DERI KUR MË GËNJESHTRAT SERBE ?


Me rastin e Ditës Kombëtare të të Pagjeturve në Kosovë, kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj, ka thënë për “Epokën e re” se bashkësia ndërkombëtare duhet t`i bëjë presion dhe ta detyrojë Serbinë ta tregojë vendndodhjen e varrezave ilegale

Sot (e shtunë) është Dita Kombëtare e të Pagjeturve në Kosovë, ndërsa ende nuk është zbardhur fati i 1 mijë e 750 personave që janë zhdukur gjatë luftës së fundit.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj, në një bisedë për “Epokën e re”, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i bëjë më shumë presion Serbisë për të treguar për vendndodhjen e varrezave ilegale. “Deri më tani zhvillohet një dialog me komitetin ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, por kërkohet që këtij dialogu t`i japë infuzion bashkësia evropiane, që ta detyrojë Serbinë të tregojë për vendndodhjen e varrezave klandestine apo ilegale”, ka thënë Gjetaj. Sipas tij, Qeveria e Kosovës me krijimin e komisionit qeveritar, i cili i organizon e koordinon aktivitetet me institucionet e tjera profesionale, ka bërë çka është e mundur për këtë çështje. Ai ka thënë se për Qeverinë e Kosovës çështja e të pagjeturve është një nga prioritet kryesore.

Gjetaj nuk ka lënë pa i fajësuar për ketë proces edhe ndërkombëtarët. “Nuk ka ndonjë të dhënë, informacion apo mundësi që ka ekzistuar që nuk e kemi shfrytëzuar dhe që nuk do ta shfrytëzojmë. Mirëpo procesi ende mbahet në duart e ndërkombëtareve, shembull Departamenti i Mjekësisë Ligjore që ka të bëjë për çështjen e personave të zhdukur. Pra, prej identifikimit të lokacionit, kërkesës për leje, urdhëresës gjyqësore për t’u bërë gërmim vlerësues, marrja dhe nxjerrja e eshtrave, analizat, ekzaminimi i tyre dhe deri te dërgimi në laborator të Sarajevës. Të gjitha këto janë në duart e EULEX-it”, është shprehur ai, duke shtuar se edhe morgu i cili ka të bëjë me çështje të krimeve të luftës ende udhëhiqet nga EULEX-i. Në këtë kontekst, ai ka bërë të ditur se tani po mendohet për transferimin e kompetencave tek organet vendore.

Gjetaj ka treguar se mekanizmat ëvendor po bëjnë përgatitjen e kuadrove profesionale për marrjen e kompetencave. Sipas tij, me këtë transferim të kompetencave procesi do të bëhet më transparent, shkruan Epoka e Re.

“Me transferimin e kompetencave do të kishte transparencë më shumë dhe normalisht se duhet edhe kapacitete profesionale. Jemi duke punuar në ndërtimin e kapaciteteve profesionale. Mjekësia ligjore vitin e kaluar ka angazhuar dy mjekë të cilët do të certifikohen si antropologë dhe në momentin kur të bëhet transferimi i kompetencave të jenë në gjendje që procesin ta udhëheqim vetë”, ka thënë Gjetaj.
Sa iu përket kritikave të familjarëve të të pagjeturve për neglizhencën në këtë proces, ai u ka dhënë të drejtë atyre, duke shtuar se ata do të jenë të kënaqur vetëm kur fati i familjarëve të tyre do të dihet. “Familjarët janë të goditur drejtpërdrejt, prandaj ata kërkojnë, kritikojnë dhe janë promotorë të shtytjes së procesit për të ditur për fatin e të pagjeturve. Normalisht se çdo gjë që thonë familjarët kanë të drejtë, sepse ata janë të kënaqur vetëm në momentin kur marrin përgjigjen se të afërmit e tyre janë identifikuar”, është shprehur Gjetaj.

Dita Kombëtare e të Pagjeturve në Kosovë shënohet më 27 prill. Kjo datë shënohet pasi në këtë ditë, në vitin 1999, në Mejë të Gjakovës, forcat okupatore serbe vranë dhe zhukën 377 civilë shqiptarë të moshave prej 15 deri 74 vjeç.



Revista prestigjioze amerikane, The New Yorker, e sjell një shkrim të gjatë rreth akuzave të bëra nga Dick Marty për trafikim të organeve në Kosovë. Dëshmitarët e prokurorisë serbe portretohen si rrenacakë patologjikë.

Në një shkrim të gjatë plotë nëntë faqe, magazina e njohur amerikane The New Yorker, në numrin e saj të fundit, është marrë intensivisht me akuzat që kanë defiluar viteve të fundit rreth mundësisë që UÇK të kishte kryer krime dhe posaçërisht për rastet e trafikimit të organeve.

Në këtë shkrim të dendur me intervista dhe me fakte, gazetari e ka portretuar si gënjeshtar patologjik dëshmitarin kryesor që Prokuroria e Serbisë e ka për rastin e trafikimit të organeve.

Sipas shkrimit, ky dëshmitar - i cili flet deri në detaje se si i është hequr zemra një serbi ti ri në një fshat të Shqipërisë - përpara se të rekrutohej nga Prokuroria serbe si njëri i tyre i besueshëm, ka qenë i akuzuar nga shteti serb për vjedhje.

"Ky dëshmitar mund të jetë rrenacak, por në rastin e rrëfimit të tij për trafikimin e organeve ai ka të drejt", citon revista zëvendëskryeprokurorin serb për krime të luftës Bruno Vekaric.

Gazetari e ka intervistuar katër herë këtë dëshmitar, i cili thotë se ka thënë se ka qenë ushtar i UÇK-së, mirëpo ky gazetar nuk ka arritur të gjejë fakte për ta dëshmuar dëshminë e tij.

"Rrëfimi i këtij dëshmitari se si i është hequr zëmra një të riut dhe se si është bartur ajo deri në Turqi është krejtësisht e pabesueshme", ka thënë për The New Yorker nja kardiokirurg i spitalit të Harvardit.

Dëshmitari, që gazeta e quan Adrian - emër i shpikur - ka treguar se kur e kishin sjell një të ri serb për t\`i marrë zëmrën në një shtëpi në afërsi të Kukësit, të njëjtin e kishin shtrirë të gjallë dhe e kishin lidhur këmbësh e duarsh.

"Ai po bërtiste në serbisht: Boze, pomozi mi (Zot më ndihmo - v.j.). Ne e lidhëm, e pastruam me shumë alkool trupin e tij. E hapëm ashtu të gjallë dhe madje e pashë teksa po i rrahte zëmra dhe të njëjtën ia morëm, duke e futur në një qese me lëngje", ka treguar dëshmitari.

"Gjëja e parë që nuk duhet të bëhet është që trupi të mos laget me asgjë. Pra, transplanti i zemrës assesi nuk do të duhej të fillonte me një pastrim me alkool", i ka thënë revistës kardiokirurgu nga Harvardi.

"Ajo çfarë thotë dëshmitari mund të përshkruhet si torturë, por jo si operacion".

Gazeta ka sjellë edhe fakte të tjera kundërthënëse të akuzave të prokurorisë, ndonëse aty gjerësisht përmenden edhe vrasjet e dëshmitarëve në rastin e Ramush Haradinajt dhe Daut Haradinajt, si dhe presioni i dëshmitar në rastin e Fatmir Limajt.

"Nëse e konsideroni të nevojshme, unë mund të jap dorëheqje tash", e citon The New Yorker një diplomat në Prishtinë, i cilin e citon reagimin e Kryeministrit Thaçi fill pas raportit të Dick Martyt.

"Hashim Thaçi ka qenë Mick Jaggeri i UÇK-së", i ka thënë magazinës ish ambasadori i Francës, Jean-Francois Fitou.

Në këtë rrëfim të gjatë, gazetari i The New Yorker është marrë gjerësisht me rastet e krimeve të luftës ku protagonist kanë qenë Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Sabit Gëci dhe rasti i Mëdicusit.

"Unë do të jam në anën e drejtësisë në çdo kohë", thotë Kryeministri Thaçi, të cilin gazetari e përshkruan si njeri me stil dhe njeri të trendëve.

"Në jetën time vetëm një herë e kam shkelur ligjin, atë të Milosevicit. Dhe për këtë jam krenar".

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri