Kultura shqiptare mes lindjes dhe perëndimit



Nga Olsi Pajo

Dëgjojmë shpesh, për të mos thënë që ndonjëri prej nesh mund të ketë qënë edhe pjesëarrës, që shtete të ndryshme, univeristete të njohura në arenën ndërkobëtare, shoqata apo organizata të ndryshme, të organizojnë ato që në anglisht jemi mësuar t’i quajmë “exchanging programs”- programe shkëmbimi. Studentë të ndryshëm nga të gjitha cepat e mbarë botës mblidhen dhe shkëmbejnë kulturat e tyre. Mendoj se nuk është nevoja të themi sesa të dobishme janë këto dialogje ndërkulturore, por ajo që më bën përshtypje dhe dua të përmend është fakti se organizatorët e këtyre programeve, gjithnjë preferojnë te kenë pjesëmarrës nga vendet e vogla, vende jo shumë të njohura në arenën ndërkombëtare për zhvillimin politik dhe ekonomik. Ky ndoshta është një tregues i qartë se për arritjen e globalizimit, mozaiku i kulturës duhet plotësuar në çdo detaj. Si pjesë e kulturës së gjërë evropiane, me tipare sa të trashëguara aq edhe të fituara gjatë historësë së vet, gjendet edhe kultura shqiptare. Për mendimin tim, të thuash se kultura shqiptare është midis lindjes dhe perëndimit, do të thotë që ajo ka elementë edhe të kulturës lindore edhe të asaj perëndimore. Përpara së gjithash dua të përmend faktin se gjerësia e konceptit kulturë dhe shumësia e elementëve që e përbëjnë atë, na lejon që të shprehim mendimet tona individuale për këtë çështje dhe njëkohësisht e justifikon sadopak orjentimin e argumenteve tona me qëllim për t’ju afruar së vërtetës.
Kultura shqiptare nuk mund të konisderohet si një ndërmjetëse midis lindjes dhe perëndimit. Ajo është një kulturë me tipare lindore, me një dëshirë të brëndshme për t’i ngritur lart elementët kulturorë autoktonë deri në patriotikë, dhe me elementë të caktuar, në syrin tim më shumë individualë, të fituar nga kultura perëndimore. Do përpiqem që hap pas hapi, duke analizuar faktorë të ndryshëm të nxjerr në pah raportet që ka kultura lindore, perëndimore dhe vendase, në kulturën shqiptare.
Pozicioni gjeografik i vendit tonë ka ndikuar më shumë negativisht sesa pozitivisht për zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Është e vërtetë se trojet shqiptare janë në një pozicion të favorshëm gjeografik për shkëmbime mallrash midis lindjes dhe perëndimit, por më shumë sesa i ka dhënë zhvillim ekonomik e kulturor, ky fakt i ka penalizuar gjithmonë shqiptarët, sepse torjet e tyre kanë qënë gjithnjë të preferuara për t’u pushtuar nga perandoritë apo superfuqitë që kanë pasur rol kyç në drejtmin e arenës ndërkombëtare në periudha të ndryshme të historisë. Pozicioni gjeografik ka pasur edhe një ndikim tjetër negativ në historinë shqiptare. Mungesa e gjerësisë së territoreve ka bërë që ato të ishin më të lehta për t’u pushtuar. Shtuar këtu edhe temperamentin individualist të shqiptarëve, që nga Ilirët dhe Arbërit, aq shumë shtete dhe principata në një shtrirje kaq të vogël gjeografike tregojnë një mungesë eksperience në organizimin e shtetit. (Mos ndoshta reflektohet edhe ne politikën e sotme?? Kaq shumë parti…) Ja pse në epokën e Skëndërbeut, kur funksionuan si njësi kombëtare, arritën t’i bënin ballë për vite me rradhë Perandorisë Osmane.
Fakte të ndryshme historike (nuk është vëndi për t’i përmendur) më bëjnë të mendoj se shqiptarët janë pasardhës të arbërve dhe ilirëve. Dhe këtë lidhje, Iliri-Arbëri-Shqipëri më pëlqen ta quaj një vazhdimësi etnokulturore. Ky është dhe argumenti kryesor ku mbështet ajo të cilën e përmënda pak më sipër, dëshira e shqiptarëve për të nxjerrë në pahë një kulturë unike shqiptare. Dalëngadalë fillova të analizoj elemntë historikë që kanë ndikuar në formësimin e kulturës shqiptare. Dhe padyshim, ndër më të rëndësishmet për t’u përmendur janë pushtimet. Ato kanë pasur një rol thelbësor në formësimin e kulturës së sotme shqiptare. Pushtimi i Ilirisë nga Romakët, më vonë Bizanti sollën elementë të tjerë kulturorë. Në iliri filloi të përhapej kultura romake, e cila u pasqyrua në urbanistikën e qyteteve, në skulpturë, ndërtim, por edhe në veshje, stoli dhe vegla pune. Nga paganë popullsia ilire filloi të besonte tek hyjnitë, e më pas gjatë Bizantit kemi edhe përhapjen e krishtërimit në territoret e sotme shqiptare. Sidomos gjatë peridhës së Bizantit, kemi një ndryshim të panoramës së kulutrës së hershme. Shoqëria mesjetare arbërore ka lënë një tarshëgimi të pasur kulturore e cila ka arritur deri në ditët e sotme. Në këtë periudhë janë bërë mjaft ndërtime arkitekturore me karakter fetar si kishat apo manastiret. Gjithashtu janë zbuluar edhe objekte arkitekturore laike si kështjellat, shtëpitë e banimit, murret rrethuese dhe ambjentet e brendshme të shtëpive të zbukuruara me afreske e paisje të ndryshme të importuara nga tradita të huaja, kryesisht ajo veneciane. Artet figurative gjithashtu patën një zhvillim të gjërë, kryesisht në pikturë e më pak në skulpturë. Përhapje të madhe pati piktura kishtare, si mozaikët, afresket dhe piktura në dërrasë, ikonografia, etj. Mozaikët janë një tregues i trashëgimisë antike të pasqyruar në objektet e kultit paleokristian në shekujt IX-X. Po kështu edhe ikonografia dhe piktura në dërrasë i kushtohen shenjtorëve, megjithëse ka edhe ikona me tematikë më të gjerë. Krahas ndikimit të artit dhe kulturës bizante, ndihet edhe fryma e kulturës vendase. Piktorë të ndryshëm pasqyrojnë karakteristika individuale në veprat e tyre, si veshjet popullore apo mjediset rrethuese të shtëpive si pasqyrim i tipareve krahinore.
Për të ardhur më pas tek Shqiptarët gjatë sundimit osman. (shek XV-XX) Mendoj se është periudha historike e cila ka ndikim më të veçeantë në formësimin e kulturës shqiptare. Kur them se kultura shqiptare ka tipare kryesisht lindore, më vjen në mëndje pikërisht sundimi pesë shekullor i Perandorisë Osmane në trojet shqiptare. Faktori më i rëndësishëm kulturor i kësaj periudhe është islamizimi i shoqërisë. Ndryshe nga shumë të tjerë, unë mendoj se procesi i islamizimit të shoqërisë shqiptare nuk ka ardhur si imponim nga Perandoria Osmane, por thjesht si pranim i kësaj ideologjie nga vetë popullësia shqiptare. Këtë e dëshmojnë dy fakte kryesore. Së pari, popullësia që ka jetuar në trojet shqiptare nuk është se ka patur një besim fetar rigoroz gjatë historisë. Nga Ilirët paganë, ata filluan të besonin tek hyjnitë gjatë pushtimit Romak, u afruan me krishtërimin në periudhën e Bizantit dhe pranuan islamin gjatë sundimit osman. E parë edhe nga këndvështrimi i historisë së fesë tek njerëzimi (Mitet e hershme, hyjnitë, krishtërimi dhe në fund islami) të bën të mendosh se shqiptarët kanë pasur një prirje tolerante ndaj besimit fetar. Së dyti, tregues i qartë që procesi i islamizimit nuk ka qënë i imponuar janë vetë ditët e sotme. Edhe sot, nën një frymë tolerance fetare për të cilën në të gjthë mburremi, përsëri pjesa më e madhe e popullsisë vazhdon t’i përkasë besimit islam.
Përpara se të vij tek Periudha e Rilindjes, dua të përmënd një nga elementët më kyç, që dëshmon qartazi identitetin kulturor shqiptar. Një element i cili i ka rezistuar çdo pushtuesi dhe njëkohësisht ndeër të paktat pjesë që kanë mbetur thuajse tërësisht të pandryshuara gjatë gjithë historisë së kulturës shqiptare, pikërisht gjuha shqipe. Qëndresën Ilire ndaj romanizimit e dëshmon pikërisht gjuha ilire edhe pse pernadorie kishte shpallur gjuhë zyratre latinishten. Toponimia dhe onomanistika në periudhën e Arbërit lidhen ngushtësisht me gjuhën. Emra qytetesh, vendesh, lumenjsh, malesh, njerëzish, të përdorura nga ilirët vazhduan edhe gjatë periudhës së mesjetës. Dhe më e rëndësishmja, qëndresa që bëri gjuha shqipe gjatë Perandorisë Osmane, dëshmojnë edhe njëherë tjetër sesa i rëndësishëm është ky faktor në përcaktimin e kulturës shqiptare. Gjuha Shqipe ishte ajo që frymëzoi shumë rilindas, kjo edhe për tiparat e saj krejt të veçanta, si një degë më vete në pemën e gjuhëve indoevropiane.
Për të ardhur së fundi tek Rilindja Kombëtare. Si detyrë për arritjen e objektivit themelor, pavarësimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane, veprimtarët e Rilindjes Shqiptare përcaktuan ngritjen e përgjithshme arsimore dhe kulturore të popullit të tyre si mjeti më efikas për forcimin e vetëdijes së tij kombëtare. Pavarësisht ndarjes së tyre fetare në tri besime kryesore, shqiptarët, si një nga popujt më të vjetër të Evropës, me gjuhën dhe kulturën e tyre origjinale, meritonin të jetonin të lirë. Dhe në këtë prizëm, vlen të përmendet e zhvillimi që mori në këtë periudhë letërsia shqiptare. Edhe ajo në thelb kishte thelbin e rilindjes, forëcimi i vetëdijes kombëtare. Unë mendoj se këtu ështe edhe pikënisja kyçe e orjentimit të shoqërisë shqiptare drejt kulturës Perëndimore. Shkak për këtë ndoshta është edhe zhvillimi i transoprtit i cili solli më shumë lëvizje të njerëzve e për pasojë emigrimin e shqiptarëve, sidomos të jugut, drejt Perëndimit. Madje një objektiv tjetër kryesor i rilindasve, ishte shpalosja e vlerave kulturore të popullit shqiptar para opinionit ndërkombëtar. (Rol të veçantë në këtë proces luajtën edhe arbëreshët) Sidoqoftë, në një mënyrë apo një tjetër rilindasit, sa me punën e tyre, aq edhe me ndihmën e kushteve historike të një perandorie në rënie, e arritën në një mënyrë apo një tjetër qëllimin e tyre.
Padyshim, këtë qasjeje të gjatë historike, nuk mund t’i lëmë pa shtuar edhe disa fjalë mbi ndikimin e këtij 100 vjeçari të fundit në kulturën shqiptare. E ndarë në tri pjesë kryesore, ndoshta ky shekull është një përmbledhje analogjike mjaft e sintetuzar e gjithhë historisë së popullit shqiptar. Që nga shpallja e pavarsisë e deri në vitin 1945, Shqipëria pushtohet e ripushtohet, duke mos pasur asnjëherë një shtet solid dhe me rol ndikues. (Si gjatë gjithë pushtimeve të tjera shumëshekullore) Periudha e komunimzmit e afron Shqipërinë me lindjen, Bashkimin Sovjetik dhe më vonë Kinën, duke i mbyllur të gjitha rrugët me perëndimin. (Perandoria e dytë Osamne?) Dhe njëzetvjeçari i fundit e afron popullin Shqiptar dhe kulturën e tij më afër se asnjëherë me perëndimin.
Vetëm se njëzet vite janë shumë pak në historinë e një kombi dhe formësimin e kulturës së tij. Duke e parë kulturën shqiptare si shqiptar, më pëlqen që mendimet e mia i afrohet atyre të rilindasve, ndoshta i ndikuar edhe ndjenjat patriotike dhe atmosfera (cila?!) e 100 Vjetorit të Pavarsisë. Mirëpo i zhveshur nga këto ndjenja, unë mendoj se kultura shqiptare nuk është ende një filtër i mirfilltë i kulturës lindore për drejt asaj perëndimore. Është e vërtetë se ne shqiptarët kemi gjuhë dhe tradita unike. Por a ka vërtet diçka për t’u mburrur në këtë pjesë? Çdo popull ka traditat e tij të veçanta, folkor të veçantë apo kostumografi ndryshe nga popujt e tjerë. Gjuha jonë vërtet është një degë krejt e veçantë, por ajo shfaqet e dokumetuar vetëm në shekujt XIV-XV, ndërkohë që një shekull më vonë anglishtja e Shekspirit mahnit gjithë botën sot. (Për të mos folur për greqishten) Ne kemi vetëm 104 vjet me një alfabet tonin zyrtar, kur ndërkohë arabët mburren se nga libri i tyre i shenjtë nuk lëviz asnjë shkronjë qysh prej 14 shekujsh. Në periudha të ndryshme historike, ata që kanë sunduar botën, kanë ndikuar politikën dhe kulturën e shqiptarëve. (Të jetë e vërtetë vallë se ligjin sot e bën Ambasadori Amerikan?) Pra, cilët janë elementët konkretë që e afrojnë atë me perëndimin…?
Megjithatë, përtej këtyre duhet të ndihemi realistë, krenarë dhe optimistë. Realistë sepse këto kanë qënë mundësitë e një populli të vogël. Në sistemin e qarkullimit ujor, peshku i madh e ha të voglin. Duhet të ndihemi krenarë, sepse pavarësisht gjithë këtyre pushtimeve, shqiptarët ekzistojnë, kultura e tyre është pjesë krejt e veçantë e mozaikut të kulturave botërore. Dhe në fund optimistë, sepse dashtë Zoti, nuk do ketë më luftëra politike, pushtime dhe imponime kulturash. Perëndimorët synojnë të shkojnë drejt globalizimit, dialogut ndërkulturor, ndërqyteatr. Gjithçka na mbetet është që nëpërmjet politikës dhe zhvillimit social, ta ngremë sa më lart atë pjesë të kulturës unike shqiptare në arenën botërore.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri