TAHIR GECAJ: JEMI TË SIGURIMIT SHTETËROR! NË EMËR TË LIGJIT JE I ARRESTUAR, MË THANË!

Gjatë 1 prillit 1981, si në Prishtinë ashtu edhe në qëndrat tjera të Kosovës, të rinjtë nuk qenë vetëm. Populli ishte me ta edhe gjatë ballafaqimeve të tyre me aparatin represiv serbo’jugosllav, të përbërë nga njësitet speciale të policisë dhe të ushtrisë jugosllave, ndërkaq në mbrëmjen e asaj dite, kur makineria ushtarako’policore serbe bëri përpjekje ta bllokojë turmën e demonstruesve në qëndër të Prishtinës, që përbëhej prej rreth 100 mijë vetëve, populli pavarësisht nga përbërja klasore e sociale, ua hapi dyert të rinjve demonstrues dhe i shpëtoi nga masakra, që ua kishte pregatitur makinëria ushtarako’ policore serbe...
 Fryma gjithëpopullore e demonstratave
Periudha 15 ditëshe mes Demonstratave të 11 dhe 26 Marsit 1981, mbetet ndër më të rëndësishmet, shikuar nga aspekti i mënyrës së organizimit të palëve të konfrontuara: Grupimeve të ilegalës shqiptare, të dobësuara në masë nga burgosjet e herëpashershme, që vepronin nga ilegaliteti i thellë, e, të cilat me fillimin e Demonstratave të 11 marsit, e panë shansin për ta shtuar ndikimin në rininë studentore dhe për t`i plasuar platfomat e tyre politike; shërbimeve sekrete jugosllave, për të cilat dihej se brenda Kosovës vepronin së pakut pesë sosh, dhe, të cilat, kishin infiltruar dhe aktivizuar në radhet e demonstruesve një numër informatorësh, qoftë për t`u dhënë demonstratave kahjen e dëshiruar, qoftë për të kryer detyra e veprime konkrete; shërbimeve të huaja informative, të cilat, pa dyshim nuk rrinin duarkryq, nga se qysh në vitin 1979, një qëndër e huaj informative me ndikim, e kishte parashikuar Kosovën si qëndër të mundshme të turbullirave të mëdha të karakterit ndërnacional, trazira ato që do të mund të çonin deri në konflikte të pakontrolluara në tërë Ballkanin e edhe më gjerë, si dhe faktorit kryesor-Popullit shqiptar mbi dy milionësh, që dëshironte të bëhej zot i vetës dhe i lirisë së vet. Pra, gjatë asaj periudhe të shkurtër dy javore, një përbërje e forcave përafërsisht të këtilla, mbi të cilat mbizotëroi forca e popullit shqiptar dhe vetëdija e tij për t`u çliruar, bënë garë për të pasur ndikim në ngjarjet e mëdha që priteshin, në ngjarjet që, siç u vërtetua më vonë, do ta fillojnë epokën e unitetit real kombëtar shqiptar lidhur me domosdonë e pavarësimit nga Serbia.

Përkundër indikacioneve, që bëjnë me dije se shumë faktorë pretenduan të kenë gisht në Demonstratat e mëdha të vitit 1981, pjesëmarrja masive e faktorit popull, me të gjitha strukturat, të të gjitha moshave dhe pa dallim gjinie, do të jetë ai që do t`ua japë vulën e përgjithmonshme dhe do t`i cilësojë, si kryengritje të përgjithshme popullore shqiptare, që rezistoi aktivisht me mjete paqësore kundër politikës antishqiptare, që udhëhiqte shteti serbo-jugosllav. Shikuar realisht, organizatori kryesor i Demonstratave të vitit 1981, demonstratave që, me një shpejtësi prej rrufeje, morën karakter gjithëpopullor, ishte dhe mbeti vetëdija politike e popullit shqiptar për të qenë i lirë dhe i pavarur, vetëdije ajo e krijuar gjatë përpjekjeve e luftrave shumëshekullore, qoftë për të ruajtur qenien, individualitetin dhe identitetin e vet, qoftë për t` u çliruar dhe për të krijuar shtetin e vet në tokat dhe trojet etnike shqiptare.

Ishin disa mijëra mësues e mësuese shqiptare të të gjitha niveleve shkollore, anë e kënd Kosovës, para e pas vitit 1966 - ata që, me punën dhe sakrificën e tyre në procesin edukativo’arsimor, e fisnikëruan qenien e gjeneratave të reja dhe e përgatitën rininë shkollare në rrafshin kombëtar, dhe, pa dyshim, rezultatet e asaj pune kolosale dolën në pah, si në Pranverën e vitit 1981 ashtu edhe gjatë periudhave të mëvonshme, deri në çlirimin e Kosovës; ishin kuadrat e specializuara, që vepronin në institucionet pedagogjike, në entet e botimeve të teksteve shkollore e kudo tjetër, - ato që në rrethanat e presionit të vazhdueshëm politiko’ administrativ kishin arritur t`i pasuronin plan’ programet mësimore të të gjitha niveleve shkollore me përmbajtje kombëtare; ishte pra, vetëdijësimi kombëtar gjatë procesit edukativo’arsimor, si edhe edukimi tradicional kombëtar, si shkollë specifike kombëtare, mbi domosdonë e daljes nga robëria serbe, ndër faktorët kryesorë, që Demonstratave të vitit 1981, ua hoqën “Vellon ideologjike” (2), dhe u dhanë orientimin kombëtar, orientim ai që u manifestua si me pjesëmarrjen masive të të gjitha strukturave shoqërore në demonstrata ashu edhe me përkrahjen unanime të kërkesës për Kosovën Republikë, e natyrisht edhe me dislokimin e tyre nga Prishtina në të gjitha qytetet dhe në shumicën e komunave të Kosovës, por edhe ndër shqiptarët në Maqedoni. Jo njëherë, gjatë atyre ditëve të mëdha kombëtare, ndodhi që në radhet e para të demonstruesve të viheshin të rinj e të vjetër, punëtorë e fshatarë, gra shtëpiake e eintelektuale, e madje edhe fëmijë të mitur.


Demonstrata e 1 prillit 1981 në Prishtinë.

Gjatë 1 prillit 1981, si në Prishtinë ashtu edhe në qëndrat tjera të Kosovës, të rinjtë nuk qenë vetëm. Populli ishte me ta edhe gjatë ballafaqimeve të tyre me aparatin represiv serbo’jugosllav, të përbërë nga njësitet speciale të policisë dhe të ushtrisë jugosllave, ndërkaq në mbrëmjen e asaj dite, kur makineria ushtarako’policore serbe bëri përpjekje ta bllokojë turmën e demonstruesve në qëndër të Prishtinës, që përbëhej prej rreth 100 mijë vetëve, populli pavarësisht nga përbërja klasore e sociale, ua hapi dyert të rinjve demonstrues dhe i shpëtoi nga masakra, që ua kishte pregatitur makinëria ushtarako’ policore serbe. Përkrahja masive e popullit ndaj demonstruesve, la të kuptohej se Demonstratat e marsit dhe të prillit të vitit 1981, hapën një kapitull të ri të luftës politike, në të cilën pritej se do të përfshiheshin të gjitha strukturat shoqërore shqiptare.

Demonstratat i shuan me zjarr
Populli shqiptar në kuadër të ish’Jugosllavisë, edhe pse për nga numri ishte i treti, pas serbëve e kroatëve, i shpërndarë në tri republika, trajtohej si pakicë kombëtare, dhe ai status i dhunshëm që i ishte imponuar, sankcionohej me ligjet e nivelit federativ, republikan e krahinor, sipas të cilave, cilado përpjekje që do të bëhej për ta ndryshuar atë status, qoftë ajo në kuadër të organeve të atëhershme zyrtare, qoftë në mënyra të tjera, konsiderohej si përpjekje për rrënimin e bazave të shtetit dhe të pushtetit jugosllav. Nisur nga qëndrime të këtilla, ai pushteti i shpalli Demonstratat e rinisë shqiptare të vitit 1981, si armiqësore dhe kontrarevolucionare dhe kundër tyre i aktivizoi mekanizmat partiako-administrativë dhe policoro’ushtarakë, me anën e të cilëve demonstratat e qeta i shou me zjarr, duke vrarë e plagosur me dhjetra e qindra të rinj shqiptarë, që kishin zgjedhur demonstrimin publik si metodë për t`i shprehur kërkesat për më shumë liri e barazi, kërkesa të cilat mund të realizoheshin vetëm me Kosovën Republikë, të barabartë me republikat tjera, në kuadër të Federatës jugosllave.

Në natën mes 1 e 2 prillit të vitit 1981, në aeroportin e Prishtinës, zbritën aeroplanët ushtarakë me forcat speciale federative. Ndërkaq në mëngjesin e 2 prillit të gjitha qytetet dhe komunat e Kosovës u gdhinë të rrethura dhe të bllokuara nga njësitë ushtarako’ policore federative, të armatosura me mekanizëm të rëndë, ndërkaq mbi qytetet e Kosovës fluturonin ulët avionet luftarakë jugosllavë. Në ndeshjet e asaj dite mes demonstruesve shqiptarë duarthatë dhe forcave jugosllave, rrugët e Prishtinës dhe të qyteteve e fshatrave të Kosovës, u lanë me gjak. Zyrtarët jugosllavë, patën pohuar se gjatë Demonstratave ishin vrarë 11 veta, ndërkaq sipas vlerësimeve të botuara në shtypin e huaj bëhej fjatë për rreth 100 të vrarë.

Më 2 prill 1981, organet zyrtare politike e shtetërore serbo’jugosllave, e shpallën Gjendjen e shtetrrethimit dhe e aprovuan Ligjit mbi Gjendjen e jashtëzakonshme. Me aprovimin e atij ligji dhe me përshtatjen dhe aprovimin e ligjeve të tjera, që e mbështesnin atë, pushteti jugosllav ua krijoi rrethanat e përshtatshme mekanizmave represivë për të ndërmarrë fushatë të gjerë kundër popullatës shqiptare. Mekanizmat represivë të atij sistemi: policia sekrete dhe ajo publike, gjyqësia hetuese dhe ajo e ekzekutivës, të inspiruar dhe të udhëzuar nga udhëheqjet e larta partiake e shtetërore, e vunë në veprim tërë arsenalin e metodave të dhunës e të terrorit, të gërshetuar njëkohësisht me propagandë e luftë psikologjike kundër popullit shqiptar si tërësi brenda shtetit të atëhershëm.

Format e dhunës u shtrinë ndaj të gjitha strukturave shoqërore të shqiptarëve të Kosovës, duke i shpallur a priori si të dyshimtë të gjithë si një dhe si armiq potencialë të gatshëm për minimin e rrënimin e shtetit dhe sistemit të tij politik. Struktura e shqiptarëve të dyshimtë, të cilës i takonin pjesëmarrësit e Demonstrtatave dhe të shkolluarit, gjatë atmosferës së tërbimit antishqiptar dhe pas saj, qe zgjeruar në sajë të dosjeve të periudhës 1945-1966, të dosjeve të mëvonshme, si dhe të dokumenteve të arkivuara në kishat dhe në manastiret ortodokse serbe gjatë periudhës se Jugosllavisë së Versajës, duke i vënë në veprim edhe teoritë morbide mbi trashëgiminë e veprimtarisë antishtetërore, të cilësuara si gjene të trashëguara antiserbe (3) për t`i shpallur si të dyshimtë të gjithë shqiptarët në tërësi. Të dyshimtë i shpallën të gjithë ata shqiptarë, për të cilët strukturat udhëheqëse të organeve partiako’shtetërore serbe presupozonin se në rrethanat e caktuara mund të merrnin anën e demonstruesve dhe të ngriteshin kundër shtetit e sistemit jugosllav. Prandaj, ishte vërtet i madh numri i shqiptarëve, që iu nënshtruan masave të trajtimit policor të policisë sekrete. Gjatë përiudhës 1981’1987, sipas pohimeve të zyrtarëve jugosllavë, trajtimit policor iu nënshtruan rreth 600 mijë shqiptarë të Kosovës.

Ditëve të mëpasme ishin vërejtur Lëvizje të mëdha trupash nga zonat ushtarake të Nishit dhe të Shkupit, të cilat marshonin në drejtim të Kosovës. Ato kishin zënë pozitat kyçe rreth Prishtinës, në të cilën konsiderohej se mund të ndodhnin turbullime të mëtejme, por edhe rreth të gjitha qyteteve të tjera të Kosovës. Në tërë Kosovën kishte filluar mobilizimi i rezervistëve ushtarakë dhe formimi i njësiteve të policisë rezervë. Në kolektivat punonjës dhe në bashkësitë lokale i kishin aktivizuar forcat e mbrojtjes territoriale dhe në frymën e asaj gjendje kishin caktuar kujdestarinë e rregullt në institucionet, që konsideroheshin të një rëndësie të posaçme. Në të njëjtën kohë, grupe të përbashkëta aktivistësh të Kosovës e të Serbisë i vizitonin komunat dhe bisedonin me anëtarët e partisë dhe me popullin me qëllim të demaskimit të demontsratave dhe të kërkesave të shprehura në to, duke insistuar që populli të distancohej nga rinia studentore dhe nga kërkesat e tyre, qofshin ato edhe të natyrës sociale.

Duke u ballafaquar me një makineri të fuqishme represive politiko’administrative, studentët dhe rinia shqiptare e Kosovës e vuri në sprovë botërisht sistemin politik të ish’shtetit jugosllav dhe ua hoqi maskën tërësisht parimeve themelore, mbi të cilat mbështetej deklarativisht ai sistem, siç ishin: „Bashkim’vëllazërimi, barazia dhe bashkëjetesa mes kombeve e kombësive“ etj., parime ato, të cilat propaganda zyrtare, i kishte lëshuar në ullim, duke i përdorur si mashtrime ordinere për t`i hudhur hi syve turmës së gjerë popullore, dhe njëkohësisht duke synuar krijimin e opinionit të rrejshëm ndërkombëtar për Jugosllavinë si shtet demokratik, në të cilin gjoja nuk ekzistonte kurrfarë shkeljeje e të drejtave kombëtare e njërëzore të përfaqësuesve të kombeve e të kombësive në atë shtet.

Gjatë dhe pas Demonstratave të vitit 1981, ai sistem i vetëquajtur demokratik, jo vetëm që nuk u soll në mënyrë demokratike ndaj kërkesave paqësore të studentëve shqiptarë për më shumë liri, barazi e demokraci, por pikërisht ai dhe aparati i tij administrativo-politik, i lau rrugët e Prishtinës dhe të qyteteve të tjera të Kosovës me gjakun e të rinjve shqiptarë, duke pretenduar qoftë për ta shkelur guximin e tyre qytetar, qoftë për t`i pënguar që ta thonë mendimin e tyre, hapur e pa droe, me dinjitet dhe me vendosmëri mbi gjendjen reale në të cilën gjendej populli shqiptar dhe mbi aspiratat e tij. Rinia shqiptare e Kosovës, pavarësisht nga masakra që u ushtrua mbi të, e tha me guxim se shqiptarët e Kosovës me vise doemos duhej ta gëzonin statusin e kombit shtetformues në Jugosllavinë e atëhershme, status i cili mund të sigurohej vetëm me avansimin e statusit të Kosovës nga Krahina autonome në Republikë të pavarur, në kuadër të Federatës së atëhershme. Rinia shqiptare madje dha paralajmërimin se nëse ai status nuk do të mund të arrihej në sajë të marrëveshjes brendafederative, shqiptarët atë do ta fitojnë vetë, pavarësisht nga mjetet që do të detyrohen t`i përdorin. (Parulla: ”Republikë - Kushtetutë o me hatër o me luftë!“)

Klika e dëgjueshme shqiptare
Udhëheqja serbo’jugosllave gjatë viteve të pushtetit të saj, që nga viti 1945, kishte investuar mjete e mund për krijimin e një “klike” të dëgjueshme shqiptare, me anën e të cilës do të arrinte realizimin e qëllimeve të veta përkitazi me shqiptarët dhe Kosovën. Duke përdorur metoda të rafinuara me një spektër të gjerë veprimesh, si në aspektin e krijimit të rrethanave të një jete të shfrenuar e mondane, pjesë përbërëse dhe e planifikuar e të cilës kishin qenë edhe martesat e imponuara me gratë serbe, por edhe me kërcënime e mbjellje frike, - udhëheqja serbe, vërtet kishte arritur të krijojë një kategori monstrumësh shqiptarë, të cilët, ngadal por sigurt, gjatë viteve i shndërruan në një oligarki kosovare, të dëgjueshme dhe të dresuar për ta përdorur në rolin e langonjëve, që e ndjekin, por edhe që ia sjellin gjahun gjuetarit.

Gjatë periudhave kohore, në rastet kur ngjarjet në Kosovë nuk rridhnin sipas parashikimeve të udhëheqjes serbe, oligarkia kosovare në krye me Ali Shukriun, Kolë Shirokën, Sinan Hasanin e ndonjë tjetër, nuk kishte nevojë për instruksion a dresim të ri. Atyre s`u duheshin instruksionet, por u duhej ndërsimi. Ndërkaq, secila prej fjalive të dokumentave partiake, nga cilido nivel qoftë, ishte ndërsyese kundër shqiptarëve të Kosovës, në veçanti kundër rinisë studentore dhe një pjese të shtresës intelektuale shqiptare. Dhe, oligarkia e kishte bërë punën e vet: të gjithë të dyshimtit për të cilët supozohej se në qenien e vet bartnin „Gjene antiserbe“ ose i kishte burgosur ose i kishte suspenduar nga puna dhe i përgjonte për t`i burgosur. Kosovën e kishin pacifikuar me hekur e zjarr. Diferencimi ishte në vazhdim. Kuadrat e besueshme e kishin filluar veprimtarinë kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar. Pa përfunduar ai vit, i dhanë dënimet e para shëmbullore.

Në pranverën e vitit në vazhdim (1982), qenë mbajtur kongreset e konferencat partiake dhe kongresi i Komunistëve jugosllavë, në të cilin qe aprovuar „Ptatforma politike mbi Kosovën“. Në mbështeteje të qëndrimeve të atij dokumenti antishqiptar, në udhëheqjet partiake ishin zgjedhur kuadrat e reja, të verifikuara si besnike për realizimin e politikës së partisë në pushtet dhe të organeve zyrtare serbe e jugosllave. Në kuadër të ndërrimeve të tilla, edhe njëherë ishte bërë përtrirja e organeve partiake e shtetërore të Kosovës, duke i sjellë në vendet udhëheqëse pikërisht disa individë që kishin treguar gatishmëri për t`u konfrontuar me linjën kombëtare dhe me bartësit e saj, individë të clët edhe në rrethana të tjera kishin mbajtur qëndrim antishqiptar. Kuadrat e tilla, duke pasur për mbështetje Ptatformën politike, e intensifikuan fushatën e ndjekjes së specialistëve shqiptarë nga administrata shtetërore, nga jurisprudenca, nga arsimi e edukimi, nga mjetet e informacionit, nga ekonomia, pra nga të gjitha fushat e jetës shoqërore të Kosovës për t`i sjellë në vendet e tyre njërëzit që i plotësonin kushtet mbi përshtatshmërinë moralo’ politike.

Represaljeve dhe fushatës antishqiptare i bëhej propagandë, si në mjetet serbe e jugosllave të informacionit, ashtu edhe në ato në gjuhën shqipe. Këto të fundit, në veçanti ishin të pamëshirshme ndaj shqiptarëve që gjendeshin në arrest për „kundërrevolucion „ dhe që nxireshin para gjyqeve jugosllavo’shqiptare. Komentatorëve të redaksive në gjuhën shqipe shpeshherë nuk u mjaftonin shpifjet e UDB’es, të cilat, zakonisht mirrnin formën zyrtare përmes aktakuzave e vendimeve gjyqësore, por i ofendonin dhe i sulmonin edhe me arsenalin e vet të gënjështrave e fyerjeve, duke i përqeshur publikisht dhe duke i quajtur armiq të popullit të vet. Sulmet më brutale nëpërmjet shtypit do t`ia bëjë inteligjencës së burgosur, ajo gjeneratë gazetarësh që në atë profesion kishte startuar përmes përshtatshmërisë ideo’politike, do të thotë në sajë të përcaktimit antishqiptar.

Udhëheqja shqiptare e Kosovës, sidomos një pjesë e saj, që cilësohej si e dalë nga lufta, ishte zënë e befasuar me vendosmërinë që kishin shfaqur studentët dhe të rinjtë shqiptarë për t`i realizuar të drejtat e popullit të vet. Duke qenë se me veprimet çlirimtare të rinisë shqiptare, asaj udhëheqjeje i rrezikoheshin pozitat dhe privilegjat që gëzonte, ajo ishte angazhuar me tërë qenien kundër të gjithë atyre, që kishin marrë guximin për t`ua prishur ëndërrat mbi „Zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në kuadër të Jugosllavisë“. Ajo udhëheqje nuk ishte e vetëdijshme se po ai zjarr që e ndizte për ta djegur rininë shqiptare, do ta prekte edhe atë vetë, madje pa kaluar shumë kohë, dhe do ta hudhte në harresën e historisë.

Gatishmëri të patundje për t`i përdorur të gjitha mjetet kundër popullit shqiptar shfaqte sidomos treshi i përbetuar antishqiptar: Ali Shukria, Sinan Hasani dhe Kolë Shiroka, ndonëse nuk kishin ngelur larg tyre edhe ca të tjerë, të vjetër e të rinj. Megjithatë ata përbënin bërthamën që veproi me urrejtje kundër kombit të vet, duke mos menduar për pasojat e mëvonshme që do të dalin nga ato veprime të shumanshme antishqiptare të drejtuara dhe të ndërmarra me bindje e vetëdije, duke shpresuar se do të arrinin të rehabilitoheshin para padronëve beogradas. Ata nuk menduan për pasojat e mëvonshme, prandaj me veprimet e tyre e ndihmuan Serbinë për të përgatitur terrenin për gjithato krime që i bëri, gjatë demonstratave dhe më vonë, ndaj popullatës shqiptare dhe pozitës kushtetuese të Kosovës.

Udhëheqja shqiptare ndonëse e pat të qartë se ç`domëthënie politike kishte vlerësimi mbi “Ndodhjen e Kontrarevolucionit në Kosovë”, ajo, jo vetëm që nuk u ngrit kundër një vlerësimi të tillë politik, por përkundrazi atë e përkrahu dhe e trumbëtoi publikisht dhe për të treguar gjest besnikërie ndaj Beogradit. Ajo u ngrit hapur dhe pa lëkundje kundër synimeve çlirimtare të popullit të vet. Ndonëse, në mesin e asaj udhëheqjeje, pat edhe të tillë, që në intimen e tyre nuk u pajtuan me vlerësimin makabër politik mbi “Ndodhjen e kontrarevolucionit në Kosovë”, dhe me meritën e të cilëve, ai vlerësim ishte „zbutur“, në „Tentim kontrarevolucioni“, - është i padyshimtë fakti se atyre u mungoi guximi personal e qytetar për t`i përkrahur kërkesat e studentëve shqiptarë dhe për t`u deklaruar për domosdonë e avansimit të statusit politik të Kosovës në republikë të barabartë me republikat tjera në kuadër të Federatës.

Pra, për fat të keq, edhe njëheherë, u vërtetua se në radhën e udhëheqjes shqiptare nuk u gjend së pakut një individ i vendosur për të vepruar sipas parimit themelor të një burrështetasi, dhe, për ta përkrahur kërkesën për Republikën e Kosovës, qoftë në emër të tij personal qoftë të udhëheqjes në tërësi, veprim ai me të cilin do t`i zvogëlohej udhëheqjes serbo-jugosllave hapësira politike për t`i bërë dhe arsyetuar gjithë ato krime kundër popullit shqiptar gjatë dhe pas Demonstratave të mars’prillit 1981. E ato krime qenë të shumëta, që nga vrasjet e plagosjet e qindra vajzave e djemve shqiptarë e deri te dënimet afatgjata e afatshkurtra të rreth 13 mijë (4) të rinjve dhe intelektualëve shqiptarë në mbi 25 mijë vite burg.

Se kuadrat udhëheqëse shqiptare e kishin të qartë domethënien e vlerësimit politik mbi „Ndodhjen e kontrarevolucionit“, flet fakti se disave syresh akoma nuk u ishin shlyer nga kujtesa viktimat e Kryengritjes shqiptare të Drenicës dhe pasojat e saj, të cilën udhëheqja serbo-jugosllave e kishte cilësuar si „kontrarevolucion“, në sajë të cilit e kishin aplikuar pushtetin ushtarak për ta pënguar realizimin e Rezolutës së Bujanit dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ata i dinin edhe pasojat që kishte pësuar populli hungarez, nga i ashtuquajturi „kontrarevolucion“ i vitit 1955; i dinin pasojat që i kishin pësuar popujt çekë e sllovakë nga i ashtuquajturi „kontrarevolucion“ i vitit 1968; ata e kishin të qartë se çfarë do ta priste popullin shqiptar gjatë viteve të ardhshme. E dinin, por kishin pasur shpresë se do ta shpëtonin vetën dhe pozitat në të cilat gjendeshin vite të tëra.

Një pjesë e udhëheqjes politike të shqiptarëve të Kosovës, e cila, në sajë të besnikërisë ndaj Beogradit kishte arritur të qëndrojë në nivelet krahinore të pushtetit, që nga viti 1945, kishte bërë përpjekje gjatë gjithë periudhës së pasluftës për të krijuar vetëdije të rrejshme ndër shqiptarët gjoja mbi barazinë e tyre me popujt tjerë të Jugosllavisë, e në këtë kuadër kishte trumbetuar edhe „zgjidhjen definitive“ të çështjes shqiptare në Jugosllavi, edhe përkundër faktit se shqiptarët në atë shtet trajtoheshin si pakicë kombëtare dhe se ishin të ndarë në katër njësi federative.

Ngjarjet e më pasme treguan se udhëheqja shqiptare e Kosovës, jo vetëm nuk bëri përpjekje për t`iu kundërvënë vlerësimit politik mbi „Kontrarevolucionin“, por përkundrazi atë nocion kobndjellës e pasuroi me disa specifika vendëse, të cilat nuk do t`u kujtoheshin padronëve të tyre nga Beogradi, dhe me të cilat ai u bë edhe më shkatërrues ndaj çdo vlere shqiptare. Udhëheqja kosovare, duke tentuar ta heqë përgjegjësinë nga vetja, iu kundërvu në mënyrë indirekte tezës së lansuar nga Beogradi mbi „Infiltrimin e armikut në të gjitha institucionet e sistemit”, sepse ajo tezë e bënte përgjegjëse pikërisht udhëheqjen shqiptare, nga se ajo ishte bartëse e politikës së kuadrave në Kosovë. Ajo i kishte vendosur, vite me radhë, në vendet kyçe të institucioneve krahinore, kryesisht individët që ishin në farefisni apo në marrëdhënie të tjera me të dhe të cilët supozohej se ishin edhe të verifikuar si besnikë ndaj sistemit e shtetit. Prandaj, për t`iu shmangur „fajit“, udhëqja kosovare shfaqi kontratezën mbi “Organizatorët e Demonstratave, që rridhnin nga familjet bashkëpunëtore të okupatorit”, tezë ajo me të cilën udhëheqja shqiptare bënte përpjekje ta heqë barrën e “fajit” nga vetja, por edhe t`i shpetojë njërëzit e saj të punësuar në ato organe.

Bartëse të asaj teze qenë kuadrat e vjetra kosovare, ato që ishin të cilësuara si të dala nga lufta, ato që e kishin shpëtuar lëkurën e vet, duke shkelur mbi viktimat e luftës së Drenicës; ato që ishin përbiruar nëpër spastrimet e Inforbyrosë, nëpër shpërnguljet masive të shqiptarëve ne Turqi, nëpër Aksionin e për mbledhjen e armëve të vitit 1955’56, nëpër Demonstratat e vitit 1968’të etj. Ato supozonin se me tezën e zbuluar do t`i kalonin edhe Demonstratat e vitit 1981, madje pa “ferrë në këmbë”, pasi që e kishin gjetur fajtorin në “Forcat e dështuara gjatë LNÇ’së”. Ato kuadra, me gjasë, e kishin nuhatur se pas parullave të rinisë shqiptare për „Kosovën’Republikë“, pas kërkesave për më shumë liri e barazi të shqiptarëve me të tjerët, pas kërkesave për më shumë demokraci, mirëqenie e zhvillim më të vrullshëm ekonomik të Kosovës, pas kërkesave për pavarësim dhe shkëputje të përjetshme nga Serbia, ishte shprehur diç më shumë se sa kërkesa për konstituimin e Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës jugosllave, se kërkesa e vërtetë dhe reale ishte ajo e krijimit të shtetit shqiptar në kufinjtë e etnikë. Këtë qëllim ata donin gjithsesi ta pengonin, por, natyrisht ata i kishin edhe qëllimet tjera, sepse kishin vërejtur që, gjatë periudhës së shkuar, ishte shtuar dukshëm numri i kuadrave të arsimuara në Universitetin e Kosovës, kuadra ato, të cilave u dronin se mund t`ua rrezikonin monopolin e vendeve udhëheqëse dhe vazhdimësinë e udhëheqjes klanore. Prandaj, dukej se e kishin pritur atë rast si të volitshëm, i cili ua mundësonte qërimin e hesapeve me kuadrat e shkolluara, që kishin shfaqur prirje për mendim të pavarur nga politika ditore përkitazi me pozitën e shqiptarëve të Kosovës në kuadër të Federatës. Në fakt ajo tezë i kishte sinjalizuar UDB’ës nevojën e rishqyrtimit dhe riaktivizimit të dosjeve të hartuara mes viteve 1945’1966 për të gjitha ato familje shqiptare që kishin qenë të evidentuara si armiqësore ndaj Jugosllavisë, e familje të tilla me dosje të hapura të asaj periudhe kishte shumë. Prej gjithsej 150 mijë dosjeve të hapura mes atyre viteve, 50 mijë kishin të bënin me çështje politike.

Tezën e lansuar nga udhëheqja kosovare, udhëheqja serbo’jugosllave e pranoi në heshtje, duke patur qëllime të caktuara, të cilat mund t`i realizonte pikërisht në bazë të saj, por pasi e shfrytëzoi deri në maksimum duke burgosur ca prej intelektualëve që supozohej se u përkisnin familjeve të tilla, e hudhi si të padobishme, nga se aprovimi i një teze të tillë, për udhëheqjen jugosllavo’serbe do të nënkuptonte lënien anash të “Përzierjes së Shqipërisë në punët e brendshme të Jugosllavisë”, si dhe të “Nxitjes së të rinjve shqiptarë për organizimin e demonstratave kundër shtetit”. Ndërkaq, po të hiqej mundësia e ndikimit të Shqipërisë për organizimin e demonstratave dhe të indoktrinimit të bartësve të tyre me ideologjinë e Partisë së Punës së Shqipërisë, udhëheqja serbo-jugosllave nuk do t`i realizonte qëllimet e parapara me „Platformën politike për Kosovën“ dhe nuk do të mund t`i shpallte të rinjtë dhe intelektualët e burgosur shqiptarë, si“Marksistë’leninistë të indoktrinuar me iedeologjinë e Partisë së Punës së Shqipërisë”.

Ishte e njohur se udhëheqjes jugosllavo’serbe i duhej doemos vlerësimi politik mbi “Përzierjen dhe ndikimin e Shqipërisë qoftë për organizimin e demonstratave qoftë për vazhdimin e tyre”. Udhëheqja serbo’jugosllave ishte e bindur se përmes atij vlerësimi, do të mund ta neutralizonte interesimin e institucioneve ndërkombëtare përkitazi me represionin që ushtronte kundër shqiptarëve në Kosovë, ashtu sikundër edhe ndodhi në të vërtetë, gjatë viteve në vijim. Në fakt, udhëheqja jugosllavo’serbe, krahas qëllimit kryesor për qetësimin e popullit shqiptar të Kosovës me mjete represive, synonte edhe shmangien e vëmendjes së institucioneve ndërkombëtare për numrin aq të madh tëtë rinjve shqiptarë të vrarë dhe të burgosur, si dhe për ta ruajtur reputacionin e fituar me gënjështra e propagandë për Jugosllavinë, si shteti i vetëm i taborrit socialist, i cili gjoja e kishte zgjidhur problemin e barazisë kombëtare në shtetin shumëkombësh, në sajë të sistemit politik të “Vetëqeverisjes socialiste”. 

Tahir Gecaj: Funksionimi i shtetit juridik e mundëson hapjen e „Dosjeve“


Më 28 dhjetor `08 , vetë i dyti, hyra në „Grand“ për të pirë kafe. Dhe, deri sa shikoja për të gjetur vendin ku do të uleshim, më ranë sy dy grupe njerizish, rreth dy tavolinave. Grupi i parë përbëhej prej dhjetë apo më shumë vetash, ndërsa i dyti, prej 5-6 syresh. Në grupin e parë ishte në qëndër të vëmendjes Muharrem Dana, kurse në të dytin, R. H. Të gjithë të pranishmit e të dy grupeve, dukej se ishin rreth e mbi moshën 50 vjeçare.
Nga ata të grupit të parë, më kishte rënë ta njihja vetëm atë, më të rëndësishmin për ata, -idhullin e atyre që rrinin me të – Muharremin, kurse nga grupi i dytë, i njihja thuaja të gjithë, por më R. H., e kisha ngrënë „një thes kripë“, siç thuhet, në burgun e Zrenjaninit dhe të Somborit. Edhe të tjerët rreth tij, ishin ish-të dënuar apo të përndjekur politikë në Kosovë apo në Shqipëri.

Duket kjo hyrje paksa e çuditshme për të dalë te tema e „ Dosjeve“ dhe e hapjes së tyre, e aktualizuar kohëve të fundit, në gazetën „Express“, por besoj se më lejohet për ta vazhduar edhe paksa dhe për të treguar si e njoha unë Muharremin, apo si më njohu ai mua. Pra, pa dëshirë po më rikthehet skena e mëngjesit të 22 marsit 1982, ditës kur më patën arrestuar, për të parën herë.

Me të dalë nga ndërtesa ku banoja, pata vërejtur një „Golf“ të ndalur buzë rrugës, me dyer të hapura dhe pranë tij dy–tre njerëz. Pa shfaqur ndonjë kureshtje qesh kthyer në të majtë për të vazhduar rrugën, por dy prej tyre më dolën përpara:

- Në emër të ligjit je i arrestuar, më thanë?!

- Cilët jeni dhe ç`doni nga unë, i pyeta, por pa marrë përgjigjen, para meje qe shfaqur Zyberi, ish–nxënësi im, të cilit i kisha dhënë mësim, shumë vite më parë, në Gjimnazin e Deçanit.

- Jemi të Sigurimit shtetëror! Kemi për detyrë të të çojmë në një vend të caktuar, qe përgjigjur Zyberi. Pastaj, ish–nxënësi im, Zyber Zyberi, i cili, me atë rast s`më quajti „profesor“ si herave të tjera, më dha shenjë të ulesha në ndenjësen e pasme të „Golfit“ të Sigurimit. Vetura mori drejtimin e daljes nga qyteti. Ata nuk flisnin. Mbase meditonin për punën që po e bënin, ndërsa unë vrisja mendjen për shkaqet e një kidnapimi të tillë, por edhe për shumëçka tjetër, që duhej të prisja nga makineria e UDB-s, në radhët e të cilës vepronin edhe shërbëtorët e saj me përkatësi shqiptare, e njëri prej tyre ishte edhe ish–nxënësi im, Zyber Zyberi, që më çonte drejt një vendi të panjohur, diku në Maqedoni.

Pas nja dy orësh grahje, kur vetura nisi t' i ngjitej një shpati të mbuluar me pyll të dendur, ata më urdhëruan të gërmuqesha, në mënyrë që mos ta shihja rrugën se në ç`drejtim do të më çonin, ndërkaq pak më vonë deri sa vetura duke gjëmuar i ishte afruar cakut, më lejuan të qëndroja në pozitë normale.

Përballë nesh u shfaq një ndërtesë në dukje të një hoteli. E mora me mend se ai ishte “konaku” ku do t`më vendosnin. Në fakt, kisha dëgjuar edhe më parë për ekzistimin e hoteleve – burgje, të ndërtuara qysh në periudhën e Rankoviçit (1945-1966), të cilat shërbenin si shtëpi rekreacioni për punëtorët e UDB-s, kurse podrumet e tyre përdoreshin si burgje speciale. Kur vetura u ndal, rreth saj u gjenden tre-katër policë. Më nxorën dhe më çuan në podrumin–burg, më bastisën, m' i nxorën të gjitha gjësendet nga xhepat, m' i hoqën lidhëset e këpucëve, kravatën dhe rripin dhe më detyruan të qëndroja në këmbë me fytyrë të kthyer nga muri. Derën e lanë të hapur, kurse ata vetë qëndronin para saj, duke llafosur në gjuhën e tyre, sllavo–maqedone.

Qëndrova për një kohë të gjatë në atë pozitë, deri sa njëri syresh, më tha ulu në karrige. S' vonoi shumë dhe erdhën dy punëtorë të Sigurimit Shtetëror: Hasan Mehmeti, shef i Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror të Prishtinës dhe Muharrem Dana, funksionin e të cilit nuk e dija, që të dy të përkatësisë shqiptare. Pesë ditë me radhë m`u kërcënuan dhe më pyetën për shumëçka, që kishte të bënte me demonstratat e vitit 1981, e madje edhe për ca çështje për të cilat nuk kisha dëgjuar më parë... Pra, kështu e kisha njohur idhullin e grupit të njerëzve që llafosnin atë ditë rreth tij, në “Grand”.

Mendoj se skena e dhënë nga salla e hotelit “Grand”, e paraqet gjendjen reale të botëkuptimeve politike, të një pjese jo të vogël të inteligjencës kosovare, qofshin ata anëtarë apo jashtë partive politike. Nëse nuk është kështu, atëherë si mund të kuptohet ndryshe e dhëna, sipas së cilës del se Parlamenti i Kosovës pritet ta miratojë Ligjin për ish - të dënuarit politikë, ndërkaq, po ai Parlement (në këtë apo në përbërjet e mëparshme) në emër të votës së popullit, i kishte emërtuar në pozita gjykatësish e prokurorësh, madje edhe prokurorësh specialë, pikërisht personat që morën pjesë aktive së bashkut me UDB-en serbo-shqiptare, qoftë në konstruktimin e provove dhe montimin e proceseve politike, si dhe gjykimin e tyre përmes aktakuzave të kunstruktuara?! Rasti më eklatant është ai prokurorit special, Reshat Millakut, i cili në emër të dofarë interesash të pasqaruara të ndonjërës prej partive në pushtet, vazhdon ta ushtrojë pushtet të pacenueshëm, pikërisht si në periudhën e pasvitit 1981. Për të qenë befasia edhe më e madhe, Millaku ishte prokuror edhe i ndonjërit prej ish-të dënuarve politikë, deputetë në Parlamentin të Kosovës. Dhe, tani shtrohet pyetja: cili ligj mund ta mbroj një ish-dënuar politik nga teket e Reshat Millakut apo të ndonjë prokurori a gjykatësi tjetër të periudhës së perënduar?! Thënë sinqerisht asnjë ligj.

Pra, për çfarë dosjesh mund të flasim ne sot kur dihet se ish-prokurorët dhe ish- gjykatësit, që morën pjesë në montimet e proceseve politike dhe që, mes viteve 1981- 1999, i dënuan me dënime afatgjata mbi 13 mijë të rinj dhe intelektualë, edhe sot e ushtrojnë profesionin e prokurorëve dhe gjykatëseve. „Katundi që shihet s`do kallauz” , thotë populli.







 Për çfarë dosjesh mund të flasim ne sot kur dihet se ish-prokurorët dhe ish- gjykatësit, që morën pjesë në montimet e proceseve politike dhe që, mes viteve 1981- 1999, i dënuan me dënime afatgjata mbi 13 mijë të rinj dhe intelektualë, edhe sot e ushtrojnë profesionin e prokurorëve dhe gjykatësve. „Katundi që shihet s’do kallauz” - thotë populli.

Më 28 dhjetor ’08, vetë i dyti, hyra në „Grand“ për të pirë kafe. Dhe, deri sa shikoja për të gjetur vendin ku do të uleshim, më ranë në sy dy grupe njerëzish, rreth dy tavolinave. Grupi i parë përbëhej prej dhjetë apo më shumë vetash, ndërsa i dyti, prej 5-6 syresh. Në grupin e parë ishte në qendër të vëmendjes MUHARREM DANA, kurse në të dytin, R. H. Të gjithë të pranishmit e të dy grupeve, dukej se ishin rreth e mbi moshën 50 vjeçare. Nga ata të grupit të parë, më kishte rënë ta njihja vetëm atë, më të rëndësishmin për ata, - idhullin e atyre që rrinin me të - Muharremin, kurse nga grupi i dytë, i njihja thuaja të gjithë, por me R. H., e kisha ngrënë „një thes kripë“, siç thuhet, në burgun e Zrenjaninit dhe të Somborit. Edhe të tjerët rreth tij, ishin ish-të dënuar apo të përndjekur politikë në Kosovë apo në Shqipëri.


______________________________

Duket kjo hyrje paksa e çuditshme për të dalë te tema e „Dosjeve“ dhe e hapjes së tyre, e aktualizuar kohëve të fundit, në gazetën „Express“, por besoj se më lejohet për ta vazhduar edhe paksa dhe për të treguar si e njoha unë Muharremin, apo si më njohu ai mua. Pra, pa dëshirë po më rikthehet skena e mëngjesit të 22 marsit 1982, ditës kur më patën arrestuar, për të parën herë.

Me të dalë nga ndërtesa ku banoja, pata vërejtur një „Golf“ të ndalur buzë rrugës, me dyer të hapura dhe pranë tij dy - tre njerëz. Pa shfaqur ndonjë kureshtje qesh kthyer në të majtë për të vazhduar rrugën, por dy prej tyre më dolën përpara:

- Në emër të ligjit je i arrestuar, më thanë?!

- Cilët jeni dhe ç’doni nga unë, i pyeta, por pa marrë përgjigjen, para meje qe shfaqur Zyberi, ish-nxënësi im, të cilit i kisha dhënë mësim, shumë vite më parë, në Gjimnazin e Deçanit.


Pamje nga gjykimi i Tahir Gecajt, i cili u denua me12 vjet burg!
___________________________

Jemi të Sigurimit shtetëror! Kemi për detyrë të të çojmë në një vend të caktuar, qe përgjigjur Zyberi. Pastaj, ish-nxënësi im, ZYBER ZYBERI, i cili, me atë rast s’më quajti „profesor“ si herave të tjera, më dha shenjë të ulesha në ndenjësen e pasme të „Golfit“ të Sigurimit. Vetura mori drejtimin e daljes nga qyteti. Ata nuk flisnin. Mbase meditonin për punën që po e bënin, ndërsa unë vrisja mendjen për shkaqet e një kidnapimi të tillë, por edhe për shumëçka tjetër, që duhej të prisja nga makineria e UDB-s, në radhët e të cilës vepronin edhe shërbëtorët e saj me përkatësi shqiptare, e njëri prej tyre ishte edhe ish-nxënësi im, Zyber Zyberi, që më çonte drejt një vendi të panjohur, diku në Maqedoni.

Pas nja dy orësh grahje, kur vetura nisi t’i ngjitej një shpati të mbuluar me pyll të dendur, ata më urdhëruan të gërmuqesha, në mënyrë që mos ta shihja rrugën se në ç’drejtim do të më çonin, ndërkaq pak më vonë deri sa vetura duke gjëmuar i ishte afruar cakut, më lejuan të qëndroja në pozitë normale.

Përballë nesh u shfaq një ndërtesë në dukje të një hoteli. E mora me mend se ai ishte “konaku” ku do t’ më vendosnin. Në fakt, kisha dëgjuar edhe më parë për ekzistimin e hoteleve - burgje, të ndërtuara qysh në periudhën e Rankoviqit (1945-1966), të cilat shërbenin si shtëpi rekreacioni për punëtorët e UDB-s, kurse podrumet e tyre përdoreshin si burgje speciale. Kur vetura u ndal, rreth saj u gjendën tre - katër policë. Më nxorën dhe më çuan në podrumin - burg, më bastisën, m’i nxorën të gjitha gjësendet nga xhepat, m’i hoqën lidhëset e këpucëve, kravatën, rripin dhe më detyruan të qëndroja në këmbë me fytyrë të kthyer nga muri. Derën e lanë të hapur, kurse ata vetë qëndronin para saj, duke llafosur në gjuhën e tyre, sllavo-maqedone.

Qëndrova për një kohë të gjatë në atë pozitë, deri sa njëri syresh, më tha ulu në karrige. S‘vonoi shumë dhe erdhën dy punëtorë të Sigurimit Shtetëror:

HASAN MEHMETI, shef i Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror të Prishtinës dhe

MUHARREM DANA, funksionin e të cilit nuk e dija, që të dy të përkatësisë shqiptare.

Pesë ditë me radhë m’u kërcënuan dhe më pyetën për shumëçka, që kishte të bënte me demonstratat e vitit 1981, e madje edhe për ca çështje për të cilat nuk kisha dëgjuar më parë... Pra, kështu e kisha njohur idhullin e grupit të njerëzve që llafosnin atë ditë rreth tij, në “Grand”.

Mendoj se skena e dhënë nga salla e hotelit “Grand”, e paraqet gjendjen reale të botëkuptimeve politike, të një pjese jo të vogël të inteligjencës kosovare, qofshin ata anëtarë apo jashtë partive politike.

- Nëse nuk është kështu, atëherë si mund të kuptohet ndryshe e dhëna, sipas së cilës del se Parlamenti i Kosovës pritet ta miratojë Ligjin për ish - të dënuarit politikë, ndërkaq, po ai Parlament (në këtë apo në përbërje të mëparshme) në emër të votës së popullit, i kishte emërtuar në pozita gjykatësish e prokurorësh, madje edhe prokurorësh specialë, pikërisht personat që morën pjesë aktive së bashku me UDB-ën serbo-shqiptare, qoftë në konstruktimin e provave dhe montimin e proceseve politike, si dhe gjykimin e tyre përmes aktakuzave të kunstruktuara?!


___________________________

- Rasti më eklatant është ai prokurorit special, RESHAT MILLAKUT, i cili në emër të do farë interesash të pasqaruara të ndonjërës prej partive në pushtet, vazhdon ta ushtrojë atë pushtet të pacenueshëm, pikërisht si në periudhën e pas vitit 1981. Për të qenë befasia edhe më e madhe, Millaku ishte prokuror edhe i ndonjërit prej ish - të dënuarve politikë, sot deputetë në Parlamentin të Kosovës.

Dhe, tani shtrohet pyetja:

- cili ligj mund ta mbrojë një ish të dënuar politik nga teket e Reshat Millakut apo të ndonjë prokurori a gjykatësi tjetër të periudhës së perënduar?!

Thënë sinqerisht asnjë ligj.

- Pra, për çfarë dosjesh mund të flasim ne sot kur dihet se ish-prokurorët dhe ish- gjykatësit, që morën pjesë në montimet e proceseve politike dhe që, mes viteve 1981- 1999, i dënuan me dënime afatgjata mbi 13 mijë të rinj dhe intelektualë, edhe sot e ushtrojnë profesionin e prokurorëve dhe gjykatësve.

„Katundi që shihet s’do kallauz” - thotë populli.

TAHIR GECAJ: SPASTRIMI ETNIK I KOSOVËS QËLLIM THEMELOR I UDHËHEQJEVE SERBE

 (Nga Ditari: Vjeshtë e vitit 1966'të) - Në fillim të korrikut të vitit 1966-të, opinioni publik qe informur mbi shkarkimin e Aleksandër Rankoviçit nga pozita e minisitrit të brendshëm të federativ. Lajmi i publikuar shkaktoi befasi, por edhe gëzim në radhët e popullsisë shqiptare si në Kosovë, ashtu edhe edhe në viset tjera në kuadër të RSFJ-së, shtetit të atëhershëm jugosllav. Largimi i Aleksandër Rankoviçit nga funksionet politiko-shtetërore të RSFJ-së, qe mirëpritur nga shqiptarët e Kosovës, mbështetur në faktin se ai, në cilësinë e ministrit të brendshëm federativ, përmes shërbimeve sekrete jugosllavo-serbe, vite me radhë kishte ushtruar dhunë e terror ndaj popullsisë shqiptare në tërësi, e ndaj shqiptarëve të Kosovës në veçanti.

Udhëheqjet serbe të cilësdo periudhë dhe të cilit do orientim politik qofshin, në raport me shqiptarët dhe me Kosovën, nuk u liruan nga politika teologjike mbi Kosovën si “Djep serb”, e as nga programet për krijimin e “Serbisë së Madhe”. Dhe, në kontekst të atij indoktrinimi antishqiptar, preokupimet e udhëheqjes serbe për shfarosjen e shqiptarëve patën vazhduar edhe pas vitit 1945-së, e, madje, gjatë viteve në vijim, ajo arriti ta realizojë një pjesë të strategjisë së vet për likuidimin dhe dëbimin masiv të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, pikërisht në emër të socializmit dhe të ideologjisë së shoqërisë së pa klasa. Gjatë atyre fushatave antishqiptare, Aleksandër Rankoviç në cilësinë e ministrit të brendshëm të RSFJ-së, qe vënë në rolin e realizuesit të politikave serbe për pastrimin etnik të Kosovës, qoftë sipas modelit të aplikuar mes viteve 1876-1878, kur udhëheqja serbe përmes dhunës e terrorit ushtarak e kishte bërë spastrimin etnik të Sanxhakut të Nishit, qoftë sipas metodave shfarosëse kundërshqiptare të aplikuara më 1912 – 1913-të, gjatë dhe pas okupimit të Kosovës, siç kishte qenë therja e njerëzve me bajoneta dhe arsyetimi i atyre vrasjeve barbare me nevojën e kursimit të municionit, hudhja e njerëzve të gjallë në zjarrin e shtëpive që ushtarët serbë ua kishin vënë flakën, konvertimi i detyrueshëm në ortodokësi etj. Në atë kuptim, Udhëheqja serbe, si në kuadër të Jugosllavisë së Jajcës, ashtu edhe më vonë, deri më 1999, i përdori të gjitha mjetet për ta zbrazur Kosovën nga shqiptarët.



Aleksandër Rankoviç (Shtator 1964).

..................................................................

Shkarkimi i Rankoviçit u mirëprit nga shqiptarët

Periudha mes viteve 1948-1966, në atë kohë, cilësohej si njëra ndër më reprersivet, që iu nënshtruan shqiptarët e Kosovës, ndërkaq si kulm i asaj dhune shtetërore vlerësohej “Aksioni për mbledhjen e armëve”, i organizuar dhe i realizuar nga shërbimet sekrete të quajtura OZN-a dhe UDB[1]-a gjatë dimrit të vitit 1955-56. Numri i shqiptarëve të vrarë me tortura fizike gjatë asaj periudhe ka ngelë enigmë, ndonëse flitet për më shumë se 100 shqiptarë të likuiduar me mjete dhune, si dhe për disa mijëra të tjerë të rrahur e të gjymtuar gjatë atij dimri të ftohtë. Si dëshmi e terrorit dhe represionit gjatë periudhës 1945 -1966 kanë ngelë mbi 150 mijë dosje[2], prej të cilave 50 mijë kishin të bënin me çështje politike, prandaj, për rrethanat e asaj kohe, largimi i Rankoviçit dhe i bashkëpunëtorëve të tij nga funksionet shtetërore, kishte rëndësi të madhe për shqiptarët e Kosovës dhe, pavarësisht nga fakti se ai veprim i ndërmarrë në udhëheqjen e lartë jugosllave nuk kishte të bënte vetëm me sjelljen e tyre kundër shqiptarëve, veprimi si i tillë, pra shkarkimi i tyre nga funksionet u mirëprit nga shqiptarët e Kosovës në tërësi.

Rënia e Aleksandër Rankoviçit nga pushteti, e pat ngjallur shpresën se edhe shqiptarët, si populli i tretë për nga numri, pas serbëve e kroatëve, në kuadër të atij shteti, do të trajtoheshin si popujt tjerë dhe do t`i gëzonin të drejtat e garantuara me ligje, të drejta ato që u ishin uzurpuar me forcë e dhunë në të gjitha sferat e jetës, që nga viti 1945-së.

Largimin e atij grupi antishqiptar nga funksionet, në veçanti e patën mirëpritur gjeneratat e reja, të cilat, pavarësisht nga rrethanat në të cilat gjendej Kosova në cilësi të Qarkut autonom, në kuadër të RS të Serbisë, dhe pavarësisht nga fakti se në shumicën e shkollave të mesme, mësimi zhvillohej kryesisht në gjuhën serbe, kishin nisur të shkolloheshin. Në atë kontekst, edhe disave nga ne, studentëve që studionim në Grupin e Gjuhës dhe të Letërsisë shqipe, në kuadër të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, klima e krijuar politike na pat nxitur që të ktheheshim pak më herët në Prishtinë qoftë për t`u takuar, por edhe për t`i komentuar së bashkut ato ngjarje në rrethanat e krijuara pas ndryshimeve të ndërmarra në udhëheqjen e lartë të shtetit, duke shpresuar se do të ndërpritej presioni i dukshëm, por edhe i padukshëm, që kishte ushtruar në vazhdimësi Shërbimi i UDB-ës, si ndaj mësimdhënësve, ashtu edhe ndaj studentëve.

Studentët e shfaqën dramën “Trimi i mirë me shokë shumë”

Në fillim të vitit të ri studentor, në shtator të vitit 1966-të, brenda radhëve të studentëve ndjehej një lehtësi, e mbase edhe një gjallëri e pazakontë, e cila pat bërë ndikim pozitiv si në aspektin e qëllimit themelor, pra të studimit dhe të pregatitjes profesionale, ashtu edhe të angazhimit të tyre për organizimin e jetës kulturore në kuadër të Shoqatës Kulturore të Studentëve “Ramiz Sadiku”. Për më tepër, rrethanat e krijuara e patën lehtësuar angazhimin kulturor të studentëve në prag të kremtimit të Përvjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut.

Dhe, në rrethana të tilla, në fillim të atij semestri, pas orëve të mësimit nga lënda e Historisë e gjuhës, më pat ftuar për një bisedë Prof.dr. Idriz Ajeti, shefi i Katedrës së Degës së Gjuhës dhe Letërsisë shqipe dhe, me atë rast më pat propozuar që të përkujdesesha për Bibliotekën e Katedrës, pra, të punoja si bibliotekist me orar të shkurtuar, duke ma bërë me dije se një angazhim i tillë nuk do të paraqiste pengesa për t`i ndjekur me rregull ligjeratat dhe, për të shtuar se ajo punë do t`më sillte edhe paksa të ardhura gjatë vitit të fundit të studimeve. E pata pranuar me kënaqësi ofertën e Prof. Ajetit dhe, nga kabineti i tij, patëm kaluar së bashkut në lokalin e bibliotekës, që gjendej në të njëjtin kat, në Objektin e ri të Fakultetit Filozofik.

Profesor Ajeti, pas udhëzimeve për punën që do të duhej ta bëja, m`i pat treguar të gjitha raftet e mbushura me literaturë kryesisht shkencore, të autorëve shqiptarë e të huaj, e , në veçanti ato me veprat e albanologëve gjermanë, për ta theksuar, në mënyrë të posaçme, nevojën që, secili nga ne studentët, pavarësisht nga fakti se nuk e dinim gjuhën gjermane, së pakut do të duhej t`i shfletonim ato vepra dhe t`i mbanim në kujtesë emrat e albanologëve gjermanë. Dhe, para se të dilnim nga lokali i bibliotekës, profesor Ajeti ma pat treguar edhe një dollap të posaçëm, i cili ishte i mbyllur me çelës dhe, në të cilin gjendeshin veprat e ashtuquajtura nën censurë, veprat, të cilat, sipas rregullave, nuk do të duhej t`u jipeshin as studentëve e as dikujt tjetër për lexim, pa dijen e tij.

Në ato rrethana, deri sa isha duke i dëgjuar udhëzimet e profesor Ajetit rreth librave të censuruara, më ishte kthyer në kujtesë një ngjarje tjetër, e ndodhur rreth dy vite më parë, kur ne, një grup studentësh të Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë shqipe, të nxitur nga presioni që ushtronin organet partiake dhe ato të UDB-ës ndaj Katedrës së Albanologjisë, e në veçanti ndaj disa prej profesorëve tanë, patëm kërkuar bisedë me kryetarin e atëhershëm të Komitetit të LK të Qarkut autonom, V. D., i cili, pas pak ditësh, na pat pranuar, pra, po e rikujtoja veten dhe disa prej kolegëve të mi, të asaj kohe, gjatë asaj bisede maltretuese, me ç`rast V.D., pasi i pat dëgjuar ankesat tona përkitazi me presionin e ushtruar, sipas nesh, na pat dhënë një porosi shumë të qartë: “Ju duhet të mësoni dhe mos të përziheni në punët që s`ju përkasin”, ndërkaq, në përfundim, na pat dhënë edhe një porosi kërcënuese për Prof.Dr.Idriz Ajetin, shefin e Katedrës së Albanologjisë, porosi të cilën, nuk ia patëm përcjellë profesorit tonë të respektuar.


Autori i këtij shkrimi së bashkut me një koleg të studimeve në Bibliotekën e Katedrës (1966/67)

..............................................................

Pas atyre sqarimeve e pata falenderuar prof. Ajetin dhe i pata premtuar se do t`u përmbahesha udhëzimeve të tij, për të nisur me punën në fillim të javës në vazhdim, dhe, natyrisht, për t`i shikuar titujt veprave të censuruara dhe për t`i lexuar gjatë ditëve në vijim. E, pra, në atë dollap me “Literaturë të censuruar” gjendej edhe vepra “ Trimi i mirë me shokë shumë “, e Sylejman Pitarkës, e botuar rreth nëntë vite më parë në Tiranë.

Që nga ajo kohë “Ka hyrë shumë ujë nën urë”, prandaj s`mund ta them me saktësi se cili prej kolegëve të Grupit më pat treguar se në kuadër të Shoqatës së studentëve “Ramiz Sadiku” ishin duke i bërë pregatitjet për një shfaqje kushtuar 500 vjetorit të vdekjes Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut dhe se regjinë e kishte marrë përsipër regjisori Kristë Berisha, por, më ka ngelë në kujtesë se atyre ditëve, pas kosultimit me Prof. Ajetin, e kam nxjerrë nga “Dollapi nën censurë” veprën “Trimi i mirë me shokë shumë” dhe, së bashkut me kryetarin e Shoqatës Ali Gojanin, kemi shkuar te regjisori Berisha me ç`rast ia kam dhënë veprën e S. Pitarkës: “Trimi i mirë me shokë shumë”. Pas ca ditësh, sërish njëri prej kolegëve më pat informuar se më kishte ftuar Kristë Berisha për të shkuar në Shoqatë dhe për t`u takuar me të. Dhe, posa qemë takuar regjisori Berisha, duket se në shenjë falenderimi për librin, më pat ofruar një rol të shkurtër “të një njeriu të madh”, pat thënë regjisori Berisha, pra rolin e princit Lekë Dukagjini. Pas asaj bisede, i pata filluar përgatitjet së bashku me kolegët tjerë, që kishin marrë role shumë më të komplikuara dhe, të cilat, i realizuan për mrekulli, si të kishin qenë aktorë profesionistë.

Flamuri kombëtar shpaloset publikisht

Pregatitjet për shfaqjen nuk kanë zgjatur shumë. Shfaqjen e parë e dhamë në Teatrin Krahinor në Prishtinë, nëse nuk gaboj, në fillim të muajit nëntor 1966. Ndërkaq, me ka ngelë në kujtesë si diç që nuk mund të harrohet, entuziazmi i shfaqur i publikut përmes duartrokitjeve të gjata, në fund të shfaqjes, të nxitura në veçanti, si nga shpalosja e flamurit tonë kombëtar, me rastin e mbulimit të arkivolit të Palush Dibrës, ashtu edhe nga loja e aktorëve amatorë.

Ishte hera e parë që në një institucion kulturor të Kosovës në pozitë të Qarkut autonom, të shpalosej hapur dhe legalisht flamuri ynë kombëtar nga Grupi i studentëve të Shoqatës kulturore “Ramiz Sadiku” të Prishtinës, pas rënies së Aleksandër Rankoviçit nga pozita e ministrit të brëndshëm të RSFJ-së. S`do mend se që nga korriku deri në nëntor të vitit 1966, kur u shfaq për herë të parë “Trimi i mirë më shokë shumë” para publikut prishtinas, ishin zhvilluar shumë aktivitete politike, si në nivelin federativ ashtu edhe atë republikan, por nuk ishte marrë kurrfarë vendimi zyrtar për përdorimin e lirë të flamurit tonë kombëtar. Përkundër atij fakti, anë e kënd Kosovës, populli krye në vete, e kishte nxjerrë flamurin kuq e zi nga arkat e pajës, e kishte shpalosur dhe kishte filluar të përdorë hapur dhe pa droe kryesisht gjatë gazmendeve private, e në veçanti gjatë dasmave, të cilat, të shumtën e rasteve organizoheshin gjatë stinës së vjeshtës.

Prandaj, në qoftëse ka ngelë diç për t`u theksuar apo kujtuar nga ajo kohë, si përpjekje pozitive apo diç e ngjashme, edhe në këtë kohën tonë, tashmë të shqiptarëve - “kosovarë” me një tjetër flamur, ajo, para së gjithash, do të duhej t`i takojë regjisorit, aktorit, e intelektualit të mirënjohur, tashmë të ndjerit Kristë Berisha dhe rrethit të intelektualëve, e jo vetëm atyre, që e përkrahën për ta vënë në skenë dhe për ta shfaqur “Trimin e mirë me shokë shumë” të Sylejman Pitarkës, si në Kosovë ashtu edhe në trevat shqiptare në Maqedoni e në Mal të Zi.

Periudhën kohore të angazhimit tim në kuadër të atij Grupi studentësh amatorë, që nga tetori i vitit 1966 e deri në shtator 1977, edhe sot e gjithë ditën, pas kaq shumë vitësh, e konsideroj si një periudhë sprove për të arritur të pamundurën, kur secili nga ne patëm bërë përpjekje për të kaluar nga Un-i ynë vetiak - nga vetvetja dhe, për t`u identifikuaar, si me Un-in e personazheve që i luanim, ashtu si edhe me kohën e famshme të të qenit pjesëtarë të formacioneve ushtarake të periudhës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit - Skëndërbeut, personalitetit historik, vlera dhe rëndësia historike e të cilit, sa më e largët të jetë koha nga vdekja e tij, po bëhet aq më e rëndësishme dhe më vetëdijesuese për të qenë pjesëtar i kombit shqiptar. Mendoj se nuk gaboj nëse them hapur se në të njëjtën mënyrë na pritën dhe na konsideruan dhe shikuesit e shfaqjes, të rinj e të vjetër, nga do që shkuam nëpër trojet shqiptare në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi, gjatë atij viti shumë dinamik e të suksesshëm për Grupin tonë dramatik.

Më ka ngelë në kujtesë shumëçka nga ajo periudhë e shkurtër e angazhimit, por do t`i veçoja, si rastin e nxjerrjes nga podrumet e errëta të një busti të Skëderbeut dhe venien e tij në një kënd të skenës, para se ta shfaqnim dramën në qytetin e Strugës, ashtu sikundër që nuk mund ta harroj as bujarinë dhe dashamirësinë e familjeve dibrane, strugane dhe atyre të Ulqinit me rrethinë, para e pas shfaqjeve, tek të cilat ishim mysafirë gjatë turneve tona për ta shfaqur “Trimin e mirë me shokë shumë”, në periudhën kohore mes nëntorit 1966 deri në shtator 1977- të.

Po ashtu një kaptinë në vete, paraqet pjesëmarrja e Grupit tonë amator në Festivalin e tetrove amatore në ishullin Hvar të Kroacisë dhe debati i zhvilluar pas shfaqjes së “Trimit të mirë me shokë shumë”, debati që mori formën e polemikave mes nesh dhe përfaqësuesve të malazezëve reth përkatësisë kombëtarë të Dinastisë së Balshajve, si themelues të Malit të Zi. Pos tjerash, më ka ngelë në kujtesë se pas asaj bisede, grupit tonë iu pat bashkuar një kritik i teatrit nga Kroacia, në atë kohë i moshuar, i cili pas shfaqjes na pat folur gjerë e gjatë për Aleksandër Mojsiun, aktorin me origjinë shqiptare. Për fat të keq, tashmë nuk më kujtohet emri i kritikut të zënë ngojet.

*******

 Në Gjimnazin „Vëllazërit Frashëri“ në Deçan, punova si mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe, i gjuhës latine për klasët e para, gjatë viteve shkollore 1968 -1972, prandaj, tashmë, pas shumë vitesh, s`do të ishte ndonjë befasi, po t`më ishte tretur nga kujtesa diç nga ajo periudhë trevjeçare, por, ja qe, edhe sot e kësaj dite, mund ta them se puna me ato gjenerata nxënësish, si dhe angazhimi në kuadër të atij ekipi të kompletuar arsimtarësh, jo vetëm që më ngeli në kujtesë, por, madje kam përshtypjen se ajo përvojë e pat e nxitur shpresë në nënvetëdijën time, padje për një kohë të gjatën se, një ditë prej ditësh, sërish do t`i kthehesha profesionit të mësimdhënësit, por gjithnjë duke supozuar se nxënësit e mi të ardhshëm, do të ishin pikërisht ata apo si ata, që kishin qenë njëherë e një kohë, mes atyre viteve të pa përsëritshme, por, ja që, tashmë nga ajo kohë ka ngelë vetëm kujtimi i pashlyeshëm për të gjithë nxënësit dhe kolegët e mi, me një përjashtim1, kujtim ai, të cilin, ma freskuan herë pas herë, disa prej tyre, që pata fatin t`i takoj thuaja rastësisht apo në rrethana të papritura, gjatë periudhave të më vonshme të jetës sime përplot me kthesa. 

Dy ngjarjet e gushtit të vitit 1968-të 

Kujtesa për ato vite më riktheu në ngjarjet që ndodhën në muajin gusht të vitit 1968-të, në kohën kur gjendesha në përfundim të shërbimit në Aeroportin ushtarak të Shkupit dhe kur kisha filluar të mendoja, si për vendin ashtu edhe për institucionin, ku do të inkuadrohesha në punë, ndodhën dy ngjarje të rëndësishme, njëra prej të cilave kishte të bëjë me debatin për ndyshimet në Kushtetuten Federative dhe në atë Republikane të vitit 1963, kurse tjetra që radhitej në spektrin e marrëdhënieve të jashtme të RSFJ-së, e, që kishte të bëjë me okupimin e Çekosllovakisë nga armatat e pesë shteteve të Bllokut sovjetik, më 21 gusht të vitit 1968.


Tahir Gecaj (1967 - 68)

Në fakt, si ngjarje e rëndësishme historike e asaj kohe për ne, shqiptarëve, në kuadër të atij ish-shteti, ishte dhe ngeli debati2 i zhvilluar në organizatat apo aktivet partiake të LKJ-së rreth ndryshimeve dhe plotësimeve në Kushtetuten Federative dhe në atë Republikane të vitit 1963, debat ai, i filluar së pari, në Gjakovë, më 18 - 20 gusht 1968, për të vazhduar në Pejë, në Deçan, e më pas edhe në Prishtinë, në Gjilan, në Gllogoc, në Lipjan dhe në Prizren etj., gjatë të cilit shfaqet kërkesa që statusi i Kosovës të avansohet nga Krahina autonome në Njësi federale - Republikë të barabartë me republikat tjera të atij shteti me të gjitha të drejtat që i gëzonin republikat tjera në kuadër të Shtetit federativ. Krahas, kësaj, pos shumë ndryshimesh të tjera, ishte kërkuar që emri “Kosovë - Metohi”, të ndryshohej dhe të quhej në gjuhën shqipe - Kosovë, kurse në gjuhën serbo-kroate - Kosovo, ashtu sikundër që ishte kërkuar që në Kushtetuten Federative në gjuhën serbo-kroate populli shqiptar i Kosovës të mos emërtohej në mënyre fyese "shiptari", por "albanci".

Siç është e ditur, ndaj qëndrimeve të shfaqura në aktivet politike të LKJ, në në shumicën e qyteteve të Kosovës, kishin reaguar institucionet e nivelit republikan dhe federativ, si rezultat e të cilave, më 31gusht të vitit 1968, Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Krahinor, në Prishtinë, me ç`rast gjykohen qëndrimet e shfaqura në Aktivin politik të Gjakovës dhe në atë të Pejës etj. Prandaj, konsideroj së është e nevojshme të përmendet fakti historik se kur themeluesit e këtij institucioni arsimor i dhanë emrin Gjimnazi “Vëllazërit Frashëri”, rrethanat politike ishin mjaft të komplikuara, nërkaq, siç dihet, themelues të tij ishin pikërisht kuadrat partiake, pra udhëheqësit partiakë të komunës së Deçanit, të cilët pa dyshim ishin konsultuar edhe me udhëheqjen krahinore të asaj kohe. Mendoj se këtë fakt lypset theksuar pa ngurrim, nga se kohëve të fundit, jo rrallë po ndodhin shmangie të qëllimshme nga faktet historike.

Në vazhdën e atyre ngjarjeve, kur pesë shtetet e Bllokut sovjetik e okupuan Çekosllovakinë, më 21 gusht të vitit 1968, aty, në Aeroportin ushtarak të Shkupit, ku gjendesha në përfundim të shërbimit ushtarak, qe shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërkaq gjatë asaj kohe e deri në fund të shtatorit të atij viti, pra, në rethanat, kur shteti jugosllav përgatitej për t`u mbrojtur nga sulmi eventual i Bllokut socialist, as që mendoja se në fillim të tetorit do të kthehesha në jetën civile. Por, megjithatë, ndodhi që një javë pas datës kur duhej të lirohesha, u hoq gjendja e jashtëzakonshme dhe, ne ushtarët që e kishim kryer shërbimin, u kthyem në familjet tona.

U bëra pjesë e ekipit të mësimdhënësve të Gjimnazit “ V. Frashëri”

Në mbrëmjen e kthimit në familjen time, në Llukë të Poshtme të Deçanit, në odën e tim ati, erdhën shumë mysafirë, ndër të cilët edhe shoku im i fëmijërisë, Ahmet Berisha, me të cilin kishim shkuar të njëjtën ditë së bashkut në Garnizonin e aviacionit ushtarak të Somborit, në Vojvodinë, për ta kryer shërbimin ushtarak. Dhe, thënë realisht, ajo shkuarje së bashkut në të njëjtin vend, e kishte parahistorinë e vet, falë Bacës Qazë, siç e qunim ne, Qazim Hulajn, nëpunës në sektorin komunal të mbrojtjes popullore, por, mbi të gjitha, njeri i ndershëm dhe i pa kompromituar. Në fakt sapo kishim diplomuar, Ahmeti në Degën e Biologjisë, kurse unë në atë Albanologjisë, na kishin ardhur ftesat për të shkuar në shërbimin ushtarak, ndërkaq Baca Qazë, ishte ai që na pat dërguar në të njëjtin vend, pra në Garnizonin e Somborit, ku gjatë tre muajve të parë kishim qëndruar së bashkut, deri sa i kishim kryer kurset tremujore të aftësimit për të shërbyer në aeroportet e aviacionit ushtarak jugosllav. Pas asaj kohe më patën transferuar në në aeroportin ushtarak të Shkupit.



Gjatë asaj mbrëmjeje aty, në odë, Ahmeti më informoi se atë e kishin liruar nga ushtria tre - katër ditë para meje, ndërkaq, sa po kishte arritur, kishte kontaktuar me drejtorin e Gjimnazit “Vëllazërit Frashëri”, - Sahit (Rexhep) Çekajn, dhe kishte filluar të punonte në gjimnaz. Krahas kësaj, më informoj se nëse pajtohesha, edhe unë mund të filloja nga puna qysh ditën e nesërme. Pas atyre informatave të marra nga Ahmeti, siç ndodh zakonisht në oda, propozimi i tij u përkrah njëzërit nga të gjithë të pranishmit, pavarësisht nga fakti se çfarë mendoja unë personalisht. Dhe, ndodhi që pas bisedës që e bëmë të nesërmen me Sahit Çekajn, u pajtova, dhe e nisa punën në atë institucion shkollor. Ndërkaq, shikuar nga perspektiva e rrethanave të atëhershme, në një gjimnaz fshati, të themeluar një vit më parë, ishin tubuar hiq më pak se 12 profesorë të diplomuar. Të gjithë vendës pos dy-tre pejanëve. Ndërkaq, maturantët e parë, tri klasë me nga 35 e më shumë nxënës, shumica djem, por edhe disa vajza, thuaja secili më i mirë se tjetri, ishin dhe ngelën mburrja e arsimtarëve, që punuan me ato gjenerata.

Mbase është e nevojshsme të theksohet se puna dhe angazhimi i mësimdhënësve të kualifikuar për lëndët, që i ligjëronin, disiplina dhe sjellja e mirë e nxënësve, si dhe atmosfera e ngrohtë shoqërore që mbretëronte mes kuadrove që punonin, pa përzierje nga faktorët e jashtëm, ishte një specifikë e rrallë, që atij institucioni shkollor - atij gjimnazi në kuptimin e plotë të fjalës, ia shtonte vlerën ditë pas dite. Dhe, traditën e filluar nga themeluesit e asaj vatre të diturisë e kishin vazhduar edhe kuadrat e reja të formuara më vonë në Universitetin e Prishtinës, kështu që nga ai institucion arsimor apo nga ajo qëndër e krijimit të vetëdijës kombëtare, pas Demonstratave të vitit 1981, për shkak të veprimtarisë kombëtare nga UDB-a serbo-shqiptare burgosen rreth dhjetë profesorë dhe ish-profesorë të atij gjimnazi, të cilët, mbajnë dënime afatgjata, kurse në numër të tjerësh ranë gjatë luftës së UÇK-së.

Gjimnazi „Vëllazërit Frashëri“ ishte dhe shpresoj se do të jetë gjithnjë institucion shkollor, i cili, do ta ruajë në vazhdimësi famën e emrit që e mban, ashtu siç e ruajti, e kultivoi dhe e kishte për nderë gjatë atyre viteve të rënda të themelimit të tij dhe të nismës së arsimimit të nxënësve shqiptarë të Deçanit me rrethinë.

________________

1. Është fjala për nxënësin tim të dikurshëm Zyber Zyberin, i cili, në cilësi të punëtorit të UDB-së jugosllave, më pat burgosur në vitin 1982, burgosje pas të cilës më dënuan për veprimtari armiqësore, me 10 vite burgim, sipanit 136 aline 1, të LP të Jugosllavisë


Autori i ketij shkrimi, në mesin e gjimnazistëve të Deçanit, në muajin maj, të vitit 1971


TAHIR GECAJ: SPASTRIMI ETNIK I KOSOVËS QËLLIM THEMELOR I UDHËHEQJEVE SERBE


Pashtriku.org, 09. 09. 2012 - (Nga Ditari: Vjeshtë e vitit 1966'të) - Në fillim të korrikut të vitit 1966-të, opinioni publik qe informur mbi shkarkimin e Aleksandër Rankoviçit nga pozita e minisitrit të brendshëm të federativ. Lajmi i publikuar shkaktoi befasi, por edhe gëzim në radhët e popullsisë shqiptare si në Kosovë, ashtu edhe edhe në viset tjera në kuadër të RSFJ-së, shtetit të atëhershëm jugosllav. Largimi i Aleksandër Rankoviçit nga funksionet politiko-shtetërore të RSFJ-së, qe mirëpritur nga shqiptarët e Kosovës, mbështetur në faktin se ai, në cilësinë e ministrit të brendshëm federativ, përmes shërbimeve sekrete jugosllavo-serbe, vite me radhë kishte ushtruar dhunë e terror ndaj popullsisë shqiptare në tërësi, e ndaj shqiptarëve të Kosovës në veçanti.

Udhëheqjet serbe të cilësdo periudhë dhe të cilit do orientim politik qofshin, në raport me shqiptarët dhe me Kosovën, nuk u liruan nga politika teologjike mbi Kosovën si “Djep serb”, e as nga programet për krijimin e “Serbisë së Madhe”. Dhe, në kontekst të atij indoktrinimi antishqiptar, preokupimet e udhëheqjes serbe për shfarosjen e shqiptarëve patën vazhduar edhe pas vitit 1945-së, e, madje, gjatë viteve në vijim, ajo arriti ta realizojë një pjesë të strategjisë së vet për likuidimin dhe dëbimin masiv të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, pikërisht në emër të socializmit dhe të ideologjisë së shoqërisë së pa klasa. Gjatë atyre fushatave antishqiptare, Aleksandër Rankoviç në cilësinë e ministrit të brendshëm të RSFJ-së, qe vënë në rolin e realizuesit të politikave serbe për pastrimin etnik të Kosovës, qoftë sipas modelit të aplikuar mes viteve 1876-1878, kur udhëheqja serbe përmes dhunës e terrorit ushtarak e kishte bërë spastrimin etnik të Sanxhakut të Nishit, qoftë sipas metodave shfarosëse kundërshqiptare të aplikuara më 1912 – 1913-të, gjatë dhe pas okupimit të Kosovës, siç kishte qenë therja e njerëzve me bajoneta dhe arsyetimi i atyre vrasjeve barbare me nevojën e kursimit të municionit, hudhja e njerëzve të gjallë në zjarrin e shtëpive që ushtarët serbë ua kishin vënë flakën, konvertimi i detyrueshëm në ortodokësi etj. Në atë kuptim, Udhëheqja serbe, si në kuadër të Jugosllavisë së Jajcës, ashtu edhe më vonë, deri më 1999, i përdori të gjitha mjetet për ta zbrazur Kosovën nga shqiptarët.


Aleksandër Rankoviç (Shtator 1964).

..................................................................

Shkarkimi i Rankoviçit u mirëprit nga shqiptarët

Periudha mes viteve 1948-1966, në atë kohë, cilësohej si njëra ndër më reprersivet, që iu nënshtruan shqiptarët e Kosovës, ndërkaq si kulm i asaj dhune shtetërore vlerësohej “Aksioni për mbledhjen e armëve”, i organizuar dhe i realizuar nga shërbimet sekrete të quajtura OZN-a dhe UDB[1]-a gjatë dimrit të vitit 1955-56. Numri i shqiptarëve të vrarë me tortura fizike gjatë asaj periudhe ka ngelë enigmë, ndonëse flitet për më shumë se 100 shqiptarë të likuiduar me mjete dhune, si dhe për disa mijëra të tjerë të rrahur e të gjymtuar gjatë atij dimri të ftohtë. Si dëshmi e terrorit dhe represionit gjatë periudhës 1945 -1966 kanë ngelë mbi 150 mijë dosje[2], prej të cilave 50 mijë kishin të bënin me çështje politike, prandaj, për rrethanat e asaj kohe, largimi i Rankoviçit dhe i bashkëpunëtorëve të tij nga funksionet shtetërore, kishte rëndësi të madhe për shqiptarët e Kosovës dhe, pavarësisht nga fakti se ai veprim i ndërmarrë në udhëheqjen e lartë jugosllave nuk kishte të bënte vetëm me sjelljen e tyre kundër shqiptarëve, veprimi si i tillë, pra shkarkimi i tyre nga funksionet u mirëprit nga shqiptarët e Kosovës në tërësi.

Rënia e Aleksandër Rankoviçit nga pushteti, e pat ngjallur shpresën se edhe shqiptarët, si populli i tretë për nga numri, pas serbëve e kroatëve, në kuadër të atij shteti, do të trajtoheshin si popujt tjerë dhe do t`i gëzonin të drejtat e garantuara me ligje, të drejta ato që u ishin uzurpuar me forcë e dhunë në të gjitha sferat e jetës, që nga viti 1945-së.

Largimin e atij grupi antishqiptar nga funksionet, në veçanti e patën mirëpritur gjeneratat e reja, të cilat, pavarësisht nga rrethanat në të cilat gjendej Kosova në cilësi të Qarkut autonom, në kuadër të RS të Serbisë, dhe pavarësisht nga fakti se në shumicën e shkollave të mesme, mësimi zhvillohej kryesisht në gjuhën serbe, kishin nisur të shkolloheshin. Në atë kontekst, edhe disave nga ne, studentëve që studionim në Grupin e Gjuhës dhe të Letërsisë shqipe, në kuadër të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, klima e krijuar politike na pat nxitur që të ktheheshim pak më herët në Prishtinë qoftë për t`u takuar, por edhe për t`i komentuar së bashkut ato ngjarje në rrethanat e krijuara pas ndryshimeve të ndërmarra në udhëheqjen e lartë të shtetit, duke shpresuar se do të ndërpritej presioni i dukshëm, por edhe i padukshëm, që kishte ushtruar në vazhdimësi Shërbimi i UDB-ës, si ndaj mësimdhënësve, ashtu edhe ndaj studentëve.

Studentët e shfaqën dramën “Trimi i mirë me shokë shumë” 

Në fillim të vitit të ri studentor, në shtator të vitit 1966-të, brenda radhëve të studentëve ndjehej një lehtësi, e mbase edhe një gjallëri e pazakontë, e cila pat bërë ndikim pozitiv si në aspektin e qëllimit themelor, pra të studimit dhe të pregatitjes profesionale, ashtu edhe të angazhimit të tyre për organizimin e jetës kulturore në kuadër të Shoqatës Kulturore të Studentëve “Ramiz Sadiku”. Për më tepër, rrethanat e krijuara e patën lehtësuar angazhimin kulturor të studentëve në prag të kremtimit të Përvjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut.

Dhe, në rrethana të tilla, në fillim të atij semestri, pas orëve të mësimit nga lënda e Historisë e gjuhës, më pat ftuar për një bisedë Prof.dr. Idriz Ajeti, shefi i Katedrës së Degës së Gjuhës dhe Letërsisë shqipe dhe, me atë rast më pat propozuar që të përkujdesesha për Bibliotekën e Katedrës, pra, të punoja si bibliotekist me orar të shkurtuar, duke ma bërë me dije se një angazhim i tillë nuk do të paraqiste pengesa për t`i ndjekur me rregull ligjeratat dhe, për të shtuar se ajo punë do t`më sillte edhe paksa të ardhura gjatë vitit të fundit të studimeve. E pata pranuar me kënaqësi ofertën e Prof. Ajetit dhe, nga kabineti i tij, patëm kaluar së bashkut në lokalin e bibliotekës, që gjendej në të njëjtin kat, në Objektin e ri të Fakultetit Filozofik.

Profesor Ajeti, pas udhëzimeve për punën që do të duhej ta bëja, m`i pat treguar të gjitha raftet e mbushura me literaturë kryesisht shkencore, të autorëve shqiptarë e të huaj, e , në veçanti ato me veprat e albanologëve gjermanë, për ta theksuar, në mënyrë të posaçme, nevojën që, secili nga ne studentët, pavarësisht nga fakti se nuk e dinim gjuhën gjermane, së pakut do të duhej t`i shfletonim ato vepra dhe t`i mbanim në kujtesë emrat e albanologëve gjermanë. Dhe, para se të dilnim nga lokali i bibliotekës, profesor Ajeti ma pat treguar edhe një dollap të posaçëm, i cili ishte i mbyllur me çelës dhe, në të cilin gjendeshin veprat e ashtuquajtura nën censurë, veprat, të cilat, sipas rregullave, nuk do të duhej t`u jipeshin as studentëve e as dikujt tjetër për lexim, pa dijen e tij.

Në ato rrethana, deri sa isha duke i dëgjuar udhëzimet e profesor Ajetit rreth librave të censuruara, më ishte kthyer në kujtesë një ngjarje tjetër, e ndodhur rreth dy vite më parë, kur ne, një grup studentësh të Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë shqipe, të nxitur nga presioni që ushtronin organet partiake dhe ato të UDB-ës ndaj Katedrës së Albanologjisë, e në veçanti ndaj disa prej profesorëve tanë, patëm kërkuar bisedë me kryetarin e atëhershëm të Komitetit të LK të Qarkut autonom, V. D., i cili, pas pak ditësh, na pat pranuar, pra, po e rikujtoja veten dhe disa prej kolegëve të mi, të asaj kohe, gjatë asaj bisede maltretuese, me ç`rast V.D., pasi i pat dëgjuar ankesat tona përkitazi me presionin e ushtruar, sipas nesh, na pat dhënë një porosi shumë të qartë: “Ju duhet të mësoni dhe mos të përziheni në punët që s`ju përkasin”, ndërkaq, në përfundim, na pat dhënë edhe një porosi kërcënuese për Prof.Dr.Idriz Ajetin, shefin e Katedrës së Albanologjisë, porosi të cilën, nuk ia patëm përcjellë profesorit tonë të respektuar.


Autori i këtij shkrimi së bashkut me një koleg të studimeve

në Bibliotekën e Katedrës (1966/67)

..............................................................

Pas atyre sqarimeve e pata falenderuar prof. Ajetin dhe i pata premtuar se do t`u përmbahesha udhëzimeve të tij, për të nisur me punën në fillim të javës në vazhdim, dhe, natyrisht, për t`i shikuar titujt veprave të censuruara dhe për t`i lexuar gjatë ditëve në vijim. E, pra, në atë dollap me “Literaturë të censuruar” gjendej edhe vepra “ Trimi i mirë me shokë shumë “, e Sylejman Pitarkës, e botuar rreth nëntë vite më parë në Tiranë.

Që nga ajo kohë “Ka hyrë shumë ujë nën urë”, prandaj s`mund ta them me saktësi se cili prej kolegëve të Grupit më pat treguar se në kuadër të Shoqatës së studentëve “Ramiz Sadiku” ishin duke i bërë pregatitjet për një shfaqje kushtuar 500 vjetorit të vdekjes Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut dhe se regjinë e kishte marrë përsipër regjisori Kristë Berisha, por, më ka ngelë në kujtesë se atyre ditëve, pas kosultimit me Prof. Ajetin, e kam nxjerrë nga “Dollapi nën censurë” veprën “Trimi i mirë me shokë shumë” dhe, së bashkut me kryetarin e Shoqatës Ali Gojanin, kemi shkuar te regjisori Berisha me ç`rast ia kam dhënë veprën e S. Pitarkës: “Trimi i mirë me shokë shumë”. Pas ca ditësh, sërish njëri prej kolegëve më pat informuar se më kishte ftuar Kristë Berisha për të shkuar në Shoqatë dhe për t`u takuar me të. Dhe, posa qemë takuar regjisori Berisha, duket se në shenjë falenderimi për librin, më pat ofruar një rol të shkurtër “të një njeriu të madh”, pat thënë regjisori Berisha, pra rolin e princit Lekë Dukagjini. Pas asaj bisede, i pata filluar përgatitjet së bashku me kolegët tjerë, që kishin marrë role shumë më të komplikuara dhe, të cilat, i realizuan për mrekulli, si të kishin qenë aktorë profesionistë.

Flamuri kombëtar shpaloset publikisht

Pregatitjet për shfaqjen nuk kanë zgjatur shumë. Shfaqjen e parë e dhamë në Teatrin Krahinor në Prishtinë, nëse nuk gaboj, në fillim të muajit nëntor 1966. Ndërkaq, me ka ngelë në kujtesë si diç që nuk mund të harrohet, entuziazmi i shfaqur i publikut përmes duartrokitjeve të gjata, në fund të shfaqjes, të nxitura në veçanti, si nga shpalosja e flamurit tonë kombëtar, me rastin e mbulimit të arkivolit të Palush Dibrës, ashtu edhe nga loja e aktorëve amatorë.

Ishte hera e parë që në një institucion kulturor të Kosovës në pozitë të Qarkut autonom, të shpalosej hapur dhe legalisht flamuri ynë kombëtar nga Grupi i studentëve të Shoqatës kulturore “Ramiz Sadiku” të Prishtinës, pas rënies së Aleksandër Rankoviçit nga pozita e ministrit të brëndshëm të RSFJ-së. S`do mend se që nga korriku deri në nëntor të vitit 1966, kur u shfaq për herë të parë “Trimi i mirë më shokë shumë” para publikut prishtinas, ishin zhvilluar shumë aktivitete politike, si në nivelin federativ ashtu edhe atë republikan, por nuk ishte marrë kurrfarë vendimi zyrtar për përdorimin e lirë të flamurit tonë kombëtar. Përkundër atij fakti, anë e kënd Kosovës, populli krye në vete, e kishte nxjerrë flamurin kuq e zi nga arkat e pajës, e kishte shpalosur dhe kishte filluar të përdorë hapur dhe pa droe kryesisht gjatë gazmendeve private, e në veçanti gjatë dasmave, të cilat, të shumtën e rasteve organizoheshin gjatë stinës së vjeshtës.

Prandaj, në qoftëse ka ngelë diç për t`u theksuar apo kujtuar nga ajo kohë, si përpjekje pozitive apo diç e ngjashme, edhe në këtë kohën tonë, tashmë të shqiptarëve - “kosovarë” me një tjetër flamur, ajo, para së gjithash, do të duhej t`i takojë regjisorit, aktorit, e intelektualit të mirënjohur, tashmë të ndjerit Kristë Berisha dhe rrethit të intelektualëve, e jo vetëm atyre, që e përkrahën për ta vënë në skenë dhe për ta shfaqur “Trimin e mirë me shokë shumë” të Sylejman Pitarkës, si në Kosovë ashtu edhe në trevat shqiptare në Maqedoni e në Mal të Zi.

Periudhën kohore të angazhimit tim në kuadër të atij Grupi studentësh amatorë, që nga tetori i vitit 1966 e deri në shtator 1977, edhe sot e gjithë ditën, pas kaq shumë vitësh, e konsideroj si një periudhë sprove për të arritur të pamundurën, kur secili nga ne patëm bërë përpjekje për të kaluar nga Un-i ynë vetiak - nga vetvetja dhe, për t`u identifikuaar, si me Un-in e personazheve që i luanim, ashtu si edhe me kohën e famshme të të qenit pjesëtarë të formacioneve ushtarake të periudhës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit - Skëndërbeut, personalitetit historik, vlera dhe rëndësia historike e të cilit, sa më e largët të jetë koha nga vdekja e tij, po bëhet aq më e rëndësishme dhe më vetëdijesuese për të qenë pjesëtar i kombit shqiptar. Mendoj se nuk gaboj nëse them hapur se në të njëjtën mënyrë na pritën dhe na konsideruan dhe shikuesit e shfaqjes, të rinj e të vjetër, nga do që shkuam nëpër trojet shqiptare në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi, gjatë atij viti shumë dinamik e të suksesshëm për Grupin tonë dramatik.

Më ka ngelë në kujtesë shumëçka nga ajo periudhë e shkurtër e angazhimit, por do t`i veçoja, si rastin e nxjerrjes nga podrumet e errëta të një busti të Skëderbeut dhe venien e tij në një kënd të skenës, para se ta shfaqnim dramën në qytetin e Strugës, ashtu sikundër që nuk mund ta harroj as bujarinë dhe dashamirësinë e familjeve dibrane, strugane dhe atyre të Ulqinit me rrethinë, para e pas shfaqjeve, tek të cilat ishim mysafirë gjatë turneve tona për ta shfaqur “Trimin e mirë me shokë shumë”, në periudhën kohore mes nëntorit 1966 deri në shtator 1977- të.

Po ashtu një kaptinë në vete, paraqet pjesëmarrja e Grupit tonë amator në Festivalin e tetrove amatore në ishullin Hvar të Kroacisë dhe debati i zhvilluar pas shfaqjes së “Trimit të mirë me shokë shumë”, debati që mori formën e polemikave mes nesh dhe përfaqësuesve të malazezëve reth përkatësisë kombëtarë të Dinastisë së Balshajve, si themelues të Malit të Zi. Pos tjerash, më ka ngelë në kujtesë se pas asaj bisede, grupit tonë iu pat bashkuar një kritik i teatrit nga Kroacia, në atë kohë i moshuar, i cili pas shfaqjes na pat folur gjerë e gjatë për Aleksandër Mojsiun, aktorin me origjinë shqiptare. Për fat të keq, tashmë nuk më kujtohet emri i kritikut të zënë ngojet.

TAHIR GECAJ: SHTETËSIA SHQIPTARE E DREJTË E NATYRSHME, POR (...) ?!


 (Nga Ditari: Zbritja drejt viteve të shkuara 1991-1995)


 - Kohë më parë Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë, mbase i ndikuar nga entuziazmi dhe euforia e shfaqur nga shqiptarët, kudo që gjenden, në prag dhe gjatë Kremtimit të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shtetit shqiptar, e shfaqi idenë për miratimin e një Ligji në Parlamentin shqiptar, me të cilin do t`i mundësohej secilit shqiptar, kudo që gjendet, për ta gëzuar të drejtën e shtetësisë së shtetit shqiptar - Shqipërisë. Dhe, shikuar në raport me rrethanat aktuale, kur dihet se jashtë kufinjve të Shqipërisë shtetërore, jetojnë më shumë shqiptarë se sa brenda saj, një vendim i tillë është mjaft i guximshëm, por, edhe i ndërlikuar për ta realizuar.


Ndërkaq, tani, pas kalimit të euforisë së kremtimit, e lus lexuesin eventual të këtij shkrimi, që mos t`ma shohë për të madhe për zbritjen gjatë viteve të shkuara për t`u ndalur fillimisht në vitin 1995, kur e pata bërë një përpjekje të pa sukses për ta marrë shtetësinë e Shtetit shqiptar, e, për të cilën flet fare qartë dokumenti në vijim:

1. Letra kthyese - përgjigjja ndaj kërkesës sime për shtetësinë shqiptare, e marrë nga Kabineti i Presidentit të Shqipërisë, zotëriut Sali Berisha, në vitin 1995


Siç mund të shihet nga letra e Kabinetit të Presidentit Berisha, nga unë kërkoheshin dokumentet origjinale, pa marrë parasysh faktin se në letrën që ia pata dërguar, më 5 qeshor 1995, i pata shkruar imtësisht se cili isha dhe pse më duhej shtetësia e shtetit shqiptar. E, pra, përkundër atyre informatave, Kabineti i Presidentit Berisha kërkonte nga unë që të kthehesha atje ku s`mund dhe s`duhej të kthehesha për t`i marrë dokumentet origjinale, të verifikuara , të noteruara dhe të përkthyera për ta filluar shqyrtimin mbi dhënien e shtetësisë.

2. Letra e dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë - Zotit Sali Berisha nga qyteti Zug i Zvicrës, më 5 qershor 1995

Fillimisht Presidentin apo Kabinetin e tij, në letrën time e pata informuar se quhesha: Tahir R. Gecaj, i lindur në Llukë të Poshtme të Deçanit, banor i Prishtinës, Rruga e Goleshit 8 / ll,; se në çastin kur i shkruaja letër, isha me qëndrim në Zvicër, me status të pranuar të refugjatit politik; se UDB-a serbo-shqiptare më kishte burgosur në vitin 1982, kurse Gjykata e Qarkut e Prishtinës, me Vendimin P. nr. 142/85 të datës 11.10.1985 në një proces të montuar politik, më pat shpallur fajtor duke më dënuar me 12 vite heqje lirie, dënim i cili në Shkallën e dytë e zbritën në dhjetë vite; se pas vuajtjes se dënimit nga kërcënimet e përcjelljet e vazhdueshme të policisë sekrete serbo-shqiptare isha i detyruar të arratisesha në shtetin e Zvicrës me bashkëshorten dhe fëmijët etj.

Në vazhdim, Presidentit Sali Berisha, i pata shkruar : „ (…) Zoti President, vendosa të kërkoj nga Ju që përmes procedu¬rës së rregullt të ma mundësoni të drejtën e marrjes së shtetësisë shqiptare, të cilën unë nuk e kuptoj si privilegj, por si të drejtë të natyrshme, e cila fatkeqësisht, nuk mund të fitohet vetëm në sajë të qenies pjesëtar i etnitetit shqiptar, e as vetëm në bazë të dëshirës së individit, në veçanti në rrethanat aktuale, kur rreth gjysma e shqiptarëve gjenden jashtë kufinjve administrative të Shtetit shqiptar. Sidoqoftë, zoti President, unë do të përpiqem ta arsyetoj kërkesën time të natyrshme për të qenë shtetas i Shqipërisë, duke qenë i vetëdijshëm si për të drejtat dhe obligimet, e po ashtu edhe për përgjegjësinë që shtrohet para individit, por natyrisht edhe para Shtetit shqiptar e institucioneve të tij në këtë periudhë të përndjekjeve të mëdha që u bëhen shqiptarëve të Kosovës nga pushteti serbo-malazez me qëllimin final: pastrimin etnik të Kosovës. Dhe, pikërisht këtu qëndron çështja, sepse në periudhën që po e lëmë pas, u bënë shpërngulje të mëdha, si nga Kosova ashtu edhe nga viset tjera shqiptare.

Për fat të keq, në këto valë të të degdisurve, u gjend edhe një numër relativisht i madh i ish - të dënuarve politikë, të cilët pas vuajtjes së dënimit, në vend se të integroheshin në proceset jetësore, u detyruan të largohen nga Kosova, qoftë nga represioni i sërishëm serb, qoftë nga droja e burgosjes së sërishme, ata u vendosën në shtetet e Europës Perëndimore, ku shumica prej të cilëve e gëzojnë statusin e refugjatit politik.

Ky Grupacion relativisht i madh nuk është rehabilituar e as pranuar, së pakut në aspektin moral, as nga Parlamenti i Kosovës, as nga Qeveria e përkohshme, e, madje as nga Presidenti i Kosovës (Ibrahim Rugova - Sh.B). Prandaj, zoti President, kjo është ajo kategoria e shqiptarëve të Kosovës që kanë ngelë pa atdhe në rrethanat aktuale, deri sa Serbia të administrojë me Kosovën. Dhe, mund të them pa e patur mandatin e këtij Grupacioni, të cilit i takoj edhe vetë se kjo është ajo kategoria e shqiptarëve të Kosovës që iu duhet nënshtetësia e Shtetit shqiptar, sepse ata nuk duan e as nuk e meritojnë të vdesin e të varrosen varrëzave të Europës e të bo¬tës.

Mund të ketë përjashtime, por mund të konstatoj me përgjegjësi se kësaj kategorie të shqiptarëve të përndjekur, shtetësia e Shtetit shqiptar nuk ju duhet as për fitime materiale, as për "biznes", e as për të manipuluar me të, ndonëse krijohet përshtypja se në disa rathë të zyrtarëve shqiptarë ekziston opinion i tillë përkitazi me "kosovarët" e pranishëm në Shqipëri apo përkitazi me shqiptarët e Kosovës në përgjithësi.

Me ndjeni, zoti President nga se unë i inicova ca çështje për të cilat Ju pa dyshim jeni të informuar, por megjithatë, unë mendoj se Ju dhe autoriteti Juaj mund të bëni shumë që koso¬varët e ngelur pa atdhe, ta kenë atdhenë e vet edhe në aspektin formalo-juridik.

Edhe përkundër faktit se unë në këtë letër do të duhej të ndalem kryesisht në çështjen time personale e familiare, e preka përciptazi edhe problematikën e Grupacionit të ish-të dënuarve politikë, që kaluan vite të tëra burgjeve jugosllave, jo për ideologji siç përpiqen t'ua mveshin sot, por për avansimin e statusit të Kosovës nga krahina në Republikë, si edhe ta avansojnë statusin e shqip¬tarëve të Kosovës nga kombësia në komb me të drejta të barabarta me kombet tjera të shtetit të atëhershëm jugosllav. 


3. Për ish- të burgosurit politikë - Kroacia në rol të shtetit amë

Mendoj se përkundër një vonese relativisht të gjatë, është e udhës të thuhet hapur së Republika e Kroacisë në periudhën e zënë ngojet, ishte vënë në rolin e shtetit amë për një numër jo të vogël të të përndjekurve politikë shqiptarë të Kosovës. Organet kroate pa kurrfarë pengesash, mirret vesh edhe në sajë të korrektësisë dhe të angazhimit edhe të shqiptarëve nga Kosova që gjendeshin në Kroaci, na e lehtësuan largimin nga Kosova dhe nga rreziku i riburgosjes së shumicës prej nesh. Prandaj, ndonëse me vonesë, e shpreh falenderimin tim ndaj organeve të atëhershme të Republikës së Kroacisë dhe natyrisht edhe ndaj shtetit të sotëm kroat, i cili tashmë po shkon drejt Europës së Bashkuar.

Ja dokumenti mbi vendbanimin pas të cilit i pata marrë Letërnjoftimin dhe Pasaportën, dokumente ato të cilat ma mundësuan largimin nga Kosova, në gusht të vitit 1991.



Referencat:

[1] I pari ishte Shërbim sekret ushtarak, kurse i dytë Shërbim sekret policor. Në vitin 1955 - 56 në OZN dhe në UDB punonin ekskluzivisht serbët. Këto shërbime kishin instaluar një rrjet të gjerë spiujsh të përkatësisë kombëtare shqiptare.

[2] Jens Reuter: Der Kosovo Konflikt - Serbien und Kosovo - Das Ende eines Mythos (139-155), Weiser Verlag, Klagenfurt, 2000. Faqe 148.





Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri