Kultura evropiane është kulturë e tolerancës dhe e përparimit


Autori: Maria Dimitrova-Pisho

© Foto: BGNES

Katrin Llaljumier: “Ky identitet kulturor evropian është ajo pjesë lidhëse, e cila e forcon konstruktin evropian”

A ekziston kultura evropiane dhe identiteti evropian? Për Katrin Llaljumier, sekretare e përgjithshme e Këshillit të Evropës gjatë periudhës së viteve 1989-1994 e cila është vendimtare për Evropën e re, nuk ka asnjë dyshim, se kultura e përgjithshme evropiane ekziston.

Cilat janë elementet e saj? Në themel qëndron një tufë e tërë prej idesh dhe vlerash, të cilat të gjithë në kontinentin e vjetër i ndajmë, mendon zonja Llaljumier. Mes tyre një vend bazë kanë të drejtat e njeriut, të shtrira në Hartën për të drejtat bazë njerëzore në Bashkimin Evropian. Në kulturën tonë është shtrirë dhe përfytyrimi i përgjithshëm për demokracinë, e lindur pikërisht në kontinentin tonë. I njëjtë është dhe përfytyrimi për familjen dhe jetën familjare. Të shumta janë dhe tiparet tona të përbashkëta në fushën e artit, sepse të gjithë ne jemi trashëgimtarë të 3 feve të Lindjes së Mesme, të kulturave të zhvilluara të Greqisë së Lashtë dhe të Perandorisë Rome. Këto tipare të përbashkëta mund të vihen re kudo. Për shembull në rregullimin e qyteteve tona.

“Ata prej nesh, të cilët kanë udhëtuar më tepër, e dinë këtë. Kur unë kthehem prej ShBA-së për shembull, ku traditat janë fare të tjera, kur shkoj në këdo qoftë qytet të Evropës, menjëherë ndihem si në shtëpi. Çdo gjë më është e afërt – ve në dukje Katrin Llaljumier. – Një nga befasitë e mëdha për mua, kur ra muri i Berlinit, ishte të zbuloj se, qytetet në lindje janë të ndërtuara mbi të njëjtin parim si këto në perëndim. Unë prisja të shikoj një rregullim krejt të ndryshëm të qyteteve, në të cilat të ndihem si e huaj. Pikërisht e kundërta, menjëherë e ndjeva veten si në shtëpi, sepse kudo qytetet tona kanë një formim dhe mendim të përbashkët.”

Mes tipareve, të cilat e veçojnë kulturën evropiane, Katrin Llaljumier dallon kureshtjen dhe hapjen drejt botës së jashtme, tolerancën drejt larmisë kulturore, të cilën e konsiderojmë si pasuruese. “Prej kohërave të lashta evropiani ka udhëtuar – rikujtoj ajo. – Ne jemi kureshtar, të ditur, të cilët besojnë se, njohja nuk ka fund, se ajo mundet përherë të pasurohet, të zgjerohet. Për mua pamja “par ekselans” e evropianit është Odiseu i Homerit. Ai është njeri, i cili ndihet shumë mirë në shtëpinë e tij, pranë familjes. Por, ai është dhe kureshtar dhe një ditë ikën nga shtëpia, që të shikojë se çfarë bëhet nëpër botë. Dhe niset të udhëtojë nëpër Mesdhe. Kudo ku ankoron anija e tij, ai mëson gjëra të reja, pasurohet. Dhe kështu, nga qyteti në qytet, ai pasurohet dhe ndryshohet. Odiseu, i cili në fund kthehet në Itakë, pranë rrënjëve të veta, tanimë nuk është i njëjti. Ai është i ndryshuar, i pasuruar, ai ka ecur përpara. Sepse përparimi është një tipar i rëndësishëm dallues të kulturës evropiane. Ne besojmë se, progresi është i mundur dhe për të mirë. Ndikimi i fortë i kulturës evropiane mbi botën i dedikohet pikërisht kësaj fryme të çiltërsisë, të kureshtjes ndaj të tjerëve, të kuptimit se, progresi është i mundur.”

Për znj. Llaljumier ky identitet i përgjithshëm kulturor është shumë i vlefshëm: “Ky identitet kulturor evropian është ajo pjesë lidhëse, e cila e forcon konstruktin evropian. Ajo është mbase mirësia jonë më e vlefshme. Mirësi, e cila ka rrezik të shpëlahet në procesin e globalizimit. Në qoftë se duam ta ruajmë këtë mirësi, na është i nevojshëm një Bashkim Evropian më efektiv, i cili i kupton dhe i ndien përgjegjësitë e veta, i cili të na ndihmojë të ruajmë bazën tonë kaq të vlefshme dhe të përgjithshme kulturore.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri