Posts

Showing posts from June, 2013

Ç'ËSHTË PROGRAMI D.D.D.NË KOMPANINË FLOMED PRISHTINË?

Image
PTC “FLOMED” - SHËRBIMET DDD

RRETH NESH



HISTORIKU I PTC FLOMED PRISHTINË

PTC FLOMED PRISHTINË është prezent që nga viti 1987 me një numër të madh të klientëve.
Ne si përfaqësues, çdo vit duhet të vijojmë trajnimet në: Borer chemie AG Zvicër,Schülke-Mayr GmbH Gjermani Gjithashtu çdo 3-6 muaj na bëhet vizitë nga Departamenti teknik i të Fabriakve të sipërshenuara me qëllim të kontrollimit të klientëve aktual, të përdorimit të preparateve kimike dhe të procedurave tjera.
Në këtë mënyrë, ne mund të garantojmë shërbim cilësor të të gjithë klientëve dhe me këtë e mbrojmë reputacionin e Flomed-it .

Ne jemi shendërruar në një kompani novatore e cila beson në cilësi, efektivitet, siguri dhe trajnime.
Kompanitë e tjera per parandalimin e dëmtuesve tek ne por edhe në vende tjera në mbarë botën përpiqen t’i kopjojnë standardet dhe metodat tona, por meqë e dimë që ky biznes është në zhvillim të vazhdueshëm, ne gjithnjë do t’i përsosim metodat tona.


FLOMED PRISHTINË është i certifikuar…

ROTERI I WEB FAQËS google.com - Google Analytics‎ paraqet Serbinë pa Kosovën dhe Vojvodinën

Image
Në faqen e internetit Google Analytics është vendosur harta gjeografike e Serbisë, në të cilën është paraqitur shteti i Serbisë paKosovën dhe Vojvodinën, raporton Telegraf.rs. Siç thuhet , kur hyni nëGoogle Analytics dhe në të njëjtën kohë dëshironi të hapnifaqe e Serbisë, do të paraqitetharta gjeografike e këtij shtetinw tw cilen nuk ështëasKosova dhe asVojvodina. Kryeministri serb Ivica Daçiç deklaroi përTelegraf.rs se kyiështë një"provokim skandaloz". - Vendosja e hartës sëSerbisë papa Kosovën dhe Vojvodinës është një skandal dhe provokim për Serbinë,në të cilin provokim do të dim tëdimë të reagojmë. Kjo nuk është hera e parë që hasim nënjë provokim të ngjashëm - tha Daçiç. Ministri i Ndërtimit dhe Planifikimit Urban në Qeverinë e Velimir Iliç tha se ky provokim nuk meriton koment. - Fotografia e Serbisë pa Kosovën dhe Vojvodinën është provokim i thjeshtë !Atë e vendosi dikush i cili natyrisht nuk mendon mirë për vendin tonë.Vojvodinaështë në Serbi dhe ështëserbe, këtë e di gj…

Shërbëtori servil i kishës shoviniste greke, si gjithmonë, në krye të detyrës

Prof.dr.Eshref Ymeri



Në numrin e datës 21 qershor të gazetës së nderuar internetike “Tribuna shqiptare”, unë kisha botuar një shënim të shkurtër me titull “Kanë shumë të drejtë z. Moisiu dhe znj Kati, por…”, në të cilin reagoja ndaj shqetësimit të këtyre dy intelektualëve për faktin që në disa kisha shqiptare shërbesat bëhen në greqisht. Shtysën për një shënim të tillë, ç’është e vërteta, e mora nga reagimi i znj. Kozara Kati, të cilën e kujtoj me shumë respekt që nga koha kur ajo ishte studente në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.
Ndaj shënimit tim ka reaguar zoti Pirro Prifti, një servil i Janullatosit ky, i argasur deri në regjje shembullore. Në reagimin e vet ai më këshillon të mos merrem me KOASH-in, pra, të mos përzihem me problemet që ka ortodoksia shqiptare. Por unë, si shqiptar me vetëdije kombëtare, nuk mund të heshtja dhe nuk mund të heshtë kurrë për problemet, të cilave servili janullatist Pirro Prifti u trembet si djalli vetëtimës.
Sipas argatit janullatist Pirro…

TROJET SHQIPTARE SHTRIHESHIN NGA PREVEZA NË TIVAR E DERI MBI NISH

Isuf B. Bajrami

“S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë” Bajroni
Një nga çështjet për të cilat nuk është folur e nuk po flitet është: Sa e ka dëmtuar copëtimi i 1913-ës edhe pjesën që ka mbetur gjëja e lirë brenda kufijve të shtetit ekzistues shqiptar? A është me të vërtetë e lirë kjo pjesë e kombit ? Nuk është fjala se duhet vetëm për t’i ditur këto gjëra, por për ta realizuar një lëvizje sa më të gjallë kombëtare. Duhet të buçasin të gjitha mjetet e informimit, duhet të botohen studime dhe libra, për t’i pohuar shkencërisht të vërtetat që na janë mohuar e po na mohohen aq padrejtësisht edhe sot. Problemi kryesor më i ngutshmi është që duhet ta dimë dhe t’i tregojmë me hollësi vetes dhe botës se sa e si janë tejdëmtuar Shqipëria dhe shqiptarët nga ndarjet dhe vendosjet e kufijve të dhunshëm mes neve. Zhgënjimi i madh ndaj fqinjëve, për tërë atë gjak që derdhën shqiptarët në altarin e lirisë së tyre, të bën të rikujtosh gjithnjë fjalët e Bajron…

RËNDËSIA POLITIKE E RINOVIMIT DHE EKO-KULTURA

FALMA FSHAZI
Mundësia të ndjek nga afër zgjedhjet në Francë më ndihmoi të vëzhgoja e analizoja në praktikë të majtën europiane dhe mendimin e majtë në tërësi. Nëse vërejmë nga afër tendencat në Francë, duket qartë se në mendimin e majtë po integrohen gjithnjë e më shumë linjat ambientaliste. Ndjesia e përkeqësimit të kushteve të jetesës, veçanërisht nga shfrytëzimi i pakujdesshëm i ambientit, bëri që shumë votues të reagojnë pozitivisht ndaj programeve politike me prioritete ekologjike. Shqetësimet ekologjike dhe rritja e ndjeshmërisë politike të shtetasve ndaj tyre ka vite që ka një grafik në rritje në Europë. Duke qenë se jemi në një stad të zhvillimit të shoqërisë, kur ambienti është i rrezikuar seriozisht dhe vazhdimisht, këto ndjeshmëri nuk do të pësojnë ulje, por rritje konstante. Përveç asaj reale, rëndësia politike e faktorit ambient sa vjen e bëhet më e madhe në këto vite që mund t’i quajmë post-ideologjike. Bëhet fjalë për periudha kur krahët ideologjikë klasikë, të djathtë …

Lëvizja letrare dhe botimet shkencore

Fundi i viteve 60 shënojnë një etapë me rëndësi në përparimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, që u pasqyrua edhe në zhvillimin e letërsisë shqipe.
Një veprimtari të madhe në këtë fushë zhvilloi Kostandin Kristoforidhi. Duke hyrë në shërbim të një organizate protestante angleze, të Shoqërisë Biblike, e cila botonte përkthime të ungjillit në gjuhë të ndryshme të botës për përhapjen e besimit fetar, Kostandin Kristoforidhi kishte shpresë që të vinte në jetë planet e tij për zhvillimin e letërsisë në gjuhën shqipe me fondet e kësaj Shoqërie. Dhe me të vërtetë, në vitet 1864-1872, me ndihmën e Shoqërisë Biblike, ai mundi të botonte mbi 10 vëllime, ndërmjet të cilave ishin disa përkthime të rëndësishme fetare, si “Dhjata e re” etj.
Por Kostandin Kristoforidhi nuk mendonte ta kufizonte veprimtarinë e vet vetëm në botime fetare. Në këtë kohë ai vijoi punën për hartimin e një fjalori themelor të gjuhës shqipe dhe përgatiti një varg botimesh popullore, si dhe një revistë kulturore. Nga këto ai…

Shtresimet e identitetit Kulturor Kombetar Shqiptar: Cka me tutje?

Image
 Nga Prof.dr.Milazim Krasniqi

Identitetet e popujve, pavaresisht se a definohen si vetepercaktime, si diferencime nga te tjeret, ose si diferencime qe u behen nga te tjeret, ne fakt jane te dhena, te lindura. Deshmia me e sakte per kete eshte shpallja e Krijuesit:

“O ju njerez, vertet Ne ju krijuam prej nje mashkulli dhe nje femre, ju beme popuj e fise qe te njiheni ndermjet vete…( El-Huxhurat:13).

eshte e qarte se identiteti fillestar ademit i dhene ne fill te krijimit te njerezimit, eshte shumezuar ne identitete te shumta etnike, gjuhesore e racore, me qellim qe ato ta pasurojne njohjen e njeriut, ta bejne me te begatshme jeten njerezore, e kurrsesi ne fare funksioni te konfliktualitetit a te unifikimeve e asimilimeve te dhunshme.
Ndersa identitetet e dhena prej Krijuesit, te popujt e ndryshem kane arritur ose arrijne te theksohen e te funksionalizohen me shume a me pak, ne faza te ndryshme te proceseve historike, sociale e kulturore. Shkalla e theksimit e te funksionalizimit te …