“Një histori e Kontestuar”

Nga Flori Bruqi

Reagim i argumentuar dhe i domosdoshëm kundër një historie të sajuar e cila derisa nuk është e vërtetë nuk mund të quhet as histori. Kështu është vlerësuar libri i historianit Jakup Krasniqi, “Një histori e Kontestuar”, kritikë librit të Oliver Jens Schmitt “Kosova-histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”.

Akademiku dhe historiani i letërsisë, Rexhep Qosja më pozitiven e këtij libri e ka quajtur fillimin siç ka thënë të praktikimit të reagimit në jetën tonë shkencore, pasi ky veprim ka qenë i rrallë duke mos shfrytëzuar faktet.

“Libri është i liruar prej retorikës, prej patetikes për të cilës ne vuajmë. Kudo ne vuajmë, vuajmë në shkencë, vuajmë në publicistikë, vuajmë madje edhe në politikë.

Flet me argumente dhe me argumente, me argumente pothuaj i ka demantuar i ka komprometuar shumë konstatime të këtij autori zviceran”, ka thënë Akademik Prof.Dr.Rexhep Qosja.

Për Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ftesës për debat të Schmitt Krasniqi i është përgjigjur me armët e tij të duhura si historian dhe argumenteve të autorëve të tjerë të huaj.

“Përdorë argumentet e historianëve, shkencëtarëve, albanologëve, studiuesve të huaj dhe kjo më duket mu është mënyra më e mirë për të kundërshtuar një të huaj sepse është i besueshëm”, ka thënë Lauka.

Ndërkohë autori i librit, Kryetari i Kuvendit të Kosovës,Prof.Dr.sc. Jakup Krasniqi ka thënë se libri i Schmitt ka qenë politik dhe i shkruar për qarqe të caktuara.


“Është një libër politik për qarqe të caktuara dhe që i kundërvihet një libri të një historiani që për mua është një nga librat më të mirë që është shkruar për historinë e Kosovës, për Noel Malkolmin ‘Historia e shkurtër e Kosovës’ dhe mendoj se më tepër i është kundërvënë asaj libre sesa diçka tjetër ”, ka thënë Krasniqi.

Schmitt është kritikuar shumë për ato që ka shkruar, të cilat janë cilësuar falsifikime në përpjekje për të krijuar një të ashtuquajtur histori alternative të shqiptarëve në këtë kohë pluralizmi. Libri është vënë në një vend me raportin e Dick Martit. Krasniqi ka thënë se libri i tij i botuar nga Shtëpia Botuese “Buzuku” do të përkthehet edhe në gjuhë tjera.










Jakup Krasniqi, lindi më 01.01.1951 në Negrovc të Drenasit, është politikan shqiptar, ish zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Studimet i mbaroi në Prishtinë në Fakultetin Filozofik dega Histori. Më pas i kushtohet punës si pedagog dhe krahas saj fillon veprimtarinë politike në ilegalitet. Në vitet 1981 deri më 1991 burgoset për arsye politike nga pushtuesi serb.

Ishte pjesëtar aktiv i LDK-së në Drenas e më vonë edhe anëtar i kryesisë së LDK-së. Angazhohet aktivisht në ndërtimin e strukturave të UÇK-së dhe zëdhënës i saj në kohën e luftës. Anëtar i delegacionit shqiptar në Rambuje të Francës. Ministër në qeverinë e parë të Kosovës. Pas zgjedhjeve të para në Kosovën e çliruar ministër për shërbimet publike.

Në zgjedhjet e lira pas pushtimit më 1992-1998 deputet në parlamentin e Kosovës. Tani është sekretar i përgjithshëm i PDK-së, kryetar i grupit parlamentar të PDK-së në parlamentin e Kosovës dhe anëtar i Grupi politik strategjik për negociata. Në seancën e parlamentit të ri të Kosovës më 9 janar 2008, dalë nga votimet e 17 nëntorit 2007, Jakup Krasniqi zgjidhet Kryetar i Parlamentit të Kosovës.

Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake:

1972–1977 Arsimtar në Fatos dhe Arllat;
1976–1977, Arsimtar në Shkollën e Mesme në Drenas;
1979–1981 Arsimtar në Arllat dhe pastaj në Shkollën e Mesme në Skenderaj;
1991–1994 Arsimtar në gjimnazin “Skënderbeu“ në Drenas;
1995–1998 Kryetar i Këshillit të Arsimit në Drenas;
1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK);
1999 Anëtar i Delegacionit të Kosovës dhe i Grupit Politik në Konferencën e Rambujesë;
1999–Janar 2000 ministër i Ministrisë për Rindërtim dhe Zhvillim;
2001-Deputet në Legjislaturën e Parë;
Mars 2002 dhjetor 2004 Ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës;
Tetor 2004-2007 Deputet në Kuvendin e Kosovës, mandati II;
2004-2007 Shef i GP të PDK-së në Kuvendin e Kosovës;
Nëntor 2007 deputet, mandati III;
Janar 2008- vijon Kryetar i Kuvendit të Kosoves;
1973–1981 Veprimtari politike Klandestine (ilegale) në Lëvizjen Kombëtare të Kosovës;
1981–1991 I burgosur politik;
1991–1999 Anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Drenas;
1992–1998 Deputet i Parlamentit të Kosovës;
1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK;
1999–2003 Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Prosperitetit Demokratik të Kosovës (PPDK) përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Tetor 2005-vijon Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, Nëntor 2005 anëtar i Grupit Politik Strategjik nga PDK, në bisedimet e Vjenës.

Libra


Kthesa e madhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Shtëpia Botuese "Buzuku", 320 faqe, Prishtinë 2006. ISBN 978-9951-08-059-6

"Kosova i a historical context"; Shtëpia Botuese "Eeuroprinty", 128 faqe, Prishtinë 2007; ISBN 978-9951-05-109-X

"Një luftë ndryshe për Kosovën"; Shtëpia Botuese "Buzuku", 224 faqe, Prishtinë 2007; ISBN 978-9951-08-092-2

"Pavarësia si kompromis"; Shtëpia Botuese "Buzuku", 208 faqe, Prishtinë 2010; ISBN 978-9951-08-116-6


"Kosova në kontekst historik"; Botim i dytë i plotësuar. Shtëpia Botuese "Buzuku", 208 faqe, Prishtinë 2010; ISBN 978-9951-08-115-0

"Lëvizja për Republikën e Kosovës 1981-1991 sipas shtypit shqiptar"; Shtëpia Botuese "Buzuku", 320 faqe, Prishtinë 2011; ISBN 978-9951-08-140-5

Guxo ta duash lirinë, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.

Pranvera e lirisë ‘81, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.

Flijimi për lirinë, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.

Etj

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri