5/28/13

Globalizmi

Dimensionet e globalizimit
Dimensionet janë tëlidhur ngushtë me njëri tjetrin...

 
Në dallimin e - në rastin e grafikut tonë pesë - dimensioneve është e rëndësishme të shihet, se këto nuk ndahen qartë nga njëri-tjetri. Kështu - vetëm për të përmendur disa shembuj - problemet e mjedisit nuk mund të trajtohen si të izoluara as nga dimensioni i „Ekonomisë“ dhe as nga ai i „Politikës“. Kjo ndërthurje ndërkombëtare jo vetëm e aktorëve por edhe e fushave tematike bën pjesë te veçantitë e globalizimit.
 
Fushëprerjet  dhe kufinjtë...
Dimensionet e ndryshme formojnë fushëprerjet e tyre ndryshueshmërisht të mëdha  me „globalizimin“, sepse në fakt është e rëndësishme të shihet, se çfarë bën pjesë në globalizim dhe që ai nuk ezaurohet aspak në procese thjeshtë ekonomike, edhe pse duhet thënë se globalizimi ekonomik paraqet fillesën dhe një force të rëndësishme lëvizëse. Por po aq e rëndësishme ështëtë kuptosh, se jo gjithçka bën pjesë në globalizim apo përcaktohet prej tij në mënyrë vendimtare.

Edhe globalizimi ka kufijtë e tij. Ky aspekt duhet mbajtur parasysh si një hap më tej për njëtrajtim të diferencuar. Nga njëra anë bëhet fjalë për fushëprerje - ndryshueshmërisht të mëdha në varësi të  dimensionit, nga ana tjetëështë fjala për t'u distancuar nga pushteti i konceptit dhe përdorimit të tij të gjithëpranishëm, në mënyrë që të mund të rrokim kufijtë e tij (shih edhe faqen më vete mbi "Rajonalizimin").
 
Dimensioni ekonomik ...
Shembuj për të gjitha dimensionet mund të gjenden pa problem në shtypin e ditës, ku dimensioni ekonomik është në plan të parë (rritja tejet e madhe e tregtisë dhe investimeve direkte, globalizimi i tregjeve financiare si shembull parade, prodhimi i integruar ndërkombëtar, sipërmarrje ndërkombëtare, konkurrenca lokale e shteteve dhe rajoneve, fundi i ekonomive kombëtare).

Këtu theksohet shpesh fakti, që këto procese janë mbiquajtur gabimisht me etiketën e  „Globalizimit“, meqenëse ato përqendrohen kryesisht në Amerikën e Veriut, Evropë dhe ne AzinëJuglindore (Japoni). Për këtë arsye, më i përshtatshëm duket, se është termi i „Triadizimit“ (shih faqen më vete mbi "Triadizimin").
 
Dimensioni i mjedisit ...




 
Probleme globale si ngrohja e atmosferës së tokës, vrima e ozonit apo shpyllëzimi i pyjeve tropikale e bëjnë të qartë globalizimin në mënyrën më mbresëlënëse, pasi këtu bëhet fjalë pa diskutim për probleme globale, të cilat kanë nevojë për një trajtim global. E megjithatë, nëaspektin e mjedisit natyrisht ka edhe probleme lokale dhe rajonale, edhe atëherë kur ato dëshmojnë të kenë karakter ndërkufitar, si p.sh. ndotja e lumenjve.

Më tej bëhen të qarta varësitë e „çkufizuara“ në kohë dhe hapësirë kur mbajmë parasysh faktin, se mbijetesa e shteteve të vogla ishull, të cilat janë grupuar në organizatën  AOSIS dhe që janëtë kërcënuar në ekzistencën e tyre nga ngritja e mëtejshme e nivelit të detit, varet nga sjellja e shkuar dhe e ardhshme e të gjithëve, veçanërisht e njerëzve, që banojnë në shtetet me industri shumë të zhvilluar.

Ndaj nuk duhet të habitemi, që ketyre problemeve u ishte kushtuar edhe konferenca e parë e njërradhe të tërë Konferencash botërore në vitet '90, ajo mbi mjedisin dhe zhvillimin në Rio de Janeiro në vitin 1992.
 
Dimensioni shoqëror ...
Bota po shndërrohet në një „global village“, përveç komuniteteve tradicionale si familja apo fqinjësia po dalin në skenë komunitete të reja komunikimi (Chat, E-Mail), por: ato nuk zëvendësojnë dot këto hapësira tradicionale komunikimi, sa për të përmendur një shembull nga dimensioni shoqëror.
 
Dimensioni kulturor ...
Prodhimet e Hollywood-it mund të shihen në të gjithë botën, nuk duhet mohuar një lloj „Amerikanizimi“ i kulturës, por: kjo nuk do të thotë, se kulturat rajonale apo lokale po zhduken. Krejt e kundërta: ndërgjegjësimi për këto kultura bën pjesë pikërisht në dukuritë shoqëruese tëglobalizimit, arsye kjo për të cilën në debat është shfaqur edhe termi  „Glokalizim“.
 
Dimensioni politik ...
Politika duhet të luftojë probleme masive. Globalizimi dhe konkurrenca lokale kufizojne hapësirën e veprimit për politikën kombtare, shumë probleme mund të trajtohen  në mënyrë të përshtatshme vetëm në nivel ndërkombëtar apo global. Duhen gjetur forma dhe arena të tjera të politikës. Kështu integrimi evropian përcaktohet si një përgjigje sukses-premtuese ndaj sfidave tëgobalizimit.

Politika e organizuar sikurse edhe më parë kryesisht në nivel territorial dhe në kuadrin e shteteve kombtare ka mbetur prapa në krahasim me ekonomine e organizuar gjithnje e më tepër në mënyrëinternacionale apo globale, e çliruar nga kufinjtë dhe materia. Vendosja e kapitalizmit në„shtratin“ e një shteti social kërcenon të dështojë në këtë disraport bazë.

Por jo për gjithçka, për çfarë qortohet globalizimi, është vërtetë ai përgjegjës. Shpesh ai shërben për politikanët si kokë turku dhe armë argumentimi për të gjitha qëllimet. Ky aspekt bëhet i qartënëse merren në analizë shembuj nga fusha  e politikës, që nuk bëjnë pjesë në fushëprerjen me globalizimin.


Dukuritë komplekse mund të shpjegohen vetëm në mënyrë multikazuale. Për këtë, në debatin mbi globalizimin të gjithë janë të tënjëjtit mendim, të githa të tjerat mbeten të diskutueshme. Në varësi të përkufizimit apo të koncepit mbi globalizimin ndryshojnëedhe shkaqet dhe forcat e tij lëvizëse. Grafiku i mëposhtëm paraqet shkaqet e përmendura më shpesh, pa pretenduar që listaështë e plotë.
Nuk ka  dyshim, që risitë teknologjike, veçanërisht në fushën e informacionit dhe të komunikimit, kanë luajtur dhe vazhdojnë tëluajnë ende një rol qendror.  Interneti është në shumë pikëpamje shëmbëlltyra e globalizimit. Globalizimi i tregjeve të financës, dërgimi brenda sekondës i shumave në madhësi të paimagjinueshme rreth e përqark globit nuk do të kishte qenë i mundur pa këtëteknologji, po kështu organizimi i prodhimit të integruar në nivel ndërkombëtar dhe shumë e shumë të tjera.

Rritja e tejmadhe e tregtisë si një element tjetër qendror i globalizimit ekonomik është jo pak rezultat i faktit, që kostot e transportit kanë rënë në mënyrë të rrufeshme dhe që mallrat mund të transportohen shumë më shpejt. Kjo vlen në mënyrë tëveçantë për sektorin e shërbimeve: Produkte si software apo database mund të dërgohen në këndin tjetër të botës brenda sekondash me anë të transmetimit të të dhënave.

Edhe fundi i Luftës së Ftohtë përmendet shpesh si arsye. Ndërsa bota në konfliktin mes lindjes dhe perëndimit ishte ndarë në dy kampe, tanimë ky kufi - „Perdja e hekurt“ - nuk ekziston më që prej viteve 1989/90. Shtetet e dikurshme të „Bllokut të Lindjes“ janë hapur tanimë përkundrejt tregut botëror. Gjithnjë e më shumë shtete tregojnë se kanë besim te demokracia dhe ekonomia e tregut  si parime bazë të organizimit.
Një rol shumë të rëndësishëm - para së gjithash në nivelin e vetëdijes - kanë luajturproblemet globale. Këtë nuk e tregojnë vetëm  „bizneset e mbarë një bote“ nështetet e zhvilluara industriale. Problemet globale kërkojnë një ndërkombtarizim tëpolitikës dhe mbështesin  një vetëdije globale. Organizata të tilla si Greenpeace oseAmnesty International, që u përkushtohen të tilla temave globale si mjedisi dhe tëdrejtat e njeriut, janë Global Players. Tashmë janë duke u ravijëzuar premisat e njëshoqërie botërore.
 

Pikërisht kritikët e globalizimit si p.sh. Network-u ATTAC tërheqin gjithnjë vëmendjen në lidhje me faktin, që nuk kemi të bëjmë me një proces të detyrueshëm, se globalizimi që pas Luftës së Dytë Botërore është kryesisht pasojë e njëpolitike çrregullimi nën udhëheqjen e SHBA (shih faqen më vete të "ATTAC"). Pa liberalizimin e tregtisë botërore nëkuadër të  GATT ose të WTO ky zhvillim nuk do të kishte qenë i imagjinueshëm.
 
Informacione interesante mbi këtë tematikë gjeni në faqet e internetit të organizatave të"Bretton Woods":

Problemet pasojë e globalizimit
Globalizimi na prek të gjithëve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Qartësimi i këtij aspekti dhe i rëndësisë madhore të kësaj problematike është qëllimi i këtij kursi bazë. Këtu luan një rol qendror vlerësimi objektiv i mundësive dhe rreziqeve, vlerësim ky i distancuar nga të gjitha djallëzimet apo himnet e zakonshme të adhurimit.

Dinamika e globalizimit ecën përpara përmes forcash ekonomike por pasojat e tij më vepruese ndihen në fushën  e politikës“ (Klaus Müller).
Edhe në kuadër të problemeve pasojë të globalizimit në debatin publik operohet me fjalë kyçe, të cilat duhen analizuar më tej. Një përzgjedhje të këtyre fjalëve, e cila mund të plotësohet pa problem sipas situatës, prezanton edhe grafiku i mëposhtëm. Pikënisje të këtij fragmenti do të ishin raporte gazetash ose tekste marrë nga interneti, me të cilat ndeshemi pothuaj përditë.

Një aspekt i rëndësishëm në lidhjë me sfondin informativ të fjalëve kyçe prezantohet edhe në Kursin baze 2 lidhur me dimensionet e globalizimit, ku edhe pyetet, se cilat aspekte të dimensioneve të ndryshme i përkasin globalizimit (fushëprerjet) dhe cilat jo.  Këtu duhet pyetur në mënyrë analoge, se për cilat aspekte të pjesshme të problemeve të përmendura duhet bërë përgjegjës globalizimi si dhe për cilat aspekte janë përcaktuese shkaqe të tjera.

Kështu, për fushën e politikës sociale  ka analiza të shumta të diferencuara, të cilat vënë në qendër të tyre zinxhirin kazual strikt "Globalizimi > konkurrenca lokale > Dumping social" si dhe përpiqen të qartësojnë, se deri ne ç’masë mund të kufizohet faktikisht hapësira e veprimit të shteteve kombëtare ne aspektin e politikës sociale nga proceset e globalizimit.

Shpjegime në lidhje me problemet pasojë

Në një artikull të Daniel Bell në vitet '80 fjalia e shumëcituar, se shtetet kombëtare janë shumë të mëdha për problemet e vogla dhe shumë të vogla për problemet e mëdha, zhvlerësohet. Probleme globale si p.sh. ai i efektit serrë janë po aq të pamundura për t’u zgjidhur sa edhe problemet lokale në sistemin arsimor.

Pasoja: Shteti kombëtar gërryhet. Ai nuk zhduket apo bëhet i tepërt, sikurse sugjerojnë shumë komente, ai gërryhet. Nivele të tjera të zgjidhjes së problemeve si nën ashtu edhe sipër rrafshit kombëtar dalin në skenë. Kufijtë dikur të ngurtë të territorit, pushtetit dhe popullit të një shteti tashmë janë më poroze. Pas ligjëratës mbi „Erozionin e shtetit kombëtar“ nuk qëndron as me pak e as më shumë se kaq, proces ky që në Evropen e BE-së ka ecur shumë përpara. Këtu shtetet ia kanë dhënë kompetencat e tyre qendrore, deri në njësimin e monedhës, një organizate tjetër të re mbikombëtare.

Të gjtha këto fenomene nuk janë të reja – që prej viteve 70-të diskutohet rreth tyre nën termin e n
dërvarësisë -, por proceset jane përshpejtuar dhe kanë arritur përmasa të reja si nga pikëpamja cilësore ashtu edhe nga ajo sasiore. Këtu është edhe risia e globalizimit.

Kjo vlen në të njëjtën masë edhe për aspektet e tjera përmendur në grafik. Shkatërrimi i mjedisit si dhe shpërndarja e padrejtë kanë ekzistuar që përpara se të flitej për globalizimin. Këtë nxjerr në pah me forcë edhe lëvizja e konsiderueshme e kritikëve te globalizimit
 (shih faqen me vete mbi "ATTAC"). Nga ana tjetër globalizimi krijon premisat, që problemet globale të përballohen në mënyrë të përshtatshme, pikërisht në nivel global.

Ulja e shërbimeve sociale dhe për pasojë edhe e shpenzimeve dytësore të pagës me qëllim rritjen e aftësisë konkurruese në kuadër të konkurrencës globale kërkohet nga ekonomia si domosdoshmëri, ndërsa sindikatat paralajmërojnë për rrezikun nga „Dumping social“.
Eshtë e padiskutueshme, se punëtorët në Indi fitojnë më pak se ata në Evropë dhe që kjo do të mbetet kështu
 për një farë kohe. Kjo përbën për sipërmarrjet një potencial të konsiderueshëm kërcënimi: ato mund të kërcënojnë me largimin në „vende me pagë të ulët“. Por edhe kjo varësi, në dukje e qartë, nuk i bën dot ballë një analize më të saktë.  Vendimet lokale nuk merren në bazë të kostove të pagave. Faktorë të tjerë, si p.sh. niveli i arsimimit apo prezenca në treg, luajnë një rol po aq të rëndësishëm.

Globalizimi nuk do të thotë, se gjithçka mund të rregullohet dhe zgjidhet pa problem. 
Por globalizimi mund të instrumentalizohet si argument apo si shtrat për kërcënime largimi
.


Global Governance
Nëse problemet marrin gjithnjë e më shumë karakter global, atëherë duhet të "globalizohet" edhe zgjidhja politike e problemit.Për këtë ekzistojnë koncepte të ndryshme deri në ngritjen e një shteti ndërkombëtar. Meqenëse kjo do të mbesë të paktën edhe për njëfarë kohe një utopi dhe, sipas mendimit të shumë të tjerëve, edhe e padëshirueshme, po kërkohen rrugë dhe mënyra të tjera të reja organizimi për politikën në epokën e globalizimit. Për këtë ka lindur termi "Global Governance". Global Governance përcaktohet si...
bulletQeverisje dhe qeveri botërore
bulletPolitikë e brendshme botërore
bulletPolitikë e rendit botëror
bulletPolitikë e shek. të 21-të
bulletKundërkoncepti i neoliberalizmit
bulletPërgjigje ndaj globalizimit
Tabela e mëposhtme përmbledh përpjekje të ndryshme për të përkufizuar Global Governance, të cilat përçojnë përshtypjen e parë në lidhje me dimensionet e rëndësisë dhe drejtimin e lëvizjes së linjave:
Global Governance është ...
... korrigjim politik  i ekonomisë së tregut të globalizuar në kuptimin … e një lidhjeje të sistemit ekonomik në objektiva shoqërorë më gjithëpërfshirëse…
[Holger Mürle]
„... bashkëveprimi i aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë nga niveli lokal deri në atë global ...”
[Dirk Messner / Franz Nuscheler]
„... jo vetëm një koncept jo-politik, por një projekt për riorganizimin e politikës në të gjitha planet e veprimit… Global Governance do të thotë, të shmangësh dorëheqjen kërcënuese të politikës nga të ushtruarit e veprimit të saj në favor të disa logjikave anonime të sistemit si dhe tëmënjanosh krijimin e një ‚bote të pa-shtet‘ ...“
[Dirk Messner / Franz Nuscheler]
„... Kërkohen premisa zgjidhjesh, që nuk vënë në diskutim avantazhet ekonomike dhe politike të globalizimit dhe që janë të prirura për të kapërcyer apo zbutur padrejtësitë ose rreziqet që kanë lindur.. Kjo detyrë ndërkohë përcaktohet me termin Global Governance ...“
[Deutscher Bundestag]
„... një sistem kompleks disanivelesh i  qeverisjes përtej shtetit kombëtar...“
[Ulrich Menzel]
„... përpjekje për zgjidhjen e problemeve globale ...“
[Dirk Messner / Franz Nuscheler]
„... e kundërta e rregulloreve, që kanë për përmbajtje një liberalizim dhe globalizim të mëtejshëm të tregjeve...“
[Holger Mürle]
„...  një koncept i lindur nga deficitet në normatizim të politikës botërore, me anë të të cilit duhet të përforcohet transparenca e institucioneve ndërkombëtare përmes përfshirjes së aktorëve joshtetërorë...”
[Klaus Müller]
Kapitalizmi është një tigër i fuqishëm dhe i fortë, i cili mund të ngacmohet dhe nxitet për të gjallëruar ekonominë – duke presupozuar, që forcat e tij zbuten nëpërmjet institucioneve qytetare dhe politike. Globalizimi e ka liruar këtë tigër nga kafazi, duke ia ekspozuar një kapitalizmi "të egër", i cili në mënyrë të ngjashme me një tigër i ka rifituar sërish të gjitha instiktet e tij grabitqare dhe gllabëruese“ [Benjamin R. Barber].
Qëllimi i Global Governance është rizbutja e „tigrit“ të liruar nga globalizimi.
Global Governance si përgjigje ndaj problemeve globale
Shpërndarja e padrejtë e fitimeve, pezullimi i tatimeve përmes qendrave offshore, krizat ndërkombëtare si pasojë e lëvizjeve të paimagjinueshme spekulative të kapitalit, konkurrenca lokale shkatërrimtare për shkak të potencialit kërcënues të sipërmarrjeve multinacionale si dhe probleme të tjera pasojë të globalizimit (ekonomik) mund të trajtohen në mënyrë të përshtatshme vetëm në kuadrin global, ku aktorët duhet të bashkëpunojnë në të gjitha nivelet. E njëjta gjë vlen edhe për problemet globale te efektit serrë mbi migrimin dhe kriminalitetin ndërkombëtar deri përhapjen e armëve atomike, biologjike dhe kimike.

Për të gjitha këto, por edhe për probleme të tjeraë shteti kombëtar është shumë i vogël. Në këtë kuadër u realizua „zbutja e parë dhe e suksesshme e kapitalizmit“. Tanimë kufijtë e tij, përmes të cilëve ai përkufizohet në mënyrë standarte, janë në një raport disporporcioni me çkufizimin përmes globalizimit: Shteti kombëtar po gërryhet, funksione të rëndësishme sht
etërore, siç është p.sh. garantimi i sigurisë së qytetarëve të tij në epokën e armëve të asgjësimit në masë, ai nuk mundet më t’i realizojë i vetëm.

Arkitektura e Global Governance
Vakuumin e lindur, mangësitë në normatim Global Governance kërkon t'i mbushë përmes bashkëpunimit ndërkombëtar – dhe këtu shteti kombëtar mbetet një nivel tepër i rëndësishëm normatimi – por edhe përmes formave të reja politike, veçanërisht përmes përfshirjes së shoqërisë civile (globale) dhe përforcimit të organizatave ndërkombëtare. 
Grafiku i mëposhtëm bën të qartë arkitekturën përkatëse:



Global Governance mes utopisë dhe domosdoshmërisë
„Global Governance nuk është një projekt romantik për një ‚botë të vetme‘ të shëndetshme, por një përgjigje realiste ndaj sfidave të globalizimit “, kështu argumenton Franz Nuscheler. Konceptet e Global Governance përpiqen të gjejnë linja zgjidhjesh për problemet ndërkombëtare. Domosdoshmëria e rrugëve të reja në zgjidhjen e problemeve është pothuaj diçka e padiskutueshme, megjithatë arkitektët e Global Governance e shohin veten shpesh objekt të qortimit, se projektet e tyre janë utopike.

Si duhet të funksionojë bashkëpunimi global në mënyrë efektive, nëse Shtetet e Bashkuara, si pushtet hegjemonial, të kërkojnë gjithnjë e më tepër të ecin vetëm, p.sh. duke dalë nga Protokolli i Kyotos, çka do të thotë një goditje e rëndë për përpjekjet në ndërtimin e një mbrojtjeje të klimës? E kush duhet ta koordinojë bashkëpunimin e shteteve, sipërmarrjeve?

Po edhe nëse do të mund të koordinohej një bashkëpunim efektiv: përmes kujt legjitimohen vendimet? Global Governance duhet të jetë në të njëjtën kohë efektive dhe demokratike. Të dyja këto kërkesa bazë ndërtojnë një raport të tendosur me njëra tjetrën.

Modelin më të përparuar të bashkëpunimit mes shteteve dhe shoqërive e shohim te Bashkimi Evropian (BE), i cili mund të vlejë eshe si laborator për Global Governance. Në kuadër të BE-së mund të shihet mjaft qartë dilema e tematizuar mes eficiences dhe demokracisë, ku duhet mbajtur vazhdimisht parasysh, që ngjashmëria mes shteteve evropiane është natyrisht shumë më e madhe se sa është standarti botëror.




No comments:

Post a Comment