Bojkotohet samiti i Ohrit

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, nuk do të marrë pjesë në Samitin e presidentëve të vendeve të rajonit, i cili do të mbahet më 1 e 2 qershor 2013 në Ohër, raporton rtk. Për shkak të mosftesës së Kosovës në këtë ngjarje, samiti do të bojkotohet edhe nga Shqipëria dhe Bullgaria, ndërsa ka reaguar ashpër edhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.



Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Samitin e Kryetarëve të shteteve të Evropës Juglindore.

Ai do të shkoj një ditë më parë në takimin e Ministrave të jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që do të mbahet më 31 maj në Ohër dhe menjëherë në mbrëmje do të udhëtojë drejt Brukselit, pa takuar pjesëmarrësit e Samitit të Ohrit.

Presidenca maqedonase paraprakisht kishte paralajmëruar edhe pjesëmarrjen e Fyles në Samit, por mund të jetë vendimi i shtetit maqedonas për mos të ftuar Kosovën, që i ndryshoi mendjen në momentin e fundit diplomatit Fyle.

Samiti do te bojkotohet edhe nga Shqipëria. “Fakti se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk është ftuar të marrë pjesë në këtë eveniment, në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit dhe të dialogut që mbizotëron në rajon dhe që lehtëson arritjen e synimit të përbashkët, atë të integrimit evropian”, theksohet si shkak për vendimin e presidentit shqiptar, Bujar Nishani, për të bojkotuar Samitin.


Samitin e Ohrit e ka bojkotuar edhe presidenti i Sllovenisë Barut Pahor.

Klan Kosova, merr vesh nga burime ndërkombëtare, që slloveni nuk do të marr pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve në Ohër të Maqedonisë, i cili po organizohet nën ombrellën e organizatës rajonale SEECP.

Në rast, se ky samit mbahet, Sllovenia do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Shkup.

Por, Zhurnal njofton se kjo ngjarje është anuluar krejtësisht.
Presidenca ka anuluar takimin, pas lajmit se ai do të bojkotohet nga presidentët e Shqipërisë dhe të Kroacisë, si rezultat i mungesës së ftesës për presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pritet të dalë para medieve në orët e pasdites.




Burime nga Zagrebi konfirmojnë se tash në orët e fundit, edhe Presidenti Kroat Ivo Josipovic ka vendosur të mos marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve në Ohër të Maqedonisë, i cili po organizohet nën ombrellën e organizatës rajonale SEECP.

Vizita e Josipovic ka qenë paralajmëruar edhe si një fitore diplomatike e Maqedonisë pasi planifikohej të takonte edhe Presidentin serb, Tomislav Nikolic.

Pas mosftesës së Presidentes Jahjaga nën presionin e Presidencës serbe, Maqedonia tani është para dështimit total të Samitit. Serbia që vitin e kaluar e ka bërë të qarte vendimin se Kosova kurrë nuk do të mund të marrë pjesë për shkak se nuk është shtet-anëtar i SEECP, por BE ka pritur se një vizitë e Jahjagës dhe Ministrit Hoxhaj do të jetë e mundur pas arritjes se marrëveshjes së Brukselit.

Përndryshe, në Samitin e Ohrit, nuk do të marrë pjesë as Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria.

Burime të Express nuk kanë mundur të tregojnë nëse Kroacia, megjithatë, do të përfaqësohet në Samitin e Ohrit me Ministren e Jashtme, Vesna Pusic.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri