Adem Demaçi ka thënë se është keqkuptuar kur ka deklaruar se llapjanët nuk e donin luftën.



Veprimtari i çështjes kombëtare, shkrimtari  Adem Demaçi ka thënë se është keqkuptuar kur ka deklaruar se llapjanët nuk e donin luftën.

Ai ka thënë se e ka pas fjalën për ata llapjan të cilët e sabotuan luftën e UÇK-së dhe nuk morën pjesë në kryengritjen e armatosur.

“Kohë më parë në deklarimin tim jam keqkuptuar apo nuk kanë dashur të më kuptojnë llapjanët e mi. Kam thënë se disa nga llapjanët e mi nuk e deshën luftën. Kam thënë kështu për ata, të cilët, 14 vjet pas përfundimit të luftës, Besianën vazhdojnë ta quajnë Podujevë. Kam thënë për ata të cilët pa asnjë meritë e qeverisin komunën e Besianës. Kam thënë për ata llapjanë të cilët e sabotuan luftën dhe nuk morën pjesë në kryengritjen e armatosur”, ka thënë Demaçi.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri