Bujar Nishani, mediave: Të shmangen emocionet e panevojshme në zgjedhje



Nishani, mediave: Të shmangen emocionet e panevojshme në zgjedhje
Presidenti Bujar Nishani në një mëngjes pune me drejtues të mediave dhe gazetarë, deklaroi se ky takim mbahet lidhur me situatën zgjedhore në vend.
Sipas tij zgjedhjet zënë një vend dhe një moment të rëndësishëm për jetën e vendit, duke nënvizuar se kontributi i elitave është përgjegjësi dhe kërkesë e shoqërisë.
“Media përfaqëson një pushtet real, çdo media ka politikën e vetë editoriale, por unë besoj se ndajnë së bashku idenë dhe besimin se në raport me çështje të interesit më të lartë kombëtar, në raport me çështjet e interesit më të lartë shtetërore, politikat redaktoriale do jenë të përgjegjshme. Ndaj e ndërmora nismën për takimin, për të kërkuar ndihmën tuaj, kontributin tuaj përgjatë fushatës elektorale, ditës së zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, për të monitoruar më mirë ecurinë e procesit zgjedhor”, deklaroi Nishani citon Noa.al.
Në këtë linjë ai kërkoi që zgjedhjet të pasqyrohen me transparencë, për të treguar gjithë atë që ndodh, duke kërkuar që të shmangen emocionet, ndërsa shtoi se është e rëndësishme të evitohet kthimi në dramaticitete dhe tensione të panevojshme.
Duke u ndalur në fushatën elektorale Presidenti tha se ka pasur shpeshherë opinione nga kënde të ndryshme, për një dyshim të madh të dështimit të procesit zgjedhor në Shqipëri.
Lidhur me këtë çështje, duke iu referuar eksperiencave të tij elektorale, Nishani tha se një nga siguritë më të mëdha të garantimit të një ecurie normale të procesit zgjedhor është vetë opinioni publik dhe qytetar.
Presidenti shprehu bindjen se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të realizuar zgjedhje sipas standardeve të merituara, por theksoi se kjo bindje është konsoliduar për shkak të nivelit të maturisë dhe pjekurisë së qytetarit në proceset zgjedhore.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri