozofike dhe atristike me të fundit( poezia e parë, Ligjërimi- Kuptimi, poezia e fundit në këtë libër).

Dhe radhazi e dyta me të parafundit, ndërsa ajo e mesit si epiqendër është boshti ose ekuatori i librit poetik në fjalë, dhe kalon nga poezia në poezi, nga mendimi në mendim të ri , sikurse qe jeta i ngjan jetës, dhe që poetët e mëdhenjë shkruajnë për jetën madhështore dhe amshimin kaltërosh..Ky libër është në dyvargesh, tezë- antitezë, dhe sintezë vargu i tretë, aty ku mund të bëhet simbioza jetike dhe sinteza artistike.

Dhe pas nëntë vitesh me 1989 vjen libri i dytë,” Dritëzat e mashtrimit”edhe pse titull mjaft domethënës, dhe një semantikë shumëkuptimore, qëllimi im kryesor ka qenë të tregoj për mashtrimin e serbosllavëve dhe okupimin klasik nga Serbia hegjemoniste dhe gjenocidale promilosheviqiane.Kosova ndodhej në një burg të ri, të errët dhe mashtrues, dhe kësaj marrie ia ve një kod etik, moral dhe ideal te pastër shqiptaria fisnike, për qëndresë, liri dhe demokraci të vërtetë.

Një dashuri të sinqert për gjithëçka që është shpiptare, një simbolikë dhe kerkueshmëri Orfeike për qenjen tonë dhe qendrushmerinë stoike,ne vjershën e parë ”Alfa e Gjakut”, po citoi vargun:”Mëso gjithëherë vetevetes t’i mjaftosh/asgjë mos të çudit, ndodhin të paprira/Dhe diellin as rrezet tjerëve të mos ua zësh”, se njeriu dhe i dituri janë epiqendra e botës.”

Poeti dhe qielli, atdheu dhe dashuria janë amshim dhe përkushtim për popullin , pse jo edhe për njeri- tjetrin, se njerëz jemi nga poezia “Paqja e amshuar” dhe vargu i parë:”Çdo njeri e ka qiellin e vet të mishit dhe gjakut /Shuplakat e duarëve të bashkuara si kube mbi kokë,…..

Shpirtin o të Madh e kam sa i gjithë Vendi im!”Këtë libër të dytë e ka vlerësuar mjaft lartë kritika letrare dhe ndër ta edhe Ramadan Musliu, dhe bënë pyetje e thotë :”se duhet t’i bëjmë vend në letërsi poetit Ismet Hebibit.Vazhdon,:” duke u nisur nga kjo pikpamje dominuese për tërë librin, edhe na duken të qëlluara vargjet:-A ka lumturi më të madhe se largimi nga e keqja,”Kënga për lumturinë faqe 59) dhe motivi qendror për lirinë, lirinë e embël ’’-Unë po iu njoh/Marshojnë nëpër Gjakun e Kuç /Spastrohen në Zemrën time/ Nëna:Liria!E dashura:Poezia!Prandaj s’kam fol, s’ kam bërë intervistë , as s’ jam shtyrë me brryla, se poezitë dhe veprat flasin më bukur se unë, secili poet ia ndërton kështjellën vetit.

Çfarë mendoni për kritikën letrare sot, sa po i qasen objektivitetit dhe sa janë korrekt në vështrimet e tyre, meqenëse kohëve të fundit po botohen libra si “kërpudhat” pas shiut, komenti juaj?

-Kritika letrare nuk mund t’i percjell botimet, sepse nuk e kemi me një qendër, por shumë qendra, dhe shumica janë gjysmë profesionale, ka edhe të vlefshme të cilat afirmojnë vlera të mirëfillta letrare. Disa janë duke u ngritur dhe duke e marr primatin në kohë. Botuesit si dhe autorët janë privatizuar, po ky privatizim i egër nuk mund të sjell cilësi dhe kualitete gjithëherë, pastaj edhe mes kritikëve dhe autorëve po nxitë krye interesi, përfitimi dhe lojaliteti.

Do te ishte mirë që secilin libër ta përcjellë kritika letrare, kritik nuk do te thotë çvlerësues, por në të vërtetë vlerues arti dhe i krijimeve artistike.Por më se lehti eshte te kritikosh autorin nga qellime perfide, do thote secili kritik duhet te kete dije, zemer dhe shpirtëKritik i mirë është ai i cili ngritë vlera të njemendëta por edhe jep alterantivë për poetet e ri, si një varg tingëllon më bukur dhe si duken metaforat mbretëresha të një poezie të bukur.

Pra kritiku duhet të jetë poet i poetëve- ose maestro i ditur dhe shkronjës artistik i artit bukur.

Të kalojmë në një temë tjetër të ndieshme për shoqërinë në përgjithësi-mjekësinë.Ju përpos që jeni shkrimtar, jeni edhe shkencëtar i mjekësisë.Na thuani për opinionin kush është Ismet Hebibi në fushën e zbulimeve mjekësore...?

-Pyetja veten si student i mjëkësisë, pyetja veten si mjek i praktikës së përgjithshme në Junik, si specialistë i oftalmokirurgjisë, si të fitojmë mbi sëmundjet Dhe kjo pyetje rezultoi me punë dhe shërime që në fillim, por hov të madh mori në vitin 1992, kur regjimi gjenocidal serbosllav pas gjitha të zezave, largoi mjekët eminent nga klinikat dhe spitalet e Kosovës, një largim të tillë përjetova edhe unë ....

Kancerin e parë të gjirit ke femrat e kam shëruar para 20 viteve bash te një paciente e këtij gjinekologu.Edhe shumë tjera paciente te shëruara sot rrojnë si kjo, ndihen super dhe kanë fëmijë të shëndoshë dhe të lumtur.Koha e jashtëzakonshme sjell edhe situata dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme, në këtë kohë bëra mjekime super të suksesshme në gjithë degët mjekësorë,sepse keto duhen Kosovës së re.

Më së pari iu kam borgj të gjithe të respektuareve dhe Juve te nderuar një shpjegim rrënjësorë.Duhet të ceku se kam punuar 25 vite si mjek i praktikës së përgjithshme dhe tani si specialist i syve- kryesisht në Junik.

Përveq specializimit në Prishtinë, dhe praktikumeve ne Maqedoni e Zvicër, kam punuar me gjithë patologjinë e semundjeve mjekësore- dhe nga aty dituria dhe suksesi në shërimin e kësaj game të gjërë sëmundjesh.Normalisht, që kjo për një europian nuk mund të kuptohet, por vetë fakti se kemi përjetuar një histori tragjike dhe na është dashur të përballemi edhe me lloj- lloj sfidash edhe në jetë, edhe në mjekësi sot më gëzon fakti pas këtyre rezultateve impozante.

Shëroj kancer gjiri , fyti, tiroide, mushkrishë, lukthi, të zorrës së trashë dhe gjenitalesh pa operacion. Mjekoj kancer të organit të syrit, si dhe atë të kapakëve dhe lekurës përreth syve me terapi të suksesshme dhe të shëndetshme medicinale(th.mjeksore-imuno- biologjike).

Shëroj gjitha sëmundjet e kanaleve të lotit( Dacryocystitis ac, chronica et phlegmonosa, si dhe Obturatio canalis naso-lacrimalis), me metodën pa operacion.Shëroj të gjitha semundjet lëkurore dhe kancer lekure, si dhe prodhoi kreme për fytyrë të bukur dhe kundër rudhave të pleqërisë.Shëroj epilepsinë dhe mjekoj sëmundje kronike.

Edhepse 25 vite e kam bart mbi supe mjekësinë junikase dhe te regjionit me suksese superiore dhe me plot sherime te sukseshsme, pacientet e rrespektuar i shërbei me profesionalizëm dhe dashamirësi.... Dhe në këtë demokraci te brishte , kur me se shumti iu duhem pacienteve te nderuar anekend komunes dhe më gjèrë, keta antidemokratë padrejtësisht më kanë suspenduar, besa edhe kërcnuar e sulmuar edhe fizikisht, e i kane cytë edhe tjeret huligaj-por nuk me kanë frigsuar.

Gjithmone kam punuar me nder, dituri dhe drejtësi per pacient, per Popullin tone te bekuar dhe do te punoj kështu deri në fund pa u hamendur as pa u frigsuar nga te korrupruarit.Sepse qellimi i tyre perfidë te me eliminojne nga skena politike,mjeksore dhe publike duke me deshiruar asgjesim – jane mjerisht zëra të sëmurë te padijturëvet dhe diletantëvet të gjitha ngjyrave....

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri