E admiroj logjiken e forte te Vangjel Kiocit...


From: Vedat Shehu
To: Flori Bruqi
Sent: Saturday, 20 April 2013, 3:15
Subject: Fw: [Sterkala] Floripress

Pershendetje, i dashur dhe i nderuar Flori Bruqi,

Urimet e mia per suksesin e ngjarjeve qe mua me behen te ditura prej punlicistit te shquar Spiro Dede.


Padiskutim, marrreveshja nene kujdestarine e Europes Euro-Atlantike eshte marreveshje vizjonare per demokratizimin e Ballkanit, zemra e te cilit jemi ne Shqiptaret qysh nga ster-historia dhe ne vijim.

Libri per Naften eshte lexuar prej meje, ne fazen qe autori, miku dhe kolegu im i lashte, e pergatiste per botim.

E admiroj logjiken e forte te Vangjel Kiocit ne arsyetimin e problemeve gjeologjike dhe jo gjeologjike. Sigurisht une kam individualietin tim ne zgjedhjen e premisave per zhvillimin e logjikes shkencore.

Mendja ime nuk funksionon si ene komunikuse me mendjen e kolegut tim shume te zotin.

Kjo konfirmon konceptin demokratik te te shprehurit, edhe kundr autoritetit te teorise standarde te origjines dhe levizjes rrjedhese te naftes per t'u pozicionuar neper kurthe qe e gjejme dhe e shfrytezojme. . 


Eshte ZYRTARIZUAR QE ORIGJINA E NAFTES ESHTE BIOGJENE, UNE ARGUMENTOJ NDRYSHE NGA ARGUMENTAT QE SILLEN NE DOBI TE ORIGJINES ABIOGJENE, dmth qe e bejne te pranueshme teorine e origjines inorganike te hidrokarbureve ne teresi.

Autori Vangjel Kici e zhvillon teorine tij duke qendruar permbi keto dy teori. I lumte dhe i uroj sukses teorise se tij qe te behet nje alternative e rendsishme ne kerkimet gjeologjike per naften dhe te tjera.

Me konsiderate

Vedat Shehu



-------------------------------




http://floripress.blogspot.com/2013/04/pershendetje-dhe-nje-porosi.html




 Spiro Dede 
To: Flori Bruqi 
Cc: floribruqi@live.com
Sent: Friday, 19 April 2013, 22:17
Subject: Pershendetje dhe nje porosi..


19 prill 013

I nderuar z.Flori

Shendet e mbaresi per te gjithe ju.
Sa degjova kalimthi ne TV se ne Bruksel u arrit marrveshja e shumenegocuar Prishtine -Beograd. Ketej liderat tane po e quajne ngjarje te shenuar e te gezueshme per Kosoven e Shqiptaret.. Uroj te jete vertet e tille…

Sot 19 Prill nisa me Poste Ajerore ne adresen tuaj nje Pliko me 10 kopje te Librit te mikut tone Zef Pergega “ORA e RODIT”, i sapo dale nga shtypi.Besoj se Zefi do t’u kete njoftuar per kete.
Plikua per te ju ka kete Kod Bar : CP963506760Al

Ardhte e mbare.

Ne kete pliko kam futur edhe 1 kopje te nje libri te sapodale nga shtypi ”Nafta ne Albanide- Ide te reja mbi gjeologjine e Shqiperise” me autor Pr. Dr Vangjel Kici.
Eshte nje studim interesant, frut I nje pune dhjetravjecare kerkimore e shkencore te Prof Kicit, nje nga specialistet e njohur te kerkim –zbulimit te vendburimeve te naftes ne rajonin e Albanideve. Ka plot te dhena burimore , ide, harta, skica etj me mjaft interes edhe per Kosoven si pjese natyrore e rajonit te albanideve, gje qe me siguri do te ngjalli interesin e gjeologeve e specialisteve kosovare te shkencave natyrore.

Do t’ua dijme shume per nder une dhe sidomos autori I librit ne se ju do te mundni ta pasqyroni ne rubrikat publicitare te agjensise Floripress daljen ne qarkullim te ketij libri.
Kur te mbrije plikua ju, qofte edhe duke I hedhur nje shikim Permbajtjes se Lendes do te gjeni plot referenca per Kosoven e zonat e saj naftembajtese ..Une I kam shkruar Profesorit ( ai prej vitesh jeton ne Kanada) per Ju e Agjensine tuaj dhe paraprakisht me ka shkruar se do te ndihej i lumtur dhe i nderuar ne se Agensia Juaj do te shkruaj dicka per kete pune te jetes se tij.. (U perpoqa t’u dergoja 2 kopje te librit, por Posta jone e hoqi njerin sepse kalohej kufiri i peshes strikte te plikos dhe, dihet, ne ketej jemi… ekzakte si peshore farmacie , s’te falim as qimen....)

Ne se ju pas publikimit do t’u vijne kerkesa per kete liber, ose me njoftoni mua t’ua nis , ose jepuni te interesuarve adresen time dhe ua dergoj une. Nderkohe po lidhem me agjensine e librit te Z Jahir Ahmeti- Prishtine me shpresen qe ai te marri nje sasi kopjesh per Kosoven. Libri ka 226 faqe, me format te madh 15.5 x 23.5 cm dhe me nje cmim thuajse simbolik , 200 leke/copa.

Me ndjeni per kohen e lodhjen.
Uroj me te mirat per Ju.
Shendet e Mbaresi

Me respect
Spiro Dede

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri