UNË JAM ME KASTRIOT ISLAMIN




REXHEP SHAHU



Lajmi se një grup freshistësh (FRESH = Forumi rinor eurosocialist i Partisë Socialiste) ka shkuar dhe ka protestuar tek shtëpia e deputetit socialist Kastriot Islami, më shkaktoi frikë. Dhe më nxiti të reagoj në mënyrën time për të treguar solidaritet njerzor dhe intelektual me Kastriot Islamin njeri dhe intelektual.
Unë nuk jam socialist, Kastrioti është socialist. Unë nuk jam politikan, ai është dhe si deputet ka bërë karierë politike deri kryetar parlamenti.


Por sot jam me të sepse duhet të jem me të për shkak se freshistët e Edi Ramës shkojnë gjasme për protestë dhe e kërcënojnë në shtëpi. Edi Rama me këtë gjest na kërcënon me frikë.




Don të instalojë frikën si pushtet të tij. Kjo frikë na frikëson të gjithëve por në të njejtën kohë duhet të na bëjë bashkë ta kundërshtojmë të gjithë dhe ta mundim frikën me të cilën na kërcënon Edi Rama.


Kastriot Islami para se me qenë politikan e deputet, është intelektual dhe si i tillë duhet përkrahur e mbrojtur nga intelektualët. Pasi ai nuk merr kallashin të luftojë me freshistët e Edi Ramës që na kujtojnë skuadrat e kohës kur Hitleri po startonte në pushtet.





 Që na kujtojne atentatet e Enver Hoxhës kundër shokëve e miqve të tij. Freshistët shkuan ta kërcënojnë Kastriot Islamin dhe Edi Rama nuk u distancua nga ky veprim. Familja dhe fëmijët e Kastriot Islamit duhet të jetojnë nën terrorin e freshistëve të Edi Ramës. Vejeni vetën sejcili në vend të Kastriot Islamit. Dhe mendoni që kur kërcënohet një deputet, vajmedet për një njeri të thjeshtë të këtij vendi, për një zyrtar të rëndomtë të këtij shtetit.


Unë jam me Kastriot Islamin se nëse nuk jam unë, nëse nuk je ti, nëse nuk bëhemi të gjithë, nesër do të kemi të njejtin fat të gjithë ata që nuk hedhim valle sipas melodisë së Edi Ramës.



 Të gjithëve do të na sjellë para dyerve të shtëpive tona freshistët sot civilë e nesër me uniformë policie apo si polici sekrete. Dhe do t’i detyrojë njerzit që e kanë vrarë frikën që të vriten me policët e Edi Ramës.


Unë jam me Kastriot Islamin sepse jam me paprekshmërinë dhe pacënueshmërinë e lirisë përsonale të individit, të banesës a pronës së individit e të familjes së individit.


Unë jam me Kastriot Islamin edhe për shkakun se ndërkombëtarët, këshillonjësit tonë që duan të bëjnë eksperimente në ne, për ne e mbi ne, nuk u alarmuan publikisht, nuk e bënë kryeshqetësim kërcënimin e skuadrave freshiste edhe me thinja të Edi Ramës ndaj Kastriot Islamit në shtëpinë e tij, por për hir të stabilitetit në sipërfaqe pranojnë tërmet në thellësi.




Për hir të stabilitetit formal, nervozohen pse normalizohet sipas ligjit e frymes, dhe sipas mendësisë këtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe pse mazhoranca nuk bëhet minorancë, duke harruar me qëllim ndoshta se detyra për të bëre dhe organizuar zgjedhjet është së pari e mazhorancës dhe jo e opozitës pasi ato si arbitra, mazhorancës do i kërkojnë llogari.


Në këtë tollovi, ku shqiptarët po pohojnë se janë shtet, se kanë filluar të kenë fuqi, se kanë institucione që marrin vendime dhe ndërkombetarët për këtë duhet të gëzohen se u ka ecur puna duke ndikuar me këshilla e seminare tek shqiptarët, pra në këtë tollovi, ndërkombëtarët duhet t’i kërkonin qeverisë të mbrojë me çdo kusht Kastriot Islamin.



Dhe të jenë krenarë që në Shqipëri, si në Amerikë, parlamenti është përfaqësues i denjë i sovranit dhe vendos në emër të sovranit siç atje vendos kongresi amerikan në emër të sovranit, shpesh herë në kundërshtim me vendimet apo dekretet e presidentit që atje ka shumë fuqi se është i zgjedhur drejtpërdrtejt nga populli.

Nëse nuk e mbrojnë edhe ndërkombëtarët Kastriot Islamin, atëhere ne duhet të besojmë se ndërkombëtarët po e mësojnë, nxisin dhe yshtin Edi Ramën që ta marrë pushtetin me dhunën e frikës me përkrahjen e ndërkombëtarëve, në emër të të cilëve flet pa dert përditë si zëdhënës jo zyrtar i tyre.



 Siç e nxitën të majtët e botës, Papanderu i suksesshëm me socialsitët e tjerë që qeveriskan në Europë dhe ai do të ndihmojë Kosovën, të bënte koalicion me Metën për shumicën në KQZ dhe tani nuk i duhet më Meta (askush nuk i duhet Ramës pasi mbaron punë me të dhe të gjithë i konsideron njëpërdorimsha…) pasi Meta do t'ia kërkojë anëtarin e KQZ që i takon si partia e dytë e opozitës, ose Meta do të pranojë vendin nën sqetullën e Ramës pa asnjë marrëveshje, pa asnjë kusht, vetem e vetëm të jetë nën sqetullën e Ramës dhe të parfumoset me erën e djersës së sqetullës së Ramës.


Une jam me Kastriot Islamin sot se ai ka nevoje dhe për momentin ndoshta ndjehet vetëm. Por në fakt unë jam me Kastriot Islamin se, unë dhe ne, kemi më shumë frikë se ai nga policia sekrete e neserme e Edi Ramës që shfaqet sot si freshiste.


 Jam me Kastriot Islamin, me shume se për atë, për vete, për ne.
Jam me Kastriot Islamin sepse para Edi Ramës mosmirenjohes e kërcënues, jemi të gjithë Kastriotë Islamë të kërcënuar nga pushteti i frikës që don të instaloje Edi Rama.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri